• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jalal al Din-Rumi

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
12,686
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Kur është ftohtë dhe bie shi
ti je më e bukur
dhe dëbora më sjell më pranë buzëve të tua.
E fshehta e brendshme, ajo që s’lind kurrë,
ti je freskia, dhe unë jam me ty tani.
Nuk i shpjegoj dot vajtje ardhjet,
dhe papritur jam
askund përsëri. Brenda madhështisë
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Mendova qe Puhiza eshte Aida Bode:d


Nje njeri me mendje te kthjellet i tha Jezusit,
"Cila eshte barra me e rende per t'u mbajtur ne kete jete?"
"Oh, shpirt i shtrenjte," u pergjegj ai, "barra me e rende eshte zemerimi i Perendise,
nga i cili dhe Ferri dridhet sic dridhemi ne."
"Dhe c'na mbron nga zemerimi i Perendise?"
Tha Jezusi "Braktisja e menjehershme e zemerimit tend.

Rumi


Mrekullueshem tema e pergezime!
Faleminderit.
Meqe ra fjala, ja nje perkthim nga Aida Bode

Dhuratë
Nuk mund ta dish sa shumë kam kërkuar
të gjej një dhuratë për ty.

Asgjë s’dukej e mirë.

Ç’kuptim ka të sjell ar
në një minierë ari apo ujë në oqean?

Çdo gjë që gjeja ishte
si të sillja erëza në Orient.

Nuk ka vlerë të të jap zemrën dhe shpirtin
pasi ti i ke ato.

Kështu të solla një pasqyrë.
Shiko veten dhe kujtomë mua.

Përktheu: Aida Bode
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
12,686
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Kam ardhur te te heq nga vetja jote e te te fut ne zemren time. Kam ardhur te nxjerr prej teje bukurine qe s'e dije kurre qe e kishe dhe te te ngre si nje lutje ne qiell.


~Rumi
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Duke Kërkuar Fytyrën Tënde

Që nga fillimi i jetës time
Jam duke kërkuar fytyrën Tënde
Por sot e pashë.
Sot e pashë tërheqjen,
Bukurinë,
Mëshirën e papërshkruar
Të fytyrës që po e kërkoja

Ditën që të gjeta Ty.
Dhe ata që dje më qeshnin
Dhe më fyenin
Tu vie keq
Që nuk kërkuan ashtu si kërkova unë.

Jam mahnitur nga madhëria e bukurisë Tënde
Dhe do të dëshiroja të shikoja me njëqind sy.
Zemra më është djegur me pasion
Dhe e ka kërkuar përherë
Këtë bukuri të mahnitshme që tani e mbajë.

Më vie turp ta quaj këtë dashuri njerëzore
Dhe kam frikë nga Zoti ta quaj Hyjnore.
Era e aromës tënde, sikurse flladi i mëngjezit
Erdhi tek qetësia e kopshtit.
Më fryve jetë të re në mua

Jam bërë hija dhe rrezja jote e diellit.
Shpirti im thërret në ekstazë.
Çdo fije në qenien time ka rënë në dashuri me Ty.
Shkëlqimi Yt ka ndezur një zjarr në zemrën time

Dhe e ke bërë të qartë për mua Tokën dhe Qiellin.
Shigjeta ime e dashurisë arriti cakun.
Jam në shtëpinë e mëshirës.
Dhe një një vend lutjesh zemra ime u bë.
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
12,686
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Mos u shqetëso kur jeta të kthehet përmbys. E ku e di ti se ajo anë që ishe mësuar është më e mirë se kjo që u kthye?


Rumi
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
12,686
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Lamtumirat janë për ato të cilët dashurojnë me sy. Sepse ata, të cilët dashurojnë me zemër e me shpirt, nuk njohin ndarje.

Rumi
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Duke Kërkuar Fytyrën Tënde

Që nga fillimi i jetës time
Jam duke kërkuar fytyrën Tënde
Por sot e pashë.
Sot e pashë tërheqjen,
Bukurinë,
Mëshirën e papërshkruar
Të fytyrës që po e kërkoja

Ditën që të gjeta Ty.
Dhe ata që dje më qeshnin
Dhe më fyenin
Tu vie keq
Që nuk kërkuan ashtu si kërkova unë.

