• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Edukimi shpirtëror

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Edukimi shpirtëror

Prijësin e përkryer mund ta njohim me këto tri cilësi:

Cilësia e parë: Eshtë një ndjekës i vërtetë i Librit dhe Sunnetit.Jeta dhe aktet e prijësit të përkryer përbëhen nga përjetimi i moralit të Kur’anit dhe traditës profetike. Besnikëria e prijësve të përkryer ndaj Kur’anit është e një grade tejet të lartë. Këtë mund ta krahasojmë me ecjen e personit që ndjek udhërrëfyesin në një terren me dëborë duke shkelur pa u shmangur aspak në gjurmët e tij. Prandaj prijësit e përkryer quhen “verethetul enbija”, “trashëgimtarë profetikë”.Natyrisht, në përmbajtjen e një besnikërie të tillë nuk mund të ketë përjetime egoistike e sentimentale.

Cilësia e dytë:Me fjalët dhe sjelljet të kujton Allahun.Meqë robtë e zgjedhur të Allahut janë përsosmërisht të merituar të shfaqjeve të emrave hyjnorë dhe i shndërrojnë atributet e bukurisë në moral,i bëjnë vazhdimisht njerëzit që kanë përreth ta kujtojnë Allahun. Me të vërtetë,kur sahabet e patën pyetur të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) se cilët ishin robtë e zgjedhur (veli) të Allahut,ai u qe përgjigjur: “Po t’i shohësh në fytyrë, të kujtojnë Allahun!”

Ja,pra,edhe fytyra e prijësit të përkryer,mik i Allahut,duhet t’i japë zemrës së tjetrit prehje e qetësi, duhet ta bartë atë në një botë shpirtërore, duhet ta bëjë që t’i kujtojë Allahun dhe jetën e pasme,ahiretin.Sepse prijësi i përkryer është i pajisur me moralin e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij!

Dy nga emrat më të njohur të Zotit janë Rahman (mëshirues) dhe Rahim (mirëbërës,shpërblyes). Edhe robtë e zgjedhur të Allahut janë shumë të mëshirshëm. Zoti është “settarul ujub”, “mbulues i të metave”.Edhe veliu,robi i zgjedhur i Zotit,nuk merret me hetimin e të metave të të tjerëve, përkundrazi, ua mbulon të metat.

Zoti është Kerim (bujar).Edhe robtë e zgjedhur të Zotit janë bujarë dhe ndjejnë kënaqësi nga dhënia dhe bujaria. Zoti është Gafur (falës). Edhe robtë e zgjedhur të Zotit i falin të metat dhe gabimet. Zoti është Halim (i butë).Edhe robtë e zgjedhur të Zotit janë të butë në sjellje.

Prijësit e përkryer janë miq të Zotit,prandaj, në shumë anë,ndryshojnë nga njerëzit e tjerë.Zemrat e tyre janë pranë Zotit.Në adhurimet e tyre ka seriozitet dhe përshpirtshmëri. Ata u kushtojnë shumë vëmendje e kujdes sjelljeve të veta. Meqë ecin në gjurmët e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), lutjet e tyre janë më të pranueshme se lutjet e njerëzve të tjerë. Meqë trupi u shndërrohet në gjendje dhikri dhe gjokset u kthjellohen, u japin prehje mjediseve ku hyjnë.

Besimtari i sinqertë preket dhe shqetësohet nga ankthi moralo-shpirtëror i kontaktit me një mëkatar. Kurse kontakti, afërsia dhe ndenjja bashkë me një besimtar të mirë (salih) i fal zemrës së tij prehje e qetësi. Kurse afërsia me të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) është, për besimtarin, një bukuri përtej përfytyrimit.Eshtë e pamundur të përshkruhet kënaqësia shpirtërore e besimtarit nga nderi i qenies bashkëbisedues i madhështisë moralo-shpirtërore impresionuese të mbretit të profetëve!

