• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Krijimi apo evolucioni?

Besoni tek krijimi apo evolucioni?


  • Numri i votuesve
    24

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,098
Pikët
83
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

*

Eshte mbase shume interesante kjo ceshtja e Krijimit dhe Evolucionit. Sa here qe shkruhet per to Krijimi barazohet me religjion, kurse Evolucioni me shokun Darwin. Lufta me e madhe rreth jesaj ceshtjeje zhvillohet kryesisht ndermjet fetareve dhe te te ashtuquajturve ateiste...
...
Darwini, megjithe se ka bere ca gabime, ne pjesen kryesore te teorise se tij ka te drejte sa i perket evolucionit nga aspekti fizik...Ama njeriu nuk perbehet vetemse nga fizikja, porse nga frymerorja. Fryma (shpirti) eshte ajo qe banon ne trup. Trupi (fizik) eshte vetemse mjet, tempull, shtepi e perkohshme... e shpirtit ne udhen e evolucionit. Kurse evolucioni i mirefillte nuk eshte ai fizik, porse ai frymeror.

Ja definicioni:
Evolution ― The process of spiritualization of matter; the way back to the Source. The casting aside of the veils of delusion and illusion leading eventually to cosmic consciousness.

Evolucion pra eshte perfrymerimi i materies... udha prapa kah Burimi (Krijuesi, Zoti, Perendia, Natyra a sido qe ta quajsh). Heqja e velos e iluzionit dhe, me largimin/heqjen e tij arrihet deri tek vetedija kozmike, e cila quher Vetje-Realizim (Self-Realisation) apo God-Realization (Hyj-Realizim) [Self- or God-realization is the same thing].

Cila eshte pergjigja tash: Evolucioni apo Krijimi?
Pergjigja: Te dyjat.
Njeriu krijohet dhe evoluon...


*
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,498
Pikët
113
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

Po ku evulucioni nga na erdhi xhanem,ia di fillin ti ksaj pune zana...
filli nuk dihej per shume gjera po filli u gjet per shume gjera. akoma shume gjera duhet qe tu gjendet filli por jane gjetur mjaftushem gjera saqe te hidhen poshte perfundimisht shume gjera te tjera.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,659
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

Po ku evulucioni nga na erdhi xhanem,ia di fillin ti ksaj pune zana...
Nga gjurmet /e lene pas....gjer tani.

Ps...ke degjuar per rastet misterioze te lindjeve qe ndodhin edhe sot bindi, femije ne forme kafshe.....eshte e cuditshme dhe misterioze , por qe e ka 1 pike lidhjeje me gjurmet. Dhe bishtin e kemi te gjithe , se mohojme dot :p
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,845
Pikët
113
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

po pse nuk eshte dhe opsioni "evolucion nen vezhgim"
 

Scion

Enraged
Anëtar
May 11, 2011
Postime
239
Pikët
0
Vendndodhja
Tiranë
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

Kjo eshte njesoj sikur te pyesesh:
Astrologu apo Astronomi, Alkimisti apo Kimisti? :p
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

(plotesim i fjalise me lart) ... qe eshte i njejti mekanizem me ane te te cilit molekulat e ujit *veteorganizohen* ne kristale kur temperatura eshte me e ulet se zero grade celsius, ose ne gjuhe me teknike, kur niveli i energjise eshte nen nje vlere te caktuar. (temperatura nuk eshte vecse nje shkalle qe tregon madhesine e nivelit energjitik)
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

Deri tashti po. Pergjigjen e sakte po apo jo kjo pyetje do e kete kur te kemi llogaritur/matur energjine e plote totale te Universit.
Sidoqofte, deri tashti, supozimi per variantin "po" te kesaj pergjigje eshte ne perputhje te plote me vezhgimet ne cdo drejtim te Universit, demonstrohet te jete i sakte sa here qe aplikohet ne teknologji te ndertuar mbi bazat e ketij supozimi. Nderkohe qe per variantin "jo" te kesaj pergjigje, nuk ka as edhe nje indikator te vetem.
 

zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,894
Pikët
63
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

Deri tashti po. Pergjigjen e sakte po apo jo kjo pyetje do e kete kur te kemi llogaritur/matur energjine e plote totale te Universit.
Sidoqofte, deri tashti, supozimi per variantin "po" te kesaj pergjigje eshte ne perputhje te plote me vezhgimet ne cdo drejtim te Universit, demonstrohet te jete i sakte sa here qe aplikohet ne teknologji te ndertuar mbi bazat e ketij supozimi. Nderkohe qe per variantin "jo" te kesaj pergjigje, nuk ka as edhe nje indikator te vetem.
si mund ta bejme llogaritjen kur ne nuk kemi mundesi per te matur apo per te dalluar dark matter?
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

Pyetje me vend. Njeh njeri qe mund te na jape nje dore neper llogaritjet e nevojshme? Se jane shume fare, po shume shume shume shume. Ja cojme CV-ne drejt e ne LHC.

Por nderkohe nuk jemi dhe aq ne terren te pandricuar. Dime qe nese mase-energjia e Universit eshte X, dark-energy perben rreth 93% te saj. Nga kjo 7% qe ngelet, rreth 89% e saj eshte dark-matter. Universi qe arrijme te shohim dhe qe njohim perbehet nga ky 11% i 7% te X total.

