• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Feste? Aheng? Forumi!

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
* * *

Me nje zhurme kerrkellitese dhe vjetersire, me ne fund sunduku u hap.
"E sheh qe ky ishte celsi i duhur, se nuk me besove kur te thashe".
Shoku Tanku zgjati doren dhe me kujdes nxorri nje kuti metalike jeshile.
"Ue kjo kutia qenka fiks per te fut ndonje shishe rakie. Ma jep mua, kutine".
Shoku Tanku tundi koken me nenqeshje. "Te ishte per ty, edhe tankun duhet ta kisha bere llixha ne Elbasan une." Duke i treguar me triumf kutine metalike vazhdoi: "Kjo eshte me e vjeter edhe se tanku, ka vlere historike. Kurse ti do me fut faqoren me kacurel." Shoku Tanku kishte filluar te bindej se per Serafim Dilon nje cope hekur ishte nje cope hekur, pa asnje vlere nese nuk vihej ne perdorim real. Gishtat i preken nje nyje te forte dhe pothuajse te ngurtesuar, nje lemsh spangoje dhe dylli.
"Shume e vjeter me duket, ka per te na ngel ne dore." Serafimi nxorri tre cumcakiz me shije piperi djegs dhe wasabi dhe i futi te tre ne goje. Me pas u drejtua perseri nga Shoku Tanku dhe objekti i pluhurosur qe mbante ne dore, sikur po donte t'i ofronte ndihme.
"Ma jep pak cakmakun, sec paska ca spango", Shoku Tanku foli pa ja hequr syte kutise, qe refuzonte te hapej.
Serafimi kontrolloi neper xhepa dhe duke murmuritur nder dhembe fjale te pakuptueshme u ngrit dhe u drejtua nga dera.

* * *

Ne tere zhurmen dhe festen rreth e rrotull, Busavata tashme ishte bindur se 2013 kishte qene vit ters. Edhe nje ore para nderrimit te viteve nuk mund te mos ndodhte dicka... nje tub karburanti i care. Nje tub i vogel i poshter qe ja beri "bam" mu ne mes te lagjes. Nuk e deshi veten kur tere ai Harley Davidson sa nje gomar, 4000cc, shfryu nja dy here, u fik dhe ndaloi. Tere gocat ne rruge, qe deri atehere e kishin pare me buzeqeshje ziliqare, tashti peshperisnin me njera tjetren dhe menjehere shperthenin ne te qeshura histerike.
"Epo mire, meqe e dashke keshtu..." Busavata qelloi me pellembe serbatorin, uli kembalecin, zbriti, dhe pa u nxituar nxorri nga valixhet e motorrit canten me celsa dhe pinca dhe filloi te cmontoje hekura dhe tuba rreth e rrotull grupit te pistonave. Gje e mire qe nuk ishte larguar shume dhe ishte ende ne lagje. Fiks perpara oborrit te Shoku Tankut, Kishte trokitur dhe i kerkoi ndihme. E vetmja ndihme qe kishte marre ishte cakmaku i Serafim Dilos, qe e kishte pyetur tre here pse i duhej dhe nuk bindej se ishte vetem sa per te ngrohur tubat qe po ndrronte. As shoku Tanku dhe as Serafimi nuk ja zgjaten shume dhe dukej sikur e kishin me nxitim. Busavata per pak sa nuk i kishte pyetur nese po merreshin perseri me tankun, ate rrangallen e vjeter qe Shoku Tanku mbante te mbuluar me hardhi, por meqe kishte motorrin e vet per t'u marre, nuk foli.
Ne mes te zhurmes dhe festes, Busavata po mberthente pjeset e fundit te hekurishteve kur nga dera e oborrit te shoku Tankut doli Serafim Dilo.
"Mbarove pune me cakmakun? Se ti as nuk di t'i kthesh gjerat qe te tjeret te japin borxh."
Busavata u mbush me fryme dhe pa oren. Edhe 10 minuta deri ne oren 12, edhe 10 minuta do i duronte terslliqet e 2013. "Na se qave na. Po ca ka ndodh, ka vendosur shoku tanku t'i vere zjarrin Tankut?"
"Amon, fjala jote ne vesh te Perenis!" Serafimi ngriti syte nga qielli dhe pertypi me zhurme dhe i kenaqur cumcakizin, pastaj beri me koke nga motorri. "Po ty ca te pati ky? Sikur do i mesoje motorrin Mistreces? U emocionua motorri nga gezimi me duket."
Busavata per pak sa nuk i uleriti asaj ngerdheshje ne fytyren e Serafimit, por e mbajti veten. Ne fund te fundit askush nuk e dinte sa ishte llahtarisur gjate xhiros qe Mistrece i kishte bere me makinen e saj te re. Ishte detyruar t'i jepte leke qe ta lejonte te zbriste nga ajo makine e mallkuar; e kujtonte shume qarte ate Mini Cooper mashtrues: tek zbriste komplet Llogarane ne ekuiliber vetem me dy rrotat anash. Edhe nervozizmi i Mistreces sa here qe nuk rreshkiste rrota mbrapa neper kthesa... sikur fajin t'ja kishte llahtari i Busavates se lidhur me 6 rripa sigurimi. "Ah, jo jo, e shtyme per pas vitit te ri." Pergjigja ishte e thate dhe e shkurter dhe Busavata pretendoi te ishte shume i perqendruar ne pune per me shume hollesi.
Serafimi pohoi me koke dhe pasi provoi cakmakun nese ndizte apo jo, u largua dhe u fut perseri ne shtepi.


