• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

GAFUR SHAMETI - Skeçe

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
SKEÇE NGA GAFUR SHAMETI


U lind në Kallarat të Vlorës. Është diplomuar në U.T. dega Gjeologji-Miniera. Ka qënë deputet i kuvendit popullor pas viteve ’90. Është autor i njohur i humorit. Ka bashkëpunuar pothuaj me të gjitha estradat profesioniste të Shqipërisë, kryesisht me atë të Vlorës. Është autor i dhjetëra komedive dhe i shumë çmimeve kombëtare. Për rreth dy vjet botoi dhe drejtoi të parën dhe të vetmen gazetë letrare të qytetit të Vlorës “Drita e Vlorës”. Është drejtues i gazetës “Kallarati”. Aktualisht jeton në qytetin e Vlorës. Është shpallur “Nderi i Labërisë” dhe "Qytetar Nderi i Vlorës".



MARTESA RRUFE




Personazhet:


l - Mënua - 35 vjeç
2 - Kalopi - 30 vjeçe
3 - Lefteri - Nënpunësi i gjendjes civile



(Ngjarja zhvillohet në paraskenë. Një tabelë “stacion urbani”. Hyn Kalopi me çantë në dorë dhe një trëndafil. Qëndron te stacioni. Hyn Mënua, shikon Kalopin, afrohet, e përshëndet dhe ajo ia kthen me buzëqeshje.)


