• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Islami dhe te drejtat e gruas ne te...

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Gruaja nga aspekti i krijimit.

“Se askush nuk bart peshën e (mëkatit) tjetrit. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar”.*

Krijimi i gruas sipas Biblës

Sipas Biblës krijimi i nënës Havë ndodhi kështu:“Atëherë Zoti, Perëndi e vuri njeriun në një gjumë të rëndë. Gjatë gjumit i nxorri një brinjë dhe vendin e saj e mbushi me mish. Nga brinja që i mori njeriut, Zoti Perëndi bëri gruan dhe ia solli njeriut. Kur e pa njeriu, tha: “Më në fund ja një tjetër nga gjinia ime - eshtra e nxjerrur nga eshtra ime dhe mishi i nxjerrë nga mishi im. Grua e ka emrin sepse nga njeriu doli.”
Në Dhiatën e Vjetër, (Zanafilla: 3), nga druri i ndaluar i Xhennetit, gjarpëri e detyroi Havën ta lëshojë rrugën (e drejtë). Së pari Hava, pastaj me insistimin e saj, Ademi hëngrën nga pema e ndaluar. Dhe në freskun e ditës, duke shëtitur nëpër kopsht, kur dëgjuan zërin e All-llahut, Ademi dhe gruaja e tij, u fshehën ndërmjet drunjëve të kopshtit, duke i ikur ballafaqimit me Zotin. Kur e pyeti Zoti Ademin përse hëngri fruta nga druri i ndaluar, ai tha: “Gruaja që ma fale si shoqe, më dha (frute) nga ky dru dhe unë i hëngra”. Atëherë All-llahu iu drejtua Havës: “Do t’i shtoj mundimet e shtatzanisë, me mund do të lindësh fëmijë dhe do të jesh e lidhur me burrin tënd, e ai do të ketë pushtet ndaj teje”-E Ademit i tha: “Pasi e dëgjove gruan edhe pse të urdhërova të mos hash nga druri i ndaluar, ti hëngre, prej sot është e mallkuar toka për shkakun tënd...”
Fajin që Bibla ia ngarkoi së pari Havës e përmes saj Ademit, si mëkate të prindërve të parë, sipas besimit të tyre nga të gjitha anët bartet prej gjenerate në gjeneratë. Për këtë arsye të gjitha gratë e botës janë të njollosura dhe të gabueshme.

Krijimi i gruas sipas Islamit

Ajeti nga Kur’ani Famëlartë që flet për krijimin e gruas është si vijon:
“O ju njerëz, ! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e tij, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun në emër të Cilit përbetoheni... !”
Në hadithin e Pejgamberit a.s. është thënë:
“Dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëjuni të kujdesshëm, sepse ato janë të krijuara nga brinjtë. Briri anën më të lakuar e ka pjesën e epërme. Po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngelë i lakuar. Dëgjojeni pra porosinë time për gratë!”
Hadithi i lartpërmendur flet për atë se gruaja sipas natyrës është nervoze dhe si e tillë ajo nuk mund t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të burrit. Për këtë arsye me të duhet sjellur në mënyrë xhentile, të mos nënçmohet dhe të pranohet ashtu siç është. Kjo mund të hetohet edhe në një hadith tjetër:
“Gruaja është si briu, nëse dëshiron ta drejtosh, ai thyhet, e nëse dëshiron të jetosh në lumturi, duhet të pajtohesh me shërbimet e saj.”
Kur flitet për “drurin e ndaluar” në Xhennet, në Kur’anin Famëlartë rrëfimi u takon dy personave. Djalli, edhe Ademit edhe Havës u fali luhatje (dyshim), i bëri të jenë të ndryshueshëm dhe i detyroi të shërbehen nga “Druri i ndaluar”. Madje edhe në suren “Ta-ha” (ajetet 116-122) është treguar se Ademi ishte bashkëbisedues i vërtetë i Zotit dhe person me përgjegjësi, meqë pranoi urdhërin e All-llahut madje edhe ndalesat. Ai ka mundur ta detyrojë Havën për një sjellje tjetër.
S’është gjarpëri ai që i bëri të dyshojnë Ademi dhe Hava. Ai që i shtyu ishte shejtani. Fahreddin Raziu, në tefsirin e vet e mohon rrëfimin për gjarpërin.
Feja Islame gabimin e prindërve të parë e shikon me një tolerancë të madhe. S’është ky ndonjë gjunah (mëkat) që nuk falet, s’është kjo ndonjë njollë për njerëzinë. S’është ajo siç është filozofuar në krishterizëm dhe siç është shpjeguar në Bibël. Është e vërtetë se Ademi ka gabuar, por kërkoi falje.
“Ai ia fali (gabimin). Ai është Mëshirues dhe Pranues i pendimit.”