* * *

"Mezi dallohet, ka shume tym dhe me pengojne gjethet."
"Je fiksuar ti, se asgje s'ka atje."
Thirsty rifokusoi dylbine. "Nuk merret Serafimi me tankun e Shokut Tanku kot. Po te them se ka nje jave qe rrine atje te dy... ka nje jave plot." Uli dylbine dhe u zgjat te merrte goten plastike mbi parvazin e ballkonit. "E ka mbuluar aq mire me hardhi... ku eshte shishja e vodkes?"
"Ooo, jemi gjashte veta dhe kemi vetem 18 shishe. Le qe tashti do dalim do i marrim me vete, mos pi me ketu."
"Pse kshu, ke filluar hidhesh me parashute esell ti?"
"Me marrsh te ligat". Skydive ngriti koken lart ne forme dinjitoze dhe u fut perseri brenda.
"Ua sa me trembe!" Dera e ballkonit u perplas lehte me Kulpran te ciles per pak nuk i ra telefoni nga dora.
Skydive beri me shenje per telefonin. "Do vijne njeri tjeter?"
"Jo mi... ne fakt s'e di. I nisa mesazh atij cunit poshte qe po rregullon motorrin se e njof. I ka ik zari, i eshte care nje tub ku di une ca po thote."
"Ai me Harley ee? Ma prezanto dhe mua, do e takojme?" Skydive shkeli syrin.
"Po mi e takojme. Po te them qe tashti se eshte tifoz i semure i mosunxese."
"Ah..." Skydive nuk foli. Te gjithe e kane nje sport qe nuk e honepsin dot dhe per Skydive ishte mosunxeja.

* * *

(to be continued) Gezuar 2014 :D
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

* * *

YOKO u perplas me dy vete, pastaj tre, e katerta u shemb pas murit te shkalleve dhe nje ze bertiti "Kulpra ca ka.. ej eeejjj!", por YOKO vrapoi pa zhurme dhe pa i humbur nga syte dy personat perpara saj, qe largoheshin dhe fshiheshin midis turmes festuese ke sheshi lagjes. Mu ne mes, nje motorr i madh me nje tufe hekurash dhe veglash perreth formoi dhe hapesiren midis njerezve per te dalluar perseri dy personat qe kerkonte dhe vrapoi prape, kaperceu ne cast motorrin gjigand sikur po ngjiste shkallet me vrap, dhe sa preku ne toke u turr drejt tyre. Njerezit e pane te cuditur por nen zhurmen e muzikes se perzier dhe fishekzjarreve nuk e vrane shume mendjen. Pervec Busavates, ulur dhe i palevizur me syte tek gjurma e kembes se YOKOs mbi tubat e sapolidhur te motorrit. YOKO nuk vrapoi shume, i ndoqi deri ke cepi i pallatit dhe iu afrua me shpejtesi njerit nga dy personat, e pengoi me sterkembesh ne vrap e siper dhe e rrezoi pertoke si thes. Personi i dyte ndaloi, dhe pas dy sekondash pauze ia mbathi dhe humbi me shpejtesi neper turme.
"Ca ke.. vete e vure bastin. Aahh..." protesta e BATOs u shtyp me krahun e tij muskuloz te perdredhur nga nje levizje e rrufeshme e YOKOs. Krahu i tij muskuloz u tendos kur ai u perpoq te clirohej me tere trupin e tij te fuqishem. Pas disa perpelitjesh ia ngjeshi berrylin poshte brinjeve dhe ndjeu krahun e lidhur, me muskulozin, te leshohej i lire. Sapo tentoi te ngrihej iu erresuan syte, frymemarrja ju bllokua dhe ndjeu gjakun tek vershonte ne koke nga shtrengimi si cark i kembeve te YOKOs rreth qafes. Ne panik qelloi me gjithe forcen me grushta dhe goditi fort diku ashtu, shembi dicka kockore. Ne cast u mbush me fryme dhe u kollit, i lehtesuar nga shtrengimi i pashprese, ngriti syte. YOKO ferkonte shpatullen pak me tutje dhe e veshtronte si preja gjahun. "Po tani?," i tha ajo, levizi shpatullen si per te treguar se 'aq qe' dhe iu turr si bishe perseri.

