• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kosovë: Kërcënim për një sulm në një nga spitalet e Kosovës, Policia në gjendje gatishmërie

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,306
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Kërcënim për një sulm në një nga spitalet e Kosovës, Policia në gjendje gatishmërie
06 Prill, 2021 12:26 | 309 shfletime
Policia E Kosoves1


Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje ka ndërmarrë të gjitha masat policore parandaluese në spitalet e Kosovës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Sipas tij, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve.
“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, ka thënë Kelani.
Ndërkaq, siç tha ai Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të çfarëdo natyre apo vepre penale.
“Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend”, tha ndër të tjera Kelani.

Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për “Telegrafin” tha se pas një informacioni që kanë marrë nga Prishtina, se mund të ketë një sulm në një nga qendrat spitalore në Kosovës, në veri i kanë ndërmarr menjëherë masat parandaluese.
Ai tha se nuk është precizuar se në cilën nga spitalet në Kosovë mund të ndodh sulmi, mirëpo ata menjëherë i kanë marrë masat e tyre. “Nuk është precizuar se në cilën qendër spitalore mund të ndodh ndonjë sulm, pasi ky informacion që kemi marr sot vlen për të gjitha qendrat spitalore të Kosovës, e jo veç për veriun. Sigurisht që i kemi ndërmarr masat dhe në qendrat spitalore në veri, pas marrjes së këtij informacioni”, ka thënë Hoti.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,309
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Ndonje kercenim fallso me siguri ?
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,271
Pikët
113
Republika e Kosoves, pekunder çdo kercenimi, nuk pranon vaksinat helmuese te shqipnise, serbise, kines e rusise...
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,309
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Mirembrema.
E lexove ate POSHTE teje...aq HAJDAR ashtna.
Per TEMEN...shkina ose rus do jene ata qe do bejne ....напад.
Mirembrema SystemA. :)
Po ai kshu e ka me c’do parti qe nderrohet flet budalliqe pa lidhje.. aman se u never know se kush eshte pas ekraneve. 😆
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,562
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Fatmiresisht Kosva ka akoma burra shqiptare me parime e kod moral. Nga Kosova do filloje edhe rilindja e vertete e Shqiperise. Mbajeni mend,kuah te rroje do shikoje. Kosova eshte lulja e shqiptarise
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,988
Pikët
113
Mirembrema SystemA. :)
Po ai kshu e ka me c’do parti qe nderrohet flet budalliqe pa lidhje.. aman se u never know se kush eshte pas ekraneve. 😆
(y)

Ne politike...NUK ka parime,lere me ....moral,pranej flasin dhe...IDIOTESIRA.

Se harrova....Iliria ka...QENE = DIKUR,
SADA...tunin flamur.
 
Top