Gjithashtu, vlen te theksohet se dark-energy dhe dark-matter jane konvencione matematike, modele llogarites. Nuk eshte fare e nevojshme qe realisht te kete dark-matter. Ashtu sic psh ne e dime shume mire se cfare eshte distanca, mund te pranojme qe e dime dhe cfare eshte koha, edhe masa, por nuk ka shume rendesi se sa jemi ne gjendje te imagjonojme nxitimin e nje trupi apo impulsin e nje trupi si madhesi, per sa kohe modelimi eshte i sakte dhe sistemi nen vezhgim sillet ne menyre konsistente. Pavaresisht sa sens ka per dike nga ne madhesia e impulsit te nje trupi, apo nxitimin e nje trupi, apo vlera 'spin' e nje trupi (po, atomic spin qe eshte madhesi e therrmijave elementare eshte gjithashtu edhe madhesi e cdo trupi, thjesht nuk ka kuptim dhe kancelohet ndermjet pjeseve perberese te sistemit kur ky sistem shkallezohet te jete me i madh sesa madhesi te rangut te thermijave te modelit standard), keto jane madhesi qe jane atje sikur edhe ne menyre virtuale, si madhesi 'volatile' dhe momentare, pjese perberese te komplekses materie.
 

zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,894
Pikët
63
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

Gurax e kuptoj qe bejme nje hamendje duke bere llogaritjet mbi shpejtesin e galaktikave, masen e tyre...edhe themi ka dicka ketu qe nuk po na dalin llogarit. Edhe X=dark matter mass.
Por kjo eshte vetem per universin qe shofim. Sdime tamam qe ca shofim ketu aplikohet njesoj ne cdo cep te universit. Sdim si ka perfunduar dyluftimi matter anti-matter. :))

ps: me korrigjo nqs kam bere gabim me supozimet e mia.
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

Nese po...,atehere kjo presupozon se "shperthimi i madh" te jete nje sekuence kosmike qe nuk percakton limitet (fillim,mbarim) te dimensioneve kohe,hapsire,lende si teori e fillimit!
 

Scion

Enraged
Anëtar
May 11, 2011
Postime
239
Pikët
0
Vendndodhja
Tiranë
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

Nese po...,atehere kjo presupozon se "shperthimi i madh" te jete nje sekuence kosmike qe nuk percakton limitet (fillim,mbarim) te dimensioneve kohe,hapsire,lende si teori e fillimit!
Po, (Edhe teorikisht) eshte e tille.
Ka shume keq-konceptime dhe keq-kuptime ne shkence, kjo vjen pasi ajo tentohet te ulet ne nivel mediatik si pershembull, "ekspansioni" i gjithckaje qe eksiston sot shitet is nje "shperthim i madh" :) nderkohe qe teknikisht nuk eshte ashtu. "Zgjerimi" nga nje pike idiotesisht e vogel, ne kozmosin qe njohim ne, nuk u krijua vetem materia por edhe vete hapsire-koha (Dimensionet). Per ekzistencen nuk ka fillim as mbarim, praktikisht Ekzistenca patjeter duhet te ekzistoje jasht kondicioneve kohore e ku (huazim nga HK) koha jone eshte vetem nje vektor imagjinar pingul me Ekzistencen - me te cilen ne krijojme sens per ligjet termo-dinamike.

http://en.wikipedia.org/wiki/File:Real-and-imaginary-time-axes.svg

P.S. Te me falni per fjalorin por nuk di si ta shkruaj me thjeshte.
 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
421
Pikët
0
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

...
"Zgjerimi" nga nje pike idiotesisht e vogel, ne kozmosin qe njohim ne, nuk u krijua vetem materia por edhe vete hapsire-koha (Dimensionet)...
Epo sado e vogël ajo pika idiote, përsëri paska patur një hapësirë idiotësisht të vogël. :D
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,489
Pikët
113
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

Sdim si ka perfunduar dyluftimi matter anti-matter. :))

ps: me korrigjo nqs kam bere gabim me supozimet e mia.
oh po qe e dime si ka perfunduar, ajo qe s'dime eshte pse ka perfunduar keshtu. ka fituar matter.
matter dhe antimatter eliminojne njera tjetren, nga perplasja e te dyjave ka mbijetuar matter, dmth universi qe kemi sot.
po pse eshte kjo jo balance, kjo asimetri???
pyetje prej 100 miliard dollaresh.-fershellen-
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,489
Pikët
113
Përgjigje e: Krijimi apo evolucioni?

Epo sado e vogël ajo pika idiote, përsëri paska patur një hapësirë idiotësisht të vogël. :D
ne fakt nuk ka patur, pika nuk ka hapesire. koha dhe hapesira fillon me big bangun.

pyetja "cfar ka patur para big bang?" eshte pyetje pa sens, eshte pyetje absurde, sepse "para" presupozon kohe.

mirepo ka dicka vertet akoma me absurde, si mund te kemi gjithe ate matter te koncentruar ne nje pike, pa hapesire dhe kohe?

problemi eshte se tek kjo pike, po ashtu si dhe tek black holes, ligjet e fizikes nuk vlejne me.

megjithate teoria e big bang fut uje nga te gjitha anet.

http://www.youtube.com/watch?v=T11oXSPgYec

http://www.youtube.com/watch?v=9Te2Da9G1cg
 
Top