* * *

Serafim Dilo kishte 5 min qe priste. "Do e provosh patjeter o nuk gjen rehat ti e di une." Shoku Tanku kishte verifikuar cdo gje te ishte ne rregull dhe ishin ne kohe. "Jepi", iu drejtua Serafimit i cili rrotulloi nje doreze. Shoku Tanku me mjeshteri rrotulloi dy doreza te tjera dhe kulla e tankut filloi te rrotullohej ngadale poshte vreshtit te mbuluar me rrjete kamuflazh. Tyta ngrihej ne te njejten kohe, drejt pallatit perballe.
"Stop." Serafimi ndaloi dhe shoku tanku i dha nje shishe birre. "Ja gezuar." Shoku tanku pa oren, dy minuta. Ktheu birren perseri dhe vazhdoi te rrotulloje leven qe ngrinte tyten. Serafimi e pa dhe tundi koken. "Ti nuk i ve wireless tankut, o une te jap nje app per iPhone qe ta ngresh tyten kollaj fare", nxorri nga xhepi telefonin, beri dicka per pak sekonda dhe ja zgjati ekranin shoku Tankut. "Ja."

* * *

"Duhet te ikim u be vone. Akrepo kot shkove i dhe dylbi atij te fiksumit... o Thirsty do ikim, hajde pra." Kulpra ja beri me shenje Akrepit i cili nuk e kishte shume mendjen tek te tjeret dhe sapo i kishte mesuar akrepit te vet te zbutur se si te futej nga njera menge, te levizte poshte rrobave dhe ne fund te dilte nga menga tjeter. U ngrit dhe duke menduar se do ishte bukur t'i mesonte akrepit si te dilte nga zona e qafes u drejtua per tek ballkoni.
"Do ikim", tha shkurt nderkohe qe kerkonte poshte bluzes dhe bente 'tsk tsk tsk tsk'. Nje akrep i madh i zi u shfaq tek jaka poshte mjekres, eci me shpejtesi pergjate krahut dhe filloi te luaje me gishtat e dores se Akrepit. Thirsty ktheu cfare kishte ngelur vodke ne goten plastike dhe u ngrit ne kembe.
"Akrepo, si te duket Meri ty?"
"Meri? Kush Meri?"
"He mo ajo qe del perhere me reginan."
"Uu, ajo shpirti vogel me varse dhe unaza. Sa yll eshte ajo t'ja ha komplet gojen se me e puth nuk ngopem..." Akrepi hezitoi te vazhdonte fjaline, Thirsty mori nje pamje serioze dhe qortuese. "E njef ti ate?" vazhdoi Akrepi sikur nuk kishte ndodhur asgje.
"E njofin Kulpra dhe regina po regina me thote mos ngatarrohem. E mban mend Land?"
Akrepi nuk mund ta harronte personin e vetem qe kishte arritur te bindte Shoku Tankun te levizte tankun per te cuar hello kitty ne shtepi pas darkes se ditelindjes.
"Po."
Thirsty mblodhi dylbine, e futi ne cante dhe u drejtua drejt deres per te hyre ne dhome. "Land ishte nje periudhe qe pati ra mren' keq fare me Merin. Po regina thote qe ishte Meri ajo qe i kishte ra ne koke per Land dhe Land nuk mund te bente dot asgje. Gjithe ato unaza e varse e gjerdane me lloj lloj shenjash dhe simbolesh... regina betohet qe Meri eshte ne gjendje te dije cdo gje per ty nese ti e mendon ate. Madje sa me shume ta mendosh aq me i ekspozuar je. Te lexon si liber."
Akrepi filloi te qeshte dhe tha me ironi. "Tashti ti ke hall se po te beri Meri skllav do te pelqeje, apo po s'te vjen mire qe une vdes per Merin?"
Thirsty mbylli deren me cels dhe zbriten shkallet. Akrepi vazhdoi te merrej me akrepin kur papritur Kulpra qe ishte pak metra para tij, u perplas pas murit te shkalles menjehere sapo doli ne rruge. Nje hije kaloi shume shpejt dhe u zhduk ne erresire. "Kulpra ca ka... ej eejj!" Akrepi nxitoi dhe ju afrua Kulpras. "Je mire? Ca ndodhi?"
"Jane bere njerezit si kafshe. Ku di une kush ishte, rafte ne kanal ishalla." Rregulloi fustanin, u pa per pak sekonda ne nje pasqyre te vogel qe nxorri nga nje cante po aq e vogel, kerkoi me sy neper turme te gjente motorrin e Busavates dhe eci drejt tij.