Mënua - Prisni urbanin?
Kalopi - (buzëqesh) Urbanin.
Mënua - ....Kohë e bukur sot.
Kalopi - Shumë e bukur.
Mënua - ....Na mbyti shiu.
Kalopi - Na mbyti.
Mënua - Po prapë do dalë dielli.
Kalopi - Do dali.
Mënua - Thonë se kur ka diell me shi, martohen breshkat.
Kalopi - Martohen edhe njerëzit.
Mënua - (nxjerr një kaush luledielli) Do fara?
Kalopi - Sapo e mbarova një kaush.
Mënua - (duke ngrënë fara) Ku banoni?
Kalopi - Në një pallat të ri që është ndërtuar tani, 10 katësh, me ballkon nga deti.
Mënua - (nga spektatorët) E gjeta ku të fus kokën (Kalopit). Me kë jeton?
Kalopi - Me mamin.
Mënua - E ke të re mamin?
Kalopi - Si kukull, më ka ngjarë mua... Po ju ku banoni?
Mënua - Unë kam një vilë personale trekatëshe... me kopsht mbushur me trëndafila, me karafila, me bilbila.
Kalopi - U mami! Unë ngordh për trëndafila.
Mënua - Beqare?
Kalopi - Vajzë e vetme, kam pasur shumë pretendime, s'kam vendosur.
Mënua - Meradiljoza.
Kalopi - U mami... ditkeni dhe italisht?
Mënua - Jo di çinkue gjuhë.
Kalopi - U mami.
Mënua - Italjançe, amerikançe, greqishjançe, çobançe dhe irakiançe.
Kalopi - Dhe irakiançe?
Mënua - Kam qenë me forcat komando në Irak.
Kalopi - U mami çfarë trimi (rrotullon trëndafilin). Si i thonë Irakianët trëndafilit?
Mënua - Trëndafilit?.... "Mjauuuu"
Kalopi - U mami, mami, sa gjuhë e bukur? Po dy trëndafila?
Mënua - Mjauuuu - mjauuuu.
Kalopi - U mami sa gjuhë e thjeshtë. Po 100 trëndafila?
Mënua - I thonë këththththth.
Kalopi(I zgjat trëndafilin) Po të dhuroj një mjauuuu.
Mënua - Faleminderit. Edhe unë nesër do të sjell një tufë me këththththth.
Kalopi - U mami! Sa do gëzohem.
Mënua - Po sikur?...
Kalopi - Çfarë?...
Mënua - Unë beqar... Ti beqare... A martohemi për fare?
Kalopi - U mami më ra si bombë... Të lutem, të mendohem një minutë, se martesa një herë bëhet në jetë?
Mënua - Mendohu... patjetër mendohu (shikon orën)
Kalopi - (vë gishtin në tëmth) U mendova, hidhma dorën (Mënua i fut krahun). U mami sa e thjeshtë qenka martesa! (dalin, shkojnë në gjendjen civile)
Mënua - (Lefterit) Kemi ardhë të celebrohemi.
Lefteri - Trashëgime (hap bllokun) Si quhet bashkëshortja?
Mënua - (Kalopit) Si të quajnë?
Kalopi - Kalopi.... shkurt më flasin lopë. (Lefteri shkruan)
Mënua - Ta gëzosh! Mua më quajnë Mëno, shkurt më thërrasin Abdurrahman.
Kalopi - U mami... sa emër i bukur...
Lefteri - (ngre syzet) Keni kohë që njiheni?
Mënua - Ohuhe... para një ore.
Lefteri - O Zot i madh! A e pranoni për bashkëshorte lopën?
Mënua - Kë ore kë?
Lefteri - Lopën (dhe tregon me dorë Kalopin)
Mënua - Ëhë, ëhë, çmendem për të.
Lefteri - Zonjusha lopë... a e pranoni për bashkëshort zotin Mëno?
Kalopi - Do ta kem të vetmin e derës.
Lefteri - Epo trashëgime e jetë të lumtur.
Të dy - Faleminderit (takohen, largohen, kalojnë në paraskenë krahë për krahë, qëndrojnë).
Kalopi - I dashur! Ku do ta kalojmë muajin e mjaltit?
Mënua - Në kosheren e bletëve.
Kalopi - U mami çfarë humori paske ti!
Mënua - E di ç’ke ti? Eja të shkojmë në shtëpinë tënde. Unë ngordh për të hyrë gollovar! Apo s’e ke dhe nënën të re! (Kalopi qesh ngadalë, pastaj me të madhe) Çfarë ke pse qesh?
Kalopi - I dashur... të më falësh se të kam gënjyer pakëz (qesh), ku kam shtëpi unë, ne jemi vend edhe popuj, kemi tetë vjet që jetojmë në një depo armatimi (Mënua shqyen sytë, largohet pak. Kalopi i hedh dorën) - Hajde i dashur shkojmë në vilën tënde me trëndafila, karafila, bilbila...
Mënua - Çfarë bilbilash moj e mjerë, ne kemi pesë vjet që jetojmë në një bunker.
Kalopi - Ua mami (qan), por kur s'ke shtëpi, pse e bëre celebrimin?
Mënua – Për të gjetur një strehë, për të futur kokën moj fyryfyçkë. Pse? Mos e bëra për sytë e tu që mi ke si prozhektor trageti, apo për gojën tënde që ma ke si kuti votimi?
Kalopi(e nervozuar) Mua më merr të keqen ti se unë jam mjauuu, mjauuu (largohet)
Mënua – Ti je mjauuu-mjauuu, unë jam këththththth (largohen në drejtime të kundërta).
__________________
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
QYFYRE NGA NJË DASËM


Isha në një dasëm, në lagje. U martua vajza e Shemshedinit. Gjëmuan këngët dhe meloditë, por nuk munguan edhe qyfyret dhe komeditë. Sa erdhën krushqit me dhëndrin, një grup plakash ia morën rrugës me romuze:

Nusja jonëë sa e mirë,
dhëndëri si kec i shtirë.
Nusja jonë yll e dritë,
Dhëndërri si thes me kripë.


Krushqit u tulatën, ndërsa dhëndëri duke turfulluar e kërcitur dhëmbët shikonte andej-këndej. Grupi i plakave vazhdonte këngën:

Nusja jonë lule filxhani
Dhëndëri si llullan kazani.
Nusja jonë lule behari,
dhëndëri si mullar bari.