Lidhur me gabimin e njeriut të parë, muslimanët kanë mendim krejt tjetër nga mendimi pesimist i të krishterëve. Largimi i Ademit a.s. nga Xhenneti dhe zbritja e tij në botë me urdhër të All-llahut xh.sh. është një bëmirësi. Me këtë bota nuk u mallkua, por iu mundësua që të banohet. U bë skenë e civilizimeve të shumta. Sa të dërguar i ka bartë në kurriz dhe i ka ruajtur. I Dërguari a.s. thotë kështu:
“Dita më fatlume në të cilën lind dielli është dita e xhumasë, është kjo dita kur u krijua Ademi. Atë ditë u vendos në Xhennet dhe pikërisht atë ditë u përjashtua nga ai. Edhe Dita e Gjykimit do të ndodhë ditën e xhuma.”
:
Qëllimi i këtyre të thënave nuk ishte ta arsyetojë mëkatin, por ta lavdërojë pendimin, e me të edhe kthimin kah Krijuesi.
Feja Islame me asgjë nuk e fajëson gruan e parë, nënën tonë Havën. Gabimin e prindërve të parë nuk pranon se përcillet mbi fëmijët e tyre dhe gjeneratat që pasojnë. Në Kur’an rreth kësaj thuhet:
“Ishin ata një popull besimtar. Erdhën e shkuan. Tërë atë që fituan është e tyre, ndërsa e juaja është ajo që është e juaja. Ju nuk do të përgjigjeni për veprat e tyre.”
 
Lov!

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
934
Pikët
93
Vendndodhja
BLANC ET NOIR
Gruaja ne Islam nuk ka te drejta ndaj burrit.
Ta dish ti se cfare shkruan Sheriati per te do luash nga trute e kokes.
 
iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
3,009
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Na ndriço te lutem siç thote edhe @Str4nger. Por me citime te librit te shenjte te fese Islame, jo me perralla.
Do te te ilustroj po pak me vone me ndonje foto copy and paste ne nje faqe arabe ne pinterest :)
Ndonjehere njerezit kur s´jane te afte te marrin te mirat e gjerave qe na rrethojn, i leshojn gjera si lopa ...veten.
Gjynaf qe perfshihen tek besimi fetar !
Qe eshte dicka kaq intim.
 
  • Love
Reactions: Eba

Str4nger

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Anëtar
Aug 23, 2019
Postime
1,202
Pikët
113
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Do te te ilustroj po pak me vone me ndonje foto copy and paste ne nje faqe arabe ne pinterest :)
vetem kujdes mos i ngaterro me tradita.

Sa per info, nga tgjithe muslimanet anembane botes, vetem 20% jane arabe 😃
 
  • Like
Reactions: Eba

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
3,009
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
vetem kujdes mos i ngaterro me tradita.

Sa per info, nga tgjithe muslimanet anembane botes, vetem 20% jane arabe 😃
Personalisht nuk ngaterrohem me gjera qe s´di.
Mirepo s´i lejoj vetes konfidenca qe s´me takojn.
Nqs ka dicka per te shprehur - mund te flasim me te dhena nga burime te besueshme dhe jo me thashetheme.
Zotin secili e ka brenda vetes dhe e rrezaton ne baz te atyre qe shpalos ku shkel.

