• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Juan Ramón Jiménez

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Juan Ramón Jiménez (Çmimi Nobel,1956)


Huan Ramon Himenes lindi më 1881, në Andaluzi, të Spanjës. Një nga poetët me ndikim më të madh në poezinë spanjolle të fillimshekullit XX. Për mjeshtërinë e tij poetike është bërë e njohur motoja e tij “Vepra ime më e mirë është pendimi im i vazhdueshëm për veprën time”.
Himenes jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij në mërgim.
Disa nga veprat e tij poetike janë: “Rima” (1902), “Pastorale” (1905), “Ruzar sonetesh lirike” (1911), “Gur e qiell” (1918), “Rima të brendshme” (1923), “Ditar i mërgimit i kthyer në sonetë” (1925), “Romanca të mërgimit (1928), “Stina e plotë” (1936), “Zot i dashuruar dhe i gjallë” (1949) etj.
Më e njohura ndër to është përmbledhja “Plateroja dhe unë”.
Më 1956 iu dha Çmimi Nobel për letërsinë. Vdiq më 1958 në Porto Riko.


Përktheu: Aurel Plasari


Këngë


Dielli me monedha ari
ma mbushi zemrën një ndajnateherë
U ngrita natën për t’i parë:
s’kishin fare vlerë!

Hëna me monedha argjendi
një mëngjes-herë ma mbushi shpirtin
U ngrita natën për t’i parë:
fare vlerë s’kishin!

***


Nga ky luadh me lule, tani krejt i përdiellur,
shpërthen me vrull drejt teje i trishti shpirti im;
mbrëmja bie ngadalë në ajrin tingujdredhur,
një iluzion i lashtë rekëtin në perëndim.

Marrëzia e plagës sime më bëka të pamatë
të ndritshëm e të artë, si det të shqetësuar;
te ti kthehem sërishmi n’agim të kësaj nate,
nga dielli përflakur, nga qielli parfumuar.


Lakuriq


E hirtë lindte hëna, Bethoveni mbi tastierë
nën dorën e saj të bardhë një vaji seç ia niste
Ndërsa i binte pianos në atë dhomë të errët
nën vezullimin e hënës tri herë e bukur ishte

Për ne lulet e zemrës më s’kishin asnjë shije
dhe ndoshta edhe qanim, sho-shokun pa e parë
Çdo notë sikur ndizte një plagë dashurie
dhe pianoja përpiqej të merrte vesh ç'kish ngjarë

Pa hynte nga ballkoni një brymë gjithë yje
një erë e pikur frynte prej botësh të padukshme
Ndërsa ajo më pyeste për gjëra që s'i dija
dhe unë i përgjigjesha për gjëra të pamundshme
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Juan Ramón Jiménez - poezi

Poezi nga HUAN RAMON HIMENEZ



Përktheu: Faslli Haliti



MBI URËN E DASHURISË


Mbi urën e dashurisë,
gur i vjetër mbi shkëmbinj të lartë
- takim i përjetshëm, mbrëmje e kuqe -,
po vij së bashku me zemrën time:
- Nusja ime e vetme është uji
që rrjedh përherë dhe nuk gënjen,
që rrjedh përherë e nuk hesht,
që rrjedh përherë e nuk mbaron.
 
Top