Ja, pra, edhe prijësit e përkryer bartin një forcë impresionuese dhe begatie moralo-shpirtërore me burim të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) sepse ecin në gjurmët e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), i përshtaten përsosmërisht traditës profetike dhe janë ata që munden t’i afrohen më shumë moralit profetik. Në ngjashmëri me efektin pozitiv jetëdhënës të goditjes elektrike mbi trupin e njeriut, prijësi i vërtetë në fillim duhet ta trondisë pak shpirtin e njeriut, pastaj ta ringjallë dhe ta çojë drejt horizontesh të larta moralo-shpirtërore!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Edukimi shpirtëror

Cilësia e tretë:Caktimi moralo-shpirtëror.Mbledhja e një grupi njerëzish për ta caktuar një person si myrshid,prijës shpirtëror,është e pamjaf - tueshme. Këtë detyrë,domethënë caktimin dhe antarësimin ose,shkurt,certifikimin e një personi si prijës shpirtëror,mund ta bëjë një prijës i përkryer i certifikuar nga vargu autentik i prijësve të përkryer që zgjatet gjer te i Dërguari i Allahut (s.a.s.). Në atë çast kur mungon ky caktim dhe antarësim, vargu ndërpritet.

Për këtë shkak,disa prijës të përkryer,kur nuk gjejnë dot një person kompetent,nuk lënë pasardhës që të vazhdojë rrugën e tyre. Kurse disa herë lënë vetëm një myrshid si pasardhës ose,siç ka ndodhur me Hz. Halid Bagdadin,lënë shumë myrshidë. Kuptimi dhe urtësia e kësaj dukurie është një eveniment cilësor që i përket Zotit!

Shkurt,maturimi i zemrës dhe sjellja e saj në gjendjen e receptorit të të vërtetave shpirtërore është i mundur me anë të disa praktikave dhe stërvitjeve. Për këtë,duhen njohur dhe zbatuar rrugët e përkryerjes moralo-shpirtërore.Dhe,për t’i kapërcyer me sukses pengesat në këto rrugë, ekziston nevoja e prijësisë së miqve të Zotit.

Çdo udhëtar ose nxënës i udhës mistike duhet të kërkojë një myrshid, prijës, i cili do t’i bëhej udhërrëfyes për zhvillimin moralo - shpirtëror,ndërkaq që duhet të shohë me kujdes nëse ekzistojnë apo jo te prijësi,nën edukimin e të cilit ka për të hyrë,cilësitë përkatëse!

Disa vërejtje me rëndësi:Meqë prijësit e përkryer me veçoritë e tyre që i përshkruam gjer këtu, dallohen si miq të veçantë të Zotit dhe rob të zgjedhur të Tij, gjithsesi duhen respektuar dhe prej tyre duhet përfituar.Ndërkaq, edukata, respekti dhe përfitimi prej tyre nuk duhet ta kalojnë masën, sepse edhe të gjithë profetët, edhe personat e karakterizuar në gjuhën e mistikës si salih,janë,para së gjithash,rob të Zotit.

Ata kanë marrë dhe marrin atë që u cakton Zoti nga deti i diturisë,urtësisë dhe njohjes shpirtërore (marifet).Vjen një kohë që syve dhe zemrës së tyre u hapen të fshehtat e të dy botëve dhe vjen një kohë që të mos mund të shohin një hap më tej.Siç rrëfen sheh Saadiu në veprën e tij “Gylistan”, dikush e ka pyetur profetin Jakub: “O profet i mençur me zemër të ndritur! Si ndodhi që e ndjeve erën e këmishës së Jusufit që nga Egjipti, dhe nuk e ndjeve se po e hidhnin në pusin që e kishe mu mbi krye?”
Dhe Jakubi (a.s.) i përgjigjet kështu: “Pjesa e të mirave hyjnore që marrim ne është si rrufetë. Prandaj të vërtetat disa herë na bëhen të qarta, disa herë na fshihen!”

Edhe Profeti (s.a.s.), një ditë, meqë nuk i dinte në atë çast përgjigjet e pyetjeve që po ia bënte dikush, duke u mbështetur në sigurinë e plotë mbi ardhjen e zbulesës (vahj), i tha atij kështu:
“Eja nesër të të jap përgjigje!”
Por të nesërmen zbulesa nuk i erdhi dhe kjo ndërprerje vazhdoi pesëmbëdhjetë ditë.
Kështu, edhe Drita e Qenies për hir të të cilit ishin krijuar botërat, mbeti i paaftë. Më në fund,zbulesa hyjnore filloi t’i vinte vetëm bashkë me vërejtjen:“(O i Dërguar!) Pa dëshiruar Allahu (pa thënë inshaallah), për asnjë gjë mos thuaj “këtë gjë do ta bëj nesër patjetër”!” (el-Kehf, 23-24)
Pasi ky kriter iu caktua edhe Profetit (s.a.s.), madje,duhet menduar mirë se në ç’masë i përfshin edhe të gjithë njerëzit. Prandaj nuk mund të thuhet se, po qe se një rob i dashur i Allahut bën një lutje,ajo do t’i pranohet patjetër ose,i këndon një të sëmuri, ai do të shërohet patjetër!