Megjithate rreth fes myslimane jane ngritur shume pluhur kjo per arsye se ka nje marketing te keq.
 
Str4nger

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Anëtar
Aug 23, 2019
Postime
1,202
Pikët
113
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Personalisht nuk ngaterrohem me gjera qe s´di.
Mirepo s´i lejoj vetes konfidenca qe s´me takojn.
Nqs ka dicka per te shprehur - mund te flasim me te dhena nga burime te besueshme dhe jo me thashetheme.
Zotin secili e ka brenda vetes dhe e rrezaton ne baz te atyre qe shpalos ku shkel.

Megjithate rreth fes myslimane jane ngritur shume pluhur kjo per arsye se ka nje marketing te keq.
Pajtohem 🤗
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
16,993
Pikët
113
Na ndriço te lutem siç thote edhe @Str4nger. Por me citime te librit te shenjte te fese Islame, jo me perralla.
Faktet jane shume kokeforta. Shiko se si trajtohet femra ne vendet myslimane. Nuk ka nevoje qe te hysh ne debate te kota teologjike me e lagu se lagu.
 
Eba

V.I.P
Anëtar
Jan 19, 2021
Postime
2,462
Pikët
113
Faktet jane shume kokeforta. Shiko se si trajtohet femra ne vendet myslimane. Nuk ka nevoje qe te hysh ne debate te kota teologjike me e lagu se lagu.
U permend Shari-a nga parafolesja edhe fraza te tilla si "Shiko se si trajtohet femra ne vendet myslimane",
jane shume limituese per disa faktore qe vijojne:

- Fakti qe shtetet e deklaruara myslymane jane nen thundren e perendimit dhe posacerisht te vene ne pozita/ posizione lufte apo skamje te thelle, sjellin me vete shume injorance dhe si pasoje sjellje qe me Islamin nuk kane fare lidhje por me pasojat e shteteve te pashkolluara barabazisht me te tjera shtete te te njejtes situate edhe pse te asaj feje.

- Legjislacioni Islamik eshte i hereshem dhe me i ploti ne epoken e tij ku kish te shkruar ne detaj te gjitha te dhenat e menazhimit te situatave deri ne detaj edhe te jetes se perditeshme.

- I njejti legjislacion kur ne perendimin tone te shtrenjte femrat nuk kishin te drejte vote parashikonte te drejten e votes, te divorcit dhe te drejten e pasurise per femrat.

- Nje nder universitet me te vjetra ne bote eshte themeluar nga nje femer myslymane.

- Femra ne Kuran eshte e shtrenjte dhe e respektuar p.sh. fakti i mundesise per martese me me shume se nje grua ne Islam eshte pjese e nje konteksti lufte ose situata te vecanta per te tuteluar jetimet dhe grate e vetme me femije.

- Shamija nuk eshte e detyrueshme.
etj etj. Me dy fjale dhe pa cituar Kuranin behet nje vazo ku hyn e del ajri nese doni e diskutojme me gjate....

Gjeja e fundit por ky eshte reflektimi im eshte: kush eshte respekti i femres ne pjesen tjeter te botes sepse une kam jetuar e vizituar te dyja realitet dhe te siguroj qe pesha e gruas ne shtepi dhe ne shoqeri eshte shume e rendesishme ne boten myslymane te ashtuquajtur "normale", pra kur nuk ka lufte dhe kur mungojne shkollat dhe si rrjedhoje qofte edhe ndertimi i nje analize kritike perpara nje te vertete qe te thote Hoxha ose ku di une.
Me vjen ne mend nje gjyshja ime katolike, qe dinte Biblen permendesh, ishte analfabete dhe Biblen e dinte sepse ia kishin mesuar udheheqesit e fese nder vite, me kujton ato popuj per ke ti flet sot. Nje besimtare e madhe nje shpirt i mire por me disa kontradita fetare qe nuk kish sesi te ndryshonte mendim sepse "Zoti kish shkruar keshtu" dhe shpesh ngaterronte traditat me fene sepse nuk kishte qene e mundur per te te mund te verifikonte apo te krijonte nje mendim te vetin ne baze te materialeve te ndryshme ne ate kohe per analfabetizim ne rradhe te pare, per gjendjen e femres ne veri ne pike te dyte, per situaten familjare qe u rrit ne kullen e xhaxhait sepse mbeti jetime 5 vjec dhe keshtu me rradhe. Ekstremizmet fetare egzistojne ne cdo fe ne kete rast, monoteiste. Per kete hapet kapitull tjeter sepse eshte shume i gjate dhe i perket te treja feve.
 
