• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gilgameshi, miti dhe legjenda e një mbreti

Aleandro

Super Anëtar
Anëtar
Mar 3, 2017
Postime
603
Pikët
28
Gilgameshi, miti dhe legjenda e një mbreti, me sundimin e të cilit shënon fillimi i qytetërimit të botës



Gjysmëperënditë mitologjike, siç janë Herakliu dhe heroi babilonas Gilgameshi, u ngjajnë shumë nefilimëve. Fjala hebraike «nefilim» fjalë për fjalë do të thotë «rrëzues», domethënë ata që rrëzonin të tjerët ose që i shkaktonin të rrëzoheshin me anë të akteve të dhunshme. Pra, nuk është e habitshme që tregimi biblik shton: «Toka ishte . . . plot e përplot me dhunë.» Engjëjt e pabindur të materializuar patën marrëdhënie seksuale me gratë dhe ato lindën fëmijë. Këta nuk ishin fëmijë normalë. Ishin nefilimë, gjysmënjerëz dhe gjysmëengjëj.



Gilgameshi (rreth vitit 2700-2800 p.e.s.) është njeriu që dinte gjithçka dhe heroi kryesor i një poeme epike të Mesopotamisë, e cila u paraprin poemave të Homerit me pothuajse një mijëvjeçar. Epopeja e Gilgameshit zhvillohet në epokën e Sumerit, një nga qytetërimet e para të botës. Ajo mbeti e pranishme në kulturën mesopotamike edhe pas zëvendësimit të sumerëve, në luginën e Tigrit dhe Eufratit, nga popujt semitë.

Historianët kanë përcaktuar me siguri ekzistencën e një mbreti të quajtur Gilgameshi aty nga mesi i mijëvjeçarit të tretë para erës sonë. Sumeri është qytetërimi i parë, nga i cili na kanë mbërritur dokumente të shkruara dhe Gilgameshi përmendet në shumë pllaka. "Lista e mbretërve Sumerë" e pozicionon atë në vendin e pestë, pas Delyzhit. Ashtu si edhe mbreti Artur, bëmat dhe sjellja e Gilgameshit janë ngritur në qiell, por tregimet për mbretërimin e tij mbeten një nga burimet historike kryesore të qytetërimit sumer.

Mbretëria e Sumerit qe dëshmitare e lindjes së qyteteve të para të njerëzimit, të cilat ishin vendosur në deltën e Mesopotamisë, vend midis lumenjve. Gilgameshi ishte mbreti i njërit prej këtyre qyteteve, Urukut. Në fakt, bëhej fjalë për "qytete-shtete". Qyteti mbrohej nga një mur rrethues i fortë dhe në të kishte tempuj të mëdhenj dhe banesat.

Tokat bujqësore jashtë murit rrethues u përkisnin, zyrtarisht, perëndive dhe priftërinjtë e tempullit ua ndanin fshatarëve. Një pjesë e të korrave i përkiste tempullit, për të plotësuar nevojat e priftërinjve dhe për të siguruar rezerva. Një gjë e tillë u lejonte perëndive të ushqenin popullin në rast zije buke. Në qytetet antike, Prifti i Madh ishte po aq i fuqishëm sa edhe vetë mbreti.

Gjatë festave të Vitit të Ri, Prifti i Madh përvetësonte simbolet e pushtetit të mbretit dhe ia kthente ato vetëm pasi sundimtari t'u kishte bërë homazhe perëndive. Mbreti merrte pjesë në mënyrë aktive në jetën fetare të qytetit. Çdo vit ai duhej të festonte "martesën e tij të shenjtë" me Perëndeshën e Madhe (ose me një prostitute të tempullit, që zëvendësonte hyjninë).

Ishtarja ishte perëndesha e madhe e Urukut. Si e tillë, ajo i propozon Gilgameshit të martohet me të. Refuzimi që i bëri mbreti asaj do të sillte pasoja të rënda. Zemërimi i Ishtarit pruri shtatë vjet thatësire dhe urie. Por perëndesha duhet të betohej përpara perëndive të tjera se priftërinjtë dhe tempujt e saj kanë rezerva të mjaftueshme për të ushqyer popullin gjatë gjithë kësaj kohe. Kjo ishte epërsia më e madhe e sistemit fetar sumer.

