• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Edi Rama: Ja pse kërkoj mandatin e tretë!

Marla

+ -
Anëtar
Apr 3, 2020
Postime
4,356
Pikët
113


Kryeministri Edi Rama përmes një editoriali, u është drejtuar qytetarëve me argumentet se përse ata duhet të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Ramës, Partia Socialiste ka një fokus të madh tek reformat të cilat nuk mund të lihen në gjysmë. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do ta kërkonte mandatin e tretë, por janë disa procese dhe reformat të cilat nuk janë mbyllur ende plotësisht. Kështu ai përmendi lùftën me pandeminë, vaksinimin e plotë të njerëzve, projektet infrastrukturore të spitaleve dhe pastrimi i korrùpsionit në shëndetësi. Sipas Ramës tanimë që dhe bazat e ekonomisë janë forcuar e po zhvillohen, këto reforma nuk duhen lënë në mes.

“Mandatin e tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me COVID-in dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë, ku pasi është rimëkëmbur infrastruktura e spitaleve e riorganizuar sistemi shëndetësor, duhet përfunduar kjo rimëkëmbje, duhet pastruar organizmi i trupës së bluzave të bardha nga abuzuesit e nga batakçinjtë, që njollosin keq punën e mijëra heronjve; nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht”, tha kryeministri.

Ndaj tij reagoi lideri demokrat Basha.
Ai kërkoi nga Rama që të largohet sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim. “Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t’i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë. Nuk ndodhi as pas 4 viteve të para, por prapë i kërkove Shqipërisë të ta jepte timonin vetëm. E more edhe 4 vjet të tjerë dhe prapë e le në vend numëro. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi. Ekonomia ka ngecur. Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar. Punësimi ka ngecur. Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna. Shëndetësia ka ngecur.
Premtove shëndetësi falas dhe e çove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë. Hyrja në Europë ka ngecur”, tha Basha.


/temaedites.al
 

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,214
Pikët
63
Temat e zgjedhjeve jane ne rend te dites tashme.
Personalisht, po i drejtohem asaj pjese qe simpatizojne berishen, bashen, kryemadhin, & co, qe nese i zgjedhin mbajne pergjegjesi sepse kane treguar se si mund te shperdorohen 225 milione euro nga rruget, si mund te vidhet ari, si mund te dhunohen e te digjen institucionet, si mund te bojkotohet parlamenti, tempulli i demokracise, si mund te ekzekutohen njerezit ne bulevard per hobi, si mund te tallen me hallexhinjte e gradecit, qe pasi i vret i perkedhel pastaj. Dhe me e dhimshmja, nese duan nje tjeter 97`, le te votojne berishen, qe e kane provuar edhe ate. Dhe me ne fund zgjedhja ka nje gur prove te rendesishem. Do te votojme qytetarine apo shpellaret.
Vetem Rama dhe PS mbetet sot per sot e vetmja zgjidhje e mundshme, nese doni QYTETARINE dhe EVROPEN, (ose berishen e bashen nese doni t`i ktheheni maleve dhe egersise shekullore).
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,361
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Vetem Rama dhe PS mbetet sot per sot e vetmja zgjidhje e mundshme, nese doni QYTETARINE dhe EVROPEN, (ose berishen e bashen nese doni t`i ktheheni maleve dhe egersise shekullore).
Ti je analist i mirë, zatën disa herë kam kërkuar mendimin tënd.
Më habit me Albinin si ke rrëshqitur keq!
 

Llaqi

Mthirr Llaqi
Anëtar
Jun 25, 2020
Postime
4,443
Pikët
113
e vetmja her qe mka pelqy Basha me ket qe ka thon !!!
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,659
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Mos genje Llaqi .. ti me k’te injorant je Gjithsesi . 😁

Basha & co te hapin zorret 🤮 turpi i Shqiptareve .
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
28,044
Pikët
113
Temat e zgjedhjeve jane ne rend te dites tashme.
Personalisht, po i drejtohem asaj pjese qe simpatizojne berishen, bashen, kryemadhin, & co, qe nese i zgjedhin mbajne pergjegjesi sepse kane treguar se si mund te shperdorohen 225 milione euro nga rruget, si mund te vidhet ari, si mund te dhunohen e te digjen institucionet, si mund te bojkotohet parlamenti, tempulli i demokracise, si mund te ekzekutohen njerezit ne bulevard per hobi, si mund te tallen me hallexhinjte e gradecit, qe pasi i vret i perkedhel pastaj. Dhe me e dhimshmja, nese duan nje tjeter 97`, le te votojne berishen, qe e kane provuar edhe ate. Dhe me ne fund zgjedhja ka nje gur prove te rendesishem. Do te votojme qytetarine apo shpellaret.
Vetem Rama dhe PS mbetet sot per sot e vetmja zgjidhje e mundshme, nese doni QYTETARINE dhe EVROPEN, (ose berishen e bashen nese doni t`i ktheheni maleve dhe egersise shekullore).
Ke harru Xhanullatosin,..:D
 

