• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jalal al Din-Rumi

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Mendon se je i gjallë,
(vetëm) sepse thith ajër?
Turp të kesh,
që je i gjallë në mënyrë kaq të limituar.
Mos ji pa Dashuri,
(ashtu) që të mos ndihesh i vdekur.
Vdis në Dashuri,
dhe qëndro gjallë përgjithmonë.

Rumi
 

zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,894
Pikët
63
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Puhize per ca dashuri e ka fjalen ketu?
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Puhize per ca dashuri e ka fjalen ketu?
Besoj qe Rumi I kendon dashurise qe ai ndjen ndaj Zotit, dhe duke e shprehur ne nje forme teper te vecante na ben te mendojme per dashurine njerzore. Ne te vertete ne vargjet e tij shprehet dashuria ndaj krijuesit te gjithesise. Rumi gjithashtu ne shume vargje shpreh deshiren e tij te madhe per te takuar Zotin, dhe ve ne dukje qarte opinionin e tij qe kjo bote eshte kalimtare dhe se bota e amshueshme eshte ajo e verteta dhe e perjeteshmja e pambarueshmja :) .

‎"Pa dashuri, i gjithë adhurimi është barrë (detyrim), i gjithë vallëzimi i palezetshëm, e gjithë muzika thjeshtë zhurmë.."

Xhelālud Rumi

Dmth. Adhuroje Zotin tend me dashuri , ne kete forme barra nuk do te ekzistoje asnjehere.
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Shumë njerëz pashë nuk kishin tesha
Shumë tesha pashë, pa njerëz brenda.
Mevlana Xhelaludin Rumi


Unë isha i vdekur dhe linda,
isha lot dhe u bëra buzëqeshje në detin e pasionit dhe arrita, më në fund, pavdekësinë.
Rumi
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
12,688
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Drita jote është në syrin tim,
bukuria jote është në zemrën time.

Rumi
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,695
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Lament Of The Reed'
-Poems Of Rumi

Përkthyer dhe Recituar nga Dr. S.H.Nasr.
- Disa prej poezive më të mira të Rumi-t janë të prezantuara në audio - CD , në gjuhën origjinale Persiane dhe të përkthyera në gjuhën Angleze.Përmban edhe broshurën me poezi në të dy gjuhët.Koleksion i bukur .
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Dëshira

Dashnori din vetëm për përulje ngase zgjidhje tjetër nuk ka
Në mbrëmje përvidhet në oborin tënd ngase zgjidhje tjetër nuk ka
Tretet të puth çdo kaçurelë të flokut tënd, mos u kërcno ngase zgjidhje tjetër nuk ka
Me zjarrin e dashurisë ndaj teje ai digjet të thej grilat e shpirtit të vet
Ngase zgjidhje tjetër nuk ka.

Dashuria pyeti të dashurin, “Mos vallë e do vetën më shumë ngaqë më do mua?”
I dashuruari u përgjigj: “Unë kam vdekur në veten time tani jetoj për ty
Jam zhdukur nga vetja dhe atributet e mia jam i pranishëm vetëm për ty
I pata harruar dituritë e mia por duke të njohur, u bëra dijetar
E kam humbur gjithë forcën time ndërsa tani, jam nga fuqia yte.
E dua veten, ah sa të dua, sa të dua, veten e dua.

Jam dashuria yte, ri në vështrimin tim, se do të hap portën e shkëlqimit
Eja pusho me mua le të bëhemi fqinj, si yjet.
Ti je fshehur aq gjatë duke u endur pafundësisht në detin e dashurisë sime
Megjithatë, ti gjithmonë ke qenë i lidhur për mua
I fshehur, zbuluar në të dukshmen dhe të padukshmen.

Jam jeta vet, ti ishe i epuri pas një pellgu të vogël
Jam Oqeani dhe shqetësimi i trazuar i tij
Eja zhytu me mua, braktise këtë botë të erësirës
Qëndro me mua se do të hap portën e dashurisë.

Të dëshiron më shumë se haja e pija
Trupi im, ndjenjat e mia mendja uria ndaj shijes tënde,
Mund ta ndjej praninë tënde në zemrën time ndonëse ti i takon të gjitha botërave
Do të pres me ëndje të heshtur vetëm për një gjest, një shkëndijë prej teje!!!