Një nga krushkat që s'iu durua më, shpërtheu: I marshi të keqen dhëndërrit ju. Se e kemi mis qyteti. Ja, shikojeni, si Bin Ladeni i Amerikës është (desh të thosh si Bill Klintoni). Plasën të qeshurat.
Vëllai i dhëndërrit, një mesoburrë, për të qetësuar situatën, ia mori një labçe:

Shokë do ia marr njëherë
Kapmani,
E kam brenda do ta nxjerr
Mbamani.
Do ta nxjerr si maliher
Mbamani.


Gratë, të skuqura në fytyrë, kapnin faqet me duar, ndërsa nënë Shanikua, me gojën katua, iu drejtua orkestrës: “Ku ini ju të odhkethtrëth, pthe u kemi paguadh, mbutheni, mbutheni dathmën me adhegdhi”. Orkestrantët, si specialistë të kualifikuar të dasmave, ia nisën këngës, Solist vetë fizarmonicisti,

Faqja jote Zana
E kuqe si gjaku,
për ta prerë me thikë moj Zana
si shalqi Shijaku.


Qafa jote Zana
Si bisht mandoline
Me rruazat në gushë moj Zana,
Porsi fiq Kanine.


Një plak, që ishte bërë tapë, u ngrit në këmbë, nxori shaminë e hundës dhe duke kërcyer ia mori këngës:

I ziu më iku mosha - vu, vu Merxhane.
Në kazan t'rakisë u përvëlofsha - vu, vu Merxhane.
Pse s'më erdhe mbrëmë te kioska - vu,vu Merxhane.
Të kisha sjellë bretkosa - vu, vu Merxhane.


Plaka pa dhëmbë, u ngrit e nervozuar dhe bërtiti: "tha bëni këthtu odhe, tha bëni?
Pthe vetëm ne do këndojmë? Po kdhuthqit? Nuk do t'u lëmë dhadhë dhe atydhe?"
Të gjithë duartrokitën në kor. Krushku i zënë ngushtë, u ngrit menjëherë në këmbë. “Efkaristo poli” tha krushku që kish 12 vjet kurbetlli në Greqi. Dhe ia mori një kënge greke gjysëm shqip, gjysëm greqisht.

E tope-tope papagalle
Ella krushku të heqim valle
E tope-tope papagalle
Ella të shkrihemi fare.


“Eh!” tha një plak andej nga fundi, “edhe ato të dashit na duheshin tani - hajde këngë, hajde”. Një vajzë bionde, ia mori një kënge të bukur dashurie të muzikës së lehtë.

E desha djalin, të ish i bukur
Me sy të zezë, djalin e doja.


Por biondja se vazhdoi dot më tej, se nga një grup përballë saj u mblodhën kokë më kokë, sikur të bënin kala dibrançe, ia morën një kënge labçe.

Ë... ëh... Ë... ëh...
Rashë e theva këmbën
Ë... ëh... Ë... ëh...
M'u në mes të ditës
Ë... ëh... Ë... ëh...


Mirëpo asnjë s'e dinte më tej tekstin e këngës dhe vazhduan:

Ë... eh... Ë... eh...
Ë... eh... Ë... hëhë.
Ë... eh... Ë ... eh.
Ë... eh... Ë... hëhë.


“Ëngdha u hëngëdht” tha plaka pa dhëmbë, “Kudh the dini, pthe e mdhni kot, na tudhpëdhuat padha kdhuthqëve.” Dhe ia mori vetë një kënge:

o nuthe vetudh binjadhe
Pthe na dodhe gënjthtadhe
Na the që th'madhtodhem fadhe
Do t'i dhi babait manadhe.


Ja të tilla këngë u kënduan në dasmën e Shemshedinit dhe do të vazhdojë kështu për aq kohë sa kompozitorët tanë të kompozojnë edhe këngë të bukura për dasma.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
TENDERI
(skeç)




Personazhet:

1 - Skënderi – Drejtues tenderi
2 - Qibini - Kërkues për tender
3 - Gëzimi - Kërkues për tender
4 - Keti -Kërkuese për tender
5 - Vangjeli - Kontroll i shtetit


(Skena: Zyrë me një tavolinë dhe një karrike. Në paraskenë hyn Qibini me një zarf në dorë, afrohet në mes të skenës, zgjatet të shikoj mos ka njeri në zyrë, shikon orën.)

