• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
6,078
Pikët
113
Tung, tung...

Linjat e fluturimeve "low cost" jane shume trend ne vendet e zhvilluara, dhe shume njerez (kryesisht emigrante qe punojne ne BE dhe SHBA) shfrytezojne sherbimet e tyre dhe ngelen aty ketu te kenaqur me udhetimin.

Personalisht nuk kam eksperience, pervec me nje Fly Dubai e cila ka pasur nje linje "gjysme low cost" (haha) dhe veretete eshte irrituese udhetimi me keto linja, nese je mesuar per sherbime te nivelit te larte nderkohe.
 

lenci

::
Anëtar
Feb 4, 2012
Postime
2,560
Pikët
63
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Tek linjat low cost kam bezdi tarifat plus për bagazhe e shërbime të tjera.
Preferoj çmim më të lartë por udhëtim komod.
Pak herë që kam lëvizur vetem me bagazh në kabinë, kam fluturuar me Ryanair dhe Germanwings.
Si avionë dhe si shërbim asnjë ankesë,gjithçka paguhet.
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,565
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Midis Ryanair dhe linjave qe udhetojne per dhe nga Shqiperia, preferoj Ryanair. S'me ka ndodhur asnjehere te kete vonesa dhe jane shume me trasparent per sa i perket kostove.
Kur udhetoj per Shqiperi duhet t'u lutem gjithe te shenjteve qe te mos kete te papritura.
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,538
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Linja koti jane keto dhe po ta shikosh mire nuk bejne ndonje diference te madhe. Paguaj bagazhin, deshiron te ulesh perballe stjuardesave + 20 Euro, deshiron te futesh i pari ke kabina dhe te mos presesh + 15 Euro dhe ne fund futesh te gjithe ata ne radhe sa ti kontrolloj biletat.
 
Anëtar
Jun 12, 2014
Postime
4,988
Pikët
83
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Ne te fundit "low cost" stjuardesa i shikonte robt ne kokerdhok te syrit duke shpresuar qe te mos i kerkohej te hapte nje shishe te re uji.. E vetmja gje qe ofrohej ne ate avion patatinash.
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,538
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

po çfare edhe ujin edhe senduiçin ngordhalaq me kafene 90 % uje e 10 kafe te ua paguash ne valute dhe ne fund te vijne edhe me kutija parfumash nese do bleni.
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
31,766
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Linja koti jane keto dhe po ta shikosh mire nuk bejne ndonje diference te madhe. Paguaj bagazhin, deshiron te ulesh perballe stjuardesave + 20 Euro, deshiron te futesh i pari ke kabina dhe te mos presesh + 15 Euro dhe ne fund futesh te gjithe ata ne radhe sa ti kontrolloj biletat.
ju katunaret keni pordhe me rigon

kam shku ne milano dhe rome per 30euro me easyjet .edhe per prishtine per 50.

si low costa dhe lufhansa bojn benzin me i ven``Bej_dy_pompa``
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,538
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

ju katunaret keni pordhe me rigon

kam shku ne milano dhe rome per 30euro me easyjet .edhe per prishtine per 50.

si low costa dhe lufhansa bojn benzin me i ven``Bej_dy_pompa``
Po, po Ledio ke vajtur, kur ke vajtur, provo tani ne kete sezone. E di qe ne Gusht pas sezones se pushimeve ke 30 kthyese, por tani nuk levize diferenca 20 Euro. Per 20 Euro nuk do ulesha aty sikur miu ne sediljet qe mezzi futesh per tu ulur se duan te kursejne hapesire love kocking me 500 ulese sikur ata trenat e indise me pasagjeret siper tren kulmit :D
 