Rumi
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Baraz jane

Te drejten kur them ,po edhe kur mashtroj –baraz jane
Arabi i bardhe dhe arabi i zi –baraz jane

Me ndodh te jem diell ,i shpirtit simurg
Unaze magjike e mbretit sulejmanit –baraz jane

Stuhi dhe hi ,dhe uje edhe zjarr
Fisnik jam tani,i poster me pas-baraz jane

Me turq me taxhike –i dua te gjithe
Largpames tani,I verber pastaj-baraz jane

Jam dite edhe jave jam vit ,ramazan e bajram
Pishtar jam i ndezur prej atit te madh –baraz jane

Dhe ngjyren e nderroj ,roberuar deshirash
I bie ne cast nje dajre te re-baraz jane

Ndrit hena ne qiell ,kam prane daulle ,bajrak
Sarajit mbreteror i ngjan cadra ime –baraz jane

Perija te kembet me rri dhe njerez te fisme
Ne pluhur kendojne ,hedhin valle –baraz jane

Kerkoj perendine dhe thelbin e sendeve ndjej
Dhe ditet dhe netet qe fali AI –baraz jane

Keshtu po flas une ,keshtu dhe i ndrituri shams
Mbuluar prej reve tani ,i purpurt si flake pastaj –baraz jane.
Rumi
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Të vdes për të dashuruar

Vdis, në këtë dashuri
Në qoftë se do të vdesësh në këtë dashuri
Shpirti yt do të ripërtërihet
Vdis, mos u frigo vdekjes, e asaj që veq dihet.

Në qoftë se do të vdesësh tek e përkohshmja
Do të bëhesh I përjetshëm
Vdis, thyej ata zinxhirë
Që po të mbajnë të burgosur
Tek bota e lidhjeve
Vdis tek e pavdekshmja
Dhe do të bëhesh I përjetshëm.

Vdis, dil jashtë nga kjo re,
Kur ta lësh renë
Do të bëhesh si hëna e ndricuar
Vdis nga zhurma dhe brengat monotone
Të kësaj bote
Në heshtjen e dashurisë
Do ta gjesh shkëndijen e jetës.

Rumi
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

PERTEJ DASHURISE

Pertej dashurise
Ne qofte se nuk di te duash,
Meso te duash,
Patjeter perpiqu te duash

Cdo gje qe te sheh syri,
Cdo gje qe percepton,
Cdo gje qe mund te imagjinosh
Duaje, duaje,

Te duash meso
Edhe cdo gje qe degjon,
Cdo gje qe ndodhet ne kete univers...
Asgje te shemtuar s'ka ne kete bote,

Asnje, pale sa e rendomte te te duket,
Nje insekt sa i vogel po as ai
I shemtuar nuk eshte,

Nje fije bar merre ne dore
Sa e brishte a nuk e sheh?
Duaj lulet, guret, rete,

Cdo gje me formen, ngjyren, kuptimin e saj,
Duaje, duaje,
Meso te duash,

Perpiqu te duash,
Bota per dashurine tende eshte krijuar,

Me pare meso dashurine,
Shiko nje vogelush,
Sa i mrekullueshem,
Mendo dhe ata qe e sollen ate ne jete,

Sepse kjo bote eshte krijuar
Per dashuri,

Duaji njerezit
Ata per te mos qene vetem
Prane teje te jene
Per kete, vertet per kete,
Jane krijuar,
I gjithe universi
Me zinxhire te dashurise eshte lidhur,

Prandaj edhe ti,
Te japesh dashuri meso!
Sepse dije,
Ne shpirtin tend,
Per te gjitha keto paska vend,
Mos harro,

Bota vete trembet nga njerezit
Pa dashuri,
Dhe nga frika,
Prej tyre largohet,
Apo me e keqja ju behet armike,
Prej vetes i largon,

Duaje edhe vdekjen,
Meso ta duash
Qe te dish se ka nje Perjetesi...

