• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Keshilla dhe pajime per gjuetin e peshkut

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Pse duhet të investoni në marka të ashtuquajtura me cilësi të mirë, kur mund të merrni “pajisje” nga tregjet apo tezgat e tregut çam, paksa vende të dyshimta, por të nevojshme për një peshkim të mbarë. Nuk do të bëni asgjë në qoftë se ende vrisni mendjen pse ai tjetri ka pajisje më të shtrenjta. As peshkut nuk i intereson kjo gjë! Për të mos u bërë ju protagonisti i ditës që të ziheni për vendin ku do të peshkoni, ONE ju rekomandon në këtë fillim sezoni të gjuetisë së peshkut, “të mblidhni mendjen” dhe të zgjidhni kallamin me freksion që mendoni se ju shërben më së miri:

Kallami

Si kallama të mirë ju rekomandojmë: për një peshkim të lehtë, në vende që gumëzhijnë dhe plot me grepa është i këshillueshëm një kallam teleskopik prej 5 - 7 m.
Për peshkimin me karrem: kallami prej 2,10 - 2,40 m, me aksion maksimal prej 50 gr.
Për një peshkim të mesëm në lumenj apo përrenj: kallam prej 3,50 - 4,50 m, me aksion prej 30 - 60 gr.
Për peshim të rëndë me plumbçe, në liqen apo det: kallam prej 4 m, me aksion prej 100 - 120 gr.
Për ngjala apo peshq me forma gjatësore: kallami prej 4,50 - 5,40 m me aksion prej 200 - 450 gr.
Është e rekomandueshme të niseni me rrathë prej 2 - 3 elementesh, për të pasur sa më shumë avantazhe për sa i përket përdorimit në mënyrë që të ulet fërkimi dhe më ekzakt i së parës në kthesën fundore të kallamit (më pak të rrethit së parë te doreza).

Rrotullat

Rekomandohen të merrni rrotulla me maksimum 4 rrula – nga ato që janë të përbëra nga koronë dhe pinion.
Është mirë gjithashtu, të keni rrotulla prej materiali metalik (tambur metalik), pasi kjo e tërheq më mirë fildispanjën. Dhe kuptohet, është në dorën tuaj të mbani rrotulla të madhësive të ndryshme, ndërsa numri i tyre duhet të jetë i njëjtë me atë të kallamave.

Fildispanja

Këtu ngelet çdo gjë në dorën tuaj, në funksion të kallamave dhe të rrotullave që keni në administrim. Gjithashtu, vendi ku do të peshkoni është tepër i rëndësishëm për zgjedhjen e fildispanjës. Bëhuni i vendosur në funksion të llojit që do të zgjidhni: me pluskim, me plumbçe, wobler apo twister. Në funksion të gjithë këtyre, fildispanja mund të jetë nga 0,12 deri në 0,50.

Këshilla praktike

1.Peshku i freskët mund të verifikohet: në qoftë se do të vihet në një vaskë me ujë dhe bie poshtë, do të thotë se është i mirë.

2.Në qoftë se peshku i freskët mban shumë erë, mbahet 1 orë në ujë të ftohtë dhe uthull (2-3 lugë uthull në 1 litër ujë).

3.Në përgatitjen e havjarit (vezëve të peshkut) është mirë të përdorni me patjetër ujë mineral apo ujë sifon të ftohtë, pasi i bën më të shkrifëta.

4.Krapi ka halën e shtyllës kurrizore në formë trekëndore me shije të hidhur, pikërisht e ndodhur në vendin ku lidhet shtylla kurrizore me kokën, më shumë; kjo duhet hequr përpara nxjerrjes së peshkut në tavolinë.

5.Krapimund të pastrohet nga luspat më lehtë në qoftë se zhytet në ujë të zjerrë për disa sekonda.

6.Për të ruajtur ëmbëlsinë e peshkut, peshku i pastruar nuk mbahet në ujë por shpëlahet shpejt.

7.Peshku në zgarrë mund të fërgohet vetëm me verë të bardhë; vera e kuqe i jep peshkut një shije të keqe.

8.Peshku pastrohet lehtë nga luspat, në qoftë se e futim në ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë me presion.

9.Në përgatitjet me peshk shërbehet vetëm verë e bardhë shqeto.

Për garniturat me peshk shërbehet vetëm në pjata ovale. Mund të rrethohet peshku nga fletë të vogla majdanozi të shoqëruara me limonë dhe ullinj.

10.Vezët e peshkut mund të ruhen lehtësisht të përziera me shumë kripë.

11.Përpara se ta skuqni peshkun, njomeni paksa në lëngun e një limoni. Në këtë mënyrë, peshku do të bëhet më i fortë dhe nuk do të shkërmoqet.

12.Kripa dhe thartësirat bëjnë që peshku të koagulohet më shpejt dhe substancat albuminoide të tij të mos ndahen pjesë-pjesë.

13.Njëherësh i ngrirë, peshku nuk mund të futet sërish në frigorifer. Jo vetëm që humb cilësitë ushqyese, por nuk ka as shije
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Keshilla dhe pajime per gjuetin e peshkut

Grepat



 

shoku_tanku

Free Palestina
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
30,317
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Keshilla dhe pajime per gjuetin e peshkut

ehh sa kemi vuajtur me perpara...mbaj mend,gjuaja me gjilpere me kyc edhe me spango...po edhe peshk kishte qamet...tani kallëma e grepa plot e peshk hic..duhet te cosh dem 1 pako llokume dinamiti per te kapur 1 kile peshk..
 