nghi ngo

V.I.P
Anëtar
Nov 22, 2013
Postime
3,244
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Edhe mu vendet qe jane cik te ngushta me shqetesojne, ulem anash qe te mund te shtrije kembet por korridoret jane shume te ngushta gjithashtu. Me duhet te kem kujdes sa here kalojne stjuardesat.
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
31,766
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Po, po Ledio ke vajtur, kur ke vajtur, provo tani ne kete sezone. E di qe ne Gusht pas sezones se pushimeve ke 30 kthyese, por tani nuk levize diferenca 20 Euro. Per 20 Euro nuk do ulesha aty sikur miu ne sediljet qe mezzi futesh per tu ulur se duan te kursejne hapesire love kocking me 500 ulese sikur ata trenat e indise me pasagjeret siper tren kulmit :D
ne ne Tiron themi qe dhe ashtu dhe te rrujt nuk ka. nektarin-qesh--qesh-
 

lenci

::
Anëtar
Feb 4, 2012
Postime
2,560
Pikët
63
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Midis Ryanair dhe linjave qe udhetojne per dhe nga Shqiperia, preferoj Ryanair. S'me ka ndodhur asnjehere te kete vonesa dhe jane shume me trasparent per sa i perket kostove.
Kur udhetoj per Shqiperi duhet t'u lutem gjithe te shenjteve qe te mos kete te papritura.
Po diskutojmë për linjat ajrore dhe jo ato të autobuzave.
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,565
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Po diskutojmë për linjat ajrore dhe jo ato të autobuzave.
Nuk e kisha vene re. Na falni.
E ka fajin rakia.
 

