• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dokumentare, Aktore, regjizore, etj,..

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,660
Pikët
113
Dokumentari tronditës/ Ana e errët e kineastit Woody Allen, nga akuzat për ngacmim të vajzave të tij te lidhja me modelen 16-vjeçare

Një nga dëshmitë më të rëndësishme të dokumentarit është ajo e Christina Engelhardt, e cila pretendon se Allen e joshi atë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe ai 41. Në atë kohë, adoleshentja filloi karrierën ë saj në fushën e modelimit.
Featured image of article: Dokumentari tronditës/ Ana e errët e kineastit Woody Allen, nga akuzat për ngacmim të vajzave të tij te lidhja me modelen 16-vjeçare
Woody Allen me ish bashkeshorten Mia Farrow
23 Shkurt, 2021 12:08
SHBA– Një dokumentar me 4 seri ka filluar transmetimin në HBO, nën titullin Allen krahas Farrow, ka tronditur opinionin publik me detaje të reja mbi akuzat e abuzimit seksual ndaj regjisorit Woody Allen.
Sipas The Guardian, dokumentari i realizuar nga Kirby Dick dhe Amy Ziering, rikthen tek publiku aspektet e errëta të së kaluarës erotike të Woody Allen, duke u përqendruar në luftën e ashpër të kineastit legjendar me ish-partneren e tij, Mia Farrow.
Regjisorët që qëndrojnë pas disa dokumentarëve më thelbësorë të dekadës mbi sulmin seksual dhe kulturat që e lejojnë dhe mbështesin atë, përfshirë On The Record, The Hunting Ground dhe The Invisible War, ishin të njohur me historinë e Dylan, e cila në gusht të 1992, në moshën shtatë vjeçare, pretendon se babai i saj birësues, kineasti Woody Allen, e sulmoi seksualisht atë në një papafingo.
Një nga dëshmitë më të rëndësishme të dokumentarit është ajo e Christina Engelhardt, e cila pretendon se Allen e joshi atë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe ai 41. Në atë kohë, adoleshentja filloi karrierën ë saj në fushën e modelimit. Woody Allen e bëri historinë e tyre film “Annie Hall” dhe “Manhattan”, dy nga filmat e tij më ikonikë të regjisorit.

Sot pas 40 vitesh, Christina flet për ironinë që fsheh komploti i filmit të famshëm për të.
“Ky film më kujtoi gjithnjë se si ai luante me personazhet në filmat e tij dhe se si ai luante me mua”, – thotë 61-vjeçarja sot.
Allen e ka mohuar akuzat për ngacmimin e Dylanit, dhe hodhi poshtë akuzat në publik dhe me një padi të ashpër, shumë të ndjekur në 1993 për nënën e Dylan, Mia Farrow. Ai i quajti akuzat si trillime të ish-bashkëshortes Mia si një hakmarrje për ndarjen e tyre.
1 / 7

Woody Allen dhe Christina Engelhardt















(d.a/dosja.al)
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
31,960
Pikët
113
Me ka lene nje shije shume te keqe abuzimi dhe bullizmi qe i paskan bere Mehdiut ne femijeri!! 😱
Zoti mos lente femije ne dhe pa nene!! 😞
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,959
Pikët
113

Karakter i pa deshifrueshem.
Tashti...une nuk e di...
Cmenduria,
GJENIAl-iteti
dhe....inteligjenca,perputhen si teori,
por per KETO ka... psikologji.

Ndersa ne...........PRAKTIKE = NUK vihet ne dyshim.

UNIKAL.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,660
Pikët
113
Aktori i madh Guliem Radoja në gjendje të rëndë shëndetësore

Nga27.al
44 sekonda me pare

0




Aktori i mirënjohur shqiptar duket se është duke kaluar një moment shumë të vështirë në jetën e tij.
Kolegët dhe komuniteti artistik kanë nisur të luten për të, sepse gjendja e tij shëndetësore është shumë e vështirë.
 
Top