• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kulti i kalit

Paion

shqiptar
Anëtar
Dec 5, 2014
Postime
38
Pikët
0
Vendndodhja
vargmal
KALI

Kafsha tjetër e cila në simbolikën htonike ilire ka luajtur rol të rëndësishëm, ishte kali. Edhe kulti i kësaj kafshe është i dokumentuar me burime arkeologjike dhe të shkruara. Mirëpo, as njëra e as tjetra nukjanë të mjaftueshme për të pasur një pasqyrë të qartë mbi të gjitha aspektet e këtij kulti në të gjitha viset ilire.

Gjetjet arkeologjike na çojnë, para se gjithash, në përfundimin se depërtimet e popujve kalorës nomadë nga stepat e Evropës Lindore kanë luajtur rol vendimtar në përhapjen e kultit të kësaj kafshe në trevën ilire, prandaj kuptohet që ky kult ka qenë më i përhapur në ato treva, ku edhe ndikimi i elementeve nomad ka qenë më i fortë, përkatësisht në trevat e Alpeve Lindore, japode dhe të Istrës e në masë më të vogël edhe në trevën e Gllasincit.

Le të shohim së pari çfarë na thonë gjetjet arkeologjike.

Në qarkun kulturor të Alpeve Lindore, ku ndikimi shpirtëror i kalorësve nomadë ka qenë mjaft i fortë, figurat e kuajve janë me shumicë. Më të rëndësishme janë ato në rrotë të gjetura në Podzemelje dhe në Dragatushë te Çërnomilji. G. Kossack supozon se kuajt si kafshë kulti kanë zënë vendin që më parë e kanë pasur shpendët në qerre të tilla, ndërsa dëshminë për ndërrimin e simbolit në qerre e sheh pikërisht në gjetjet e përmendura në Slloveni. Me siguri që simboli i ri në disa raste ka zënë vendin e simbolit më të vjetër - të shpendit. Mirëpo, numri i madh si i shpendëve ashtu edhe i kuajve nga e njëjta kohë, flet për atë që këto dy simbole kanë ekzistuar njëri pranë tjetrit.

Në trevën e Alpeve Lindore, ndër të tjera, këto dy simbole paraqiten bashkë, siç është p.sh. rasti në fibulat me kuaj në hark dhe shpendë në këmbë, prandaj, nga kjo mund të shihet, se ata kanë bashkëjetuar dhe janë komplementuar midis tyre.

Nga mbarimi i kohës së vjetër të hekurit, në këtë trevë, kali bëhet kafshë e rëndomtë e kultit. Figurën e tij e gjejmë shumë shpesh në këmbët e fibulave të varianteve të ndryshme nga mbarimi i periudhës së vjetër dhe fillimi i periudhës së re të hekurit, të cilat ndeshen më shpesh në Slloveni, por në masë më të vogël edhe nga perëndimi e deri në Zvicër. Fibulat me protomin e kalit i ndeshim shumë rrallë edhe në trevën japodike dhe pamarrë parasysh ndryshimin në stil, përmbajtja e tyre simbolike është pa dyshim e njëjtë.
Figurën e kalit në trevën e Alpeve Lindore e ndeshim më tej në formën e varseve, në kapset e brezave të femrave prej bronzi nga periudha e re e hekurit - karakteristik për kulturën e Latën, por mbaresat e të cilëve në formë të kokës së kalit e zbulojnë lidhshmërinë e tyre me traditën e lashtë shpirtërore në këtë trevë, në këllëfet e krijuar nën ndikimin ikonografik të kulturave italike, në këllëfet e shpatës nga Cvetezha te Vaçi, dhe në aplikat prej plumbi nga Magdalenska Gora dhe Stiçna. Këto aplika janë me rëndësi të posaçme, për arsye të varësisë së tyre ikonografike dhe përmbajtjes së drejtpërdrejtë nga arti i nomadëve.

Varësia nga arti nomad i Alpeve Lindore mundet të haset edhe pak më në jug, në trevën e fisit ilir të japodëve. Kjo vlen vetëm për një sërë varësesh prej bronzi në formën e figurës së kalit me kokë të kthyer prapa dhe me bisht të ngritur lart, kështu që koka dhe bishti i ngritur mbi trup formojnë siluetë në formë të gjysmëhënës. Përveç figurave të vogla, në trevën e japodëve janë zbuluar edhe shumë të tjera qoftë si varëse më vete ose, madje si protome në varëse dhe pektorale të ndryshme në pllakat dekorative, fibulat, kurse figurën e kësaj kafshe e gjejmë gjithashtu shpesh në urnat figurative të hirit prej guri. Në formën e kokës së kalit përfundon edhe gypi për rrshiq prej argjilit të pjekur që është zbuuar në një varr në Sanski Most.

