• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Serafim, mos krahaso Zogun me Enverin. Enveri mund te ishte idealist dhe nje lloj komunisti nacionalist, por kishte koncept te qart Zhvillimi per vendin. Kishte studime dhe zhvillimi i vendit behej mbi baza shkencore.

Te krahasosh Zogun ku ne kohen e tij, ne shqiperi numeroheshin me gishta dy a tre oficina, kur Enveri futi ndustrializimin me fabrika, uzina e kombinate eshte te tallesh me historin.

Te vetmin koncept te gabuar qe kishte Enveri per mua ishte parimi i mbeshtetjes ne forcat e veta(izolimi). Te tjera nuk kishte asnje gabim ai. Puna qe eshte bere ne kohen e Enverit(nje zhvillim me etapa te sforcuara, tipike komuniste) nuk eshte bere dhe nuk do behet kurr ne shqiperi. Lufta e klasave e me the-te thashe nuk ishin fajet e Enverit, por konseguencat e rruges qe ai ndoqi. Keto lloj hollesirash nuk ndikojne fare ne madheshtin e nje figure, sepse historia ka parametrat e saj. Luften e klasave historia do tia veshi si nje gabim te komunizmit(qe ishte rruga te cilen po ndiqte Enveri), jo te Enverit.

Pra vetizolimi do jete i vetmi gabim ku do qortohet Enveri nga historia.
Qe nga prishja e mardhenieve me Kinen dhe prerja e ndihmave prej .
I kerkoj Falje te tjereve per kete fjalor qe do te perdor, por eshte e pamundur te mos rreagosh ne kete menyre kur digjon marrezina dhe cmendurina te tilla.

Peshkaqeni33,

duhet te te vij turp per at fjale qe shkruan. jo vetem qe jane budallalleqe por jane edhe Blesfami! Si quan nacionalist ti nje kriminel qe ekzekutoj eliten e vertet te shqiperise, vrau preu dhe persekutoj per nje gjysem shekulli te gjithe nacionalistat e vertet dhe familjet e tyre. Jo vetem kaq por krimi me i madh qe beri ishte ndrydhja, perdhunimi e mendjes se shqipetarit, Ri-formimi i njeriut, Nje percudnim i ter. Ai shkaterroj nje popull te ter, shkaterroj identitetin e je populli te lasht. Beri ate qe osmanet, greket dhe serbet nuk arriten ta benin per 500. Ai formoj njeriez si ti, qe arrijn sote te thone se patriotizmi eshte demode. Sote e kasaj dite ne akoma po vuajm bemat e tij. Sote e kesaj dite akoma nuk gjenden kockat e njerezve qe burgosi, pushkatoj pa mas. Nje kriminel qe torturoj barbarisht jo burra, femij dhe pleq por edhe grat. Perdori menyrat me cnjerezore me makaber. Torturoj grat e viktimave, pa dienin e tyre, qe te firmosnin akuza rreme. Akuza qe me von u perdoren per te varur dhe ekzekutuar familjare e tyre. Gje qe shtyja qindra njerez te benin vetvrasje kur mesuan se per cfar i kishin perdorur. Ke konsideron ti Nacionalist, ate Qen qe konsoderonte Kinezet dhe Ruset vellezer dhe Kosovaret Miq. Vetem njeri i lindur kriminel dhe sadist mund te bej gjera te tilla. Ti na vjen ketu pa pike turpi dhe na thua qe nuk ishte fai i tij. Jo vetem aq por po na tregon se sa shume vendi ka perparuar me Indurstrine qe ai "krijoj'. per cfar industrie e ke fjalen ti. per mbeturinat qe vinin ne shqiperi nga Rusia dhe KIna. Per cfar perparimi e ke fjalen ti, per dritat qe sote e kesaj dite fiken 5 here ne dite, per ujin e pishem dhe ushqimet qe sote e kesaj dite akom nuk nuk jane te mjaftueshem, dhe ne rastin me te mire helmojn.

Sa per bejleret, ajo qe thua eshte nje maskarrallek. Ti ben jehonen e histrorise se rreme te Kristo Frasherit dhe shokeve te tij qe me ane te qenjeshtrave arriten ne 'ri-krijonin' egjiptin e lasht ne mes te evropes me Faraon dhe Skllever dhe Piramida te verteta. Ti ke koje te flasesh per Bejleret? Sa per dijenine tende te zbeht dhe te kufizuar marredhenjet mes Bejlereve dhe klasave te tjera ne shqiperi ishin njisoj sic ato jane ne cdo shoqeri tjeter te botes edhe sot. Ne kete bot ka njerez te mije dhe te keqije, te afte dhe te paafte. Dhe kur keta te fundit arrijn te sundojn, sigursht jo me forcat e veta por me poshtersite dhe matrapazlleqet qe bejn, bota normale permbyset. Absurditeti dhe Padrejtesia kthehet ne dicka "normale". prandaj njerezit si ti guzojn edhe te flasin budallalleqe, dhe cdo gje qe i vjen neper mend pa e filtruar ate qe thone. Bejleret E fituan token me forcat e veta, e punuan e trasheguan dhe e mborjten me gjak, per shekuj te tere. Kurse Xhaxhy yt i shtrenjt ua morri me dhun dhe, gjoja e shprndau tek populli. ironia ne kete rast eshte sepse ajo tok qe u dha popullit jo vetem qe nuk mjaftonte per te arritur nje mireqenje te vertet por nuk ishte mjaft as per te mbijetuar. Koperativistet 9 muajt e vitit shkonin neper ferma dhe i luteshin duqaneve te fermave per nji kile buke Gruri, sepse 9 muajt e vitit ishin te detyruar te hanin buke misri qe as plumbi nuk e shponte. Ja pra koperativat ishin ato qe do te perfitonin nga reforma "agrare". Por cfar pret nga nje sprodhjak si ti qe u nxorr nga fundrrinat e baltave dhe me punen e "tij" arriti te fitoj nje pak Triska Fronit. Kjo ishte arritje me e madhe qe sub-humanet si puna jote mund te arrinin. Ato qe thua ti per bejleret jane genjeshtra dhe poshtersira. ne cdo shoqeri ka pasur dhe gjithmone do te ket nje element te keq, por ne pergjithese bejleret nuk ishtin ata qe bie ti ketu. Familja ime vjen nga Bejleret. Bile nji nga Bejleret me te fuqishem te Dibres. ne jeten time kam hasur tek njerez qe mbanin emerin e gjyshit time. Keta ishin profesora intelektuaL , sigurisht me standartet e asaj kohe. Vamiljet e tyre kishin qene yzmeqar tek Dera Jone. Ne qoftese keta njerez ishin trajtuar aq keq sa i paraqet tij kety, perse atehere ata emertonin femijet e tyre me emerat e "Bejlereve". Edhe sote e kesaj dite ketyre Bejlereve iu drejtohen me nje rrespekt qe ti dhe lloj i jot nuk ka per te gezuar kurre. Keta Bejleret qe na bie ti ketu kane derdhur gjak, kan sakrifikuar familjet e tyre per te miren e shqiperise, dhe nji Spordhjak si ti, ke ftyr dhe kuxim ti permendesh "emrin" e tyre dhe aq me teper te shtremberosh personalitetin e tyre!

TE TE VIJ TURP!!!
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Peshaqen pershendetje.
Po te nisemi nga historia se Shqiperia qe protektoriat i Italise ne kohen e Zogut,kjo hsitori e pavertete duhet te vleje edhe per Enverin;qe ishte ne fillim protektoriat i Jugosllavis,pastaj i Bashkimit Sovietik,edhe ne fund i Kines.(Mos haro borxhet e falura nga Krushovi Enverit o Shqiperise).
Merita e Zogut ishte se la tregetar e tregetine e lire,pasurohej kush punonte jo kush vidhte o koruptonte.Me kete nuk dua te them qe nuk kishte varferi o korrupsion ne kohen e Zogut,kishte po te jesh i sigurte qe kishte shume me pak se ne kohen e Enverit.

Edhe per sa i perket Xhandarmerise,mos e permend me,se aty qendron merita me e madhe e Zogut.Zogu o Shqiperia kishin vetem 800 Xhandare.Habiteshin te gjithe se si mund te ruhej rendi vetem me 800 xhandare.("Dhe vet Zogu levizte me nje xhandar me vete").

Zogu ndertoi pak ne krahasim me Enverin, ato 15 vjet,ligje apo rruge,po i sherbyen popullit,edhe i qenduhan kohes e pushtimit Italian.
Enveri ndertoi shume,(gjithmon shume me pak se diktatoret e tjere komunist te vendeve te huaja),por shumica e veprave nuk sherbejne per asgje...si ato mbrojtese..o kombinate pa prespektive,e si nga ana ligjore o morale.
Zogu me gabimet e tija mbetet Mbret,Enveri edhe me ato pak gjera pozitive qe beri mbetet Kriminel.
Bravo!!! Eshte plotesisht e vertet ajo qe shkruajte. Shkurt dhe Sakt. Te pergezoj per gjakftohtesine qe tregon ne "debate" te tilla. Une nuk i konsideroj debate sepse ana tjeter flet kodra mbas bregut. Mundohet te na mbushin mendjen se e pardha eshte e zeze dhe anasjelltas.
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Bravo!!! Eshte plotesisht e vertet ajo qe shkruajte. Shkurt dhe Sakt. Te pergezoj per gjakftohtesine qe tregon ne "debate" te tilla. Une nuk i konsideroj debate sepse ana tjeter flet kodra mbas bregut. Mundohet te na mbushin mendjen se e pardha eshte e zeze dhe anasjelltas.
Maqellarjot, une nuk te pergezoj fare per gjakfohsine tende e cila eshte inekzistente ne citimin qe i ke bere peshkaqenit. Do te lutesha te rregullosh fjalorin tek citimi qe e ke nxire me sharje dhe ofendime. Dhe une vij nga fis patriotash qe derdhen gjakun e tyre per atdheun, si ne kohen e turkut, por edhe gjate Luftes Nacional Clirimtare. Nuk e di sa burre i mire ka qene gjyshi yt por bejlere te tjere ktej nga jugu kane vrare e prere parardhesit e mi per ti grabitur token. Dhe nuk jane fantazira nga filmat me partizan por jane historira qe kane dale nga goja e gjysherve te mi.

Sec kam nje nuhatje per kto daljet jashte teme mbas kaq vitesh neper forume, prandaj dhe iu kundervura reklames se Coca Coles qe hodhe ne fillim. Tema eshte per Zogun, nese do te diskutosh per Enver Hoxhen jane temat perkatese ose hap nje teme te re.

Forum-al ka nje nivel dhe nuk lejot perdhunimi i ktij niveli. Ktu jane te gjithe te barabarte, ndac ji komunist, ndac ji fashist, ndac ballist, e ndac zogist, ktu jemi te gjithe shqiptare. Gjuha e urretjes ktu eshte e ndaluar. Nese do te diskutojme dicka atehere kjo do te behet ne baze te argumenteve dhe jo te ndjenjave ekstreme. Duke bertitur e duke ofenduar nuk ben gje tjeter vec "humbet te drejten tende" Besoj se u morem vesh dhe le t'i kthejme temes nivelin e meparshem.

Sa per temen... Do isha shume i lumtur nese do na sillje dokumente apo citime nga libra historike bazuar ne fakte per te gjitha ato qe thua, perndryshe nuk mund te me imponosh mendimin tend. Ne e kemi mesuar ashtu sic e kemi mesuar historine mbi Zogun, dhe historia zyrtare shqiptare nuk ka ndryshuar shume qe nga koha e xhaxhit (mbase t'i bejme kerkese Sales per kte). Kshu qe ti qe kerkon ta ndryshosh historine do te duhet te sjellesh fakte.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
12,049
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

I kerkoj Falje te tjereve per kete fjalor qe do te perdor, por eshte e pamundur te mos rreagosh ne kete menyre kur digjon marrezina dhe cmendurina te tilla.