Jam mahnitur nga madhëria e bukurisë Tënde
Dhe do të dëshiroja të shikoja me njëqind sy.
Zemra më është djegur me pasion
Dhe e ka kërkuar përherë
Këtë bukuri të mahnitshme që tani e mbajë.

Më vie turp ta quaj këtë dashuri njerëzore
Dhe kam frikë nga Zoti ta quaj Hyjnore.
Era e aromës tënde, sikurse flladi i mëngjezit
Erdhi tek qetësia e kopshtit.
Më fryve jetë të re në mua

Jam bërë hija dhe rrezja jote e diellit.
Shpirti im thërret në ekstazë.
Çdo fije në qenien time ka rënë në dashuri me Ty.
Shkëlqimi Yt ka ndezur një zjarr në zemrën time

Dhe e ke bërë të qartë për mua Tokën dhe Qiellin.
Shigjeta ime e dashurisë arriti cakun.
Jam në shtëpinë e mëshirës.
Dhe një një vend lutjesh zemra ime u bë.
Puhiza pershendetje...nuk e di kush e ka perkthyer kete por eshte nje perkthim i shkelqyer. Mua me pelqen shume Rumi. Para shume vitesh nje shok me dha librin "The Essential... Rumi". Fillimisht isha pak skeptik por kur e lexova gjeta gjera te mrekullueshme aty. Ajo qe me pelqen me teper nga Rumi eshte pershkrimi i tij per tingullin qe nxjer intrumenti Ney. Me pak fjale te mijat shkruan se tingulli i ketij instrumenti duhet te jete zeri i Zotit qe hyn ne subkoshiencen tone pa qen ne dieni te kesaj gjeje hic fare dhe manifeston veten nepermjet frymes dhe tingullit qe krijohet nga ky instrument. Une nuk jam besimtar por kur degjoj kete instrument eshte kollaj te besosh se eshte tingull hyjnore. Imagjino se si mund te krijohet nje tingull i tille thjesht duke 'fryre ne nje bosht druri me vrima':) dhe fyelli eshte instrumenti me i vjeter ne bote...me sa di une.


https://www.youtube.com/watch?v=2RgqxwVfJcI
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Mano, une te faleminderoj shume qe ndave me ne keto video fantastike. Edhe mua me pelqejne shume shkrimet e Rumit, eshte shume I vecante dhe I pa zevendesueshem ne stilin e tij. Duke nderlidhur boten materiale me ate shpirterore, vargjet e tij mbeten nder me relaxuesit nga ana mentale e shpirterore.


Unë jam aq i vogël (saqë) menzi shihem.
Si ka mundësi kjo dashuri e madhe të jetë brenda meje?
Shiko sytë e tu, (edhe) ata janë të vegjël, por,
shohin gjëra të mëdha.

~~ Xhelāludin Rumi
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Duke Kërkuar Fytyrën Tënde

Që nga fillimi i jetës time
Jam duke kërkuar fytyrën Tënde
Por sot e pashë.
Sot e pashë tërheqjen,
Bukurinë,
Mëshirën e papërshkruar
Të fytyrës që po e kërkoja

Ditën që të gjeta Ty.
Dhe ata që dje më qeshnin
Dhe më fyenin
Tu vie keq
Që nuk kërkuan ashtu si kërkova unë.

Jam mahnitur nga madhëria e bukurisë Tënde
Dhe do të dëshiroja të shikoja me njëqind sy.
Zemra më është djegur me pasion
Dhe e ka kërkuar përherë
Këtë bukuri të mahnitshme që tani e mbajë.