Rex

Gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
15,212
Pikët
113
Përgjigje e: Keshilla dhe pajime per gjuetin e peshkut

Teme shume e mire Euro. Edhe une kam qene shume merak ne peshkim. Me pelqen akoma por tani shkoj shume me rralle.

Kam peshkuar ne liqe, me pak, dhe ne lumenj. Zakonisht kam peshkuar ne lumenj me te qete sepse eshte edhe pak me e lehte dhe kerkon me pak angazhim. Pra eshte me e pershtatshme per dembela :p

Per karrem kam perdorur krimba (i blinim te gatshme), skrraja, miza, miser, peshk te vogel, karrem mashtrues etj.

Suksesin me te madh ne peshkim e kam pasur ne nje lum me thellesi rreth 1 meter ku per karrem e perdorja sharanin e vogel. Pra, ne fillim e ushqenim vendin me trosha te bukes ose me pregaditje te tjera qe i quanim kaqamak, pastaj i zinim me rrjete ca sharana te vegjel per ti vendosur ne grep dhe mlyshi 300gr - 1.5kg ishte i sigurte.
 

lenci

::
Anëtar
Feb 4, 2012
Postime
2,567
Pikët
63
Përgjigje e: Keshilla dhe pajime per gjuetin e peshkut

pak a shume perdor kete tip pajimi
ne vere mjafton vetem pushka

 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Keshilla dhe pajime per gjuetin e peshkut

Peshqit e harrojne cdo gje qe ndodh vetem pas 10 min (prandaj peshqit nuk te mbajne asnjehere meri) Te nesermen mund te peshkoni perseri ne te njejtin vend pasi ta keni ushqyer nje dite me pare , para largimit tuaj nga vendi ku peshkuat. Nese doni nje peshkim te suksesshem eshte mire qe gjithnje para se te largonit te hidhnit pak ushqim per peshqit. Kjo di ti stimulonte shume peshqit per te ardhur tek vendi ku ju gjuani, por jo vetem kaq, peshqit jan te prirur qe te therrasin edhe te tjere peshq per tu ushqyer aty ku ka ushqim me bollek.

Pra nese doni te mbushni barkun tuaj me peshq, duhet qe edhe ju ti mbushni barkun atyre paraprakisht. Llojet e ushqimit sic dihet jane : Himet, Misri, Gruri, Krimbat e kuq dhe te bardhe, orizi, buka dhe pse jo cdo lloj ushqimi qe ju ka ngelur nga torba juaj gjat peshkimit si psh ndonje zarzavat , djath etj

Nese nuk jeni gjuetar profesionist, mos u merzisni me fatin tuaj apo me peshqit. Lexoni cdo dite mbi peshkimin ose pyesni miqt tuaj rreth keti sporti te bukur dhe do beheni peshkatare te zot edhe ju. Ky sport krijon vartesi te bukur pasi ta keni mesuar.
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Keshilla dhe pajime per gjuetin e peshkut

Varet edhe nga vendi ku jeton. Këtej nga ne zakonisht nuk peshkohet me krimba, bukë e gjëra të tjera si këto. Këto përdoren aty ku ka vetëm peshq të vegjël.

Për peshqit e mëdhenj, si karrema përdoren peshq të vegjël artificialë prej metali, që në fund kanë një grep. Peshku i madh shkon për t'i ngrënë nga prapa dhe ngec në grep.

Meqë tema është për këshilla dhe pajime, po jap edhe unë disa mendime:

Kallami duhet të jetë elastik dhe sa më i gjatë, që ta hedhë grepin sa më larg, mirëpo këta ndahen në dy pjesë të gjata që bashkohen dhe nuk janë praktikë. Unë pëlqej kallam nga ata që mbyllen dhe që mund t'i futësh në një çantë shpine.

Fildispanja nuk duhet të jetë plastike, por me fije poliestre. Ky fill ngjan si një fill i zakonshëm nga ata që qepim rroba, por është më i fortë se filli plastik. Veç fortësisë, është edhe më i butë dhe mbështillet më mirë në rrotull, plus që grepi hidhet më larg me këtë lloj filli. Vetë çmimi i tij që është sa trefishi i plastikut, tregon se cili është më i mirë.

Që të peshkosh, duhet të gjesh orën e përshtatshme, se nuk peshk gjithë ditën. Nëse peshkon në det, duhet ditur ora e baticës, se me baticën vjen edhe peshku afër bregut.

Këto janë pajimet e mia modeste:

 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
421
Pikët
0
Përgjigje e: Keshilla dhe pajime per gjuetin e peshkut

Po ajo thika... Wenger? Unë kam modelin standart si edhe një Leatherman Wave. Pajime për peshkim nuk kam, kur iki ndonjëherë ia marr borxh ndonjë shoku. Kur isha i vogël isha shumë i apasionuar pas peshkimit, tani jam i dhënë më tepër pas gjuetisë me armë zjarri.
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Keshilla dhe pajime per gjuetin e peshkut

Po ajo thika... Wenger?
Jo, por zvicerane është edhe kjo.
Është një Shtrauman i vogël që unë e mbaj për të prerë fijet.



 

Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,557
Pikët
38
Përgjigje e: Keshilla dhe pajime per gjuetin e peshkut

bato .. qenke usta ti..


ku jeton ti djali?
 
Top