• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

dy shoqet!

ciarli

subzero
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
1,364
Pikët
83
e bukura veshur ne pallua femer me pendet tere ngjyra
ndersa pozonte, fryhej dhe shfryhej, para vetes
dhe ngjyrat e rrethonin si nje kurore me shpinen e kthyer matane
dhe po pushonte ne nje lendine me luledele
ve re sorren,injorancen, te shemtuaren, e zeze qe po afrohej me cap
dhe duke caluar ngaqe kishte ngrene shume dhe gusha nuk ia nxinte
ushqimin.
-Mirdita sorre!-nxiton e bukura
-Eh, he, ca bone ti.-ia kthen sorra me pertese
-Sa dite e bukur sot. Qielli kalter, dielli ne ere dhe nuk eshte nxeht-hap biseden e bukura
-E me e, - krakellin sorra qe me zor fliste per shkak se e kishte gushen plot.
-Cfare ke? Nuk je mire qe fryhesh dhe e mban trupin shtrember? - e pyet e bukura
-Jo me, mir jom. Po kam honger mir. Nji kofsh vici dhe tre gota ver.-ia kthen sorra
-O paske ngrene shume.-merakoset e bukura mos rritej sorra dhe ja kercente si dikur-
-Eja shkojme te doktori dhe te vjellesh ca se mund te plasi stomaku dhe mund te vdesesh.
-Pun e modhe fort-fryhet sorra edhe me shume ndersa ushqimi po i zinte vend dhe ndihej aq rehat dhe e forte
sikur muskujt e trupit po i zgjateshin e zgjateshin.
-Jo, po nuk mund te te le keshtu- shqetesohet e bukura.- e ke, mikun tim me te shtrenjte.
-Jo,me jo nuk jam duke shku te doktori me ty. Po ec dalim nji xhiro nga liqeni dhe do lirohem.-thote sorra
-Mire, miku im- ia kthen pallua dhe mbyll bishtin e madh si cader kineze, me rrathe blu, te verdh dhe jeshil
qe perseriteshin ne marramendje dhe duke e terhequr zvarre nisen te dy nga liqeni.

-Po ckemi? ca ke bo nanji gjo t'bukur ti?- thote sorra ndersa po shetisnin rruges me bar,popull,dhe nja dy dele katunaresh, qe ndante qarte
liqenin nga pjesa tjeter e botes.
-Asgje. Ja rrime.- ia kthen pallua, e bukura, ndersa fryhet dhe hap bishtin e ylberte dhe si te ishte valltare ne maje
te gishtave rrotullohet rreth vetes. mirepo e tradhetonin kercinjte e thate ndryshe nga ato te balerinave qe jane fibroze dhe plot limfe.
-Mire boni, mir.Rrini.-krakellin sorra qe gromesin nderkaq, me trupin e anuar mbrapa dhe gushen e fryre te nxjerre perpara.
Edhe bishti i sorres takonte ne toke dhe hiqej zvarre mbi barin dhe gjethet e rena te udhes.
-Po perse, perse nuk ke dale me ketej nga liqeni? Nuk te kam pare kohet e fundit- e pyet pallua sorren
-Nuk rri dot me nji ven moj moter. Srri dot me na-ty-ren se mduket vetja budalla.-ia kthen sorra
-Ah. e kuptova. Po nga shtepia si i ke patur-hidhet pallua ndersa i sheh gushen me zili.
-Nga shpia mir. Cuni maroi shkollen e larte, por private, jo shkollen e natyres. Aty nuk e coj cunin un.-i pergjigjet sorra.
Goca ka fillu pun dhe esht martu me nji pasanik. T'gjitha mrregull-genjen sorra dhe e pyet:po ti me ca merresh?
-Mrekulli. Kemi nje pasuri te trasheguar nga gjyshi. Perralle jo fjale. Mirepo me kane ndaluar frekuentimin nga lagjja e
pasanikeve dhe ja gjithe diten shetitje nga liqeni.Se kush ka spiunuar qe paskam nje dashnor dhe tradhetoj burrin-,qe
kishte arritur te cante ne ate bote dhe tashme ishte i krimbur ne para.
-Nuk ke ca bo. Nuk ke ca bo. Po ste deshi tjetri fryu sa tdush, ta gjejne sebebin.

Papritur shohin mjelmen, te verteten, qe po vraponte per nga liqeni. Trupi i bardhe dhe i zhveshur gati po arrinte ujin
ndersa kembet, tashme, te ndotura me balten e bregut kishin humbur ne uje deri ne kercij.
-Ja kjo-bertet pallua- me siguri i ka hipur vapa ngaqe e kane perzene nga bota e pasanikeve!
Dhe i kapi nje e qeshur e madhe ndersa po shihnin mjelmen tek lahej ne ujin e liqenit, sikur te ishte rrugace, apo e papare.
Pallua, e bukura, fryhej, hapte bishtin ndersa qeshte me ze dhe sorra qe nuk e lente gusha, krakellinte me mund.
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
12,650
Pikët
113
Me pelqejne te gjitha cfare ke shkruar, i kam lexuar me vemendje , super ;)(y)
 

Sia

V.I.P
Anëtar
Oct 24, 2017
Postime
7,631
Pikët
113
Dy shoqe ne
dhe duhemi si motra
Nje dashuri
po na troket te porta..
 
Top