Qibini - S'paska ardhur akoma (hyn Gëzimi me një zarf, edhe ai shikon nga zyra, pastaj kthehet nga Qibini)
Gëzimi - Ju përse po prisni?
Qibini - Hiç... po ju?
Gëzimi - (ngre supet) Edhe unë hiç (hyn Vangjeli me një zarf të madh në dorë, shikon nga zyra pastaj i drejtohet Gëzimit)
Vangjeli - Ju çfarë prisni?
Gëzimi - Hiç... po ju?
Vangjeli - Edhe unë hiç. (të tre ulen tek podi i skenës, nxjerrin gazetat fillojnë të lexojnë, fytyrën ua ka mbuluar gazeta. Hyn Keti me minifund, me një zarf në dorë. Të tre nxjerrin kokën nga cepi i gazetës, shikojnë Ketin nga këmbët. Keti kthen kokën dhe shikon, ata mbulohen me gazetë. Keti afrohet në mes të skenës, zgjatet të shikoj nga zyra, ata ngrihen përgjysmë me gjithë gazetë, dhe nga poshtë gazetës shikojnë këmbët e Ketit. Keti kthen kokën t’i shikojë ata ulen dhe rrëzohen, pastaj ngrihen dhe bëjnë sikur lexojnë. Keti bën dy - tre xhiro para tyre, ata e shoqërojnë me lëvizje koke, me fytyrë të mbuluar nga gazeta.)
Keti - Më falni ju çfarë prisni?
Të tre - (Ulin gazetën) Hiç... Po ti?
Keti - (Ngre supet) Hiç. (Hyn Skënderi me një çantë të madhe, kalon para tyre. Të katër ngrihen në këmbë dhe e përshëndesin. Edhe Skënderi ua kthen përshëndetjen.)
Skënderi - Besoj se keni ardhur për tenderin?
Të katër - Si urdhëron.
Skënderi - Ju lutem do të hyni një e nga një, kështu e përmban rregullorja. (Largohet në zyrë, ulet në tavolinë. Të katër shtyhen me njëri tjetrin kush të zërë radhën i pari. Hyn i pari Qibini me zarfin në dorë. Skënderi teshtin.)
Qibini - Shëndet (tund zarfin), qënkeni ftohur zoti shef.
Skënderi - Ç'të mos ftohesh... punojmë si kuaj 16 orë në ditë. Ç't’i bësh na ra bara ne ta ndreqim Shqipërinë, kombin, atdheun tonë të shtrenjtë. Kemi thënë që do ta shpiem në Evropë apo jo?
Qibini - Ashtu është (tund zarfin)
Skënderi - Po atë zarf çfarë e ke?
Qibini - (qesh) Do vemi në Europë apo jo? (I zgjat zarfin)
Skënderi - A të lutem mos më komprometo.
Qibini - Një kafe është zoti shef.
Skënderi - (Rrëmben zarfin) Jo po ta dini, ju po e prishni Shqipërinë... Po sa ka brenda?
Qibini - Dhjetë përqindëshi. (të tre shikojnë nga cepi i skenës veprimet brenda)
Keti - E moriiii.
Gëzimi - Na la me gisht në gojë.
Skënderi - (Qibinit) Prisni jashtë ju lutem sa të takoj formalisht dhe ata të tjerët (Qibini del i gëzuar duke fërshëllyer. Hyn Gëzimi.)
Gëzimi - (tund zarfin. Këndon:
Do ja themi dhjetë
Na bëhen dymbëdhjetë
Dhjetë përqind të dha Qibini
Dymbëdhjetë të jep Gëzimi)​
Skënderi - Sa, sa ke brenda?
Gëzimi - Dymbëdhjetë përqind zoti shef.
Skënderi - (rrëmben zarfin) Foli, foli atij që doli.
