• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Internetin po e përdorim apo po na përdor ?

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
29,307
Pikët
113
BOTA Google humb prosecin gjyqësor mbi privatësinë e përdoruesve: Modaliteti “Incognito” nuk ruan të dhënat në pajisjen tuaj

Buisness-standart shkruan se 3 perdorues në muajin qershor të viti të kaluar paraqitën një ankesë duke pretenduar se kompania gjurmonte të dhënat e tyre.
Featured image of article: Google humb prosecin gjyqësor mbi privatësinë e përdoruesve: Modaliteti “Incognito” nuk ruan të dhënat në pajisjen tuaj
Foto Ilsutruese
15 Mars, 2021 13:27
SHBA- Google ka humbur një proces gjyqësor kundër 3 përdoruese të Google mbi privatësinë e tyre. Buisness-standart shkruan se 3 perdorues në muajin qershor të viti të kaluar paraqitën një ankesë duke pretenduar se kompania gjurmonte të dhënat e tyre. Në modalitetin “Incognito” të Google shfletimet dhe të dhënat e internetit që kërkohen nuk duhet që të ruhet apo të gjurmohen nga të tjerët.
Gjykata doli në përfundimin se Google duhet që t’i kishte njoftuar përdoruesit e tij mbi mbledhjen e të dhënave edhe pse modaliteti “Incognito” ishte aktivizuar.
“Gjykata arrin në përfundimin se Google nuk njoftoi përdoruesit e tij, pwr mbledhjen e të dhënave të pretenduara ndërsa përdoruesi është në modalitetin e shfletimit privat,” tha gjykatësi Lucy Koh.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ndërkohë që zëdhënësi i Google, Jose Castaneda i kundërshtoi këto pretendime duke thënë se “Incognito” thjesht ju jep mundësinë për mos ruajtjen e aktivitetit tuaj në pajisje por jo në sistemin qëndror të Google.
Ne i kontestojmë me forcë këto pretendime dhe do të mbrohemi fuqishëm kundër tyre. Modaliteti i fshehtë në Chrome ju jep mundësinë të shfletoni internetin pa u ruajtur aktiviteti juaj në shfletuesin ose pajisjen tuaj. Ndërsa ne themi qartë sa herë që hapni një skedë të re të fshehtë, faqet e internetit mund të jenë në gjendje të mbledhin informacione në lidhje me aktivitetin tuaj të shfletimit gjatë sesionit tuaj,” tha ai.
(I.A/dosja.al)
 
Last edited by a moderator:

Jorina

V.I.P
Banned
Anëtar
Jul 4, 2019
Postime
1,430
Pikët
113
Vendndodhja
Earth
une e njohe kohen kur ishim edhe pa Internet, ku interneti dhe mbajtja e nje device nuk ishte aq spektakulare sa eshte sote., po flas per periudhen kohore para 2000 atehere akoma ndiqnim MTV/VIVA dhe kishim nga nje Macitosh Pentium 4 me kabllor, forumet e kishin bukurin e tyre njerzit ishin me anonim edhe me rehat nga psikopatet qe kann pushtuar rrjetin. ne ate periudhe kishe mundesi te krijosh shoqeri/dashuri online etc
tani eshte konsumuar dhe sterkonsumuar sa qe mo te shpif me hap instagramin se ca do shofesh same face same Lifestyle, sa qe ndonjehere me vje nje deshire ti mbyll te gjitha dhe te jetoj ne qetsine time.
pastaj kto valet e internetit sjellin edhe strese ne brendesi te njeriut sepse edhe kur flen ajo punon pa nderpre shperndan Vale neper shtepi jemi ber me fiksime i mbajm te koka, me afer na rin celularet se njerzit e familjes.
para ca kohesh u fjalosa biles me nje kusherire, se me shkruante heyyyyyyy me fale se skam pas kohe tet shkruaj (ne ate periudhe isha si pa qejf) ajo e shkreta me tel ne dore rin gjith diten e skishte pas kohe 5 sec ti ndaje te me shenoje ne whtsap si je....a je mire.... ja kjo kohe ka ardhur.
jemi ritur bashk edhe nga aty thash e din cfare mere nje bllock edhe zhduku nga jeta ime, po si fenomeni i saj ka shume sa qe skam nga ti coj.
i mbaj vec si shifer ne rrjetet sociale vin te shofin storyt edhe mazallah se tet Thun nje fjale te mire se do (humbin kohe) ama kur ke naj Problem personal, menjehere i gjejn kontaktet tet pyesin a eshte e vertet ate qe degjova APO si eshte Puna....
ka ren interneti edhe ju nxori fytyrat e palara disa personave......
 

Lov!

Super Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
453
Pikët
43
Njehere ta provosh, gjithmon do ta kerkosh, kjo eshte motoja per internetin.
Po e perdorim qe po i lujme "fene".
 
Top