Në qytet-shtetet e para roli i mbretit ishte shumë i përcaktuar dhe i kufizuar. Në fillim, sundimtari zgjidhej nga elita aristokratike e shoqërisë sumere, domethënë nga perët e tij. Nuk kishte dinasti që e trashëgonin fronin. Në listen e mbretërve, babai i Gilgameshit cilësohej si "lily", domethënë i çmendur ose demon. Pra, zgjedhja e mbretit bazohej mbi meritën dhe jo mbi lidhjet familjare. Pushteti i mbretit varej nga talenti i tij si luftëtar. Misioni i tij kryesor ishte mirëmbajtja e murit rrethues dhe mbrojtja e qytetit. Thuhej se muret e Urukut ishin po aq legjendare sa edhe vetë Gilgameshi. Ka shumë të ngjarë që rrëfimi për betejën epike të heroit me "ruajtësin e pyllit të cedrave" të bëjë fjalë për një ekspeditë të vërtetë dhe të suksesshme në pyjet e veriut, me qëllim marrjen e druve për ndërtim, lëndë kjo shumë e çmuar në një vend ku tulla e dheut ishte materiali i vetëm i disponueshëm



"Epi i Gilgameshit"

"Epi i Gilgameshit" nuk është vetëm tregimi i një aventure heroike, edhe pse peripecitë janë të shumta. Gilgameshi dhe miku i tij besnik, Enkidu, nisen në ekspeditë kundër Humbabës, ruajtësi i pyllit të cedrave. Ata përballen me Demin Qiellor, i dërguar nga perëndesha Ishtar. Pas vdekjes së Enkidusë, Gilgameshi vihet në kërkim të Uta-napishtimit, heroit, të cilin perënditë e shpëtuan nga përmbytja, për t'i kërkuar sekretin e pavdekshmërisë.

Temat kryesore të trajtuara në epope kanë karakter fetar, gjë që i lejon poemës të mos jetë thjesht tregim aventurash. Gjatë gjithë poemës, marrëdhëniet ndërmjet njerëzve dhe perëndive shprehen në mënyra të ndryshme, duke vënë në dukje linjat kryesore të fesë mesopotamike. Ato nuk ishin asnjëherë pa rrezik: perënditë mund t'i ndihmonin njerëzit, por ato edhe mund t'ua vështirësonin shumë jetën. Ato kërkonin një përkushtim të plotë, por nuk jepnin garanci për të qenë të mëshirshme.



JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E GILGAMESHIT


* Gilgameshi, siç shkruhet në epopenë kushtuar atij, ndonëse ishte dy të tretat hyjnor dhe një e treta njerëzor, ishte vetëm i dërguari i perëndive në tokë.

* Shamas, perëndia diellore, i qëndron pranë Gilgameshit gjatë aventurave të tij. Ishtarja, perëndesha e dashurisë, kërkon ta ndëshkojë, pasi ai kishte refuzuar dashurinë e saj. Perënditë mesopotamike drejtoheshin nga emocionet njerëzore, mëshira, xhelozia dhe zemërimi.

* Për t'u bërë i pavdekshëm, Gilgameshi ndjek udhëzimet e Utnapishtimit. Ai niset në kërkim të Bimës së Jetës, që gjendej në një botë të nëndheshme, të cilën ai e arrin duke vënë në këmbë gurë të rëndë. I pandjeshëm ndaj plagëve të gjembave, ai e sjell bimën në sipërfaqen e tokës. Triumfues, ai vendos të kthehet në Uruk, për të ndarë bimën me pleqtë e qytetit. Por përpara se të arrijë, bimën ia vodhi një gjarpër, që zhduket përnjëherë, duke marrë me vete, në arratinë e tij, shpresën e pavdekësisë së Gilgameshit. Morali i legjendës është se vetëm perënditë janë të pavdekshme, ndërsa njeriu duhet të dijë të kënaqet, duke përdorur sa më mirë kohën që i është caktuar në tokë.