Më vie turp ta quaj këtë dashuri njerëzore
Dhe kam frikë nga Zoti ta quaj Hyjnore.
Era e aromës tënde, sikurse flladi i mëngjezit
Erdhi tek qetësia e kopshtit.
Më fryve jetë të re në mua

Jam bërë hija dhe rrezja jote e diellit.
Shpirti im thërret në ekstazë.
Çdo fije në qenien time ka rënë në dashuri me Ty.
Shkëlqimi Yt ka ndezur një zjarr në zemrën time

Dhe e ke bërë të qartë për mua Tokën dhe Qiellin.
Shigjeta ime e dashurisë arriti cakun.
Jam në shtëpinë e mëshirës.
Dhe një një vend lutjesh zemra ime u bë.

~*♥*Looking For Your Face - Rumi Poem ~*♥* (GIFT …: http://youtu.be/V7RNA84tmII
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Dhe ende, edhe pas gjithë kësaj kohe,
dielli s’i tha tokës
"Ti më detyrohesh mua"
Shih çka ndodh me një dashuri të tillë.
Ajo ndriçon qiellin.”
~~ Rumi
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Mano, une te faleminderoj shume qe ndave me ne keto video fantastike. Edhe mua me pelqejne shume shkrimet e Rumit, eshte shume I vecante dhe I pa zevendesueshem ne stilin e tij. Duke nderlidhur boten materiale me ate shpirterore, vargjet e tij mbeten nder me relaxuesit nga ana mentale e shpirterore.


Unë jam aq i vogël (saqë) menzi shihem.
Si ka mundësi kjo dashuri e madhe të jetë brenda meje?
Shiko sytë e tu, (edhe) ata janë të vegjël, por,
shohin gjëra të mëdha.


~~ Xhelāludin Rumi
Pershendetje Puhiza,

Bukuria e Rumit qendron tek thjeshtesia me te cilen ai shprehet. Dhe duket qa i ka perjetuar keto memonte kushedi per sa kohe, e ne cfar shkalle qe te arri te shprehet ne kete menyre. Ai eshte tamam 'Shirti Nomad' qe mundohet te kuptoj se ku eshte dhe se kudo qe shkon nuk ndjehet asnje here ne shtepine e vet! Eshte nji monolog i perjetshem...dhe ky monolog manifeston veten ne vargjet e tij ne te njejten menyre si ai mandon qe tingulli i Ney-it eshte zeri i 'Zotit'. Jane shkrime universale qe kan nje mesazh universal dhe gjithkush mund te identifkohet me to.

Kjo qe ker prure lart, e gjyrosur me te zeze, eshte fantastike...shume shume domethenese. Eshte e mrekullueshme...

P.s sa here lexoj Rumin sikur ndjej nje keqardhje per Njeriun...me duket si jetim, sikur ka nje enderr te vetme qe shfaqet ne menyra te ndryshme dhe burimi i kesaj enderre esthe deshira per te gjetur Nenen nje dite:))
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Kush flet me gojen time?

“…Kush eshte brenda veshit tim
qe ma degjon zerin
qe nxjerr fjale nga goja ime
qe shikon nepermjet syve te mi…"

Rumi
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Mesova te mendoj. Me pas mesova te mendoj brenda kornizave. Me pas mesova se per te menduar shendetshem duhet te shembeshin te gjitha kornizat.

Nje dite mesova te verteten. Dhe mesova qe e verteta ishte e hidhur . Me pas mesova se e hidhura ne dozen e duhur ashtu sic i jepte shije gjelles , ashtu i jepte shije dhe jetes .

Mesova qe cdo gjallese do ta shijoje vdekjen por shume pak prej tyre do ta shijojne jeten.

Rumi
 

zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,894
Pikët
63
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Mesova te mendoj. Me pas mesova te mendoj brenda kornizave. Me pas mesova se per te menduar shendetshem duhet te shembeshin te gjitha kornizat.

Nje dite mesova te verteten. Dhe mesova qe e verteta ishte e hidhur . Me pas mesova se e hidhura ne dozen e duhur ashtu sic i jepte shije gjelles , ashtu i jepte shije dhe jetes .

Mesova qe cdo gjallese do ta shijoje vdekjen por shume pak prej tyre do ta shijojne jeten.

Rumi
shume e vertete.. :)
 
Top