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,502
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Shqiperia ka nje aeroport qe e ka mbetur si kjoske.Nuk shoh ndonje ndryshim te madh nga 2007.Pothuaj asgje.Heren e fundit qe u ula me Austrian, thashe shqyqyr qe nuk ju shkulen rrotat avjonit ne ulje.Pista e uljes per ibret, gardhi rrethues skandal (gati te versulen lopet brenda).Ata avjonet e forcave ushtarake te ekspozuara anash nderteses se aeroportit, sic jane katandisur te lene shijen sikur po zbret ne nje aeroport te botes se 3 dhe eshte viti 1920.Pa le ai zakoni qe nuk e sheh gjekund : duartrokasin shqiptaret kur ulet avjonit; si te thone : ja hodhem dhe kesaj rradhe duke lene nje shenje habije tek te huajt.Se qeth kush te mbylle smartphonet apo ti vere ne fly mode.Ca fillojne e flasim pa u ul mire avjoni e ca te tjere dhe kur eshte nisur per fluturim. Kane pune shume shqipot.Jane deri ne fyt te zene ! Spekullohet se fundmi se do ndertojne dhe nje tjeter aeroport ne Vlore apo ku di une se ku. Njerezit akoma se kane kuptuar akoma qe shqipetaret i genjejne me aeroportet sikur te ishin karamele/lepirese,qe ja u a japin per te lepire por nuk ju heqin qesen. Nje eshte akoma fringo i ri ne Kukes. Akoma duhen ? Politika me transportin ajror ne Shqiperi eshte e thjeshte. Doni Aeroport o Shqipetare ? Duammmm.Ok. Ja u bejme ne pa leke hic, si ta doni ju, por nuk do ta perdorni.Do ta mbani ne qese. Forcimi i aeroportit te Rinasit qe ne 2014 u sherbeu gati 2 milion passagjereve ,do te sillte nje humbje katastrofale per aeroportet e Bogradit , Athines dhe Romes. Ai qe merr vesh fare pak nga kjo fushe s'ka nevoje t'ja shpjegosh me. Pra mos beni pyetje qe nuk duan pergjigje, pra hap teme sa me hap teme. Ajo c'ka une desheroja per kete aeroport para se te mendonte te fuste apo te nxirrte linja low cost, do ishte te fillonte me minimalen e minimaleve :Te zbatonte me saktesi dhe korrektese oraret e udhetimit.Gjithnje jam nisur me vonese duke detyruar mua dhe shume te tjere te vrapojme si te cmendur per te kapur fluturimet ne tranzit. Disa here une apo te tjere kemi hyre ne debat me personelin policor te vendit ku kishim fluturim tranzit qe me thonin : po deshe te jesh ne kohe, kerkoja vendit tend dhe jo mua qe zbatoj rregulloren per kontrollin e pasaportave apo bagazheve. Per te ulur cmimet e biletave nuk eshte e thene te kesh patjeter linja low cost.Low Cost i blen biletat me formule tenderi.Te paret i blejne me cmim te "lire" dhe pastaj cmimi vjen duke u ngritur,me rradhe deri ne qiell.Ne Shqiperi ka shume agjensi udhetimi.Ky lloj biznesi me lidhjet dhe avantazhet(perparesite),qe kane si bleres,krijojne nje rritje artificiale te cmimit te biletave online.Shpesh blejne bileta ose i bllokojne per t'i rrishitur me vone.Kete e them nga pervoja personale. Te shkosh nga Shqiperia ne Rome ( vajtje-ardhje ) me ka kushtuar me shume se te paguaja Rome-X ( vajtje-ardhje);nje distance gati 3 here me te madhe Por cudija nuk mbaron ketu. Per te vertetuar ate cka ju thashe per agjensite, po ju tregoj nje rast.Njehere qe do udhetoja me familjen ne Rome,duke qene jashte Shqiperise, kerkova te blija biletat online. Cudija ishte se cmimi me te cilin familja ime i bleu biletat ne nje agjensi udhetimi ne Tirane qe 50 Euro me pak per person se cmimi i biletave online. Nje pyetje quiz.Kush ka udhetuar me aeroplan: ju ka qelluar ndonjehere ne ndonje aeroport, te shkosh te besh cheking ne sportel dhe te te te thone po qe se s'ke bere cheking online prit se avjoni eshte plot? Te rrofte dhe po pate karte klienti Gold apo Platinium Fute ne b.... te thone se s'vlen hic (ne nje aeroport tjeter,nje klient me kete kete lloj karte te shkoje te ankohet,behet nami).Kjo ndodh vetem ne Shqiperi.Dhe ka dy mundesi: ose agjensite shesin bileta me shume se ceshte kapaciteti me mendimin se mbase nuk vine te gjithe, ose e dine aeroplanin furgon ku ti fusin njerezit me te rasme . Sidoqofte po s'qe asnjera nga te dyja, kjo tjetra eshte pergjigja e sakte.Kjo eshte nje metode e re per te riblere dhe njehere bileten qe ke blere me pare , por kesaj radhe te detyrojne te blesh nja 100 Euro me shume vendet Business qe kane ngelur pa shitur ose te lene perjashta dhe ti humb udhetimin duke mbajtur bileten ne dore !
 

Fierakja

___________
Anëtar
May 5, 2014
Postime
10,303
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

"Low cost" ne ktej konsiderojm spirit airlines. Ndoshta ka dhe te tjera por nuk i njoh. Evitoj spirit ne cdo menyre vetem nqs orari fluturimit i tyre eshte me i mire se te tjeret dhe eshte nga $200 me lire. Javen qe kaloj kisha eksperiencen e pare te keqe pasi i perdora pas nje kohe shume te gjat. They made up for it. Avjoni ishte i ri dhe spacious.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,906
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

..me vueling kam patur eksperienca te keqia. gjithmone vone dhe fluturimi beterr...duket sikur do permbyset avioni.
Me ryanair po ashtu...kisha harruar te beja check-in online dhe mu desh te paguaja 50 euro me shume-.e di qe jane rregulla, por sme pelqen.
Udhetimet qe kam bere une me avion nuk i kane kaluar kurre dy ore.
..tani qe do iki ne Rusi, nuk e di se si do jete udhetimi.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
13,904
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperiencat tuaja me linjat e fluturimeve “low cost”

Low cost is low (sh*t) service. Air Tranzat is the worse of them all.
 
Top