Gëzimi - (del me nxitim, thërret) Qibin! Qibin të kërkon shefi
Qibini - (Gëzimit) Hë ma fute? I dhe më shumë (Hyn brenda)
Skënderi - Ç’është ky zarf që më dhe more zotni? Unë kujtova se mos ishin dokumentet e tenderit? Kë do kompromentosh ti? Po e di ç’të bëj unë, unë thërras policinë në moment.
Gëzimi - (Qibinit) Shumë keq zoti Qibin, shumë keq, tenderat fitohen me djersën e ballit dhe jo me allishverish.
Skënderi - (Qibinit) Mere zarfin dhe ta mbyllim me kaq. (Qibini merr zarfin, ikën kokë ulur, ulet në paraskenë i mërzitur.) Zoti Gëzim tenderi pothuaj është i juaji. Prisni përjashta të merrni përgjigjen zyrtare. Hyn Keti. Skënderi e shikon nga këmbët. Keti ecën ngadalë, rrotullohet rreth tij duke kërcyer napolonin. Fillon të kërcej dhe shefi. Gëzimi dhe Vangjeli i shikojnë nga paraskena. Keti i vë zarfin në ballë.
Gëzimi - Bo, bo, ma futi kjo më duket. (Keti djeg shaminë duke kërcyer. Skënderi me zarfin në dorë kërcen edhe ai. Hyn Vangjeli)
Qibini - (Duke numëruar paratë, bërtet) Ouuu (Vangjeli dhe Gëzimi kthejnë kokën)
Vangjeli - Ç'pate?
Qibini - Më ka mbajtur një pako me dhjetëmijshe. (tenton të hyj brenda, ata e shtyjnë)
Keti - (Skënderit) Ke 15% brenda.
Skënderi - 15%?
Keti - Aq nxinte zarfi.
Skënderi – Foli, foli atij që doli.
Keti - (Del me poza dhe flet) Ai që doli të hyj prapë.
Gëzimi – Eh, Eh ma fute moj minifunde. (hyn brenda) Më kërkuat zoti shef?
Skënderi - Zoti Gëzim, e studiova me vëmendje zarfin tuaj. Mirë i kishe bërë llogaritë. Po zonjusha i ka më të mira. Urdhëroni zarfin. (Gëzimi merr zarfin dhe largohet duke folur me vete) Zonjushë më prisni sa të mbaroj punë me atë të fundit.
Keti - Si urdhëron zoti shef (del, hyn Vangjeli me një zarf shumë të madh)
Skënderi - Bo, bo, ky qenka zarf ma bëri mendjen çarçaf.
Vangjeli - Tungjatjeta zoti shef.
Skënderi - Tungjatjeta dhe mirëserdhët.
Vangjeli - Kam dëshirë të flasim troç bashkë. Unë s'jam nga qyteti juaj, jam nga Tirana. Firmë e fuqishme ndërtimi. Nëse më jepni tenderin ju vë në dispozicion një hyrje pallati në kryeqytet në katin e tretë. Apo doni zarfin?
Skënderi - (mendohet) Zarfin. (të tre në paraskenë përgjojnë)
Vangjeli - Ju vëmë në dispozicion edhe një magazinë poshtë pallatit (tund zarfin)
Skënderi - Zarfin.
Vangjeli - Kini dhe një autoveturë prodhim i fundit (bie gongu)
Skënderi - Zarfin (Vangjeli i zgjat zarfin ai e merr dhe fillon ta hap)
Të tre - E hapiiii.
Skënderi - (Nxjerr nga zarfi një fletë të madhe ku shkruhet: Kontrolli i Shtetit. Vangjeli nxjerr një dokument ja tregon)
Vangjeli - Kontrolli i shtetit.
Të tre - E kapiii. (largohen me nxitim po ashtu edhe Vangjeli me Skënderin).
 
Top