* * *

Regina ngriti supet. "Nuk e di, une nuk kam degjuar gje nga njeri."
"Je shume egoiste, vetem per vete mendon kurse une ngela duke te ndihmuar. Te pelqen?" Tjetra zgjati doren e hapur dhe i tregoi nje unaze shume te bukur, si e kristalte por me ngjyre jeshile me ujra ne ngjyre te verdhe. Nese i shihje me kujdes dalloje se leviznin dhe nderronin forme shume, shume ngadale.
Regina nuk foli por hodhi syte perreth. Klubi ishte pothuajse plot dhe muzika buciste. E kishte kapur disi ne befasi buzeqeshja e kenaqur e Merit si dhe ishte shume kurioze te dinte cfare mund te kishte thene Akrepi qe e kishte bere Merin papritur pa asnje arsye t'i shkelqenin syte dhe ta pyeste nese njihte njeri qe mbante nje akrep si kafshe te zbutur.

* * *

(to be continued) Gezuar 2014 :D
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

* * *

"Ooo, gjyyyshi. Ke dale dhe ti mo?"
"Po te te uroj ti gezuar mo." Rex beri me dore nga festa por pa shume vemendje.
"Po gezuar gezuar mo. Brenda do jemi te tere, do vish? Te pish dhe ti ta shkelesh fare, te te dali rakia nga veshet mo."
Rex iu kthye me inat. "Nuk te marr doren ty une, edepsez." U kthye dhe vazhdoi per drejt klubit, hyri dhe u gjend perpara Busavates tek porosiste per te pire. Ai nuk e la te largohej por e terhoqi me zor dhe i vuri nje birre perpara. "E rregullove mo, Harrillan a c'i thone?"
"Po po mbaroi ajo pune." Busavata trokiti gotat me te Serafimit dhe Rex dhe te tre pine gjate perpara se ti ulnin. Shoku Tanku po i shpjegonte nje recete per shots Kulpras, nderkohe qe drague me iDeA, pas shpines se tyre, degjonin vjedhurazi dhe ja benin me shenja me shpejtesi thursty, i cili kishte dale pas banakut, kapte shishet dhe limonet dhe lengjet dhe cdo gje qe spiunonin dy te tjeret dhe te tre miksonin dhe pergatisnin ne kohe reale me shpjegimin e shoku tankut. [email protected] nuk i mbante dot te qeshurat kur i shihte nderkohe qe Skydive insistonte te nderhynin. "Po shifi sa te poshter qe jane, vetem per vete po bejne shots, per keta qe po jua mesojne nuk po bejne. O Kulpra..."
[email protected] qe gajasej dhe e nderpriste. "Leje mi leje, po rri mi se do e shofin vete, haha". U hap dera dhe nga jashte hyri dobet tingulli i burive te makinave. Akrepi hyri i fundit pas Iness dhe Elina. Ato ngurruan pak sa kuptuan per se behej fjale, shperthyen ne te qeshura dhe Elina ju afrua shoku tankut dhe Skydive.
"Receta shots? Du dhe un, du dhe un!" Qeshi dhe pa nga Skydive dhe shoku tanku duke i dehur me entuziazmin e vet. Ata u ingranuan ne bisede dhe Elina pa nga Iness duke qeshur me te madhe.
"Iiii ca hilsash," tha Kulpra, tundi koken dhe filloi te qeshe per vete.
"Do shtoje thursty dhe 5 se erdhem dhe ne tashti." Iness pa nga thirsty dhe [email protected] dhe thirsty nxorri pese gota me teper.
Akrepi pasi shkembeu disa fjale me arapciun u afrua ne turme.
"Ka ndonje gje perjashta? Po binin buri makinash kur hyre," i tha shoku tanku.
"Donte me dal me makine pra, Lumi."
Shoku tanku psheretiu. Po sikur ta shtypte si konserve me tank Hummer-in e Lumit, ashtu plot me drita dhe llamarina xingato si pasqyre qe kishte gjithandej? "Do e bind kur te pije qe e ka makinen aq te forte sa i kalon dhe tanku siper."
"Zor se do pranoje," ja ktheu Akrepi me dyshim.
Dera u hap me zhurme dhe brenda hyri nje numer i madh njerezish. Lumi hyri i pari dhe Serafimi e pa i cuditur nderkohe qe nga dera njerez te tjere vershuan brenda me zhurme.
"Gezuar e per shume vjet, o Serafim vellau.", i tha dhe ngriti syzet e diellit dhe ngriti shishen qe kishte ne dore.
"Gezuar plot ta marrsha." Serafimi perplasi goten e birres dhe te dy pine. "O Lum po ne makine brenda ishit te tere keta ju?" Serafimi tregoi nga dera e hapur qe vazhdonte te krijonte njerez.