Sepse në këto raste,krahas sinqeritetit të të dy palëve duhet të plotësohet edhe kushti i dëshirës së Zotit.Veç kësaj,nuk duhet harruar se pranimi i lutjeve mund të shfaqet jo në këtë botë,por në jetën e pasme dhe se këto janë gjëra që varen nga dëshira volitive e Zotit.

Një specifikë tjetër me rëndësi është se edhe profetët, edhe njerëzit e zgjedhur të Zotit (evlijaullah) zotërojnë karaktere dhe mundësira të ndryshme, kështu që, një cilësi e lartë që shquhet te dikush, mund të mos shquhet te dikush tjetër. Prandaj nuk është e drejtë që nga të gjithë të priten të njëjta aftësi dhe rezultate.

Siç bëhet e ditur edhe në Kur’an,Hz.Musait (a.s.) i qe dhënë një dije që s’ndodhej te Hz. Hizri dhe Hz.Hizrit (a.s.) i qe dhënë një dije që s’ndodhej te Hz.Musai.Po kështu, siç nuk mund të ndodhë që Hz.Gejlani të jetë Hz. Mevlana,nuk mund të ndodhë as që Hz. Mevlana të jetë Hz.Gejlani.

Sepse ato që u janë dhënë dy anëve si dhe shërbimet e kërkuara prej tyre janë të ndryshme.Por sigurisht që qëllimi final tek të gjithë është adhurimi dhe njohja shpirtërore, sepse udhët që shkojnë tek Zoti janë të shumta sa numri i frymëve të krijesave!

Një specifikë tjetër me rëndësi është e vërteta se asnjë njeri tjetër veç profetëve nuk është ndodhur e nuk ndodhet nën garancinë hyjnore. Pra,edhe sikur një njeri,një rob i Zotit,ngjitet në kulmin e kulmeve, ndodhet në çdo çast përballë rrezikut që t’i shkasë këmba.

Me të vërtetë,personi i quajtur Bel’am Baura i cili dikur ishte njeri i mirë (salih), më pas, duke bërë sipas egos së vet,pësoi disfatën e përjetshme. Kjo ngjarje përshkruhet kështu në Kur’an: “Tregoju atyre ngjarjen e personit që iu vu pas djalli dhe ai, duke u larguar nga ajetet që ia dhamë, u bë nga të tërbuarit.Po të deshim,e bënim atë të lartë me ajetet tona,por ai u prir nga kjo botë dhe shkoi pas dëshirave.Gjendja e tij është si e qenit, që edhe sikur ta ndjekësh,edhe sikur ta lësh në hall të vet,merr frymë me gjuhën e varur jashtë!”(el-A’raf, 175-176)

I tillë është edhe shembulli i Karunit për të cilin flitet në suren Kasas.Edhe ai,ndërsa ishte një rob i mirë e i zgjedhur,e shkatërroi lumturinë e tij të përjetshme si një indiferent i ulët dhe si një kundërshtues i turpshëm.Zoti e fundosi atë nën tokë së bashku me pasurinë ku mbështetej dhe me të cilën lavdërohej. Prandaj, pavarësisht nga pozita, grada dhe epërsia shpirtërore e personit, nefsi (egoja) brenda njeriut pret vazhdimisht në pusi dhe, sapo t’ia gjejë rastin e rrëzon atë në disfatë.

Nisur nga kjo, Profeti (s.a.s.) i lutej Zotit:“Allahu im! Shpresoj në mëshirën tënde! Gjersa të mbyll sytë mos më lër vetëm për vetëm me veten time! Dhe përmirësoma gjendjen! Pa dyshim, zot tjetër veç teje s’ka!”

Edhe miqtë e Zotit jetojnë vazhdimisht brenda përmbajtjes së këtij hadithi profetik pa rënë në iluzionin se “puna e tyre është përplotësuar”! Ata që kapen pas këtij iluzioni, edhe sikur ta kenë mbaruar formalisht udhëtimin mistik,në fakt gjithmonë kanë mbetur në mes të udhës!

Vetëm ata që i kanë parë mangësitë e veta duke thënë “kam edhe më për të bërë”,kanë vazhduar të përparojnë pa pushim kokulur dhe duke u lutur.
 
Top