• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Drejtesia ne shqiperi ne krize te thell! (Krimi po bluan vendin)

Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
13,366
Pikët
113
Na vidhnin votat. Ose i nxirrnin te pavlefshme. :D

Kujton ti se u be det kosi? S’ka. Jan nda gjojnat: ca skllever, te tjeret skllavopronare. :D
Mos u deluziono! Kemi dhe ne te fortet tane.
Akrep, Peshkaqen, Tank, e plot e perplot forumi 💪🏾🦾😀
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,727
Pikët
113

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,727
Pikët
113
Katër ish-të burgosur politikë për “DW”: Fotografitë e Enver Hoxhës për ne janë persekutim i dytë

Në kohën e komunizmit janë masakruar njerëz të pafajshëm, fëmijë, të moshuar, gra. Kur shikoj çdo 5 maj se si shkojnë me portretin e Enver Hoxhës bëjnë homazhe te varrezat, për mua është një persekutim i dytë.
Featured image of article: Katër ish-të burgosur politikë për “DW”: Fotografitë e Enver Hoxhës për ne janë persekutim i dytë
kater ish-te perndjekur
12 Maj, 2021 17:47
TIRANË– Katër ish-të burgosur politikë protestuan në Qafë Bari në formë të një greve urie. Sot ata dalin në protestë në Tiranë. Një intervistë me organizatorin e grevës.
Deutsche Welle: Zoti Martini, ju ishit katër javë në grevë urie. Përse e bëtë në Qafë Bari?
Huanito Martini: Ne e kemi filluar grevën e urisë në Tiranë, por policia nuk na lejoi, na përndoqi me dhunë, dhe ne shkuam më pas në Qafë Bari. Më 11 maj e ndërpremë grevën para kohe, sepse dy prej grevistëve ishin në gjendje të rëndë. Por nuk do të tërhiqemi, do të dalim sot (e mërkurë, 12.05.21) në protestë në Tiranë.
Cilat janë kërkesat tuaja?
Ne duam një paketë të re ligjore për të gjithë të përndjekurit e komunizmit. Duam të na paguhet puna e detyruar që kemi bërë nëpër burgje. Ka shumë ish-të-burgosur që janë dënuar për vepra penale, që nuk konsiderohen politike dhe nuk janë rehabilituar ende, konsiderohen si terroristë.
Ju kërkoni që të ndalohen edhe simbolet e komunizmit. Përse?
Në kohën e komunizmit janë masakruar njerëz të pafajshëm, fëmijë, të moshuar, gra. Kur shikoj çdo 5 maj se si shkojnë me portretin e Enver Hoxhës bëjnë homazhe te varrezat, për mua është një persekutim i dytë. E të paramendosh që këta njerëz marrin edhe pensione si veteranë të luftës.
A jeni përpjekur t’i realizoni kërkesat tuaja me rrugë ligjore?
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Jo. Deri tani jo. Sepse nuk na mbron ligji.
Keni kërkuar mbështetje nga organizata ndërkombëtare ose nga ambasadat?
Unë u kam dërguar letra të gjitha institucioneve, parlamentit, kryeministrisë, ambasadave, edhe ambasadës gjermane. Deri tani vetëm përfaqësia e OSBE-së na ka pritur në takim. Të tjerët nuk kanë kthyer përgjigje.
Ju keni qenë vetë në burgun famëkeq të Qafë Barit. Aktualisht në Bavari po shqyrtohet mundësia e një aktakuze kundër ish-drejtorit të këtij burgu. A do të dilni ju të dëshmoni në këtë gjyq?
Jo. Problemi është se duhet të bëhet një ligj për të gjithë. Se këtu kemi kriminelë edhe më të mëdhenj se Edmond Caja që kanë qenë me poste në këto 30 vjet. Jo vetëm në Qafë Bari. edhe në Burgun e Bulqizës ishte një komandaturë dhe një xhandarmëri kriminale. Prandaj duhet të nxirret një ligj për të dënuar gjithë krimet e komunizmit.
Huanito Martini, nga Shkodra, u dënua në vitin 1980 në moshën 18-vjeçare për sabotim të pronës socialiste dhe u dërgua në burgun famëkeq të Qafë Barit. Pas revoltës së Qafë Barit, më 22 maj 1984, në gjyqin që iu bënë pjesëtarëve të revoltës, Martini thotë se ka qenë pa ndjenja..
Marrë nga DW.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,176
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Kur KRIMI krihet e GJYGJËSORI përdridhet.

 

ciarli

subzero
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
1,571
Pikët
113
tranzicioni nga cdo diktature drejt demokracise se informacionit, keshtu eshte gjithnje ne momentin kur sheh shtetin pa petkun diktatorial plot vrima dhe gjarperinj, dhe me te drejte tundohesh dhe dyshon ne mos shteti ishte nje gabim dhe se ne bote Mafia dhe Shoqerite e tjera sekrete jane shume me te arrira, apo shume me larg m..tit!
 
Top