Lumit i qeshi fytyra edhe me shume. "Ka ti ateist kur thu se myslimanet te gjithe nuk dine me festu, ja ku t'i kam sjell ca, ju thoja: ani musliman kam nji shok se nuk po me beson se muslimanet festojne shume porsi qafiret, dhe erdhen te gjith. Kishte nja disa me thane jena ateist po ja ti tregojm' do shoqt tane musliman e po vim' e ne me ju. E ktu' kane ardhur te gjithe." Lumi ngriti doren me shishen dhe filloi te levize koken nen ritmin e muzikes.
"Ca eshte kjo?" iDeA u afrua dhe pa nga shishja e Lumit.
"Raki rrushi." Tha Lumi dhe ja zgjati.
"Mmm", tha iDeA dhe ktheu shishen. E uli, rrudhi shume pak fytyren dhe e ktheu edhe nje here tjeter. "E mire."
Lumi pershendeti Akrepin qe po i tregonte [email protected] per akrepin kur u afrua regina. Lumi e pa qeshi dhe ngriti koken dhe mjekren, duke mos ja shqitur dot syte splendorit dhe hijeshise me te cilen regina afrohej dhe gjysem kercente, sensuale, sipas muzikes. Kafshoi lehte dhe buzen dhe e veshtroi Lumi drejt e ne sy.
"Pa fjale. Pa fjale." Tha Lumi kur e kuptoi se regina e kuptoi dhe po e bente kastile.
"Po vete e ke fajin qe vjen me vonese." I tha regina dhe e perqafoi. "Vetem se me kto syzet e diellit, si jevgjit."
Lumi i ofroi shishen Merit qe erdhi pas reginas. Meri i mori ere. "Ca eshte kjo?" E ktheu dhe shtoi. "Rrushi me duket. Qenka e mire."
Meri pa nga akrepi dhe i liroi pak vend reginas nderkohe qe i ndejti afer akrepit. Ai sikur u nervozua dhe qendroi pa levizur per pak sekonda.
"O Akrepi, e mban mend Merin?" Regina i terhoqi vemendjen.
"Po, ka humb fare ka humb."
Meri ngriti vetullat. "Varet cfare quan ti humbje."
"Po ja, nganjehere me humb akrepi." Akrepi tregoi mengen ku akrepi sikur mori urdher dhe u fut brenda. Pas pak kohe i doli ke jaka, erdhi nje here rreth e rrotull qafes dhe u fut perseri poshte bluzes, per te dale nga menga tjeter ku ndaloi mbi gishtat e Akrepit.
Merit i ndriten syte. "Ua, beje dhe nje here te lutem."
Akrepi u fut perseri ne menge dhe doli prape tek jaka e Akrepit, eci pergjate krahut dhe kaloi ne krahun e Merit qe kishte prekur lehte Akrepin. Akrepi iu ngjit Merit ne sup, zbriti gjate krahut dhe filloi te vinte rrotull neper dy byzylyke. Me pas u ngjit perseri ne qafe, vajti ne mes te gjoksit ku Meri kishte varsen dhe zuri vend ne qender te rrethit te ndritshem. Nga i zi, akrepi u cngjyros dhe u be transparent, i kristalte.
Akrepi i tmerruar pa nga Meri.
"Eshte shume i bukur. Do ma japesh mua?" i tha ajo nderkohe qe akrepi u be perseri i zi dhe filloi te levize, nga supi tek qafa.
"Sigurisht." Ishte e vetmja gje qe mundi te thoshte.
"Faleminderit." Meri e perqafoi dhe e gezuar e ndoqi me sy akrepin, i cili beri nje xhiro nga njeri sup ke tjetri dhe vajti perseri te behej pjese e varses rreth qafes. Ktheu goten dhe u drejtua per tek Busavata.
"Ngela vetem. Per zotin ngela vetem." Tha Akrepi, duke ndjere mungesen e akrepit poshte bluzes. Regina, iDeA dhe Skydive shperthyen ne te qeshura dhe e terhoqen ku drague filloi perseri te mbushte gota.
Meri nuk nguroi te pranonte komplimentat per varsen qe thyente driten ne menyre mahnitese nderkohe qe cante drejt Busavates.
"Jeni 3 me 3. Kot e keni barazim do dilni."
"Po nuk qene 30 me 30 nuk vlen." Serafim Dilo perplasi goten me Busavaten perpara se ky te protestonte.
"Per cfare barazim? O Busa, e ke rregullu motorrin e di une, hajde bejme nje xhiro." Meri pa nga Robbery dhe Rex qe ishin bashke me Busavaten dhe Serafimin.
"O plako, po nuk fiton pra. Sa te pish ti pi dhe une dhe nje me shume." Robbery nuk i leshonte pe Rexit.
"Po une do te deh ty sot moj, me placin qe po. E do kercejme ne banak te dy ja ku po te thom!"
Nderkohe nga fundi i klubit u degjuan zera te cilet u shtuan menjehere ne nje kor.
" 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1, GEZUAR!"

