• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të urta - thënie të miat

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,802
Pikët
113
E paske thënë saktë @ciarli . Po, sipas përvojës sime, kam hetuar se këta njerëz kanë moral përtokë ( nëtë gjitha aspektet, jo vetëm atë seksual ).

Taktika e veprimit të tyre është: fillimisht tregohen si njerëz shumë të mirë, me dukatë, të dashur, të moralshëm, atdhetarë, besnikë, vetëmohues ... por faktiksiht këto virtyte i kanë më së paku, dmth u mungojnë këto virtyte, që i bie se janë shumë hipokritë.

Pasi t'ua ketë marrë zemrat, pasi t'ua ketë shpëlarë trurin klientëve që i mashtroi, fillon aktiviteti i tij/saj skuthaist ( tinëzar dhe i lig ) duke angazhuar njerëzit e vet( këta njerëz të mashtruar) kundër të tjerëve, gjithmonë për interesa të vetat. Ka prirje për intriga, spiunim, b*thëlëpirje e shpifje. Nuk e ka gajle nese tjetrit i shkon fytyra ( se të veten e ka pacavure- shollë fare ) ...

Cili do, nga rrethi i krijuar - me njerëz të mashtruar, i iken, se i ka hetuar ligësitë e tij/saj, ai/ajo për këtë tergohet tepër i ashpër dhe tash angazhon këtë mbetjen e njerëzve kundër tij, duke treguar tamam egërsinë e tij pa kursyer mjete më të poshtra për ta "mposhtur" kundërshtarin, madje edhe duke shpifur për kundërshtarin.

Porosia e postimit: kini kujdes ndaj atyre që shtiren fort të mirë, me moral, besnikë, atdhetarë, ... sepse pikërisht këto virtyte u mungojnë. Mos u vini në shërbim të tyre, sepse ju do të humbasni dicka me shumë vlerë, ndërkaq ai/ajo s'ka ku shkon më poshtë - se fytyra i mungon!

* Do të ishte i dëshirueshëm mendimi i @Kasëmi , @Pablo , @Viking , @L0v3rm4n , @Performer , @Leaf , @Hello Kitty @Rexhina , @YOKO , @e panjohura , @Pirati , @Zana, @kreksi e kush të dojë!
E paske nxjerr te mirin budalla. Njeriu duhet t' kaloje ne kurriz te vet te gjitha proceset pozitive dhe negative ne menyre qe kur te perballet me te keqen te dij te mbrohet. Ne kete rast skuthi duhet falenderuar se te ka ofruar nje linje mbrojtje dhe mbijetese edhe pse ti humbe dicka. Ligji numer nje i biznesit apo i nje familjeje eshte qe te mbroje me fanatizem "mallim" me te mire. Kam pare shume familje qe jane shkaterruar pikerisht per shkak te miresise se tyre, pra budallallekut. Eshte vertet e hidhur kjo qe kam shkruar por realiteti eshte i tille. Morali qendron vetem ne koke, jo ne jete, sado te perpiqesh. Duhet analizuar se perse skuthi u be skuth... edhe ai ka lindur me moral e miresi si gjithe te tjeret, por ta paragjykosh ate pa njohur pse-ne nuk bejme tjeter vecse te sillemi si ai. Trishtohem kur shoh shkrime tifozerie per dicka serioze dhe te gjithe "shejtanet frikacake" hiqen si te mire... Po ata qe u bene viktima (te mire e te pafajshem) dhe e mesuan mesimin cfare emri t'u veme? Ndryshimi eshte rrenjesor kur i miri me ne fund e njeh te keqen. I miri kur njeh te keqen tashme eshte i destinuar te behet hipokrit (per fat te keq).
Kot nuk thoshte Bruce Lee: "Be water my friend" (behu si uji miku im) ne menyre qe te pershtatesh me cdo lloj rreziku.

p.s. jane pikerisht keta "shejtanet frikacake" me te rrezikshmit....
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
16,536
Pikët
113
:sick::sick::sick: neveri pz neveri, bir selmani nenes ke te qaj me par, ta fillojme nga djalli qe na eshte ul komkryq. @Mandi ma boj hallall lali te iki na forumi te marr icik veten 😅 .......
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,476
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
THËNIE IMJA

Mos i flit tjetrit për burrërinë, trimërinë, besën e atdhedashurinë e dikujt, të cilin ky e njeh më mirë se ti!
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,476
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
THËNIE E PËRJETUAR MOTI... E THËNË DJE

Dikujt mund t’ia kesh inati ( pse nuk je i zoti sa ai, pse nuk ke atë që ka ai, pse s’e arrin dot … )… edhe mund të hakmerresh…, por nuk ka gjë më të ulët e më të poshtër se të hakmerresh ndaj dikujt duke SHPIFUR!
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,476
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Prapë me të bardhën Si Bora...

Megjithese ka ca femra qe ta bejne borxh 😁
Më kujtohet një bisedë në odë fshati... po bisedonin burrat ( edhe pleq ) dhe u mor llafi i grave.
Folën për vlerën e grave, se ajo është shtylla e shtëpisë, sa ajo mban shtëpinë, sa burri është mysafir në shtëpi ... e kështu me radhë ...
Kah fundi foli njëri, mendimin e të cilin askush nuk e kundërshtoi...
- Ka grue që sa herë flet thotë **ma nânën se plasa!
 
Top