Peshkaqeni33,

duhet te te vij turp per at fjale qe shkruan. jo vetem qe jane budallalleqe por jane edhe Blesfami! Si quan nacionalist ti nje kriminel qe ekzekutoj eliten e vertet te shqiperise, vrau preu dhe persekutoj per nje gjysem shekulli te gjithe nacionalistat e vertet dhe familjet e tyre. Jo vetem kaq por krimi me i madh qe beri ishte ndrydhja, perdhunimi e mendjes se shqipetarit, Ri-formimi i njeriut, Nje percudnim i ter. Ai shkaterroj nje popull te ter, shkaterroj identitetin e je populli te lasht. Beri ate qe osmanet, greket dhe serbet nuk arriten ta benin per 500. Ai formoj njeriez si ti, qe arrijn sote te thone se patriotizmi eshte demode. Sote e kasaj dite ne akoma po vuajm bemat e tij. Sote e kesaj dite akoma nuk gjenden kockat e njerezve qe burgosi, pushkatoj pa mas. Nje kriminel qe torturoj barbarisht jo burra, femij dhe pleq por edhe grat. Perdori menyrat me cnjerezore me makaber. Torturoj grat e viktimave, pa dienin e tyre, qe te firmosnin akuza rreme. Akuza qe me von u perdoren per te varur dhe ekzekutuar familjare e tyre. Gje qe shtyja qindra njerez te benin vetvrasje kur mesuan se per cfar i kishin perdorur. Ke konsideron ti Nacionalist, ate Qen qe konsoderonte Kinezet dhe Ruset vellezer dhe Kosovaret Miq. Vetem njeri i lindur kriminel dhe sadist mund te bej gjera te tilla. Ti na vjen ketu pa pike turpi dhe na thua qe nuk ishte fai i tij. Jo vetem aq por po na tregon se sa shume vendi ka perparuar me Indurstrine qe ai "krijoj'. per cfar industrie e ke fjalen ti. per mbeturinat qe vinin ne shqiperi nga Rusia dhe KIna. Per cfar perparimi e ke fjalen ti, per dritat qe sote e kesaj dite fiken 5 here ne dite, per ujin e pishem dhe ushqimet qe sote e kesaj dite akom nuk nuk jane te mjaftueshem, dhe ne rastin me te mire helmojn.

Sa per bejleret, ajo qe thua eshte nje maskarrallek. Ti ben jehonen e histrorise se rreme te Kristo Frasherit dhe shokeve te tij qe me ane te qenjeshtrave arriten ne 'ri-krijonin' egjiptin e lasht ne mes te evropes me Faraon dhe Skllever dhe Piramida te verteta. Ti ke koje te flasesh per Bejleret? Sa per dijenine tende te zbeht dhe te kufizuar marredhenjet mes Bejlereve dhe klasave te tjera ne shqiperi ishin njisoj sic ato jane ne cdo shoqeri tjeter te botes edhe sot. Ne kete bot ka njerez te mije dhe te keqije, te afte dhe te paafte. Dhe kur keta te fundit arrijn te sundojn, sigursht jo me forcat e veta por me poshtersite dhe matrapazlleqet qe bejn, bota normale permbyset. Absurditeti dhe Padrejtesia kthehet ne dicka "normale". prandaj njerezit si ti guzojn edhe te flasin budallalleqe, dhe cdo gje qe i vjen neper mend pa e filtruar ate qe thone. Bejleret E fituan token me forcat e veta, e punuan e trasheguan dhe e mborjten me gjak, per shekuj te tere. Kurse Xhaxhy yt i shtrenjt ua morri me dhun dhe, gjoja e shprndau tek populli. ironia ne kete rast eshte sepse ajo tok qe u dha popullit jo vetem qe nuk mjaftonte per te arritur nje mireqenje te vertet por nuk ishte mjaft as per te mbijetuar. Koperativistet 9 muajt e vitit shkonin neper ferma dhe i luteshin duqaneve te fermave per nji kile buke Gruri, sepse 9 muajt e vitit ishin te detyruar te hanin buke misri qe as plumbi nuk e shponte. Ja pra koperativat ishin ato qe do te perfitonin nga reforma "agrare". Por cfar pret nga nje sprodhjak si ti qe u nxorr nga fundrrinat e baltave dhe me punen e "tij" arriti te fitoj nje pak Triska Fronit. Kjo ishte arritje me e madhe qe sub-humanet si puna jote mund te arrinin. Ato qe thua ti per bejleret jane genjeshtra dhe poshtersira. ne cdo shoqeri ka pasur dhe gjithmone do te ket nje element te keq, por ne pergjithese bejleret nuk ishtin ata qe bie ti ketu. Familja ime vjen nga Bejleret. Bile nji nga Bejleret me te fuqishem te Dibres. ne jeten time kam hasur tek njerez qe mbanin emerin e gjyshit time. Keta ishin profesora intelektuaL , sigurisht me standartet e asaj kohe. Vamiljet e tyre kishin qene yzmeqar tek Dera Jone. Ne qoftese keta njerez ishin trajtuar aq keq sa i paraqet tij kety, perse atehere ata emertonin femijet e tyre me emerat e "Bejlereve". Edhe sote e kesaj dite ketyre Bejlereve iu drejtohen me nje rrespekt qe ti dhe lloj i jot nuk ka per te gezuar kurre. Keta Bejleret qe na bie ti ketu kane derdhur gjak, kan sakrifikuar familjet e tyre per te miren e shqiperise, dhe nji Spordhjak si ti, ke ftyr dhe kuxim ti permendesh "emrin" e tyre dhe aq me teper te shtremberosh personalitetin e tyre!

TE TE VIJ TURP!!!
Mjeran...
Eshte pikerisht menyra si i mendon gjerat qe me ngaterron mua. Kam vene re, qe ata, qe i mendojn keshtu si ty, jane gjithmon ata me te "zgjuarit".
Keshtu si i ke shkruajtur ti ketu, do humbasin kot gjithe keto xhevahire. Nese do vertet te me ndihmosh, une do te lutesha te mi shkruash ne nje cope leter dhe te mi dergosh, se ndoshta ashtu edhe mund te me hyjne ne pune. Supermarketet jane ne greve dhe mua po me mbaron letra higjenike.

Mos kujton ky, se ia kam fajin une, qe eshte ky qe eshte.
Ej zoti "Ce nesuno in casa", nuk e kam fajin une qe natyres i mbaruan fondet dhe lenda e pare kur ishte duke perfunduar trurin tend.
Nejse... "Maqellariotit dhe femise hapi rruge" thot nje proverb e vjeter popullore. Prandaj e Leme Maqellariotin ne boten e tij dhe i kthehemi temes tone.

Ja pikeveshtrimi i italise per ate pjese te historise tone, fiksuar ne kete dokumentar.

http://www.youtube.com/watch?v=J9qr--YY_P0
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Maqellarjot, une nuk te pergezoj fare per gjakfohsine tende e cila eshte inekzistente ne citimin qe i ke bere peshkaqenit. Do te lutesha te rregullosh fjalorin tek citimi qe e ke nxire me sharje dhe ofendime. Dhe une vij nga fis patriotash qe derdhen gjakun e tyre per atdheun, si ne kohen e turkut, por edhe gjate Luftes Nacional Clirimtare. Nuk e di sa burre i mire ka qene gjyshi yt por bejlere te tjere ktej nga jugu kane vrare e prere parardhesit e mi per ti grabitur token. Dhe nuk jane fantazira nga filmat me partizan por jane historira qe kane dale nga goja e gjysherve te mi.

Sec kam nje nuhatje per kto daljet jashte teme mbas kaq vitesh neper forume, prandaj dhe iu kundervura reklames se Coca Coles qe hodhe ne fillim. Tema eshte per Zogun, nese do te diskutosh per Enver Hoxhen jane temat perkatese ose hap nje teme te re.

Forum-al ka nje nivel dhe nuk lejot perdhunimi i ktij niveli. Ktu jane te gjithe te barabarte, ndac ji komunist, ndac ji fashist, ndac ballist, e ndac zogist, ktu jemi te gjithe shqiptare. Gjuha e urretjes ktu eshte e ndaluar. Nese do te diskutojme dicka atehere kjo do te behet ne baze te argumenteve dhe jo te ndjenjave ekstreme. Duke bertitur e duke ofenduar nuk ben gje tjeter vec "humbet te drejten tende" Besoj se u morem vesh dhe le t'i kthejme temes nivelin e meparshem.

Sa per temen... Do isha shume i lumtur nese do na sillje dokumente apo citime nga libra historike bazuar ne fakte per te gjitha ato qe thua, perndryshe nuk mund te me imponosh mendimin tend. Ne e kemi mesuar ashtu sic e kemi mesuar historine mbi Zogun, dhe historia zyrtare shqiptare nuk ka ndryshuar shume qe nga koha e xhaxhit (mbase t'i bejme kerkese Sales per kte). Kshu qe ti qe kerkon ta ndryshosh historine do te duhet te sjellesh fakte.
Eshte e vertet qe une perdorea nje tone te ashper. Per kete kerkova edhe falje.

Nuk kam dashur kurre te hyje ne debatesh familjare sepse per secilin familja e vet esht gjithmone me e mira. Une prura nje shembull konkret per ilustrim.

Ajo qe me rrevolton mua me teper eshte perhapja e propagandes se ish-komunistave 20 vjet pas 'renjes' se diktatures. Na hengren shqiprtin per 50 vjet na vran na persekutuan na ndan perzgjalli nga njeri tjetri, tani duhet ti hapim rruge sepse jemi te gjithe te barabart? Eshte turp. Keta njerez une nuk mund ti quaj te barabart. Jane kastraveca. jo vetem qe nuk flasin me ansje lloj kompetence por mundohen edhe te diskretitojn personalitetin tend me deklarate te cmendura. Flasin pa pike pergjegjesie.

Fatkeqesisht jo drejtesia por ai me i fuqishmi ne shumicen e rasteve "Fiton". Dhe shkruan historine sipas leverdise se tij. Nuk mesohet cdo gje me libra, Morrison, njerezit mund te shkruajn cfar te duan neper libra. historia e veret qendron diku ne mes te keqberesve dhe viktimave britmat e te cileve akoma jehojne ne hapsiren e pafund fatkeqsishte atehere binin ne vesht te shurdhet, dhe aq me keq sote trajtohen si nje bezdisje dhe jo te faktuara sepse u shkruajt dicka krejt ndryshe nga ajo qe ndodhi.

Mesimi i historise se gabuar nu duhet te jet justifikim per berjen e jehones se saj dhe aq me teper kur ai perdoret me aq "kompetenca" sikur te jet pervoja e vet folesit.

Une flas me fakte te jetuara, ketu flitet me 'fakte' te lexuara nga libra te shkruajtur nga kriminelat.
Keto libra konsideron ti si fakte???

Une theksova ne shkrim sepse ne cdo shoqeri existon nje element keqberes. Ky element nuk duhet te perfaqesoj dhe te etikoj te gjithe shoqerine. Ky perjashtim mund te behet vetem ne kohen e diktatures. Ne rastin e shqiperise duhet perdorur arsyeja. Fakti me i pakontestueshem eshte e kaluara. Shikoni ku eshte shqiperia sote qe te dini se ku ka qene. hapni syte dhe shikoni te vertetn dhe jo vetem ate qe ju pelqen. E verteta absolute eshte gjithmon tronditese. sidomos ne rastin e shqiperise.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Nejse....Nuk kam ardhur ketu te zihem apo armiqesohem me ansji, por ndodh qe has ne disa mina qe kur shkel ne to te gjelbin me eren qe leshojn, dhe natyrisht ndizen gjakerat dhe thuhen fjale te ashpera. Megjithate nuk terheq as edhe nje pik apo prejse nga ai shkrim. Ne fund te fundit ca pret nga qenje te tilla. Marresi i meritoj te gjitha! E mbyllim me kaq.
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Personalisht nuk me intereson fare as e verteta jote dhe as e verteta e peshkaqenit apo ndonje tjetri. Mua me intereson e verteta ime, ajo e vertete qe une e kam jetuar vete. Kur shkruan ke shume perceptime te gabuara. Bile, bile dhe kutpimin e shume llafeve ti e keqiterpreton sa qe u kacafyte qe ne postimin e pare me Peshkaqenin per nje llaf qe ti faktikish tregove qe nuk ja dije kuptimin, ishte pikerisht fjala "ordiner" qe do te thot i zakonshem, ndersa ti dije kuptimin me brutal te saj ate qe perdoret dhe me shume nga shtresat e nivelit te ulet arsimor dhe u acarove menjehere, aty e tradhtove veten dhe u krijua disniveli yt me peshkaqenin ne diskutim. Por disniveli ama nuk do te thote qe peshkaqeni ka te drejte ne argumentimet e tij, prandaj dhe une ne shume gabime te tuat u shmanga qe te citoja, te ruaja balancen e diskutimit. Kte gje e kuptoi dhe peshkaqeni dhe te coi ty ne acarim ;) gje qe ne nje diskutim te ul piket edhe me shume. Ekziston nje shprehje qe thot: "Nese ti nuk e bind dot tjetrin atehere e ke fajin ti".
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
12,049
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Nejse....Nuk kam ardhur ketu te zihem apo armiqesohem me ansji, por ndodh qe has ne disa mina qe kur shkel ne to te gjelbin me eren qe leshojn, dhe natyrisht ndizen gjakerat dhe thuhen fjale te ashpera. Megjithate nuk terheq as edhe nje pik apo prejse nga ai shkrim. Ne fund te fundit ca pret nga qenje te tilla. Marresi i meritoj te gjitha! E mbyllim me kaq.
Jo or jo, mos u zi, se nuk eshte mire. Degjom mua. Une te isha ne vendin tend nuk do ziesha. Nuk ia vlen. Ti je djal i mencem. Vertet mund t'a ngaterrosh rrugen kur shkon per ne shtepi, por kjo nuk i ul vlerat e tua si strateg per te gjetur rrugen qe do coj shqiperin drejt prosperitetit.
Une per vete te kam zili dhe cuditem si ka mundesi ajo koke e vogel te mbaj ate mase te madhe trush. Sigurisht duhet te jene te kompresuara, por kjo nuk me pengon ti lutem cdo dite zotit, qe ato mos te derdhen rrugeve neper te cilat ti kalon kur vete per ne shtepi.