Zhurma e gotave dhe brohorimave u pasua nga zhurma e fishekzjarreve dhe menjehere me pas nga nje gjemim shperthimi, i thelle dhe trondites.

* * *

(to be continued) Gezuar 2014 :D
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

* * *

Ne skuten me te larget dhe populluar te klubit kishte disa individe qe ende nuk kishin pire.
"Ne rregull."
"YOKO?"
Ende e vrenjtur, YOKO i zgjati doren BATOS i cili ia shtrengoi. Mistrece mbajti pak sekonda solemnitet dhe pa nga te tjeret. Nje buzeqeshje u shnderrua shume shpejt ne gajasje nderkohe qe kalonte veshtrimin midis YOKOs, BATOs, the admiral, Trestenik, peshkaqeni33 dhe SystemA. Djemte, duhej nga nje toge me ushtare per secilin qe te perballoheshin ne sherr. "Dhe BATO thirri kalorsit e zodiakut per te rrahur te gjithe hirushen," Mistrece nuk e permbante dot veten nga te qeshurat. "Duhet te gjejme reginan dhe Robbery. Eja." Ju drejtua YOKOs por u nderpre nga zerat numeroze qe therrisnin ne kor: "3... 2... 1... GEZUAR!!"
Brohorima, urime, fishekzjarre, shperthim...
Habia shume shpejt u zevendesua nga zhurme dhe te qeshura, te qeshura te cilat per pak sekonda pushtuan tere lagjen dhe Mistrece ngriti pellembet lart ne shenje habie. YOKO filloi te caje drejt deres, e ndjekur dhe nga te tjeret.

* * *

"Nuk eshte ashtu, mo me bej me hile moj, me nje fryme me nje fryme ta kthesh." Rex nuk lodhej se tunduri gishtin qe tashme levizte me shume se shkopi. Here pas here shihte nga Serafimi dhe shoku tanku. Busavata me nje vetull ngritur priti deri sa Robbery perfundoi pijen dhe la goten mbi banak.
"O plako, kjo eshte gota plus kshuqe kushtet i ve une. Bej dhe ti pushim me marr fryme kur te pish tenden. Jemi 7 me 6."
"Une i kisha dopjo dy te fundit moj, ti e kishe teke kete."
"Vete i more dopjo s'te thashe une." Robbery u kthye nga Busavata i cili po behej gati te ngrihej kur filloi numerimi ne kor: "3... 2... 1... GEZUAR!"
Brohorima, urime, fishekzjarre, shperthim...
Ishin jo larg deres dhe Robbery doli menjehere te shihte c'ndodhi. Qielli ishte i ndricuar nga fishekzjarret dhe Robbery shtangu, duke mos ju besuar dot syve.

* * *

Shoku tanku po kercente me iDeA kur zerat filluan te numerojne. Qe te dy numeruan bashke me zerat.
"3... 2... 1... GEZUAR!"
Brohorima, urime, fishekzjarre, shperthim...
Shperthimi ishte ajo cfare i ngriu shoku tankut buzeqeshjen. SHPERTHIM? Nuk duhet te kishte shperthim! U turr perjashta dhe i alarmuar ngriti koken te shihte fishekzjarret. Ndaloi ne vend, vuri duart ne koke dhe pa rreth e rrotull. Robbery uli syte nga fishekzjarret, e pa, kafshoi buzen dhe ja plasi te qeshures.