Sipas këtyre paraqitjeve të shumta të kalit ndër të cilat disa do të shohim më tej, kanë pasur pa dyshim domethënie simbolike, është e qartë se kjo kafshë në religjionin dhe simbolikën e japodëve ka pasur rol shumë të theksuar.
Kali si kafshë kulti ka pasur rol të rëndësishëm edhe te istrët. Në varret e në vendbanimet e tyre gjejmë shpesh varëse me formë të kësaj kafshe një paraqitje e kemi edhe në enën prej qeramike nga Bërtonigla. Megjithatë, shumë më interesante është gjetja e figurave të kalorësit prej guri nga Nesactiumi, për të cilin me siguri mund të thuhet se paraqet një hyjni vendase.
 

Paion

shqiptar
Anëtar
Dec 5, 2014
Postime
38
Pikët
0
Vendndodhja
vargmal
Përgjigje e: Kulti i kalit

Kulti i kalit
Kulti i kalit për shumë studiues ka një bazë të gjerë shtrirjeje në popuj dhe vende të ndryshme, por Fetusi, në shekullin e II para e.s. , shkruante se perëndia e Neptunit më parë ndër fiset ilire quhej hippius, që do të të thotë “me kalërue, me hip”. Ka të dhëna se, edhe mbreti i detit ndër ilirët quhej hyji i detit dhe në paraqitjen e tij grafike është dhënë në formën e kalit, për nder të të cilit për çdo nëntë vjet ilirët i flijonin detit katër kuaj. Në lashtësinë dhe në antikitet, ilirët përmenden si një popull që flijojnë kalin, si gjënë më të shtrenjtë, për t’i nderuar Zotat.11
Anijet e famshme iliriane, të cilat u bënë shqetësuese edhe për Senatin Romak, kishin të gdhendura në bashet e tyre kokat e kuajve. Prania e figurës së kalit konsiderohej fatsjellëse, sepse kali ishte kthyer në një kult për fiset ilire. Studiues të ndryshëm e konsiderojnë vendimtar depërtimin e kalorësve nomadë të stepave veriore (nga fundi i epokës së bronzit në epokën e hekurit) në përhapjen e kultit të kalit.12 Gjuhëtarët kanë shprehur mendimin se, fjala “kalë” e ka origjinë nga gjuha shqipe. Kështu studiuesi austriak, Karl Traimer, shprehet: “Vetë emri hipus, që quhet kali, lidhet me foljen “hip”, d.m.th. të kalërosh.”13

Kulte tradicionale shqiptare - Shyqri Hysi
 

Paion

shqiptar
Anëtar
Dec 5, 2014
Postime
38
Pikët
0
Vendndodhja
vargmal
Përgjigje e: Kulti i kalit

Kali i gdhëndur tek bishti i Lahutës.
Në pamje Isë Elezi, lahutar nga Rugova

 

Paion

shqiptar
Anëtar
Dec 5, 2014
Postime
38
Pikët
0
Vendndodhja
vargmal
Përgjigje e: Kulti i kalit

Kali nuk ka prask* fj. u. kali i sheh dhe i kupton orët a
zanat (sipas besimeve të kota).

*PRASK m. krahin.
Cipë a shtresë e hollë që vesh diçka; perde.
Prask bore (akulli). I kanë vënë sytë prask. Ka
vënë qumështi prask.


DËRDYL m. sh. vjet.
1. folk. Kalë me trup të madh e të fuqishëm. I hipi
dërdylit.

2. fig. Burrë me trup të madh e të shëndoshë.
 

Paion

shqiptar
Anëtar
Dec 5, 2014
Postime
38
Pikët
0
Vendndodhja
vargmal
Përgjigje e: Kulti i kalit

kali te ilirët bregdetarë ... ka qenë e lidhur me një hyjni lokale të detit
Një dëshmi se ata ilirët bregdetarë për të cilët flet Stipçevçi janë shqiptarët e soçëm, e ka skutëluar Gjuha Shqipe:

PELA f. vet. sh.
Dallgë të mëdha, tallaze; kreshtat me
shkumë të dallgëve të detit.