shoku_tanku

Fatos Nano president.
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
32,902
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Temat e zgjedhjeve jane ne rend te dites tashme.
Personalisht, po i drejtohem asaj pjese qe simpatizojne berishen, bashen, kryemadhin, & co, qe nese i zgjedhin mbajne pergjegjesi sepse kane treguar se si mund te shperdorohen 225 milione euro nga rruget, si mund te vidhet ari, si mund te dhunohen e te digjen institucionet, si mund te bojkotohet parlamenti, tempulli i demokracise, si mund te ekzekutohen njerezit ne bulevard per hobi, si mund te tallen me hallexhinjte e gradecit, qe pasi i vret i perkedhel pastaj. Dhe me e dhimshmja, nese duan nje tjeter 97`, le te votojne berishen, qe e kane provuar edhe ate. Dhe me ne fund zgjedhja ka nje gur prove te rendesishem. Do te votojme qytetarine apo shpellaret.
Vetem Rama dhe PS mbetet sot per sot e vetmja zgjidhje e mundshme, nese doni QYTETARINE dhe EVROPEN, (ose berishen e bashen nese doni t`i ktheheni maleve dhe egersise shekullore).
Na doli edhe ky rilindas!
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,233
Pikët
113
Patjeter qe ta votoni edhe njehere, po gaboni te votoni ndonje tjeter, se vetem keshtu fuksioni motoja; e duam Shqiperine si Evropa, pro do e bejme si pashalleku i Hartukanit!

Vetem me Tumanen do arrij Shqiperia, sakaq veres te hudhin sheqer me grushta nga kamioni rrugeve, qe ta embelsojne udhetimin in to Adriatic pdhazhi.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,229
Pikët
113
Ti je analist i mirë, zatën disa herë kam kërkuar mendimin tënd.
Më habit me Albinin si ke rrëshqitur keq!
Juve kenu memorje te DOBET(inshallah NUK e arrij dhe vete).
PRA....

Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Rama dhunon kishat, refuzojini vandalët!

32.06.2021....nga iliaqis.

Faziti....ky SHPRESON qe ed PALLA ta VULOSI... shitjen e detit...PRANDAJ eshte bere tifoz.
Ndersa UNE rusi....FUNKSIONOJ ndryshe.
Hvala.
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,233
Pikët
113
Juve kenu memorje te DOBET(inshallah NUK e arrij dhe vete).
PRA....

Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Rama dhunon kishat, refuzojini vandalët!

32.06.2021....nga iliaqis.

Faziti....ky SHPRESON qe ed PALLA ta VULOSI... shitjen e detit...PRANDAJ eshte bere tifoz.
Ndersa UNE rusi....FUNKSIONOJ ndryshe.
Hvala.
dhe nuk e kupton ai koqevari qe i ben llajkun pdhus e lavderon per gjithe ata "shkence te analitikes" Ilion e mbaruar 🤔
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,229
Pikët
113
dhe nuk e kupton ai koqevari qe i ben llajkun pdhus e lavderon per gjithe ata "shkence te analitikes" Ilion e mbaruar 🤔
Edi Rama per MUA,eshte bere i..........NEVERITSHEM me ato batutat PA lyre.
Ndersa per ....kush SHET trojet = PUSHKATOHET, disave ju tingellon diktatoriale apo komuniste.
Problemi....kush apo cili do e zevendesoje???????????????????????
 

Noe

I vogli Xhines
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
6,591
Pikët
113
Temat e zgjedhjeve jane ne rend te dites tashme.
Personalisht, po i drejtohem asaj pjese qe simpatizojne berishen, bashen, kryemadhin, & co, qe nese i zgjedhin mbajne pergjegjesi sepse kane treguar se si mund te shperdorohen 225 milione euro nga rruget, si mund te vidhet ari, si mund te dhunohen e te digjen institucionet, si mund te bojkotohet parlamenti, tempulli i demokracise, si mund te ekzekutohen njerezit ne bulevard per hobi, si mund te tallen me hallexhinjte e gradecit, qe pasi i vret i perkedhel pastaj. Dhe me e dhimshmja, nese duan nje tjeter 97`, le te votojne berishen, qe e kane provuar edhe ate. Dhe me ne fund zgjedhja ka nje gur prove te rendesishem. Do te votojme qytetarine apo shpellaret.
Vetem Rama dhe PS mbetet sot per sot e vetmja zgjidhje e mundshme, nese doni QYTETARINE dhe EVROPEN, (ose berishen e bashen nese doni t`i ktheheni maleve dhe egersise shekullore).
A mund te me thuash cfar ka bere 8 vjet qe ta meritoje mandatin te tretin?

E keni gjet Saliun si justifikim. Per cdo deshtim *Fajin e ka Saliu*.
Po pse ore Saliu e ka fajin se u bllokuan negociatat?
Saliu e ka fajin per katandisjen mizerabel te shendetsise?
Saliu e ka fajin per keqmenaxhim te pandehmise?
Saliu e ka fajin per renien e ekonomise dhe per pasoje rritjen e papunsise?
Saliu e ka fajin per tenderat korruptive dhe afera me Ndragheten?
Te gjitha keto kane ndodhur ne 8 vitet e qeverisjes se Rames dhe i vetmi argument pse kerkon mandatin e trete eshte te thuash *Fajin e ka Saliu*.
Njerezit shohin nga e tashmja jo nga e shkuara. Qeveria duhet te jape llogari cfar ka bere sot 2021 jo per ato cka bere Saliu 2009 apo 2013 .
Te mos mbash pergjegjesi per gjerat qe ndodhin sot dhe te kalosh ne ato te kohes te shkuar eshte manipulim i paster, nje shplarje truri.
Me kete nuk dua te mbroj Saliu sepse per mua jane fajtor te gjitha partite per qeverisjen e keqe dhe te korruptuar.
 
Last edited by a moderator:
Top