* * *

Kulpra filloi te qeshte perhere e me teper bashke me te tere te tjeret qe kishin dale jashte. U kthye nga Skydive qe sapo doli nga dera dhe ngriti syte e habitur drejt fishekzjarreve. Ne qiell dukeshin qarte shkronja fosforeshente, mbi nje perlhure te holle te hedhur me fishekzjarr dhe qe po binte ngadale me parashute. Skydive lexoi:

"Mistrece, te dua.
Nuk ka asgje mes meje dhe beaute.
Genjejne.
Le ta marrin vesh te gjithe.
Thellesisht yti, shoku tanku."

* * *

Shoku tanku nuk perqendrohej dot tek mesazhi. Shperthimi i papritur nuk ishte asgje perpara ksaj. Te tere po dyndeshin jashte dhe lexonin mesazhin ne qiell derisa nga dera doli YOKO me Mistrecen. Kur lexuan mesazhin YOKO i rrembeu shishen Lumit dhe piu disa gelltitje njeheresh. Mistrece ju afrua shoku tankut.
"Meqe je thellesisht imi, dua xhiro me tank cdo te premte ne mbremje, perpara seksit me te mire te javes. Eshte minimumi qe kerkoj ne shkembim te dashurise time."
Shoku tanku nuk foli. Mistrece u perpoq te mos qeshte dhe vazhdoi. "Dhe dua te jesh i sinqerte per te tera gjerat qe shqetesojne nje mashkull gjate seksit. Nuk dua te te shqetesoje asgje, i dashur."
Shoku tanku mblodhi fjalet midis vorbulles se te qeshurave rreth e rrotull. "Dashuria jote me shqeteson vetem kur eshte pa kufi."
Biseda u nderpre nga Robbery. "O Mistrece, ku eshte shoku tanku ku. Hajde plako, ja ku e ke."
Gishti i Rex filloi te valevitej perpara shoku tankut. Ky pa nga nga Serafim Dilo qe po fliste me fytyre serioze me regina dhe nuk e kishte mendjen.
"More malukat. Po mua do me besh me hile mo?"
Rex u mbeshtet tek shkopi, i kerkoi Lumit shishen, ktheu nje gllenjke dhe vazhdoi duke u kthyer nga te tjeret. "Kisha nje predhe te vjeter qe ne kohe te gjermanit. Ma kish falur erwin romel, predhe fishekzjarri me sllogane te gjermaneve, predha te rralla shume. Ma fitoi shoku tanku ne poker po me beri me hile. E dija une, do i ndrronte shkrimin e do e plaste per vit te ri. Po me hile nuk dua une. Ke oficina e tankut e kishte, ne nje sunduk. E ruajta nje jave te tere dhe ja ndrrova shkrimin sot, me ndihmoi Mandi, e ja lashe prape predhen atje ku e kishte. I shtova e dy shashka qe te bente zhurme shume."
Skydive pa shoku tankun. "Sllogane gjermane te kohes se luftes?"
Shoku tanku tundi koken. "Kisha vene tjeter gje." Teksti i tij kishte qene ndryshe. Liri Demokraci. Lart frymen revolucionare. Partia ylli ndricues ne Bote. Mano president.
Rex u mbush me fryme i kenaqur. "Puthe nusen tani mo." Iu kthye shoku tankut dhe i shkeli syrin Mistreces.
Shoku tanku veshtroi Mistrecen me nje pamje te dorezuar.
"Z'du'!" tha Mistrece, u rrotullua dhe u nis drejt deres se klubit.
Busavata hipi ne motorr dhe e ndezi me zhurme. Meri zuri vend ne sediljen prapa dhe u nisen duke ndjekur Hummerin e Lumit neper rruget e lagjes, i cili ecte zigzag ngaqe Zana dhe bindi, te dy ne timon, nuk po binin dakord per drejtimin. Alkoma, ne sediljen e pasagjerit, me nje qetesi universale dhe imponuese bente fotografi rreth e rrotull, jashte, gjithandej; Festat jane gjithmone njish. Ndonjehere kthehej dhe fotografonte edhe shoferet ne poza momentare, kur ata gati ziheshin per kontrollin e timonit. Dhe ne mes ishin SystemA dhe Elushe, te dy me kufje te medha qe degjonin muzike dhe shoqeronin ritmin me koke.
"Pime?" Robbery iu drejtua shoku tankut nderkohe qe Skydive miratoi dhe te tre u drejtuan per ne klub.
"Serafim, rriji afer shoku tankut mos beje ndonje faj sa te kthehemi ne". Busavata pershendeti shoku tankun me dore dhe Meri ngriti gishtin lart duke imituar Rex.
"Denim. E pranoj. Shots per te gjithe." Ju drejtua Skydive. "Do me ndihmosh? Eshte tjeter nga ai qe po i thoja Kulpras qepare".
Thirsty e ndoqi motorrin me sy tek largohej dhe u mat t'i thoshte dicka Akrepit.