He ci thoni kesaj... haha
Nese kjo nuk eshte nje shaka e natyres... ateher cfare mund te jete...
Or ti zoti Nastradin, vertet mendon se me ofendon mua me ato budalliqet qe shkruan?! Vetes tende i nxjerr bojen.
Nga une e ke marre noten, tani bej kujdes mos t'a marresh edhe nga te tjeret, se me keto qe shkruan ti...
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,558
Pikët
48
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Diskutojme o debatojme,thjesht per te kaluar kohen,e per te shpehur mendimet tona.
Diskutohet ne pergjithesi,per te mesuar diçka te re,se asnje person nuk i di te gjitha,e asnje nuk ka te drejten o te verteten ne xhep.
Nje diskutim ka lezet;kur nuk ka fyerje,e kur ka shume kendveshtime.
E rendesishme eshte qe mos ta mendojne te gjithe njesoj,dhe mundesisht te respektohet mendimet qe nuk na pershaten o nuk na pelqejne.
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Peshkaqen sikur tham qe do i leme kto talljet e fyerjet... Mundohem ne maksimum qe te rrespektoj mendimin e tjetrit por nese do fillojme ta kthejme temen ne pacavure nuk me ngelet gje tjeter vecse te filloj dhe te fshij gjitha postimet te cilat e di shume mire qe ju kushtujne kohe nga jeta juaj para PC. Sinqerish po e mendoj dy here qe te filloj te fshij postimet....
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,258
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Mbreti Zog i shqiptarëve ishte monarku evropian më i pazakontë i shekullit të 20-të; një njeri pa asnjë lidhje mbretërore që themeloi mbretërinë e tij në vitin 1928. Bashkëkohësit nuk dinin çfarë të mendonin. Epitetet për të varionin sipas shijeve dhe opinioneve nga me te ndryshmet. Sigurisht që në sytë e të huajve mbërritja e beftë e këtij mbreti,shtoi misterin e një vendi të njohur kryesisht për malet, revoltat dhe gjakmarrjen. Sado që Mbreti dëshironte të identifikohej me rregullin dhe progresin, emri i tij ishte më së shumti i lidhur me intrigat politike qe implementoheshin atehere ne politiken e brishte shqiptare. Ai ka rrëfyer: “Jeta ime është një histori aventurash”. Oborri i tij në miniaturë në Tiranë vuri në punë imagjinatën e botës perëndimore në vitet ’30, para se fashistët italianë ta detyronin të arratisej dhe stalinistët e post-luftës ta mbanin aty. Komunistët më pas e minimizuan vendin e tij në histori, vendin e një njeriu që sipas çdo standardi objektiv duhej të renditej si një prej figurave të tij më të shquara. Për pesë dekada me radhë Shqipëria ishte një vend i mbyllur, sinonim i marksizëm-leninizmit, por si kudo në Evropën lindore, përfundimi i Luftës së Ftohtë ka shfaqur vazhdimësi të së shkuarës së para luftës që sistemi totalitar i kishte fshirë.Një editorial i “The Times” iu referua njëherë “mbretit të çuditshëm Zog si një shtojcë ireale” e historisë së Shqipërisë. Ky libër ka si qëllim ta bëjë atë të duket real. Njerëzit që jetojnë në vende të sigurta e të qëndrueshme, me kufij të mirëpërcaktuar dhe një traditë qeverisjeje ftohen të lënë mënjanë supozimet e tyre mbi monarkinë moderne evropiane.Mbreti Zog ishte një kuriozitet dhe mbeti kështu deri ne fund.Nga bashkëkohësit e tij ai etiketohej si nje personalitet me rezonance te gjere. Edhe sot reputacioni i tij është burim debatesh, por Zogu ishte padyshim një prej figurave më të shquara në historinë shqiptare. Edhe pse i njohur për politikbërje origjinale, ai premtoi të vinte rregull e progres në një vend që s’kishte njohur prej kohësh asnjërin prej këtyre. “Unë e bëra Shqipërinë”, ka thënë ai.Në biografinë e parë të plotë, Jason Tomes eksploron realitetin pas një njeriu të përshkruar nga “The Times” si “mbreti i çuditshëm Zog” dhe dëshmon se ai ka qenë produkt i një hapësire dhe kohe unike. Njerëzit që jetojnë në vende të sigurta e të qëndrueshme janë të ftuar të lënë mënjanë supozimet e tyre mbi monarkinë moderne evropiane dhe të njihen me një mbret, i cili u ka qëlluar atentatorëve të tij dhe që i paguante faturat me shufra ari.

JASON TOMES ka dhënë mësim lëndën e historisë dhe politikës moderne në universitetet e Oksfordit, Varshavës dhe Bostonit. Interesi i tij mbi Shqipërinë daton 25 vjet më parë, kur ai dëgjoi për herë të parë në valë të shkurtra radio Tiranën. Ai është autori i librave “Balfour” dhe “Foreign Policy” si dhe mbi pesëdhjetë artikujve për “Oxford Dictionary of National Biography”.

Një audiencë me mbretin Zog
Vendi më i harruar i Evropës, Shqipëria. Në vitet ’30 tragetet zbarkonin çdo ditë nga taka e Italisë dhe një avion pesë vendesh i “Adria-Aero-Lloyd” fluturonte tre herë në javë drejt aeroportit të Tiranës, por shërbimet ishin nën standardet e përdorimit dhe nuk viheshin dot në punë pa subvencione. Në vendin më të vogël ballkanik, të huajt ishin aq të rrallë sa bëheshin menjëherë të famshëm. Një anglez, francez apo amerikan i respektuar, i cili shfaqte interes të kënaqshëm ndaj vendit mund ta kishte relativisht të lehtë të përftonte një pritje nga mbreti-politikan. Ekzistonte një histori sipas të cilës kur Zogu mërzitej u telefononte hoteleve për të gjetur ndonjë të huaj interesant që të shkëmbente dy llafe me të. Pallati i tij ishte më pak se pesë minuta larg dhe gjuha e përbashkët gjendej shumë kollaj. Mbreti nuk ishte kozmopolitan, por ai fliste turqisht shumë mirë, gjermanisht mirë dhe frëngjisht mjaftueshëm për të biseduar. Anglishtja nuk ishte opsion, ai refuzonte të humbiste kohë me një gjuhë, e cila i bindej gramatikës vetëm dhjetë për qind. Një roje me një “Z” të ndritshme në pelerinë shoqëronte vizitorët përmes rrugës me tulla të kuqe në kompleksin mbretëror, në juglindje të sheshit qendror. Një sekretar, mbase Sotir Martini, apo adjutanti energjik Zef Sereqi shfaqeshin para të ftuarve për t’i informuar mbi disa pika të protokollit. Dymbëdhjetë hapa më tej shfaqej vila dykatëshe me stuko të verdhë, e cila ishte ndërtuar për një tregtar turk para luftës. I drejtuar në sallonin e vogël të pritjes me pasqyra të ndritshme dhe llambadarë venecianë vizitori mund të shihte stallierin e oborrit nëpërmjet perdeve përpara se të shfaqeshin kanatet e xhamit. Një burrë me flokë kafe dilte menjëherë në skenë, i ulur në fund të një dhomë të gjatë dhe të ndriçuar mirë, e mobiluar në stil modern me letër muri ngjyrë të gjelbër. Mbreti dukej i vogël dhe thuajse i padukshëm ndërmjet tryezës së madhe prej druri të kuq dhe portretit të madh të varur në murin mbas. Syprina e tryezës ishte e rregullt dhe me shkëlqim. Në pikturë shfaqej një grua e ashpër meso-moshë me një paraqitje jo dhe aq mbretërore. Vizitori hynte në dhomë dhe kollitej lehtë. Kishte gjithnjë një shtëllunge tymi duhani dhe rrallëherë ndonjë dritare të hapur. Ai përkulej tre herë (siç ishte udhëzuar) dhe ecte përpara me hapa të kujdesshëm. Ata më me pak fat janë penguar shpeshherë në qilimat dekorativë të shtruar në dyshemenë e lëmuar. Teksa i afrohej tryezës, sytë e tij përqendroheshin në tiparin më ekstravagant në horizont: Mustaqet e Mbretit. Edhe pse shumë të mëdha, ato ishin gjithmonë të rregulluara dhe të stiluara me maja të holla të rregullta. Tundimi për t’u ngulur sytë mustaqeve duhej nënshtruar teksa mbreti ngrihej avash dhe pëshpëriste disa fjalë përshëndetje me zë të ulët e të qartë. Ai ishte rreth 1 metër e 80 i gjatë, qëndrimi i tij i drejtë dhe figura e tij thatime. Ai bënte çmos që të dukej i mbajtur: Një kostum ngjyrë gri dopiopet nga Savile Roë, një këmishë e bardhë nga Sulka, Paris, këpucë të prodhuara me dorë në Itali. Një buzëqeshje e qetë shoqëronte shtrëngimin e fortë të dorës dhe vizitori ulej.

“Një cigare?”
Me një gjest mospërfillës, Mbreti ofronte një sërë markash cigaresh nga tavolina e tij. Ai merrte gjithnjë një për vete (i kërkonte falje jo duhanpirësve) dhe teksa cigarishtja e mbante të zënë për një moment, vizitori mund të skanonte në mendje mbretin. Ai kishte një fytyrë të gjatë si rozë, jo me tipare mesdhetare, që vinte në formë konike nga balli i gjerë tek mjekra e ngushtë. Balli ishte i lartë dhe mund të kishte qenë më i lartë po të mos ishte për flokët e krehur në anën e majtë. Më pas, vihej re, sado e çuditshme që të ngjajë, se mjekra nuk ishte aq e mprehtë sa dukej në fotografi. Tipari që binte më shumë në sy ishte hunda e drejtë, e cila në profil shkrihej me ballin në vijë të drejtë. Herë pas herë vetullat e rëna i jepnin një pamje zymtësisht të përvuajtur që ngjante simpatike dhe lehtësisht komike. Vizitori më pas pyeste veten nëse aristokrati 38-vjeçar ishte vërtet prijësi i pamëshirshëm malësor, i cili kishte shkatërruar rivalët e tij dhe themeluar mbretërinë. Zogu ulej në karrigen e tij, buzëqeshte sërish lehtë, a thua se po i zbulonte vizitorit hijen e një sekreti që veç ai vetë e dinte. Pavarësisht plogështisë që i shfaqej në portret, sytë blu në gri ishin gjithmonë në gatishmëri. “Shkrepini pyetjet tuaja të pavend”, thoshte duke qeshur përpara se të vazhdonte të jepte përgjigje krejtësisht të matura. Pse e ktheu Shqipërinë nga republikë në monarki para disa vjetësh? Kishte vetëm një arsye për këtë. Ndryshimi ishte bërë në përputhje me shpirtin dhe dëshirën e shqiptarëve, themeli politik i të cilëve kishte qenë gjithnjë ndarja në prijës e baronë, secili i udhëhequr nga një shef suprem. Intonacioni i zërit të tij ngjante çuditërisht i ri; një lloj rezervimi adoleshent davariste menjëherë idenë e një gjarpri dhome. “I vetmi ndryshim për mua është se, në vend që të punoj tetë orë në ditë tani punoj 18 dhe mbaj përgjegjësi për gjithë shtetin. Jam një punonjës i vetëm që bëj punën time. Ky është kuptimi i mbretërisë për mua”, thoshte me një ngërdheshje komike. Mbreti sigurisht nuk e mohonte faktin se Shqipëria kishte probleme të mëdha financiare. Si mund të përballojë një familje mbretërore një komb aq i varfër? Ky kundërshtim zhvendosej me mirësjellje nga atmosfera. “Financiarisht, një mbret nuk i kushton një vendi asnjë qindarkë më shumë se një president”. Të dy kanë nevojë për një pallat. Të dy kanë nevojë për roje. Me një buzëqeshje tjetër – e ngjyrosur me një nuancë të pavend melankolie romantike – Zogu i referohej uniformës së tij të bardhë me zbukurime floriri, e lidhur ngushtë me të. Ajo ishte blerë para se ai të merrte fronin: “Kur isha president duhej të vishesha siç ma kërkonte posti, por edhe më i varfri i shqiptarëve ka një nuancë mbretërore, ndaj tani që jam mbreti i tyre nuk është e nevojshme që ta theksoj në një ndonjë mënyrë”. Në një mënyrë kokëfortë dukej sikur ai kërkonte aprovim, edhe intimitet. Ai kishte një intonacion intim të alternuar me përmbajtjen aspak personale të përgjigjeve të tij dhe i mbante sytë e ngulur me ngulm tek i ftuari, i pavëmendshëm ndaj gumëzhimave të ndihmësve të tij që depërtonin mes dyerve të xhamit. Ishte gabim i zakonshëm që monarkia të konsiderohet si luksoze, vazhdonte më tej ai. “Adoptimi i një regjimi që i shkon më shumë për shtat vendit garanton stabilitet më të madh të brendshëm, i cili si pasojë garanton dhe mbështetje më të madhe të huaj”. Një republike ballkanike s’kishte qenë ndonjëherë anomali. Sigurisht, mbreti i shqiptarëve nuk mendonte se i takonte e drejta hyjnore. Ai ishte një monark kushtetues, i cili e kuptonte se pushteti i tij vinte nga njerëzit.