 

Paion

shqiptar
Anëtar
Dec 5, 2014
Postime
38
Pikët
0
Vendndodhja
vargmal
Përgjigje e: Kulti i kalit

Një dëshmi se ata ilirët bregdetarë për të cilët flet Stipçevçi janë shqiptarët e soçëm
Natyrisht nuk po thuhet që shqiptarët rrjedhin vetëm nga ilirët e bregdetit, por që fjala shqipe dhe lidhja e saj me tiparin që Stipç. na tregon për fiset ilire bregdetare është një nojmë vazhdimësie për sa i përket edhe buzëdetit.

Kjo ka një rëndësi shumë të madhe si dëshmi e autoktonisë dhe shtrirjes tonë, sepse nuk janë të paktë ata shkollarë që, për të paraqitur sa më të rrudhur shtrirjen tonë në të kaluarën, parashtrojnë argumentin se fjalët tona në lidhje me detin na qënkan të pakta[që edhe sikur.. nuk domethënë se janë të pamjaftushme për të dëshmuar të kundërtën e asaj që ata kërkojnë të qesin; kjo më sipër themte se «ja bën mu», ose më saktë, hingëllin].
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
49,987
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Kulti i kalit

Shume histori e bukur, dhe ajo fotoja lart... jashtezakonisht e bukur.

Mirepo nuk e kuptoj dot fjalen ... Kulti? ( histori) ?

Nga mbarimi i kohës së vjetër të hekurit, në këtë trevë, kali bëhet kafshë e rëndomtë e kultit
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
68,764
Pikët
113
Përgjigje e: Kulti i kalit

Shume histori e bukur, dhe ajo fotoja lart... jashtezakonisht e bukur.

Mirepo nuk e kuptoj dot fjalen ... Kulti? ( histori) ?
KULT m.
1. Shërbesë fetare për nder të një hyjnie; ceremonia mistike që bëhet për këtë qëllim
(në vendet ku veprojnë besimet e kota në fuqitë e mbinatyrshme). Kulti i Diellit.
Kulti i zjarrit. Shërbyesit e kultit.
2. fig. Adhurim a nderim i tepruar ndaj dikujt, të cilit i vishen cilësi, e veti të jashtëzakonshme; gjunjëzimi para tij.
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,166
Pikët
113
Përgjigje e: Kulti i kalit

Bukephalos ishte kali legjendar i Aleksandrit të Madh. Ai kishte cilësitë te shumta mitike, thuhet se ai mund të fliste!!!!
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,166
Pikët
113
Përgjigje e: Kulti i kalit

Pegasi ishte një kalë me krahë, gjysmë-hyjnor, i cili ndihmoi Bellerophonin.
 

Attachments

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,166
Pikët
113
Përgjigje e: Kulti i kalit

Rreth 60 milion vjet më parë, shumë kohë para se të kishte ndonjë qenie njerëzore, një kafshë që nuk ishte më e madhe se një dhelpër jetonte në xhungla të lagështa dhe të ngrohta. Eohippus,( siç është quajtur krijesa e bukur), ishte vetëm 35 centimetra e gjatë dhe posedonte diçka që kuajt e sotëm nuk kanë më: ​​thundra me majë.
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,166
Pikët
113
Përgjigje e: Kulti i kalit

Pasardhesi i kalit.

Rreth dy milion vjet më pas, vazhdimesuesi i drejtpërdrejtë i kuajve modern erdhi në skenë: Plesihippus. Duke marre parasysh mjedisin, ai ju pershtat...evolucionit. Askush nuk e di saktësisht këtë, (natyrisht), por shumica e shkencëtarëve besojnë se kjo lloje kafshe <primitive> ka jetuar me të vërtetë.

Duke qene se ishin 280 lloj rracash,midis tyre do kete pasur dhe ilire.

Naten e mire.
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,166
Pikët
113
Përgjigje e: Kulti i kalit

Später berichtete der griechische Historiker Strabon über die außerordentlichen Reitkünste der Skythen.

PS...dhe hulumtuesit gjermane nuk jane peshtarake ne HISTORI.

Pastaj se nomadet apo fisi Hyksos MPOSHTI Egjyptin,i gjeni juve.

tungi.
 
Top