• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Giuseppe Ungaretti

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,220
Pikët
113
Giuseppe Ungaretti​
(1888-1970)​

Giuseppe Ungaretti u lind më 1888 në Aleksandri të Egjyptit. Më 1912 shkon në Paris, ku kontakton me figura të rëndësishme të kulturës vendase dhe shkrimtarë italianë (Palazzeschi Savinio, Buta). Më 1914, kthehet në Itali ku jep mësime frëngjishteje, por i lë shpejt për shkak të luftës, ku merr pjesë si ushtar i thjeshtë këmbësorie. Më 1917, botohet përmbledhja e tij e parë poetike: “Porti i varrosur”, pason: “Gëzimi i të mbyturve”, më 1919. Punon si korrespondent në Paris i gazetës: “Populli i Italisë”. Më 1933 boton: “Ndjeshmëria e kohës”, ndoshta përmbledhja e tij poetike më e njohur. Më 1936 vendoset në Brazil, ku punon për disa vjet si docent në universitet dhe më 1939, i vdes djali nëntë vjeç, Antoinette, nga kjo përvojë e dhimbshme, lind vëllimi me poezi lirike: “Dhembja” 1947. Më 1942 kthehet në Itali, ku merr katedrën e letërsisë moderne dhe bashkëkohore në Universitetin e Romës. Më vonë, boton vëllimet poetike: “Toka e premtuar” 1950; “Një britmë dhe Peisazhe” 1952; “Shënimet e plakut” 1960 dhe më 1961, vëllimi në prozë: “Përtej shkretëtirë”. Konsiderohet si babai i hermetizmit.


Përktheu: Islam Spahiu


12 SHTATOR 1966

Ti u shfaqe në derë
në një fustan të kuq
për të më thënë se je zjarr
që digjet dhe rindizet.

Një gjëmb më shpoi
nga trëndafili yt i kuq
që të më thithje gishtin,
si të ishte yti, gjaku im.

Morëm rrugën
që pret tërësinë
e kodrës së thepisur,
por prej shumë kohe
e dija që të vuash me besim kryeneç,
mosha për të fituar nuk llogaritet.

Ishte e hënë,
për të shtrënguar duart
dhe për të folur të lumtur
nuk gjendet strehë
në një kopësht të trishtë
të qytetit ndër ethe.

NATË E BUKUR

Çfarë kënge është ngritur sonte
që endën
jehonën e kristaltë të zemrës
me yjet

Çfarë feste pranverore
e zemrës për dasmë

Unë isha
një pellg errësire

Tani kafshoj
porsi një foshnjë gjirin
hapësirën

Tani jam dehur
me univers

DËRGESË (Pusullë)

I dashur
Etore Serra
poezia
është bota humane
jeta vetë
që lulëzon nga fjala
mrekullia e kulluar
e një tharmi të përçartur

Kur gjej
në këtë heshtjen time
një fjalë
gërmuar është në jetën time
si një humnerë

Një natë të plotë
hedhur pranë
një shoku
të masakruar,
me gojën e tij
kërcëllitëse
përballë hënëplotës,
me ipereminë
e duarve të tij
penetron
në heshtjen time.
Kam shkruar
letra plot dashuri.
Nuk kam qenë
kurrë kaq shumë
i lidhur me jetën.

MËSHIRA

1.

Jam një njeri i plagosur.

Dhe unë dua të shkoj
e më në fund të arrij,
Mëshirë, ku dëgjohet
njeriu që është vetëm me veten.

Nuk kam tjetër veç krenari dhe mirësi.
Ndjehem i mërguar në mes të njerëzve.

Por për ta kam dhimbje.
Nuk jam i denjë të kthehem tek vetja?

Kam populluar me emra heshtjen.

Kam bërë copa zemrën dhe mendjen
për të rënë në shërbim të fjalëve?

Mbretëroj mbi fantazma.

O gjethe të thara,
shpirt i hedhur këtu atje...

Jo, e urrej erën dhe zërin e saj
prej kafshe që s'mbahet mend.

Zot, ata që të lusin
a nuk të njohin vetëm për emër?

Më ke ndarë nga jeta.
Më ndan nga vdekja?

Mbase njeriu është dhe i padenjë të shpresojë.
Edhe burimi i pendimit është tharë?

Mëkati ka rëndësi
se me dlirësi nuk ecet më.

Mishi kujtohet menjëherë
që njëherë ishte i fortë.

Budalla dhe i përdorur, shpirti.
Zot, mbrona nga dobësia jonë.

Na e thuaj qartë.
Do të na japësh më të këtilla?

E vajto atëherë, mizori.

Nuk mundem më të qëndroj i murosur
në dëshira pa dashuri.

Dëshmo një gjurmë drejtësie.
Ligji yt cili është?

Shkreptiji ndjenjat e mija të varfra
çliromë nga shqetësimet.

Jam lodhur duke thirrur pa zë.

2.
Mishi lëngues
ku njëherë harbonte hareja,
sy gjysëmmbyllur prej zgjimit lodhur,
e sheh, shpirt i tejpjekur,
ç'është, të biesh në tokë?

Është në të gjallët rruga e të vdekurve,
jemi ne rrjedha e hijeve,

ata janë gruri që çahet në ëndërr,
e tyrja largësia që na mbetet,

e tyrja është hija që ju jep peshë emrave.

Shpresa e një pirgu hijesh
s'ra për tjetër veçse për ne?

Dhe ti s'je gjë tjetër veçse një ëndërr, Zot?

Të paktën një ëndërr, kryeneçë,
dëshirojmë të jesh.
Është pjellë e marrëzisë më të kulluar.

Nuk dridhet në re degësh
si harabela mëngjesi
në fill të kapakëve të syrit.

Në ne është dhe dregëzohet, plaga misterioze.

3.
Drita që na shpon
është një fill edhe më i hollë.

Nuk plandosesh më, nëse nuk vret?

Ma jep këtë gëzim sipëran.

4.
Njeriu, gjithësi monotone,
beson ti shtojë të mirat
e prej duarve të tij në zjarrmi
nuk dalin pafund përveç limiteve.

Ngjitur në boshllëk
pas fillit të tij të merimangës,
nuk varet dhe nuk joshet
në s'është britma e vet.

Mbron trashëgiminë duke ngritur varre,
e kur të mendon, i Përjetshëm,
nuk ka veçse blasfemi.

USHTARËT

U rrihet si
në vjeshte
mbi pemë
gjetheve.

AGONI

Të vdesësh si bilbilat e etur
mbi mirazh.

Apo si shkurtëza,
kaluar detin,
në të parat gëmusha,
sepse të fluturojë
nuk ia ka më ënda.

Por mos jeto ankimesh
si një gardalinë e verbuar.

SHËN MARTINI I KARSOS

Prej këtyre shtëpive
nuk ka mbetur
veçse ndonjë
copë muri

Prej shumëve
që më korrespondonin
nuk kanë mbetur
aspak shumë.

Por në zemrën time
asnjë kryq nuk mungon.

Është zemra ime
vendi më i përdhosur.



Giuseppe Ungareti




Përktheu Orges Spahiu



FINALE

Më nuk uturin, nuk shushurin deti,
Deti.

Pa ëndrra, fushë monotone është deti,
Deti.

Të dhimbset edhe deti,
Deti.

Retë e shkujdesura shtyjnë tutje detin,
Deti.

Lumenjve të trishtuar u lë shtratin deti,
Deti.

I vdekur, ja vështroje, edhe deti,
Deti.
 
Top