Kjo nënkuptonte një regjim të lirë dhe demokratik?
Zogu ishte gati të tundte kokën në shenjë miratimi, kur i kujtohej se të huajt kishin zakonin e ngatërrueshëm të ulnin e ngrinin kokën për të pohuar dhe të tundin kokën anash për të mohuar. Ai sforcohej për të lëvizur kokën poshtë-lart. “Si mbret i popullit tim unë nuk kam asnjë interes se cila parti fiton dhomën e lartë përmes metodave kushtetuese. Kjo do të ndihmojë në edukimin e njerëzve sipas linjave demokratike, si në SHBA dhe do të sigurojë liri më të madhe për të gjithë”.

Kishte parti politike në Shqipëri?
Jo në kuptimin formal për momentin, rrëfente ai. Për momentin, mbreti i shqiptarëve duhej të ishte lideri dhe mësuesi i popullit të tij. Zhvillimi i vërtetë politik, do kohë. “Nuk mund të mësohet një fëmijë pesë vjeç njësoj siç mund të mësohet një i rritur. Vetëm me vazhdimin e luftës ndaj analfabetizmit, fuqitë dhe përgjegjësitë e njerëzve të zgjedhur si përfaqësues, mund të rriten.” Progres i konsiderueshëm ishte bërë në arsim, theksonte ai. Jo shumë kohë më parë, jo më shumë se dy mijë fëmijë shkonin në shkollë. Sot, ky numër ishte rreth 60 mijë.

Kur do të fitojnë femrat shqiptare të drejta të barabarta politike?
“Statusi i lartë e femrave është një prej faktorëve kryesorë në forcimin e një shteti”, deklaronte me bindje Zogu. “Mendoj se do të ndjej përmbushjen e misionit më të madh të jetës sime, kur statusi dhe kultura e femrave në Shqipëri të arrijë majat, fillimisht në lartësinë e vendeve të tjera ballkanike e më pas në nivelin e femrave të botës perëndimore”. Të drejtat politike ishin vetëm një segment i procesit. “Unë dua t’i arsimoj femrat, por dua dhe t’u mësoj të jenë nëna e shtëpiake të mira. Unë dua që femrat shqiptare të jenë gra të mira si ajo”. Ai e kthente karrigen dhe përkulej lehtësisht ndaj portretit që varej në murin pas tij, i vetmi portret në dhomë në fakt. “Ajo është nëna ime”, shpjegonte ai me ndjenjë dhe ndalej një moment për të vënë rregull në mendimet e tij e për të ndezur një cigare tjetër. Poligamia dhe fejesa në djep ishin ndaluar tashmë dhe shumë shpejt do hiqej dhe perçja. “Do jetë një proces i gjatë sepse na duhet të çrrënjosim shumë paragjykime e menjëherë më pas do të vijë dhe e drejta e votimit për femrat.

E drejta e votës për gratë është një fenomen i ri dhe në shoqëritë më të avancuara, kujtoni.
“Ne jemi shekuj pas Evropës për sa i përket civilizimit”, vërente Mbreti me një rrudhje vetullash. Kushdo mund ta dallonte se subjektet e tij të bisedës ishin injoranca dhe progresi. Nuk ishte faji i tyre. Sundimi turk deri në vitin 1912 i kishte lënë ndjenjat, moralin dhe metodat bujqësore të Mesjetës. Nëse vizitori udhëtonte në male, ai do shokohej me kushtet më të varfra të jetesës që mund të gjendeshin në Evropë. “Më vjen shumë turp nga kjo ndonjëherë”, psherëtinte ai. “Justifikimi ynë i vetëm është se nuk i bëjmë dot të gjitha njëherësh”. Pesëqind vjet qëndrim në vend, duhej të ç’bëheshin në një farë mënyre. “Është qëllimi im që të civilizoj njerëzit e mi dhe t’i bëj me sa të mundem që të përftojnë zakonet dhe traditat perëndimore”. Gjakmarrja mund të jetë e pranishme në vende të ndryshme të mbretërisë, por ligji dhe rregulli kishin bërë progres të madh së fundmi. Mbreti thoshte ftohtë se dhe ai vetë ishte objekt i shumë armiqësive, e asnjë prej tyre s’kishte pasur sukses. Në një pikë të intervistës, Mbreti e linte cigaren dhe përkulje lehtë me vështrim reflektues ndër sy. Duke vënë duart e bardha delikate në tryezë, ai fliste butë dhe ndershmërisht: “Unë do u mbetem besnik interesave të Shqipërisë dhe mirëqenies së popullit të saj, edhe nëse më duhet të sakrifikoj jetën. Nëse këto fjalë nuk justifikojnë veprimet e mia, atëherë gjithçka kam bërë deri tani për vendin tim, është thjesht shtirje”.Kushdo që s’ishte bindur nga ndershmëria e Zogut deri në këtë pikë, mbase s’do bindej kurrë. Sidoqoftë, vizitori i sjellshëm i uronte suksese në misionin e tij. Ministër i Brendshëm në moshën 24-vjeçare; Kryeministër në moshën 27-vjeçare; President në moshën 29-vjeçare dhe mbret në moshën 32-vjeçare – ai me siguri që kishte punuar fort për konsolidimin e kombit shqiptar. Sovrani i kënaqur falënderonte më pas vizitorin për mendjemprehtësinë e tij. Qeveritë e huaja, fatkeqësisht nuk ishin gjithnjë aq të shpejta për të vlerësuar punën e tij. Shqipëria ishte një vend i vogël, thuajse aq sa Uellsi apo Nju Xhersi: 354 kilometra e gjatë dhe 144 e gjerë. Por Zogu insistonte se pozicioni në hyrje të detit Adriatik, i jepte rëndësi strategjike të rëndësishme. “Pavarësia e Shqipërisë është thelbësore për paqen në Evropë”, pohonte ai. Duhet të jetë një shtet neutral, i përhershëm si Zvicra. Ky krahasim mund të çohej dhe më tej. Ëndrra e tij ishte që një ditë, rrugët dhe hotelet e reja e të bukura, do ta kthenin “Hirushen” e tij në një destinacion turistik të lakmuar, duke ofruar edhe ski alpine, edhe plazhe mesdhetare.

mare nga lajmishqip
 
Ja dhe nje interviste,"qe mbase nuk tregon asgje"....Por te parten tregon se Zogu shikonte nga vendet perendimore.
Sa ja hariti ta modernizonte ate vend ?.Me shume seç pritej,e me teper seç ishte e mundur.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Personalisht nuk me intereson fare as e verteta jote dhe as e verteta e peshkaqenit apo ndonje tjetri. Mua me intereson e verteta ime, ajo e vertete qe une e kam jetuar vete. Kur shkruan ke shume perceptime te gabuara. Bile, bile dhe kutpimin e shume llafeve ti e keqiterpreton sa qe u kacafyte qe ne postimin e pare me Peshkaqenin per nje llaf qe ti faktikish tregove qe nuk ja dije kuptimin, ishte pikerisht fjala "ordiner" qe do te thot i zakonshem, ndersa ti dije kuptimin me brutal te saj ate qe perdoret dhe me shume nga shtresat e nivelit te ulet arsimor dhe u acarove menjehere, aty e tradhtove veten dhe u krijua disniveli yt me peshkaqenin ne diskutim. Por disniveli ama nuk do te thote qe peshkaqeni ka te drejte ne argumentimet e tij, prandaj dhe une ne shume gabime te tuat u shmanga qe te citoja, te ruaja balancen e diskutimit. Kte gje e kuptoi dhe peshkaqeni dhe te coi ty ne acarim ;) gje qe ne nje diskutim te ul piket edhe me shume. Ekziston nje shprehje qe thot: "Nese ti nuk e bind dot tjetrin atehere e ke fajin ti".
Morrison,

Ne rradh te par jam kurjoz te di se cilat "preceptime" ne vecanti te mijat jane te gabuara. Une nuk te njoh por me ate qe thua me le te kuptoj se sa do qe mundohesh te trajtosh gjerat ne menyre objektive, bie ne ngacken e subjektivizmit. Sidomos kur arrin te thuash se Ty te mjaftoj vetem e verteta jote dhe nuk te intereson ajo e te tjereve. Une te garantoj ty se vetem e verteta jote nuk te mjafton. E verteta qe kam jetuar une dhe mijera njerez te tjere bashk me mua eshte plotesisht, te pakten per ate qe ke thene dri tani, e kundert me ate tenden. Prandaj njeriu duhet te mbaj mendjen sa me te hapur dhe duhet te tregohet i matur perpara se te arrij ne konkluzione perfundimtare. Une te pergezoj per mundimin qe ben per te qen objektive. Kjo ka rendesi me teper se cdo gje tjeter. Te tjerat fitohen me pune dhe eksperience.

Te ftoj te lexosh shkrimin e fundit tim, drejtuar ty, tek tema "ka ardhur koha per shqiperine etnike"

Sa i perket fjales "ordiner" shpjegimi qe i bera eshte domethenia e vertet e fjales, te pakten ne gjuhen shqipe. Se cfar shtrese e shoqerise e perdore ate fjale une nuk e di. Une di kuptimin e vertet te fjales. Duhet te tregohesht pak me i matur kur luan rrolin e "moderatorit". Disa nga fjalet qe zgjedh te shkruash, me siper, "nenkuptimet" "zbulojn" qendrimin tend te menjanshem sado neutral qe mundohesh te jesh. Une isha i pari qe kerkova "gjakftohetesi" ne kete tem. Fatkeqsisht une rash "brenda" vet.

Per mendimin time keto jane debate shume te bukura, por duhet perdorur pak fines dhe kujdes sepse jane gjera delikate. Ne te vertet Realiteti imediat eshte gjithmone ose bardh ose zi. ne te njejten menyre ekzistojn e verteta dhe jo e verteta. E drejta dhe e padrejta. Fatkeqesisht, sidomos ne rastin e shqiperise, Historia pershkrimi i ngjarjeve qofshin keto te hedhura ne libra historie apo trajtimi i tyre neper medja dhe forume eshte paraqitur dhe vazhdon te paraqitet si Gri. Mendja e shqiptarit eshte ri-formuar me qellim qe te shikoj vetem Gri. Kjo mundeson manipuluesit qe te bindin me kollaj se Grija i afrohet te zezes me teper se te bardhes, dhe anasjelltas. Ashtu sic ju leverdise atyre.

Per hire te mirembajtjes se forumit, edhe pse "agresori" i vertet meritoj rreagimin e ashper, jam dakort qe te fshihen replikat e lart permendura. Ne fund te fundit ajo qe ka rendesi eshte te merremi vesh me njeri tjetrin. Edhe pse disa ketu kane njohuri te kufizuara dhe tregojn nje nivel te ulet maturie, mendoj se mund te arrijn te debatojn ne nivelin e duhur.Por ne radh te par duhet te degjojn dhe konsiderojn seriozosht anen tjeter perpara se ta hedhin posht me neveri dhe nervozitet, te bazuar vetem ne opinione dhe pikpamje personale. Nervoziteti dhe neveria nxit Nervozitet dhe Neveri.

Dua te bej nje sygjerim.

