• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

fazoneri

ciarli

subzero
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
1,364
Pikët
83
nje firme italjane kishte marre persiper nje fabrike kemishesh
duke hapur keshtu disa qindra vende pune per 'banoret' kryesisht femra. kemishet kuptohet ishin
te cilesise se ulet dhe nuk e arrinin tregun, dhe ishte nje sipermarrje
bamirese per popullin e papune.Firmat kineze te kemisheve te cilat kishin nje interes jo te vogel
ne lidhje me kete lloj biznesi, nuk kishin pranuar te kooperonin me tej me firmen italjane duke
u ankuar me preteksin qe kemishet nuk ngjanin me njera tjetren, brenda te njejtit model kuptohet.
Ndertesa ishte 3 kateshe, e paster, e thjeshte por vetem nga brenda. Nga jashte ishte e rrjepur
dhe e gerryer nga shirat dhe nuk kishin vene me dore mbi te qe nga koherat e Punes se Madhe.
Kur hyje brenda zhurma e makinave te vogla qepse dukej sikur te trokiste koken, me pas kjo zhurme behej
normale dhe punetor-ja behej pjese e ketij realiteti zhurmemadh.Ato vinin cdo mengjes gjer mbasdite atje
dhe ishin nje kolektiv, bashkesi, deri diku e gezuar.
nje nepunes italjan, profesionist ne artin e tekstileve, qe nuk dinte te dyshonte ne njerezit e tij, dhe punonte
me fanatizmin e nje rrobaqepsi profesional edhe aty ku nuk kishte pune, vendosi te porosisi
makinen qepse te fjales se fundit te shkences. Ai ishte i holle i gjate dhe shume i shkathet por dukej, per shkak
te lekures se that dhe te zeshket, sikur nuk pinte uje apo sikur nuk kishte kohe per kete refleks aq primitiv.
Ajo ishte gjigande me e madhe dhe me e zhurmshme se nje traktor, e ngjashme me nje traktor-ekskavator
dhe mund te punonte gjithe diten pa u nxehur, duke kryer cdo proces punetori por kishte edhe butona funksionesh
qe nuk u zberthyen dot nga tekniket shqiptare. Ajo kishte vetem nje te mete, perjashto dhembet e ekskavatorit gjigand qe i duheshin
per pastrimin e mbeturinave dhe copave skarco, bente zhurume te cmendur dhe kete difekt nuk kishin arritur ta eleminonin dot
shkencetaret e mekanikes elektrike. Nga anet e tjera ajo ishte e persosur. Marke gjermane e fundit e firmes se njohur 'ZotGov'
dhe ne zmalt te verdhe te shkelqyeshem saqe te bente ta dashuroje menjehere.
Pasi, nepunesi italjan, e porositi kete makine ne itali dhe menjehere nuk u aprovua kerkesa e tij, ai filloi
ti shkruante letra ankese ambasadorit italjan ne tirane duke u ankuar se gjoja nje klan sharlatanesh qe riciklonin parane
evropjane i ishin vene pas dhe i pengonte super makina gjermane 'ZotGov'. Ambasadori italjan i ndjeshem ne te tilla ceshtje
menjehere reagoi ashper duke u interesuar vete dhe pas shume nderhyrjesh direkte ne zyrat diplomatike italjane
makina gjigande qepse mberriti dhe u montua ne qender te repartit.
Pas nje jave pune, pune qe kryhej kryesisht nga makina e stermadhe, punetoret e vegjel
filluan ta kuptojne hilene, hile qe nuk ishte aq e lehte per tu marre me mend, dhe ngaqe ishin mesuar me pune, dhe ishin ne fobi dhe stres nervor nga
papunesia dhe rehati komod qe ofron fati shpesh per femijet e tij por ndonjehere edhe perqafon ndonje punetor klasi,
reaguan ashper dhe braktisen punen pa paralajmerim duke u ndjere te fyer dhe duke kercyer ne punera te tjera te mundimshme. Nje pjese e madhe mbeti pa pune
dhe kishin demtime nervore, vuanin nga pagjumesia dhe dridheshin gjate dites se papune.
Nepunesi italjan u be keq e u semur sepse fabrika u boshatis nga punetoret dhe vetem makina gjigande
me 1 punetor gjemonte ne ndertesen e mbyllur, ndersa kryente proceset e nevojshme. Por sikur mos ti mjaftonte kjo,
superpunetori pas nje jave vetmie, ndersa zhurma e thershme, e vetme, i cembiste zemren, u dha dhe vdiq ne front
mbi makinen gjigande qe kishte mbetur ndezur dhe renkonte. Nepunesi nuk mbante dot me dhe i nxehur dhe duke share neper dhemb, italisht,
duke e pranuar deshtimin e radhes, braktisi frontin bamires, aq te padjallezuar, te fasonerise.
 
Top