• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

I angazhuari ALFRED DÖBLIN

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
2,973
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG


Angazhimi ideologjik dhe politik i Döblin-it në anën e “të harruarve”, që zgjati gjithë jetën e tij, ishte fryt i viteve që jetoi në vështirësu në zemër të basfondeve të Berlinit. Döblin-i përparoi nga studimet: më 1911, u bë psikiatër. E ushtroi profesionin e tij në një lagje të varfër. Pasioni i tij për shkrimin u zhvillua njëkohësisht me studimet e tij në mjekësi dhe, para Luftës së Madhe, u konsiderua si një nga shkrimtarët më novatorë të Berlinit letrar

Kur iku nga nazizmi më 1933, Alfred Döblin iku nga Gjermania. Ai ishte, pa dyshim, një nga shkrimtarët më të njohur në vendin e tij, deri në atë pikë sa aspironte çmimin Nobel. Me kthimin e tij, më 1945, askush nuk e mbante mend dhe vdekja e tij, më 1957, kaloi pa vëmendje.

Kaluan njëzet vjet para se ta rizbulojmë falë Günter Grass, që e konsideron si një nga mësuesit e tij.

Döblin lindi në një familje hebreje polake dhe, gjatë fëmijërisë së tij, njohu varfërinë e vërtetë.

I ati u nis për në Shtetet e Bashkuara me dashnoren e tij, duke lënë gruan e tij të vetme me pesë fëmijë. Angazhimi ideologjik dhe politik i Döblin-it në anën e “të harruarve”, që zgjati gjithë jetën e tij, ishte fryt i viteve që jetoi në vështirësi në zemër të basfondeve të Berlinit.

Döblin-i përparoi nga studimet: më 1911, u bë psikiatër. E ushtroi profesionin e tij në një lagje të varfër. Pasioni i tij për shkrimin u zhvillua njëkohësisht me studimet e tij në mjekësi dhe, para Luftës së Madhe, u konsiderua si një nga shkrimtarët më novatorë të Berlinit letrar. Më 1910, filloi një bashkëpunim me revistën Der Strum, dhe më 1915 botoi Tri kërcimet e Wang Lun, vepër që Bertolt Brecht e cilësoi si thelbësore për punën e tij.

Pasojnë vite shkrimi tregimesh, artikujsh, esesh dhe diskutimesh që kulmojnë më 1929 me publikimin e veprës së tij më të famshme, Berlin Akexanderplatz. Suksesi që ai njohu pranë publikut dhe kritikës ishte i jashtëzakonshëm. Autorë si Walter Benjamin i njohin vlerën e prozës novatore në faqet e tij, që vendosin në veprim teknika të montazhit dhe të kolazhit. Döblin përdor gjuhën e qytetit, të zonave të varfra, të reklamave, të jetës moderne. Berlini është njëkohësisht një shtëpi ku jeton dhe arketipi i qytetit, një mikrokozmos i botës. Gjatë kësaj kohe, Republika e Weimar-it nxori kthetrat e saj dhe Döblin, që ishte egërsisht armiqësor, mohoi çdo lloj lidhjeje me një parti specifike politike. Socialist radikal, ai luftoi kundër çdo shenje të një diktature imminente dhe, kur makthi i tij u bë realitet, u detyrua të lërë Berlinin e tij të dashur, ku u kthye pas luftës. Më 1950, Herbert List, që ashtu si ai është një gjerman që ka ikur nga lufta, e nxori në fotografi të ulur në zyrën e tij, ku përshfaq një fytyrë të egër dhe të ashpër.
 
Last edited:

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
2,973
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Përgjigje e: I angazhuari ALFRED DÖBLIN

Me befasoi fakti qe lexova nje artikull te tille ne nje gazet shqiptare !
Me pelqeu dhe mbi te gjitha me rikujtoi dy veprat e tij qe kam lexuar:

Berlin Alexanderplatz. Die Geschichte vom Franz Biberkopf.
Die Ermordung einer Butterblume. Sämtliche Erzählungen. Hrsg. von Christina Althen, 2001, ISBN 3-530-16716-9.

:) Ushqim i shpirtit !
 
Top