Une vlersoj qellimin dhe mundimet tuaja per debatimin rreth nje teme te tille. Per kete arsye do te qendroj ne kete debat perderisa te kem vertetuar ato qe kam thene. Per hire te korrekteses, si antetare i ri qe jam ketu, Le te fshihet vetem Replika ime e ashper, nje here per nje here, me nji kusht.

Une do te bie te gjitha faktet qe ju me kerkoni. Do ti mbroj ato qe kam thene rresht per rresht. Dhe kur te kem vertetuar perfundimisht ato qe kam thene, Replika ime te ri-postohet. Sado e "nxituar" dhe e ashper qe ju duket sote vetem atehere do te kuptohet pse rreagova ne ate menyre.
 
alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Lufta e klasave ne kohen e Komunizmit eshte e pa pershkruar dhe me e tmershmja ne historine e njerzimit.Flisni me ata qe kane bere burgje politike ne Shqiperi se ju tregojne.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Pershendetje!Je i nderuar!

Serafim, mos krahaso Zogun me Enverin. Enveri mund te ishte idealist dhe nje lloj komunisti nacionalist, por kishte koncept te qart Zhvillimi per vendin. Kishte studime dhe zhvillimi i vendit behej mbi baza shkencore.

Te krahasosh Zogun ku ne kohen e tij, ne shqiperi numeroheshin me gishta dy a tre oficina, kur Enveri futi ndustrializimin me fabrika, uzina e kombinate eshte te tallesh me historin.

Te vetmin koncept te gabuar qe kishte Enveri per mua ishte parimi i mbeshtetjes ne forcat e veta(izolimi). Te tjera nuk kishte asnje gabim ai. Puna qe eshte bere ne kohen e Enverit(nje zhvillim me etapa te sforcuara, tipike komuniste) nuk eshte bere dhe nuk do behet kurr ne shqiperi. Lufta e klasave e me the-te thashe nuk ishin fajet e Enverit, por konseguencat e rruges qe ai ndoqi. Keto lloj hollesirash nuk ndikojne fare ne madheshtin e nje figure, sepse historia ka parametrat e saj. Luften e klasave historia do tia veshi si nje gabim te komunizmit(qe ishte rruga te cilen po ndiqte Enveri), jo te Enverit.
RRETHANA QË KUSHTËZOJNË TË ARDHMEN E SHQIPTARËVE
Agim Hamiti

Në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar, numri i popullsisë shqiptare ishte pothuajse i barabartë me atë të intelektualëve të sotëm shqiptarë. Ndërsa numri i intelektualëve të atëhershëm, në shkallë vendi, ishte më i vogël nga ai i intelektualëve që vegjetojnë sot në një qytet të kategorisë së dytë.
Megjithë të metat e saj të njohura, monarkia shqiptare e atyre viteve krijoi me atë grusht intelektualësh shtetin më të konsoliduar të historisë njëqindvjeçare, qysh prej shpalljes së pavarësisë kombëtare e deri sot, të cilin do ta pasonte shteti-burg i diktaturës komuniste.
Në kohën e monarkisë monedha shtetërore rreshtohej me të fortat e kontinentit, qarkullimi i lirë i shqiptarëve ishte i barabartë me atë të qytetarëve të shteteve më të zhvilluar të Evropës dhe prona mbrohej me ligj. Defektet ishin evidente, por edhe arritjet ishin reale e jo gënjeshtra banale të propagandës shtetërore si sot. (marr nga libri Odiseja e nje Detektivi.Ngjarje te jetuara volumi# II: Konkluzioni)
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Kodi Civil i zogut u shkruajt nga juristet me te mire dhe me te kulturuar qe shqiperia ka pasur ndo nje here. Nji nga ata qe shkruajti Codin Civil te Zogut, ndoshta shumicen, ishte Hasan Dosti! Ky i fundit ne nji kohe ishte kundershtar i Zogut. Kjo tregon se ne ate kohe kishte tolerance dhe ne disa raste edhe bashkpunim midis pozites dhe opozites se asaj kohe. Sote ky nocjon nuk egziston me ne shqiperi. Cdo gje tashme eshte perdhunuar, ne te njejten menyre edhe historia e vertet e popullit dhe te udheheqesave te tij. Historia e vertet e shqiperise ende nuk eshte shkruajtur. Klasa sunduese e shqiperise akoma vazhdon te bej seleksjonimin dhe shtremberimin e historise se vertet duke e perdorur ate si propagande!
“… Me 1928 ne bashkpunim me Idriz Mingon, Hasan Dosti shkroi Kodin e Ri Civil…(Hasan Dosti>Nje jete per ceshtjen e shqiperise: Faqe 38)

Hasan Dosti kthehet ne Berat per te ushtruar profesioni e avokatit. Pas pak muajsht, gjithnje ne vitin 1932, arrestohet me akuzen si I implikuar ne nje organizate te fshehte kundr regjimit. Nder te arrestuarit ishin Qazim Kokoshi, Myqerem Hamzarai, Skneder Muco, Hysni Lepenica, Dr. Seit Milali, Dr. Tare Libohova, Murat terbace, Seit Qemali, Rexhep Troqja et. Hasani denohet me 15 vjet burg, por ne 28 nendor te 1935 lirohet I falur nga Mbreti Zog, sic u liruan Brenda pak vjeteve te gjithe te denuarit, edhe ata me vdekje. Shkon ne Shkoder per te marre eshtrat e Cerciz Topullit e Muco Qullit, te pushkatura prej malazezeve me 1915.

...Eshte per tu shenuar merita e Mbretit Zog, i cili me synimin per te permiresuar e forcuar sistemin juridik te shtetit shqiptar, vleresonte aftesine dhe korrektesine e personelit te ketij sistemi, pavaresisht nga bindjet individuale jo monarkiste.(Hasan Dosti>Nje jete per ceshtjen e shqiperise: Faqe 39)

@"Peshkaqen:

Rreplika jote mu duk si e shprehur me shume nervozizem. Pse keshty???

...Shen Naumi nuk u shit kurr tek Malazezet. Kjo eshte nje propagande e perhapur nga komunistet qe fatkeqsisht akoma qarkukllon si e vertet. Shen Naumi u dha me qira! Une nuk e perkrah kete gjest qe ai beri. Por akuzat qe behen perreth kesaj gjarjeje nuk jane plotesisht te verteta. Shqiperia, dicka qe nuk e dine te gjithe, ka te drejt me ane te ligjit qe ta marri prap ate. Po kush ta kerkoj thua ti? Krye pardesyja e bardh, qe po mundohet te shesi edhe ato pak pllemb te shqiperise qe i ka mbetur!
Ate qe thash me siper do ta bije, si fakt, kur te me jepet mundesia. ajo qe thash vjen nga burime serioze, bile edhe Pandeli Majko e ka pohuar me gojen e vet, se e verteta e Shen Naumit eshte plotesisht e kundert me cpropogandohet nga ish-komunistat. Edhe sote e kesaj dite existon kopja e marreveshjes se shen naumit, ne arshivin shteteror te shqiperise. Fatkeqesisht dokumenti nuk eshte botuar i plot, sigurisht per te cenuar te verteten. Nje here per nje here do te bie disa shkrime qe kundershtojn propaganden e perhapur 70 vjet te fundit, qofte nga Serbet dhe nga "vellezerit" e tyre komuniste te shqiperise.

Historia e Shën Naumit, e panjohur nga shqiptarët
Tërhequr më 26 Korrik 2011
26-07-2011 / Nga Kostaq Xoxa
Për çrrënjosjen e falsifikimeve komuniste

