• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Era Syla rrëfen rrugën deri në pranimin e saj në Massachusetts Institute of Technology (MIT)

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,258
Pikët
113
Masa.jpg
MIT

Era Syla e cila është pranuar në Massachusetts Institute of Technology në SHBA ka rrëfyer në emisionin “SOT” sesi ka arritur të bëhet pjesë e MIT-it.

Ajo ka thënë se aplikimin e ka bërë në tetor, porse përgjigjen përfundimtare e kishte marrë para tri ditëve.

Syla e cila ishte fituese e medaljes së bronztë në Olimpiadën e Matematikës Evropiane ka thënë se kjo arritje ishte një shtyrje që ajo të hyjë në rangun e studentëve më të mirë.

Era Syla.png
Era Syla

“Me sa kam lexuar tashmë studentët kanë filluar të shkojnë në kampusin e universitetit, pasi deri tash për shkak të pandemisë ata kanë qenë duke i ndjekur mësimet online”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se me matematikën ka pasur lidhje që nga shkolla fillore dhe në klasën e gjashtë ka marrë pjesë në garat e matematikës në Komunën e Gjilanit.

“Nga klasa e gjashtë e kam pas vendin e dytë. Pastaj kam filluar edhe në gara më të mëdha. Olimpiadat e garat më kanë mbajtur të kyçur. Në klasën e nëntë jam bërë pjesë e Institutit ATOMI”, ka thënë ajo.

Naime Hoxha nga Instituti ATOMI ka thënë se ka shumë studentë si Era të cilët mund të arrijnë suksese në të njëjtën fushë.

____________________
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,258
Pikët
113
Atomistja Era Syla fiton Medaljen e Argjendtë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza

Kjo është hera e dytë që Era Syla fiton medalje në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza (EGMO).

EGMO (European Girls’ Mathematical Olympiad) është garë e formatit të ngjashëm me Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës dhe konsiderohet gara më e rëndësishme evropiane e matematikës për vajza, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjitha shtetet e Evropës, të përfaqësuara nga nxënëset më të mira të matematikës.
Për Kosovën kjo ishte pjesëmarrja e dytë me radhë, pas asaj të vitit të kaluar kur po e njëjta atomistë, Era Syla fitoi Medalje të Bronztë.
Ky sukses i jashtëzakonshëm i Erës para së gjithash është rezultat i potencialit të saj intelektual, i talentit të saj për matematikë dhe i punës së saj të palodhshme. Veç këtyre, ky sukses i Erës do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale.

Instituti ATOMI me këtë rast iu ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuuar në realizimin e potencialit të Erës dhe në arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm nga ana e saj!

Përgatitja e ekipit garues të EGMO-s, është përkrahur financiarisht e jofinanciarisht nga Instituti ATOMI, përmes sponsorizimit nga kompania Alb Architect.

Era.jpg
----
 
Top