"Jo. Mos fol fare!" Ia ktheu ky pa e lene te fliste. "Me ke nje akrep borxh."
"Une? Ca faji te kam une?"
Te dy u drejtuan edhe ata nga dera e klubit te lagjes ku festa ishte bere edhe me festive.

~~~

GEZUAR 2014
:D
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
64,933
Pikët
113
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

*Dhe ata jetuan te lumtur e te gezuar" - The End!!! :p
Avash ti avash, po nuk mbaruan të gjitha pijet në klub nuk mbyllet historia.
Pastaj do vazhdoj nga kodrat e liqenit...Lumi me Beaute...unë që i përgjoj prapa ferrës...Batua me matrapik në dorë...Fehmiu që pyet gjithandej, mos ma keni parë gjë Kulprën......:p
 

Kulpra

A.
Anëtar
Jul 19, 2012
Postime
4,854
Pikët
0
Vendndodhja
Në syrin e ëndrrave
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

Avash ti avash, po nuk mbaruan të gjitha pijet në klub nuk mbyllet historia.
Pastaj do vazhdoj nga kodrat e liqenit...Lumi me Beaute...unë që i përgjoj prapa ferrës...Batua me matrapik në dorë...Fehmiu që pyet gjithandej, mos ma keni parë gjë Kulprën......:p
Ku Feh-miu?
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,964
Pikët
113
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

Ti mendon se une do lexoj te gjitha keto qe ke shkrujt? Harroje!
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,103
Pikët
113
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

Gurax, te rente e mira.:D
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,103
Pikët
113
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

Mos kerko ndjese hiç ti. Ndjese duhet te me kerkoje shoku tanku. Po s'ka faj ai, jo. Fajin e kam vet qe s'e denova per gjithe javen, por vetem per te premten. :p
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,497
Pikët
113
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

gurax, vazhdimin pliiz
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

Mistrece, une ne fakt nuk e kisha menduar kete interpretimin e denimit, me teper si kushte negociatash. :p Por ne fakt ka kuptim edhe keshtu. Ne fakt, une nuk mund te marr me mend cfare ke ti ne mendje keshtu qe me falen gabimet.
:D

erwin romel, e ke akoma tuten e gjumit qe te fali Eva Brown? Mos i thuaj njeriu qe po... :D
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
31,270
Pikët
113
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

Erwin, te kujtohet nje kenge nga Beatles qe postove para disa ditesh? Dont let me down....dhe une qe shkrova (my fav).

Gabim! E ngaterrova me Hey Jude,e cila po ashtu vazhdon me 'don't let me down'.

Aman se s'dua qe te (keq ose mire) kuptohemi. :D
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

Edhe ate te beje Akrepi, te me konfirmoje qe ka EDHE ai gisht ne meselene tuaj. Jo per gje... po e di sa zbulut' del plaku Rex ne ate rast? Se menjehere shpjegohet pyetja: Nga i dinte Rex tere ato detaje qe te ishte aq konfident? :p
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,497
Pikët
113
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

Erwin, te kujtohet nje kenge nga Beatles qe postove para disa ditesh? Dont let me down....dhe une qe shkrova (my fav).

Gabim! E ngaterrova me Hey Jude,e cila po ashtu vazhdon me 'don't let me down'.

Aman se s'dua qe te (keq ose mire) kuptohemi. :D
hey jude e shkroi poli, evoluoi nga hey jules, kushtuar julianit djalit te xhonit.

nejse ti i di me mir se un kto histori:D
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,103
Pikët
113
Përgjigje e: Feste? Aheng? Forumi!

Edhe ate te beje Akrepi, te me konfirmoje qe ka EDHE ai gisht ne meselene tuaj. Jo per gje... po e di sa zbulut' del plaku Rex ne ate rast? Se menjehere shpjegohet pyetja: Nga i dinte Rex tere ato detaje qe te ishte aq konfident? :p
Edhe une isha e fundit qe mora vesh kete muhabet?

Hapu dhé!
 
Top