Me rrëzimin e komunizmit enverist në vendin tonë, na mbeti një e keqe që gjallon edhe sot, si askund në vendet e diktaturave homologe në Europën Lindore. Nuk mjaftoi enverizmi, që e katandisi popullin në një varfëri ekstreme talonash dhe në një pasiguri jetike të shkatërrimit familjar për një fjalë goje të kryefamiljarit, apo thjesht për hakmarrje politike sipas klauzolave arbitrare të luftës së klasave. Mendësia e përçartur e mashtrimeve të gjithmbarshme krijoi, gjithashtu, „të vërteta“ të shumta që ishin thjesht mashtrime. Këto mbetën edhe pas shembjes së diktaturës, në një sistem të ri që duhej të ishte pastrues i të gjitha interpretimeve të shtrembra të historisë. Për diktaturën që lamë pas, të gjitha shëmtitë e saj iu ngarkuan kundërshtarëve politikë, që u quajtën armiq, për të përligjur më lehtësisht të gjithë atë masakër që u bë edhe ndaj formacioneve që luftuan okupatorët, por që nuk iu atashuan nacionalçlirimtares. Le të merremi në këtë shkrim vetëm me mashtrimin historiografik. Në përgjithësi nxënësit e shkollave të të gjitha instancave kanë përshtypjen, por edhe bindjen, se Zogu ia shiti Jugosllavisë Shën Naumin. Diktatori e përsëriste orë e çast, kur ishte tema dhe jashtë saj, këtë slogan të sajuar nga ai, me ndihmën e “historianëve” të tij. Në të gjithë librat e shkollës dhe në të gjithë propagandën indoktrinuese të kohës, kjo pjesë e historisë shërbente për ta paraqitur regjimin e Zogut si antikombëtar. Në “Historinë e Shqipërisë” përmendet fjala “shpërblim” që Zogu paska pasur si detyrim ndaj Jugosllavisë, si një akt tradhtie kombëtare. Duket se E. Hoxha donte të shfajësonte regjimin dhe personin e tij në marrëdhënie me vasalitetin ndaj Jugosllavisë së Titos. Por justifikimi i tij kishte gjetur një shteg të volitshëm për t’u bërë si i vërtetë me anë të mashtrimit për atë që mund të quhet si “çështja” e Shën Naumit. A e dinë shqiptarët se akti i tradhtisë ndaj Shën Naumit u bë nga Enveri, në Kongresin e Permetit? Le të shohim aktet zyrtare, që i janë fshehur popullit.
***
Opozita e Nolit e kishte marrë pushtetin me armë. Por nuk është e vërtetë që Zogun e risollën në pushtet jugosllavët. Zogun e sollën në pushtet gabimet e qeverisë Noli: administrimi i dobët dhe anarkia gjatë atij gjashtëmujori qeverisës të Fan Nolit, mosnjohja ndërkombëtare e qeverisë së tij dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me B. Sovjetik, e alarmuan botën perëndimore. Noli nuk u njoh nga ndërkombëtarët dhe nuk pati asnjë ndihmë. Madje qeverisja e tij u quajt pushtet revolucionar. Një historian i huaj (B-J-Fisher) thotë se Noli la një përshtypje të keqe edhe kur iku, me marrjen e arkës së shtetit me 40 mijë stërlina. Zogu, në këto rrethana, e pati Jugosllavinë vetëm si një vendkalim për në Shqipëri, si një urë kalimi përmes mbretërisë serbe, kroate dhe sllovene. Dhe brenda ditës mori Peshkopinë. Ai nuk gjeti asnjë rezistencë për të mbërritur në Tiranë, më 24 dhjetor 1924. “Lejekalimin” ai e kishte nga faktori ndërkombëtar dhe as që bëhet fjalë për ndonjë detyrim ndaj kryeministrit Pashiç, i cili e përshëndeti në kalimin e ngutshëm të kufirit jugosllavo-shqiptar, me fjalët: “Lamtumirë miku im i tanishëm dhe armiku im i nesërm!”. Këtu po flasim për anën e errët të një personaliteti të jashtëzakonshëm, siç ka qenë F. Noli. Kjo figurë madhështore e kombit tonë, si politikan, ka rënë në gabime në mirëbesim, veçanërisht në verbërinë ndaj Stalinit. Së fundi, edhe Noli është lajthitur si shumë njerëz të tjerë të mëdhenj: Si Romen Rolani, si Elsa Triolé, si Frederik Zholió Kyri dhe Maria, si Heminguej, si Zhan-Pol Sartri dhe Bovuari, si Lanzhveni e si shumë të tjerë, që besuan në iluzionet e tyre. në një shoqëri “të barabartë”. Ata që rrojtën sa të kthjelloheshin (Zh.-P. Sartri etj.) bënë mea culpa. Të tjerët e mbaruan jetën me një idolatrí të rreme. Të flasësh për Nolin tonë si politikan, është e lehtë të keqkuptohesh nga një numër i madh njerëzish që e adhurojnë, - si edhe né të tjerët, - por jo si politikan. Prandaj do të ngjeshim një mendim të shprehur gjerësisht të Konicës, ndonëse është një përsëritje jona, - të na falin lexuesit. “Ndryshimi midis Fan Nolit dhe meje – shprehet Konica, - është që unë e di se jemi të mundur paq, kurse shoku im, Noli, s’ka haber që hëngrëm dru (...) E çuam vendin në një fazë kritike dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar shtetin është një pajtim i ndershëm i të mundurve me Múndësin. Zogu ka fituar besimin e popullit, si edhe besimin e Fuqive të mëdha”. E kam thënë edhe më parë se Noli qé një erudit i madh, një letrar gjenial, një përkthyes i shkëlqyer, që do të mbetej i pavdekshëm – siç thotë Faiku, - edhe vetëm me veprën e tij madhore, Autoqefalinë.
Le të kalojmë, tani, në galop, nga Konferenca e Ambasadorëve e fuqive të mëdha e Londrës (1913) kur gjysma e Shqipërisë mbeti jashtë kufijve të saj, -por n gjsmën tonë mbeti Shën Naumi-, por në vitet 1912-’25 manastiri i Shën Naumit nuk u administrua dot. Le të kalojmë , më tej, te Konferenca e Paqes, pas Luftës I Botërore, kur kërcënimi i një copëtimi të ri pllakosi në vendin tonë, por kjo gjëmë u pengua nga Presidenti Vilson. Kalojmë më 17. 12. 1920, kur Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve, Asambleja e së cilës shpalli sovranitetin e Shqipërisë me kufijtë e 1913-s. Vijmë te marsi i 1922-shit, kur Mehdi Frashëri, me një përkushtim të qartë, në krye të delegacionit shqiptar, do të përfaqësonte interesat shqiptare në përcaktimin përfundimtar të kufirit. Kalojmë edhe tri vite më pas (korrik 1925) kur do të caktohej kufiri me bisedime për shkëmbim territoresh, një praktikë e njohur në atë kohë. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura (16 korrik ’25) të parlamentit tonë, më 16 korrik ’25 vazhdojnë bisedimet edhe më 17 korrik, në mbledhjen që mban numrin rendor 28. Këtu lexohet raporti i komisionit të Jashtëm, i kryesuar nga Eshref Frashëri. Propozimi i Raportit: Manastiri i Shën Naumit (me asnjë shqiptar), të këmbehej me fshatin Peshkopi ( me banim shqiptarësh), plus edhe me luginën e sipërme të Çërravës. Në këtë mënyrë Shqipëria merrte 4 herë më shumë territore nga Jugosllavia, që cedonte Manastirin e Shën Naumit, me një sipërfaqe pak më të madhe se një stadium. Përfitonim nga që Jugosllavia kishte në këtë manastir varrin e Shën Naumit, i prejardhur nga ekspansioni bullgar i sh. X në kohën e mbretit Simeon të Bullgarisë. Shkurt, ky vend i vogël buzë liqenit të Ohrit, ishte një vend pelegrinazhi me vlerë për Jugosllavinë. Pati kundërshtime në të dy dhomat e parlamentit, por së fundi u kuptua interesi shqiptar, sepse qeverisë shqipotare i jepesj edhe Vermoshi bashkë me një tokë nga Libovica në Lumbrajë. Më 18 korrik 1928, në mbledhjen nr. 29, me 42 pro, 9 kundër dhe 1 abstenim u mor vendimi në parlament dhe më 14 tetor 1925 vendimi i të dy dhomave të parlamentit shqiptar qé unanim. Sepse Shqipëria fitoi një sipërfaqe prej 22 km², si edhe dy liqene të vegjël, për një sipërfaqe të vogël siç ishte manastiri i Shën Naumit. Në saje të këtij këmbimi rruga Pogradec-Korçë, që ishte bri kufirit, tanimë u largua shumë nga kufiri. Kjo është e vërteta mbi Shën Naumin. Të dhëna dokumentare më të imta mund të shihen në librin e kujtimeve të Mehdi Frashërit (botim 2003), në librin e Teki Selenicës, në atë të Gazmend Bakiut dhe në “Bisedimet e Asamblesë Kushtetuese për çështjen e Shën Naumit dhe të Vermoshit” të autorëve Bajram Xchafa dhe Hasan Bello, ribotuar në vitin 2006. Pra, hidhen poshtë përfundimisht përrallat me shitje, me dhurim e me falsifikime të tjera nga Enveri dhe nga pseudo-historianët e tij! Në të vërtetë Enver Hoxha mund të përfitonte nga Kongresi i Përmetit (14.05.1944), në vendimin e tij se “nuk do të njihej asnjë marrëveshje ekonomike dhe politike që Zogu kishte bërë me të huajt”. Ky vendim e çonte posedimin e Shën Naumit në vitin 1913, kur Shën Naumi iu la Shqipërisë! Për hir të marrëdhënieve të ngushta të asaj kohe me Jugosllavinë e Titos, në mbështetje të vendimeve të Përmetit, Enveri s’kishte përse e dorëzonte Shën Naumin. Zelli titist i asaj kohe e bëri vasalin Enver dhurues të Shën Naumit! Konkluzion: Sikundër E.H.-a e shiti Shën Naumin dhe këtë veprim antishqiptar (sikur ishte i vetmi!) ia ngarkoi Zogut I, ashtu edhe neokomunistët e E. Ramës janë provokatorët e mësymjes revolucionare të pallatit kryeministror dhe viktimat e këtij akti të paligjshëm ia ngarkoi rivalit të tij për bashkinë, Lulzim Bashës. Kjo kërkon një shtjellim të gjatë, por ne po mjaftohemi vetëm me disa pyetje: Ç’do të thotë Rama me atë thënien e tij, më 20 janar, se situata mund të dalë jashtë kontrollit? Përse nuk ka pasur paralajmërime të kësaj natyre, në demonstratat e mëparshme? Për 90 minuta gardhi i policëve apo gardistëve ka qenë i goditur me hunj, me mjete të forta të shkulura nga kalldremet etj. Gjendja vështirësohej minutë pas minuti. Së fundi u zbërthye edhe porta e hekurt e kangjellave të kryeministrisë. Ç’mbeti? Porta e drunjtë! Përse nuk e mbylli me kaq mësymjen e rrezikshme Edvin Rama? Do të mjaftonte një celular! A e ka përgënjeshtruar Rama, thënien e shebekut të tij, S. Ngjela, se ia vlente marrja e pushtetit edhe me 13.000 viktima? Po të mos akuzohej padrejtësisht L. Basha gjatë fushatës elektorale të 8 majit, ai do të mund të merrte edhe disa mijëra vota më shumë. Mos ishte ky zbërthimi i “situatës jashtë kontrollit”, në kuptimin se dëshirohej QË TË ISHTE një situatë e tillë? Këtyre pyetjeve Edvini nuk mund t’u jepet dot përgjigjen me “të fala Sandrit!”.

Çështja e Vermoshit dhe e Shën Naumit
Mehdi Frashëri

Pasi u ktheva nga Roma në Florencë, mora një telegram nga Ahmet Zogu, që kishte ardhur në Tiranë më 24 dhjetor 1924 dhe që më 6 janar të vitit 1925 kishte marrë në dorë qeverinë, ku më thoshte se duhej të vazhdoja detyrën...

Dimrin e vitit 1924-1925 pjesërisht e shkuam në Florencë dhe pjesërisht në Paris, sepse Jugosllavia me gjithë vendimin e Gjykatores së Hagës, Shën Naumin nuk donte t'ia dorëzonte Shqipërisë dhe Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer Manastirin e Shën Naumit me një vend tjetër, sepse Shën Naumi është një shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte një rëndësi morale këtij manastiri. Rreth kësaj çështjeje, midis meje dhe qeverisë zogiste në Tiranë rrodhi një korrespondencë rreth vendeve, që do të shkëmbeheshin si kompensim i manastirit të Shën Naumit. Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde, që ndodhen në fushën e Dibrës afër qytetit që mban këtë emër. Ndërmjetësi i marrëveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia këtë propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibrës, që i mbetej Jugosllavisë, do të vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij. Mbas shumë bisedave midis Komisionit dhe dy delegatëve të interesuar, qeveria jugosllave më në fund si kompensim shkëmbimi pranonte që t'i cedonte Shqipërisë katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve që si të tilla i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi.

Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 kilometra. Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; përveç këtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 kilometra. Se, po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej një nishan pushke me kufirin jugosllav.

Pasi mora propozimet e fundit të delegacisë jugosllave dhe mendimin e Komisionit të Kufijve për pjesët e shkëmbimit, në muajin maj 1925 u ktheva në Tiranë për t'ia paraqitur çështjen qeverisë. Aso kohe Ministër i Jashtëm ishte Myfit Libohova. Ai, meqenëse, nuk i njihte as vendet, as çështjen e dinte, m'u lut që të veja bashkë me të në parlament për të dhënë shpjegimet e duhura. Bashkë me Çështjen e Shën Naumit ishte edhe pranimi i kufijve të Vermoshit.

Refugjatët kundërshtarë këto dy çështje donin t'i shfrytëzonin për qëllimet e tyre kundërshtare dhe këtë gjë e tregonin si tradhëti, por në realitet tundej mali për një mi. Rrethi i Shën-Naumit që cedonte Shqipëria, ishte një copë tokë me diametër 1/2 kilometër. Pozitën e Shën Naumit donin ta tregonin si pikë strategjike, kurse në realitet kjo pikë, me shkëmbimet e përmendura, përmirësohej në favor të Shqipërisë. Gjithë zhurma bëhej prej disa ortodoksëve të Korçës, që i jepnin Shën-Naumit rëndësi fetare...

Pasi parlamenti pranoi projektin e marrëveshjes, çështja nga ana e Ministrisë së Jashtme iu përcoll Legatës shqiptare në Paris për t'u rreshtuar në protokollin definitiv të kufijve shqiptaro-jugosllave, që do të redaktohej në Paris në seksionin e shtatmadhorisë të Konferencës së Paqes..

22.4.2005 / Korrieri
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Por keto nuk ishin hapa qe i ndermori ai, keto ishin ne azhenden politike qe ne kohen e Nolit. Zogu nuk beri asgje te vecante. Zogu ishte i detyruar te ecte ne ate rruge, se edhe vet turqia e kishte braktisur Sulltanatin dhe ne Evrop nuk kishte ndonje shembull me te keq se ai ne qeverisje. Bile qeverit perendimore ngelen te habitura kur vetem dy muaj para se te pushtohej nga italia Zogu kerkoj te vinte mardhenie dipllomatike me Bashkimin Sovjetik.

Zogu nuk ka qene politikan, as i ka ineresuar fati i kombit. Zogu thjesht ka qene nje rrugac politik qe e shihte politiken si rrugen e vetme per tu pasuruar.

"1 - "Duhet ta dini që janë vetëm tri parti politike në Shqipëri; agjentët e Gjermanisë, agjentët e Anglisë dhe agjentët e Rusisë. Por, ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është përse agjentët e Rusisë paguhen nga anglezët". - Ramadan Kaloshi nga Dibra…”

Materiali është marrë nga arkiva britanike. Oficerë anglezë rrëfejnë Shqipërinë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe situatën politike në këto momente

Albania
5 Nentor 2009

Nji nga shkimet me interesante qe kam lexuar Rreth Zogut dhe ngjarjeve te shume folura te luftes se Dyte Boterore.

Arkiva britanike. Zogu: Do të bëj referendum pas lufte për rikthimin tim në fron
Vijon nga numri i kaluar

Zogistët, ky “titull” i ashpër dhe i prerë ka të ngjarë të jetë diçka që ngjan me një term të gabuar, pasi ka njerëz në gjithë vendin, në të gjitha partitë, të cilët ose mbështesin Zogun, ose nuk do të kundërshtonin kthimin e tij në atdhe sipas disa garancive për sa i përket regjimit të ardhshëm. Por, ai është një emër i përshtatshëm për të mbuluar partinë dhe forcat që, jo thjesht të kënaqura që Zogu, duhet të kthehet në atdhe, e të vendosin kthimin e tij në ballë të programit të tyre dhe e bazojnë të ardhmen e shtetit shqiptar tek ky fakt.

Lideri i zogistëve dhe i forcave që mbështesin mbretin është majori Abaz Kupi, i cili ka qenë në terren për afro pesë vjet; në fillim kundër italianëve dhe më pas kundër gjermanëve. Dikush mund të hamendësojë një lidhje të ngushtë mes këtij grupi dhe mbretit, ndoshta përmes burimeve neutrale. Megjithatë, politikat e tij janë përcaktuar me kujdes që të mos kompromentojnë Zogun në sytë e aleatëve dhe kanë treguar më shumë dorën e një burri shteti praktik sesa një lideri të guerilëve të izoluar nëpër male.