Dhe nese te duash mesove
Edhe te tjereve duhet t'ua mesosh,
Qe me sekretin e mrekullueshem te kesaj bote,

Njerezimit t'i sherbesh...
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
32,140
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

I ndrit'te shpirti atje ku eshte!
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Ku gjithcka eshte muzike (perkthimi im nga anglishtja)

Mos u merzit nese keputen telat nje mije te tjere do te shfaqen
Kemi rene mbi krahet e Dashurise ku gjithcka eshte muzik
Dhe nese gjith instrumentet ne bote do te digjeshin
Thelle ne zemer do te kesh gjithmone kenge
Mos u merakos nese drita perreth zbehet…shuhet
Kemi shkendeine qe ndez zjarrin
Kenget tona jane vetem shkuma mbi detin
thesari I vertet eshte brenda…thelle
dhe e bukura ne kenget tona eshte pasqyrimi
I asaj cka fshehet…thelle
Mjaft me fjale! …hape dritaren e zemres,
Cliro Shpirtin…

Jelal ad-Din Muhammad Rumi


https://www.youtube.com/watch?v=NJXcrM3B4zI

P.s Poezia e plote eshte shume me e bukur, kjo ne video eshte e shkruruar.
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Don’t search for heaven and hell in the future. Both are now present. Whenever we manage to love without expectations, calculations, negotiations, we are indeed in heaven. Whenever we fight, hate, we are in hell.

Mos kerkoni per parajsen dhe ferrin ne te ardhmen. Qe te dyja jane te pranishme tani. Sa here qe ne arrijme ta duam pa pritje, llogaritje,negociata, ne jemi me te vertete ne parajse. Sa here qe ne luftojme, urrejme, ne jemi ne ferr.
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
11,440
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.

Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr fund kurrë.

Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.

Mjaft me fjalë! Hap dritaren në qendër të kraharorit… Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.

Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.

Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.

Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.

Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.

Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.

Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. Çdo zemër është tempulli im.

Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.

Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
12,688
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

KOPSHTI I TË DASHURUARVE


Ekziston një vend
ku heshtja lind fjalë.
Një vend ku dëgjohen
pëshpëritjet e zemrës.
Mos i kërko fjalët e tua këtu.
Kërkoi tutje -tehù .
Këndomë me heshtjen
e zemrës ,
dhe unë do të lind
që të dëgjoj këngën tënde triumfuse.
Shpirti i jetës, jetë e çdo jete
Kjo je Ti.
E dukshme apo e padukshme,
e lëkundshme apo e palëkundshme
Kjo je Ti.
Udhët që të çojnë drejt Qiellit
janë të pafundme.
Ec nëpër to , pa u menduar, pa këmbë
dhe do të gjendesh atje!
Vështro si u ndriçua Qielli
nga drita e saj vezulluese!
Ekziston një vend
ku zërat himnojnë bukurinë tënde.
Një vend,
ku çdo frymëmarrje skalit imazhin tënd në shpirtin tim.
Tashmë kopshti ynë
u mbush plot bilbila.
Sorrat fluturuan tutje, larg.
Zemra nuk e ka të lehtë
të flasë në këtë ekstazë.
Përmbytmë me verën e heshtjes tënde!
Si zambakë të çelur shfaqim
shpirtrat tanë.
Si përrua që gurgullon
vallëzojmë nga një parajsë në tjetrën.
Ti je burim madhështor i Diellit
që vërshon mbi qënien time.
Kurse unë, hija e shelgut
që përulem dhe përhumbem.
Kur Dielli yt i shndritshëm
ngrohu zemrën time,
hoqa të njomura nga
lotët , veshjet e mia .
Dhe me delikatesë vesha,
mantelin tënd të mëndafshtë.
Dikur Shpirti im ishte një skllav
i robëruar,
lidhur pas një karroce të mjerë.
Tashmë krenohet nëpër udhë
si një gardë mbretërore.
Pranvera zbulon sekretet e Tokës.
Pranvera ime,
zbulon sekretet e shpirtit tim.
Shegët e përflakura të kopshtit
fshehin gjembat e tyre.
Kur lulëzojnë trëndafilat
largoj dhe unë
thumbat nga zemra ime.
Të gjitha shegët ''sakrifikohen''
në Dhjetor.
Sikurse e gjithë Qënia sakrifikohet
për lavdinë e Dashurisë.
Shkëlqimi yt ndriçon çdo krijesë në Tokë,
por instiktet e pathosit e mbajnë atë të fshehur.
Më ler të zbuloj sekretet e tua
ato që zgjasin përjetësisht.
Dashuri,
Zemër,
zbuloni rrugën drejt Qiellit!
Mos e lejo Qiellin të rrotullohet
pa mua!
Mos e lejo Hënën të shkëlqejë
pa mua!
Mos e lejo Tokën të rrotullohet
pa mua!
Mos i ler të shkojnë ditët e tua
pa mua!
Me lumturinë tënde,
dy botët lumturohen pafundësisht.
Mos jeto në këtë botë
pa mua!
Mos u largo për në botën e përtejme
pa mua!
Mos lejo sytë e tu të vështrojnë
pa mua!
Mos lejo gjuhën tënde të flasë
pa mua!
Mos lejo duart e tua të prekin
pa mua!
Mos lejo shpirtin tënd
të drithërohet pa mua!
Mos ago pa mua!
Mos shfaq bukurinë tënde
pa mua!
Mjer ata që udhëtojnë udhëve të jetës të vetmuar... !
Ti njeh çdo sekret ,
ke ecur në çdo shteg.
Të lutem mos u largo pa mua!
Disa të quajnë Dashuri.
Unë të quaj Mbretëreshë të Dashurisë.
Je përtej çdo fantazie,
më udhëton në vënde që
kurrë nuk i kisha ëndërruar.
Guvernatore e zemrës time
kudo që të shkosh...
Mos shko pa mua!
Mos vajto!
Lumturia e humbur,
do të rikthehet në një formë tjetër përsëri.
Kurrë mos dysho!
:)):))
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
11,469
Pikët
113
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

