• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,258
Pikët
113
Vendndodhja

Sot është festa e Sulltan Novruzit. Kreu i Kryegjyshatës Botërore, Baba Mondi, ka uruar besimtarët bektashinj me këtë rast.

Ai ka shprehur besimin se ditë të tilla i afrojnë më shumë njerëzit me Zotin dhe simbolizojnë sakrificën dhe përpjekjen e përditshme në rrugën e paqes dhe të shpresës.

"Në këtë ditë të madhe gjallërohet gjithçka. Me këtë ringjallje të madhe të krijesave ringjallet dhe njeriu me shpresë për një të ardhme më të mirë. Në ditën e Sulltan Novruzit u ringjall e rilindi dhe shenjtori i madh, Imam Aliu, i cili luftoi kundër padrejtësive, dhunës e diktaturës. Me këtë rast unë uroj të gjithë bektashinjtë nëpër botë: Paqe, mirësi në zemrat e tyre. Paqe në shtëpitë e tyre, paqe në të gjithë botën mbarë! Zota na bekoftë të gjithëve, amin!", uroi kreu i Kryegjyshatës Botërore, Baba Mondi.

http://www.youtube.com/watch?v=TS_5i4mPUWQ

Burimi: Albanian Screen
 
Elina

V.I.P
Anëtar
Feb 4, 2013
Postime
2,471
Pikët
113
Vendndodhja
Ne lotin e gezimit.
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Gezuar festen e "Sulltan Nevruzit",per te gjithe ata qe e festojne.
 
Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,104
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Gezuar juve qe e festoni.

p.s. Faleminderit Elina -hug-
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
30,884
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Gëzuar festen e Sulltan Nevruzit
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,130
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Gezuar.....
 
Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,394
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Gezuar ...

Assure eshte ajo ne foto ... Na beri me neps :S
 
Fehmikaciu

Saratoga...
Anëtar
May 9, 2013
Postime
6,346
Pikët
0
Vendndodhja
Prishtinë
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Pergezime me rastin e kesaj feste,ju uroj paqe,mbarsi dhe te mira..
 
CERMENIKASI

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2011
Postime
1,819
Pikët
83
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Për shumë vjet festën të gjithë Shqiptarëve bektashinj
 
Ema

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 29, 2013
Postime
1,237
Pikët
0
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Gëzuar !
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,558
Pikët
48
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Kush ishte Sulltan Novruzi?
Novruzi o Nevruzi eshte festa e Bektashijve,festa e veres qe perputhet me lindjen e dhendrit te Muhametit imamit Ali.Nevruz vjen nga persishtja qe me duket se eshte "jeta e re" a diçka e tille.Sulltani eshte titull qe i japin Bektashinjte.
 
Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,545
Pikët
48
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Gezuar festen e "hashureve" te gjithe besimtareve te sektit Bektashije/Dervishe. Kjo feste paska qene me 22 mars?
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,680
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Novruzi o Nevruzi eshte festa e Bektashijve,festa e veres qe perputhet me lindjen e dhendrit te Muhametit imamit Ali.Nevruz vjen nga persishtja qe me duket se eshte "jeta e re" a diçka e tille.Sulltani eshte titull qe i japin Bektashinjte.
Po eshte e sakte. Novruz dmth Jete e re. Kurse Sulltan dmth Zoteri ose Zot.

SUlltan Novruz dmth Zoti i Jetes se re.

Eshte interesante sepse ne kristianet besojme per Jezusin si Zoti CIli jep Jeten e re.
Ne momentin e Pashkes (vdekja dhe ringjallja e Jezusit).

Interesante eshte se Dita e Sultan Novruzit eshte shume afer Festes se Pashkes.

Mua me pelqen shume Hashurja.

Paqe.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Po eshte e sakte. Novruz dmth Jete e re. Kurse Sulltan dmth Zoteri ose Zot.

SUlltan Novruz dmth Zoti i Jetes se re.

Eshte interesante sepse ne kristianet besojme per Jezusin si Zoti CIli jep Jeten e re.
Ne momentin e Pashkes (vdekja dhe ringjallja e Jezusit).

Interesante eshte se Dita e Sultan Novruzit eshte shume afer Festes se Pashkes.

Mua me pelqen shume Hashurja.

Paqe.
Edhe mua me peqlen shume hashurja. Alkoma te pergezoj per shpirtin tend paqesor, qasjen dhe edukaten qe tregon ndaj te gjithe anetareve pamvaresisht besimit qe i perkasin. E di qe je besimtare dhe kjo e ben akoma me te vlefshem 'pedantizmin' tend. Mund te jepja nje rreputacjon por une kam qef te jap 'rreputacionin' te publik qe ta shikojn te gjith.
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,258
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Besimtarët bektashianë kremtojnë ditëlindjen e Imam Aliut, të njohur si Dita e Novruzit. Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.

Kjo ditë nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe. Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, Kryegjyshi Edmond Brahimaj mbajti ceremoninë e rastit në praninë e shumë besimtarëve.

Për të uruar për këtë ditë të shënuar, në ambientet e Kryegjyshatës zhvilluan vizita edhe drejtuesit më të lartë shtetërorë dhe drejtues të partive kryesore.

Në urimin e tij me këtë rast, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, uroi mbarësi, mirëqenie, begati, mirëkuptim, pajtim, paqe, dashuri dhe shpresë për të gjithë. Gjithashtu, Nishani i bëri thirrje politikanëve që të "orientohen nga mirësia dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve”.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, uroi të gjithë shqiptarët "për më shumë qetësi dhe dashuri".

/ Top Channel
 
Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
16,357
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar festën e Sulltan Novruzit

Gezuar kete feste kaq te bukur! Dashuria dhe Paqja mbreterofte zemrat e te gjitheve!

Une edhe pse ortodokse , jam rritur mes shume kulturash fetare, sikurse cdo shqiptar. Kam pasur shume shoqe qe I perkisnin fese se Bektashiane dhe ne kete dite me sillnin hashure sikunder ju coja edhe une vezet e kuqe ne diten e Pashkes.

Sot do e bej vet hashuren , kete tradite te bukur te kesaj feste .

Gezuar !
 
gezuar

ti sikur je ortodokse.
 
Top