• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kolegjiumet profesionale-urdhërat-gildet etj

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
1,080
Pikët
113
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Kjo është një gjë që më ngjall kurshtje, më fascinon, qoftë në realitet-histori, qoftë në fiction, organizimi i tyre, suksesi dhe fama që arrijnë janë shumë intresante.
Me siguri jeni familjarizuar me to në filma, si psh ideja Night's Watch në GoTh, Kaer Morhen në "The Witcher", "Mordsith" në "Legend of The seeker", por edhe në realitet të tilla si Kalorësit Templarë, Teutonë, Hospitaljerë, kolegjiumet fetare romake si Vestalet, Pontifikët, më pas në mesjetë Urdhlri i Assasinëve etj
 

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
1,080
Pikët
113
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
MORD-SITH

Ishin grup i luftëtareve elitare femra, që mbronin perandorin dhe i shërbenin deri në vdekje pa asnjë kusht. Ato rrëmbeheshin si të vogla, së bashku me prindërit, dhe zgjidheshin nga fëmijët më të dashur, dhe që nuk kishin motra apo vëllezër. Ato i nënshtroheshin një torutre të gjatë pastaj kalonin tri teste, ku i pari ishte të dorëzoheshin t'u thyenin personalitetin, së dyti i vrisnin nënën dhe së treti, testi i fundit, ato vrisnin babain e tyre.

1642267694900.png

 

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
1,080
Pikët
113
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
ROJA E NATËS (Night's Watch)

Ishte një urdhër ushtarak që ruante Murin e Akullt në veri që të mos kalonin Egërsirat dhe Bardhecët në territorin e 7 mbretërive.

1642530537153.png

Urdhëri kishte 19 kështjella, por vetëm tri prej tyre përdoreshin. Në urdhër futeshin njerëz nga kategori të ndryshme: bij aristokratësh që nuk kishin trashëgimi, bastardë që aristokratët i lindnin me dashnore, kriminelë e përdhunuesë që donin të shpëtonin nga ndëshkimi, dhe njerëz tjerë që vinin për arsye tjera. Ata bënin një betim për të mos u martuar, për të mos pasur fëmijë, për të hequr dorë nga të gjithë titujt dhe pronat familjare.

Anëtarët e Urdhërit ndaheshin në Kuzhinierë, Ndërtimtarë, dhe Patrulluesë.Ata vishen krejtësisht në të zeza, prej nga u ka mbetur emërtimi "korba" dhe për atë arsye edhe e mbajnë korbin në emblemë.

 

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
1,080
Pikët
113
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
LEBENSBORN

Institucion nazist i themeluar në Gjermani me nismën e SS-it, që kishte për qëllim përmirësimin e racës. Ky institucion ishte si një deus ex machina, për zgjidhjen e problemit të humanizmit në çështjen e eugenikës. Kjo pasi përmirësimi i racës kërkonte ose mbytje njerëzish, ose sterilizim ose në rastin më të mirë dikujt t'i ndalohej numri i madh i fëmijëve. Për t'a realizuar eugenikën në mënyrë më demokratike u shpik Lebensborni.

1643065769360.png

Lebensborn vje nga gjermanishtja që do të thotë burim i jetës. Veprimtaria në të funksiononte në këtë mënyrë: femrat që nuk donin martesë, ose që për çfarëdo arsyesh nuk mund të martoheshin vendoseshin të jetonin në Lebensborn (d.m.th. ndërtesat e institucionit) ku çiftoheshin me pjesëtarë të SS-it që siç dihet të tillët nga ana racore gjithnjë i kanë plotësuar kriteret. Rezultati ishte që nga aty dilnin fëmijë të zgjedhur sipas kritereve naziste.

Ishte matematikë e thjeshtë: në një popullatë të zakonshme veçoritë racore mbajnë pak a shumë të njëhjtën përqindje, ndërsa në prani të Lebensbornit, popullata do të furnizohej vazhdimisht me persona të rinj të një tipi ose pigmenti të caktuar dhe kështu do të rriste në vazhdimësi përqindjen e atij tipi antropologjik. Nënat që lindnin fëmiun më të pastër, dekoroheshin me Kryqin e Nderit të Nënës Gjermane.
1643066154997.png

Lebensborn kishte një numër të madh ndërtesash, nga të cilat:
Gjermani 10
Austri 3
Poloni 6
Norvegji 9
Danimarkë 2
Francë 1
Beneluks, tri shtetet nga një

Lebensborn me gjithë vështirësitë dhe problemet arriti një sukses të konsiderueshëm: afro 20.000 fëmijë u lindën në këto institucione, të cilët dalloheshin për talentin e tyre. Ndër to është edhe e famshmja Anni-Frid Lyngstad, këngëtare e grupit ABBA, që kishte nënën norvegjeze dhe babain zyrtar gjerman në Wehrmacht.

1643066047440.png

Lebensborn ofronte strehim dhe jetesë jo vetëm për këto femra të pamartuara por edhe adoptonte fëmijë jetimë që pastaj rriteshin nëpër këto institucione duke u edukuar në frymën naziste.

Për këtë institucion ka pasur edhe ankesa se po inkurajon shtimin e imoralitetit mes femrave të reja siç shihet nga letërkëmbimet mes zyrtarëve të lartë gjemanë.
 
Top