Rumi eshte nje nder poetet me te mire. Nuk eshte qudi se eshte poeti me i lexuar ne Amerike. Misticizmi i poemave te tij te magjepsin dhe te lene pa fryme.

Mu me pelqen poema e tij Mos


Mos

Ndëgjova se dëshiron të na braktisish, mos.

i prirur te ndonji dashnor tjetër, ndonje shok tjetër?...mos.

o i huaj qka kërkon në këtë botë melankolike?

cilit zemër-dobët ja ke mësyar tash?...mos

Je duke vjedhur veten tonë nga ne, mos shko ne vende te largëta.

Vjedh aq bukur, ti i bën atyre qe kan humbur, xheloz.

Hëna dhe planetet te gjithë në rrënoja, me kokë poshtë, te gjitha per ty.

Qfar shkatërrimi ti bën prej nesh, të kthyer anash dhe perreth, Mos.

Ej ti qe ulesh përtej ekzistencës dhe jo ekzistencës ..

Do na lëshë ne këtë gjendje të pamëshirshme?....Mos

Ne qofte se shikon larg, Hëna do te duket errët në trishtim.

Ke ndërmend të rrafshojsh edhe shtëpinë e Hënës? Mos....

buzët tona do të thahen nëse ju thaheni larg.

sytë tonë të plotë, dhe te rrëmbyer, Mos....

Nëse ju nuk mund të trajtoni të dashuruarit, pse pyet për dashurinë?

oh mbrojtes i qiellit dhe ferrit

ju keni bërë qiejtë tonë në ferr, mos shkoni.....

në vorbën tuaj, helmi është i padëmshëm si mjaltë

ju jeni duke përzier atë helm dhe sheqerin, Mos.....

të zhytur plotësisht, ne nuk mundemi të trajtojmë këtë lumturi

ju jeni duke marrë qetësi, ju na keni rrafshuar në tokë.

ato të joshur në Haram janë vjedhësit e bukurisë suaj

O ju të denjë për vjedhje, ju jeni duke vjedhur, Mos ..

Rebelohu miku im, kjo nuk është një kohë për fjalë ...

pse jeni të hutuar nga ndjenjat shtrirese te dashurise...MOS!!!!
 

Xhuljan

entity
Anëtar
Jun 11, 2015
Postime
424
Pikët
18
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Jalal al Din-Rumi

OUT BEYOND IDEAS

Out beyond ideas of wrongdoing and rightdoing,
there is a field. I'll meet you there.
When the soul lies down in that grass,
the world is too full to talk about.
Ideas, language, even the phrase "each other" doesn't make any sense.


Pjeseza qe me pelqen mua me shume nga Rumi.
 
Top