Edhe njëherë, është shumë e thjeshtë çfarë unë po them. Shikoni si trajtohet femra në vendet arabe dhe myslimane në përgjithësi. Ata që i trajtojnë në atë mënyrë femrat nuk e bëjnë nga mendja e tyre por se jua thotë feja. Ose duhet që të pranoni se vendet që konsiderohen si ndjekësit më të rregullt të fesë Islame në të vërtetë nuk janë të tillë duke filluar nga Arabia Saudite.
 
Nuk ndahen gjerat me thike o shoku Bardhyl dhe ti e ke ate kapacitet per te ditur nje gje te tille. Ka shume ngjyra ylberi por gjithesesi persa i perket Arabise Saudite jam dakord por jo me piken e pare. Ne kete menyre argumentimi eshte paksa e veshtire te ecim perpara vecse.
 
Po çfarë po pres me thikë moj shoqe? Këto janë fakte. Filloje nga vendi më i pasur, pra Arabia dhe përfundoje të Afganistani, e njëjta situatë është.
 
Eba

V.I.P
Anëtar
Jan 19, 2021
Postime
2,462
Pikët
113
Po çfarë po pres me thikë moj shoqe? Këto janë fakte. Filloje nga vendi më i pasur, pra Arabia dhe përfundoje të Afganistani, e njëjta situatë është.
Arabia eshte pasuruar ne dekadat e fundit dhe aplikon traditen dhe injorancen, Afganistani ka gati 40 vjet fale ruseve dhe usa's pa shkolla te mirefillta...
 
L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
7,880
Pikët
113
Çeshtja farkunda..
si u vra perpara xhamis nga besimtaret
si u dogj dhe si u varros?
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
16,993
Pikët
113
Arabia eshte pasuruar ne dekadat e fundit dhe aplikon traditen dhe injorancen, Afganistani ka gati 40 vjet fale ruseve dhe usa's pa shkolla te mirefillta...
Këto janë dy vende myslimane që përfaqësojnë dy ekstreme nga më i pasuri te më i varfëri. Pastaj mos harro pozicionin shumë të veçantë që ka Arabia Saudite ndërmjet vendeve myslimane.
Këta sillen në këtë mënyrë sepse kështu jua thotë Kurani ose këta nuk respektojnë Kuranin. Zgjidh e merr.
 
cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
50,318
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Afganistani ka gati 40 vjet fale ruseve dhe usa's pa shkolla te mirefillta...
American University of Afghanistan

Ne kohen e Rusickut

Eba

V.I.P
Anëtar
Jan 19, 2021
Postime
2,462
Pikët
113
Atehere sikur e permenda edhe me siper gjeneralizimet jane te demshme dhe dis'informojne opinion publik sic ndodhi edhe me shoqen e forumit.
Nese flasim me fakte dmth cfare duhet dhe si duhet te sillet nje myslyman ne baze te legjislatures mylsymane eshte tjeter gje. Nese ky do te jete diskutimi une vazhdoj me gjithe qejf por jo per te pasur te drejte por per te diskutuar te gjithe se bashku. Ne mos eshte e kot te futemi ne ate detin llum me gjeneralizime dhe pa mbajtur parasysh gjeo politiken ekonomine dhe faktore te tjere.
 
Top