Siç është vënë re, Kupi ishte një prej njerëzve të parë që nisën luftën kundër pushtuesit. Ai ishte një prej themeluesve të Luftës Nacional Çlirimtare në përpjekje për të unifikuar aktivitetin gueril. Një vit më vonë, ai ndihmoi zhvillimin e një tjetër konference për ruajtjen e unitetit që tashmë ishte thyer dhe nënshkroi me liderët partizanë manifestin për sulmin ndaj tendencës në rritje të Balkom-it për bashkëpunim me pushtuesin. Vetëm atëherë kur mbërritja e gjermanëve theu mundësinë e një bashkimi imediat, grupi i tij vendosi të krijonte organizatë më vete, Lëvizjen Kombëtare të Legalitetit. Këtë ai e sponsorizoi tetorin e kaluar, me besimin se uniteti ishte i mundur të arrihej në Shqipëri vetëm përmes figurës së mbretit Zog. Kjo ishte e vetmja parti që deri tani prodhoi një program politik mbi bazat e një manifesti zgjedhor dhe kjo mund të përmblidhet nga kolonat e gazetës zogiste “Atdheu”, si vijon:
1. Lufta kundër pushtuesit për të çliruar Shqipërinë nga pushtimi i huaj.
2. Krijimi i një kombi shqiptar "me të gjitha të drejtat e tij etnike".
3. Kthimi i "regjimit të ligjshëm", një mbretëri demokratike dhe parlamentare nën Zogu I
4. Reformat sociale: Një shpërndarje më e drejtë e pronave, veçanërisht në fshat, ku çdo fermer duhet të zotërojë tokën që e punon, për shembull, shpërbërja e pronave të mëdha feudale. Institucioni i një sistemi sigurimesh sociale.

Gazeta pretendonte se ky program ishte i shenjtë në një mënyrë sublime dhe solemne nga konferenca që zhvilloi lëvizja në Herraj më 21 nëntor 1943 dhe ku u ra dakord njëzëri nga delegatët e të gjitha provincave të Shqipërisë. Propaganda që ofronte gazeta “Atdheu” është pa dyshim më finokja dhe më e zgjuara që shfaqet tani në Shqipëri. Ndërsa partizanët dhe kolaboracionistët shajnë rëndë me fjalor që i përket shekullit 18-të, i përzier shpeshherë me terma të shëmbëlltyrës orientale, zogistët ndërtuan vullnetin e mirë për regjimin e para luftës pa rënë në grackat gjermane që kanë rezultuar të efektshme në kapjen e elementeve të Balkom-it. Kështu, kaosi që ekziston në Shqipëri përforcon argumentin se Zogu e shpëtoi dikur vendin nga anarkia. Ai lavdëron patriotizmin e shërbimit publik të Zogut, duke theksuar se italianët shkarkuan menjëherë nëpunësit shqiptarë dhe emëruan të vetët. Nuk ka dyshim që lavdërohen "miqtë e mëdhenj anglo-amerikanë", ndërsa në të njëjtën kohë kundërshtohet propaganda gjermane me mohimin zyrtar të saj se nuk është e vërtetë që Zogu nuk ka shfaqur interes lidhur me çështjen e Kosovës. Kushtet aktuale i shtojnë pikë kujtesës se “Zogu ishte themeluesi i Kryqit të Kuq Shqiptar”.

Nuk ka dyshim se gjermanët ishin të gatshëm të ri-themelonin parimin e monarkisë dhe regjencës së emëruar nga shqiptarët, pasi megjithëse ajo mund t'u linte atyre dorë të lirë të rikthenin Vilhelm Vidin (mbreti që u caktua në Shqipëri nga fuqitë e mëdha në 1914) apo djalin e tij, ata mund të kenë pritur se kjo do t'i bindte zogistët dhe do t'i bënte të gatshëm për të bashkëpunuar me shpresën e sigurimit të rikthimit të kandidatit të tyre. Kupi e ka anashkaluar këtë kurth dhe ka refuzuar të kompromentohej dhe ai është i çliruar nga përgjegjësia e tmerreve të luftës civile. Nuk ka dyshim se qëndrimi i tij i lidhur me propagandën e tij po rezulton i efektshëm. Një vlerësim në nëntor 1943 sugjeronte se 15 për qind e popullsisë dëshironte që Zogu të kthehej, 25 për qind e kundërshtonin fuqimisht këtë tezë, ndërsa 60 për qind ishin indiferentë lidhur me këtë fakt. Informacioni i fundit që erdhi nga Shkodra, e cila njihej si një qendër e fuqishme e opozitës ndaj Zogut, sugjeronte se 60 për qind e opinionit publik kishte filluar të shprehej në favor të tij. Burimet amerikane theksonin se ky ndryshim në janar dhe një i arratisur nga Shkodra i marrë në pyetje nga shkruesi në shkurt, dha si arsye për mbështetjen ndaj Zogut, admirimin e tij për Kupin, respektin për forcat e tij që janë më të qëndrueshme sesa ato të partizanëve dhe dëshiron për krijimin e një qeverie nën udhëheqjen e mbretit shqiptar.

Ne mund të hamendësojmë se zogistët po fuqizohen së tepërmi brenda vendit në kuadër të lëvizjes për unitet mes shqiptarëve jashtë vendit dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, shqiptarët, të cilët janë bërë qytetarë amerikanë i përkasin Organizatës “Vatra”, kryetar i së cilës ishte Faik Konica, ish-Ministri Shqiptar në SHBA. Vatra kishte organin e saj, gazetën “Dielli”, kishte platforma për Frontin e Bashkuara që u krijua disa muaj më parë nën udhëheqjen e Konicës, peshkopit Fan Noli dhe mbretit Zog. Marrëveshja u bazua në tezën se lidershipi i Mbretit gjatë luftës ishte e vetmja rrugë për të arritur unitetin mes shtresave të ndryshme të shqiptarëve. Kjo i dedikohej pjesërisht faktit të një suksesi edhe mes kritikëve të tij më të ashpër se uniteti shqiptar pa Zogun do të ishte si Hamleti pa Princin e Danimarkës; por bazohej gjithashtu në faktin se kurora është për momentin i vetmi organ i shtetit shqiptar në ligjin ndërkombëtar. Marrëveshja u përforcua nga garancitë e Zogut se regjimi i ardhshëm do t'i lihej në dorë vetë popullit shqiptar. Kjo politikë mbështetet nga Komitetet e Miqve të asociuar ngushtë me Shqipërinë, qoftë në SHBA, qoftë në Britaninë e Madhe, të kryesuara përkatësisht nga zoti Charles Hart, ish-Ministër i SHBA-së në Shqipëri dhe zonja Miriam Tildesley, antropologe dhe anëtare e Shoqatës Anglo-Shqiptare, një degë e Komitetit Ballkanik. E vetmja opozitë e organizuar jashtë vendit për këtë zgjidhje (as Balkom-i dhe as partizanët nuk duket të kenë siguruar mbështetje jashtë vendit) vjen nga zoti Kostandin Çekrezi, i cili kryeson një Lëvizje të Lirë Shqiptare, të vogël por aktive në SHBA dhe publikon gazetën “Liria”. Çekrezi dëshiron një republikë dhe ka sugjeruar një komitet provizor, bazuar në modelin francez, me shpresën se do të jetë në gjendje të shpërfillë mbretin Zog duke bashkuar një numër figurash me popullaritet të cilat duke u kombinuar së bashku do të kishin më tepër peshë se ai. Protagonistët e kësaj ideje kanë shumë emra për të sugjeruar si për shembull peshkopi Noli dhe dy vëllezërit Frashëri janë figurat më qendrore. Fakti se Noli e ka hedhur poshtë politikën e Zogut, Mehdi Frashëri është kolaboracionist, ndërsa Midhat Frashëri ka humbur në mugëtirën e errët të politikave të Balkom-it, e përjashton planin Çekrezi. Kështu, duart e Kupit janë forcuar ndjeshëm.

Përshtypja më e mirë e organizimit të forcave zogiste jepet nga një oficer i ushtrisë jugosllave, i cili qëndroi i fshehur bashkë me ta nga shtatori deri në dhjetor 1943. Ai shprehet se liderët caktohen kryesisht nga ish-oficerë dhe zyrtarë të ushtrisë, ndërsa rangu dhe numri i forcave përfshinin myslimanë të pa-interesuar në politikë, por të atashuar nga ndjenja simpatie ndaj ish-sovranit të tyre që ka të ngjarë të nënkuptojë fiset e vendlindjes së mbretit Zog në rajonin e Matit. Guerilët zogistë të cilët hyjnë në operacione luftarake me vrull të madh ndahet në grupe prej rreth 200-300 veta, që ndahen më tej në skuadra që udhëhiqen nga një oficer dhe 25 luftëtarë. Grupet komandohen nga liderë të vetë-emëruar të grupit të cilët nga ana e tyre emërojnë oficerët e tyre dhe NGO-të. Ato janë grupe në Zall Herr (pranë Tiranës), Prezë, Shijak dhe Dibër. Armatimet përbëhen nga revole të tipit “Lewis”, mitralozë italianë dhe mortaja të lehta. Veshmbathjet përfshinë uniformat ushtarake të hedhura nga avionët britanikë apo këpucë ushtarake italiane, uniforma të vjetra italiane dhe artikuj suplementarë. Një pjesë e burrave veshin çizme britanike apo italiane, por shumica duhet të kënaqen me sandalet e dhuruara nga dyqanxhinjtë në Tiranë dhe në vende të tjera. Ky oficer jugosllav vlerëson se numri i përgjithshëm i nacionalistëve të organizuar nën udhëheqjen e Kupit është 25 000, por druhet se ata po i kursejnë forcat për një betejë të mundshme me Jugosllavinë dhe Greqinë.

Vijon në numrin pasardhës

Materiali është marrë nga arkiva britanike. Oficerë anglezë rrëfejnë Shqipërinë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe situatën politike në këto momente

Albania
5 Nentor 2009
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

@Morrison,
Une nuk e permenda Enverin, me qe e permende ti dua te them dy fjal.
Shqiperia ne kohen e diktatures nuk ishte anji gje tjeter vecse nje burg gjigand. Shqiptaret u burgosen nga te TJERET. Anglezet ndihuan komunistet e shqiperise,gjate luftes se dyte, me nje qellim. Qellimi ishte te fitonin "komunistet" dhe te viheshte ne krye Enveri.!

Edhe pse shumica e informacionit qe kam prure ketu i perket nje teme tjeter, une vendosa ta bije per hire te disa Deklaratave te paqena qe jane bere ne kete tem dashje pa dashje.
Une do te hape nje teme te re per Nacionalistet e vertet. Personalitete qe populli mbar akoma i njeh si "quisling" sepse ashut iu desht ti paraqesin kuislinget e vertet. Une do te bije me fakte kontributin dhe sakrificat qe ata dhan per ceshtjen e kombit gjate te dyja lufterave boterore dhe si familjet e tyre u Persekutuan barbarisht per nje gjysem shekulli. Kjo eshte historia TJETER dhe e vertet.