* Tregimi i përmbytjes në epin e Gilgameshit i ngjan shumë tregimit biblik të Barkës së Noes. Në të dyja rastet, një familje mbijeton, duke ndërtuar një barkë sipas udhëzimeve të një perëndie. Tre zogj dërgohen si zbulues, për të konfirmuar ekzistencën e një toke të dalë mbi sipërfaqen e ujit. Sumerët e konsideronin përmbytjen një ngjarje historike. Zbulimi i një shtrese të trashë balte në gërmimet e Urit u duk se solli një konfirmim përfundimtar. Por arkeologët modernë vlerësojnë se përmbytja e Urit qe thjesht një dukuri lokale dhe jo përmbytja universale e përmendur nga Bibla dhe nga poemat sumere.
A-Vataj
 
Last edited by a moderator:

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
5,977
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Gilgameshi, miti dhe legjenda e një mbreti

Interesant eshte edhe udhetimi i Gilgameshit ne nje anije kozmike. Ne menyre shume te qarte shpjegohet me fjalet e Gilgameshit forma e tokes se si ndryshonte gjate largimit te anijes pertej atmosferes se tokes. I njejti shpjegim qe japin edhe sot kozmonautet. Eshte shume interesante.
 

Aleandro

Super Anëtar
Anëtar
Mar 3, 2017
Postime
603
Pikët
28
Përgjigje e: Gilgameshi, miti dhe legjenda e një mbreti

Interesant eshte edhe udhetimi i Gilgameshit ne nje anije kozmike. Ne menyre shume te qarte shpjegohet me fjalet e Gilgameshit forma e tokes se si ndryshonte gjate largimit te anijes pertej atmosferes se tokes. I njejti shpjegim qe japin edhe sot kozmonautet. Eshte shume interesante.
Stichin ne librin e tij "libri i humbur i Zotit Enki", ku ben fjale per perkthimin e disa pllakave argjili tregon nje udhtim te tille, me nje personazhe qe quhet Adapa. Adapa ne kete tregim eshte nje "Adam" bilik, i cili ne bagazhin e tij e quan kete mjet fluturimi "shqiponja pa krahe" qe po ngjitet ne fluturim.
Ne lartesine e 2 leche(..?)oqeani dukej si nje vaske e vogel. Toka kishte dimencione te nje shporte. Ne lartesine e 3 leche toka ishte vetem nje sfere e vogel ne nje erresire e pafundme...
faqe153


 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
5,977
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Gilgameshi, miti dhe legjenda e një mbreti

Leghe jo leche. Eshte njesi matese romake. Nje lige(lega) eshte baraz me 2.2 km.Leche eshte qumeshti spanjisht
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
12,053
Pikët
113
Vendndodhja
Honolulu
Përgjigje e: Gilgameshi, miti dhe legjenda e një mbreti

Utnapishtimi eshte Noah Biblik. Adapa behet Adami.

Sumeret kane qene gjenij popull.
 

Aleandro

Super Anëtar
Anëtar
Mar 3, 2017
Postime
603
Pikët
28
Përgjigje e: Gilgameshi, miti dhe legjenda e një mbreti

Pjesa me e madhe e Zanafilles(Genesi ne Testamentin e Vjeter), eshte e perbere nga tregimet qe gjinden ne poemat e mitologjise sumere. Diferenca mes tyre, dhe qe e ben me te veshtire kuptimin e te se vertetes, eshte monoteizmi. Besimi ne nje Zot te vetem te cilit i bashkangjiten te gjitha kontributet. Krijues i tokes dhe qiellit, i kafsheve dhe njeriut. Por edhe Zot me emocione si pendim, xhelozi, urdherues, ndeshkim -me Permbytjen e Madhe etj.

Shkrimet ne pllaka argjili te kultures sumere, nga dhe dalin keta tregime te rivendosura ne Zanafillen biblike, na tregojne nje histori politeiste dhe nje gjerarki hyjnishe. Dy personazhet kryesor te krijimit te Adamit, jane Enki dhe Enlil, dy vellezer me baba An.
Zoti An ne Bibel emrohet si Elion, qe eshte figura me e larte qe nihet ne shkrimet e shenjt. Pra ne monoteizem, duhet te jete An krijuesi i gjithckaje, por per sumeret An ka ardhur ne toke vetem dy here ne qytetit Ur , dhe nuk eshte Ai krijuesi i Adamit, por Enki i briri i Tij. Ndersa Enlil eshte shkaktari i permbytjes se madhe.
Per ti rene shkurt; ne skenen e historise se njerzimit kemi mjaft aktor, dhe jo nje te vetem.. :)
 
Top