Arkiva britanike, Balli akuzon britanikët për mbështetjen e Hoxhës

Vijon nga numri i kaluar

Kjo tragjedi e tmerrshme që sapo përshkruam, vazhdon prej nëntë muajsh në Shqipëri. Misioni Ushtarak i Aleatëve, jo vetëm që s'kishte bërë asgjë për të ndaluar këtë katastrofë kombëtare, por disa prej anëtarëve të Misionit mund të konsiderohen përgjegjës për këtë katastrofë për shkaqet e mëposhtme:

a) Oficerët e parë të Aleatëve mbërritën në Shqipëri në prag të pranverës vitin e kaluar. Ata iu rekomanduan grupeve komuniste shqiptare nga partizanët grekë dhe u mbajtën nën një mbikëqyrje të rreptë dhe për këtë arsye ata ndoshta nuk kanë mundur të hyjnë në kontakt me popullin e aq më shumë me grupet nacionaliste shqiptare që luftonin kundër fashizmit. Të gjitha kërkimet tona për ta ishin të kota, pasi nuk mund të gjendeshin. Duke parë se ata gjithmonë ishin të shoqëruar nga grupet komuniste, ne filluam të hedhim dyshime lidhur me kombësinë e tyre. Publiku shqiptar besonte se ata ishin agjentë të maskuar të Internacionales së Tretë. Ishte në interesin e partizanëve shqiptarë për t'i mbajtur këta oficerë të Aleatëve larg lëvizjes kombëtare në mënyrë që të bindnin opinionin publik, që në përgjithësi, nuk ishte dashamirës ndaj komunizmit, që lëvizja komuniste ishte e vetmja që gëzonte simpatinë dhe mbështetjen e fuqive të mëdha demokratike anglo-saksone. Mbërritja e Misionit të Aleatëve me qëndrimin e tyre të njëanshëm në favor të bolshevikëve ndikoi në shtrirjen e pushtetit të tyre në vend.

b) Madje, edhe kur, pas kërkimeve të gjata, grupet e nacionalistëve shqiptarë hynë në kontakt me përfaqësuesin e Misionit të Aleatëve, ky i fundit, i ndikuar edhe nga intrigat dhe propaganda degraduese që iu servir nga komunistët, shfaqi në përgjithësi një qëndrim shumë të rezervuar ndaj nacionalistëve. Një pjesë e këtyre oficerëve nuk hezituan që në mënyrë të hapur të shfaqnin qëndrimin e tyre ndaj nacionalizmit shqiptar. Ne nuk e dimë nëse këta oficerë vepruan në përputhje me urdhrat e eprorëve të tyre apo në përputhje me simpatitë personale ideologjike. Sidoqoftë, ne druhemi se këta oficerë këtë herë, për fatin tonë shumë të keq, nuk zotëronin mendjemprehtësinë e duhur për të vlerësuar pak a shumë drejtë situatën politiko-sociale të një populli pas një qëndrimi të shkurtër në një vend. Përndryshe, është e pamundur të shpjegohet se përse ata duhej që në fillim të armatosnin dhe pajisnin komunistët në një kohë kur forcat nacionaliste, edhe pse jo superiore, ishin të paktën të barabarta me forcat marksiste dhe në të njëjtën kohë të gatshme për të bashkëpunuar me Misionin e Aleatëve në luftën kundër sundimit fashist. Kjo mbështetje materiale dhe morale e Misionit Aleat për bolshevikët prishi ekuilibrin e forcave në dëm të nacionalistëve shqiptarë. Të inkurajuar nga këto favore, këta vartës të Internacionales së Tretë nuk hezituan të hidheshin me armatimin e Aleatëve kundër patriotëve shqiptarë me qëllim vendosjen e bolshevizmit në vendin tonë duke e mbytur në një luftë të përgjakshme.
c) Disa nga këta oficerë aleatë, jo vetëm furnizuan në mënyrë ekskluzive të kuqtë me armatimet e Aleatëve, por njëkohësisht bënë gjithçka ishte e mundur për të penguar çarmatimin e trupave italiane nga nacionalistët shqiptarë pas kapitullimit të Italisë duke bërë të mundur kështu që armatimet e italianëve të binin në duart e të kuqve. Kështu ndodhi në Këlcyrë kur një regjiment italian, i rrethuar nga nacionalistët, ishte në prag të dorëzimit dhe çarmatosjes, por ndërkohë një oficer i Misionit të Aleatëve mbërriti me një grup partizanësh dhe i kërkoi komandantit të trupave nacionaliste që pajisjet e italianëve t'u jepeshin komunistëve. Në Gjirokastër, gjenerali që komandonte divizionin italian, por një oficer i Aleatëve ndërhyri dhe e ndaloi një gjë të tillë. Gjatë betejës që pasoi këtë ngjarje, komandanti i trupave nacionaliste ra së bashku me disa anëtarë të tjerë të grupit.

Fundi

Duke qenë një nga viktimat e para të agresionit të imperializmit fashist, populli shqiptar është i gatshëm të bëjë sakrificën sublime për vendosjen e një rendi të ri të drejtësisë ndërkombëtare dhe mbrojtjen e kauzës së Aleatëve. Megjithatë, kjo sakrificë e kërkuar nga interesi i përgjithshëm duhet të jetë në përpjesëtim me forcën e këtij populli dhe dobinë që kjo sakrificë do të kishte. Është e padrejtë të pretendosh që kombi më i vogël i Europës, siç ka kërkuar deri tani Misioni i Aleatëve, të hapë dhe mbajë një front kundër ushtrisë gjermane kur madje edhe miliona bajoneta të anglo-saksonëve nuk e kanë bërë një gjë të tillë deri tani.

Lufta kundër fashistëve dhe pushtuesve gjermanë dhe lufta civile i kanë kushtuar popullit shqiptar më shumë se 15 mijë të vrarë, pa numëruar të plagosurit apo viktimat e urisë dhe vuajtjeve, dhe gjysmën e vendit të rrënuar plotësisht. Humbjet e pësuara nga armiku kanë qenë të pallogaritshme në krahasim me sakrificat tona. Oficerët aleatë shpesh kanë këmbëngulur që rajone të tëra të ekspozohen ndaj rrezikut të djegies dhe shkretimit të plotë vetëm për të shtënë disa herë me armë kundër një autokolone gjermane.
Misioni Ushtarak i Aleatëve zotëron provat dhe faktet se si armët, me të cilat furnizuan komunistët, shkaktuan gjakderdhje të panevojshme mes shqiptarëve. Lufta Civile ka qenë në favor të pushtuesit. Këtë pushtuesi e di plotësisht dhe kjo është arsyeja përse ai nuk orvatet të shkatërrojë lëvizjen terroriste kur një gjë të tillë mund ta bëjë shumë lehtë.

Fund

Materiali është marrë nga Arkiva Britanike. Eksponentë të lartë të Ballit Kombëtar kanë paraqitur versionin e tyre për shkaqet e humbjes së nacionalistëve, ardhjes së komunistëve në pushtet dhe rolit të misioneve të huaja gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Albania
13 Nentor 2009

Arkiva britanike/Dorëzimi i Abaz Kupit. Anglezët: Si u shkatërruan nacionalistët dhe ardhja e komunistëve në pushtet

(Vijon nga numri i kaluar)

“Vendimi për të mos u siguruar nacionalistëve mbështetje materiale apo propagandistike ishte dhe goditja vdekjeprurëse ndaj kauzës së tyre. Të dëbuar nga pjesa më e madhe e territorit që ata kontrollonin më parë, të gjendur në luftë, si kundër Frontit Nacional Çlirimtar (FNÇ), ashtu edhe kundër gjermanëve, pa të drejtën për të hyrë në Mirditë, pasi ndaloheshin nga Gjon Markagjoni nëse ata nuk paguanin, dhe të paaftë për të siguruar më ndihmë nga tregtarët e Tiranës, nacionalistët u gjendën në një krizë së cilës nuk do t’i mbijetonin. Ndoshta do të ishte plotësisht e vërtetë të thuhej se nga ky moment asgjë nuk ishte më e vlefshme, me gjithë ndikimin e tyre të vogël që gëzonin ende, pavarësisht zbarkimit të trupave britanike të përgatitura për t’i mbrojtur nacionalistët, të paktën nga forcat e Frontit Nacional Çlirimtar. Por, kjo shpresë e fundit u shua kur u detyruam të refuzonim një kërkesë të Abaz Kupit, në kohën e zbarkimit në Sarandë, për t’i ardhur në ndihmë të drejtpërdrejtë në operacionet në Durrës dhe në rrugën Tiranë-Shkodër. Më vonë, pasi ai e kuptoi që largimi ynë ishte tashmë i përcaktuar, ai filloi të shpërndante trupat e tij, një vendim për të cilin ne ishim këshilluar ta përkrahnim, duke mos qenë në gjendje t’i mbante ata në mënyrë të pavarur dhe njëkohësisht, duke refuzuar të kërkonte mbështetje nga kolaboracionistët e mbetur…”

[Zhgënjimi

Udhëzimet bënin të ditur më tej se nuk do të dërgohej asnjë furnizim për nacionalistët dhe se kapiteni WMERY, i cili ishte shefi i përkohshëm i misionit, duhet të vepronte si vëzhgues i paanshëm dhe të mos e inkurajonte Kupin për të luftuar. Këto udhëzime u konfirmuan dy herë në telegramet që pasuan, veçanërisht në fillim të luftës civile dhe më vonë kur dështimi i misionit të Smithit u bë evident, pikërisht atëherë kur ne mund t'i kishim braktisur nacionalistët me një lloj konsistence në dukje. Sidoqoftë, për ta bërë këtë në momentin më oportun kur vareshim nga udhëzimet dhe garancitë që na jepte autoriteti i Forcës 399, ata sërish kishin fituar terren ndaj gjermanëve, ne e gjetëm veten të ekspozuar ndaj akuzave të rënda për mungesë mbështetjeje dhe prerje në besë që nuk do të fshihen kurrë nga kujtesa.

Materiali është marrë nga kujtimet e majorëve britanikë që morën pjesë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shqipëri gjatë viteve 1942-1944
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Falimentimi i mbledhjes se Mukes ishte pikerisht ky kriter. Komunistat nuk pranuan qe te merrnin kosoven. Kjo qe edhe perjudha e "vellvrasjes" Partizanet komunist me "urdherat" e Enverit drejtuan armet, qe u jepeshin nga aleatet (anglezet), drejt Nacionalistave te vertet. !
Vijon...

Materiali është marrë nga Arkivat britanike. Krerët e lartë të Ballit Kombëtar tregojnë gjendjen në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, situatën politike dhe rolin e formacioneve ushtarake në luftën kundër nazi-fashizmit

Lufta civile

Në përputhje me rekomandimet e Misionit Ushtarak të Aleatëve u mbajt një takim mes përfaqësuesve të organizatës sonë dhe asaj komuniste në Mukje, pranë Tiranës. Të dy palët arritën një marrëveshje që u prit me entuziazëm nga publiku i gjerë shqiptar. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të dy organizatat do t'i jepnin fund propagandës kundër njëra-tjetrës, do të kishin një staf të përbashkët për vazhdimin e luftës kundër pushtuesit dhe në mënyrë të sinqertë do të punonin së bashku për një Shqipëri demokratike brenda kufijve të saj etnikë. Për një moment u duk sikur lufta civile tashmë ishte shmangur. Për fat të keq, kjo shpresë ishte shumë jetëshkurtër. Vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Mukjes, një mbledhje e përgjithshme e Partisë Komuniste vendosi denoncimin e marrëveshjes dhe nisjen e një sulmi të menjëhershëm kundër partisë nacionaliste, duke përfituar në këtë mënyrë nga fakti që ne ishim të papërgatitur për një luftë civile dhe bolshevizmi do të vendosej kështu më lehtë. Sulmet kundër nacionalistëve nisën menjëherë dhe kudo, veçanërisht në Shqipërinë e Jugut, me një egërsi të pashembullt dhe në përputhje me metodat e njohura tradicionale sllave, që tashmë kishin hyrë dhe imponuar në vendin tonë nëpërmjet agjentëve të organizatës terroriste pansllave. Hordhitë e kuqe kriminale, të quajtura brigada, të udhëhequra nga tipat më të këqinj të këtij vendi, filluan të hyjnë në vend me të gjitha mënyrat, jo vetëm përmes sulmeve kundër trupave nacionaliste, por edhe duke ushtruar terror në çdo pjesë të vendit. Të gjithë ata që nuk pranuan të mbanin yllin e kuq dhe t'u bashkoheshin bandave komuniste jo vetëm që u plaçkitën dhe u zhvatën nga gjithçka kishin, por gjithashtu u torturuan dhe u masakruan. Mijëra bashkëkombës të të dyja gjinive dhe të të gjitha moshave u rropën për së gjalli dhe u masakruan pa provokuar askënd. Për tre muaj me radhë, patriotëve shqiptarë iu desh të luftonin jo vetëm kundër pushtuesit, por edhe kundër këtyre kriminelëve të kuq. Aty nga fundi i vitit të kaluar, municionet që u kishim marrë italianëve kishin mbaruar, ndërkohë që bandat e kuqe furnizoheshin rregullisht nga forcat ajrore të Aleatëve. Kështu, ne u detyruam të ndalonim luftën tonë kundër pushtuesit dhe të përforcoheshim përreth qyteteve.

Në fillim të këtij viti, një mbledhje e përgjithshme e organizatës sonë u zhvillua në Berat. Terrorizmi ndërkombëtar u shpall armiku numër një i vendit tonë. Mbledhja vendosi t'u bëhej thirrje të gjithë energjive kombëtare për të luftuar kundër terrorizmit. Natyrisht, rrethanat nuk na lejuan të bënim dallimin se kush kishte luftuar kundër pushtuesit dhe kush kishte bashkëpunua me të. Ky vendim u mor pasi konstatuam se nuk kishte rrugë tjetër për mbrojtjen e popullit nga kjo organizatë terroriste.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Ne qoftese doni te beni debate serioze, bujrume. Ne qoftesi vini ketu te kaloni kohen, apo te shfryni mllefin, dhe tekat personale. Ju lutem per hire dhe respekt te atyre personave qe kan dhene jeten dhe sakrifikuar gjithcka merruni me tema "argetuese" dhe jo te talleni me historine tragjike te vendit tone.
 
Top