• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kulti I pragut të derës së shtëpisë

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,991
Pikët
113
Vendndodhja
KULTI I PRAGUT TË DERËS SË SHTËPISË

Ashtu si dhe në popuj të tjerë të Evropës, a të botës në përgjithësi, dhe te shqiptarët ruhet kulti i pragut të derës së shtëpisë ose, si mund të themi ndryshe, kulti i derës së shtëpisë. Sipas besimeve popullore, thuhej se nën prag të derës rrinë shpirtrat e të parëve, ose se aty rrinë orët; në ndonjë rast thuhej se aty rri gjarpri i shtëpisë.
Thënie për shqiptarët
_______
Titulli: Etnografia shqiptare, Volumi 10
Autori: Mark Tirta
Botues: Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Sektori i Etnografisë, 1979

1608950177726.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,991
Pikët
113
Vendndodhja
GJINJTË E GRUAS.
KULTI SHUMË I LASHTË SHQIPTAR I «GJIRIT TË NËNËS».
«LISI I TAMLIT» DHE «LISI I GJAKUT»

Kulti e derës shihet më tepër si një kult i shoqërisë patriarkale dhe kjo shprehet ndër të tjera dhe në faktin se me kultin e derës është i lidhur kulti i metaleve e kulti i forcës së burrit, në përgjithësi i shtesës e fuqizimit të shtëpisë në meshkuj. Këtë e vërejmë në disa figura burrash që bëheshin në derë e që i ndeshim në Malësi të Madhe, Berat etj., për mbarësi e fat në shtëpi, në ekzistencën e dorës së plakut të shtëpisë të bërë në derë, e që ka të bëjë me kultin e plakut si i parë i shtëpisë, shenjë kjo që simbolizon pozitën e tij zotëruese në familjen patriarkale e që kishte të bënte me mbeturina të forta të këtij sundimi patriarkal. Nuk do të ndalemi në analizën e këtyre që radhita më sipër, por në një element tjetër që e ka origjinën te kulti i nënës si e parë e gjinisë.

Për disa gjurmë të matriarkatit në disa zakone të popullit tonë, si në fenomenin e mërkoshit, lehonisë së burrave, për virgjinat, për kthimin në gjini dhe disa shfaqje të ovunkulatit ka bërë fjalë etnografja A. Gjergji në një punim të saj të veçantë e në analizën e këtyre çështjeve nuk do të ndalem. Në këtë rast do të përqëndrohem vetëm në ato kulte, rite, besime, mite që kanë të bëjnë me gjinjtë, gjëndrat e qumështit të gruas. S'ka dyshim se kulti i gjinjve të gruas, si burim i qumështit të parë me të cilin është ushqyer dhe njeriu më primitiv, me të cilin ushqehet edhe njeriu modern në përgjithësi në disa muaj apo në vitin e parë të jetës së tij, ka arsyet e veta që të jetojë si mbeturinë deri në këta shekujt e fundit, kjo, natyrisht, në mjedise me mbeturina patriarkale.
[...]
Gjatë ekspeditave në Dukagjin kemi vërejtur se në disa shtëpi ishin skalitur në reliev të lartë anës derës sisë grash me zgjatje horizontale të majave (thithkave). Vërejtjet e mia i kam plotësuar dhe me të dhënat e informatorëve që më thanë se të tilla kishte pasur në disa dyer shtëpish të vjetra prej guri. Ata më thanë se ato bëheshin për të zbukuruar derën, por në disa raste të tjera me thanë dhe se ato bëheshin për mbarësi të shtëpisë, në njerëz e në pasuri. Të tillë gjinj të skalitur në gur, anash dhe sipër dyerve të shtëpive, i kemi ndeshur dhe në fshatra të Rrëzës së Tomorit (Roshnik e Dardhë) dhe, sipas shpjegimit të informatorëve na dalin të bërë me të njëjtat motive si edhe në Dukagjin.
[...]
Dihet se për malësorët tanë, deri në fillim të këtij shekulli, një nga betimet më të forta ka qenë të betuarit në gjinjtë e nënës a «të lëshuarit be në gjinjtë e nënës», si: «për gjinjtë e nënës»/, «Pash gjinjtë e nënës!»; «Pasha(pafsha) gjinjtë e nënës!”, «Pasha (pafsh) gjinjtë!» e të tjera si këto. Këto betime kanë të bëjnë thjesht me kultin gjinjve të nënës, si simbolizuese të burimit të jetës dhe vazhdimit të gjeneratave njerëzore. Është me interes të përmendet një fakt nga Drenica e Kosovës, që ka të bëjë me kultin tokës. Në këtë informatë thuhet se njerëzve u ndalohej të rrihnin tokën me shkop; në qoftë se bëhej një veprim i tillë nga fëmijët (të rriturit nuk e lejonin një akt të tillë, por fëmijët mund ta bënin nga padija), quhej mëkat i rëndë.
Kur fëmijët shiheshin duke e rrahur tokën, u thuhej : «Mos e rrih tokën, se rreh gjinjtë e nënës së vdekur!»
[...]
Ka edhe një kult vdekjeje, gjurmët e të cilit i gjejmë, ndonëse në praktika shumë të rralla deri në fillim të shekullit tonë në Drenicë të Kosovës dhe në fshatra të Alpeve të Shqipërisë Veriore. Kur vdiste ndonjë plakë që kishte lënë pasardhës të shumtë, ose edhe të paktë, para se ta qisnin në varr, ose që para se ta nisnin për në varrim, i zbulonin gjinjtë dhe shkonin dhe e puthnin me radhë pasardhësit e saj: në fillim të bijtë e saj, pastaj të nipërit, stërnipërit e kështu me radhë; pastaj fillonin e i puthnin gjinjtë femrat: në fillim bijat, pastaj të mbesat e kështu me radhë, por në këtë rit nuk merrnin pjesë bijtë e bijave. Pra mendojmë se ky është një rit që simbolizon ruajtjen e kujtimit të vazhdimit të gjeneratave nga ana e nënës.
[...]
Kulti i gjinjve ishte kult që përfaqësonte (në origjinë) hyjninë mbrojtëse të shtëpisë, bërë prej druri, skalitjeve në gur, siç ndodh në Berat e Dukagjin e në ndonjë vend tjetër. Kjo mënyrë shpjegimi përputhet me faktin se skalitjet në gur janë më të reja se sa përfytyrimet për këto hyjni mbrojtëse të shtëpive, sesa tradita e të bërit të këtyre figurave a figurinave në gur. Mendojmë se këtu kemi të bëjmë me mbeturinat e ngurtësuara e të ndryshuara në brendi të kultit të gjinjve të së parës së gjinisë, ushqyeses së parë të pasardhësve të saj.

Natyrisht, me kohë, këto skalitje në dru a në gur kanë marrë funksione thjesht zbukurimi. Etnografë të ndryshëm të tilla skalitje kulti i shpjegojnë si mbeturina të kultit të gjinisë amtare. Për kultin e gjirit të gruas dhe kuptimin e tij me origjinë të lashtë kemi dhe në mjaft të dhëna të tjera etnografike për popullin tonë.
Vetë termi «gjini» në shqip ka të bëjë me lidhjet gjinore nga ana e nënës, e pra origjinën e ka nga fjala «gjini-gjinj», si gjendra të prodhimit të qumështit të gruas. Në të drejtën zakonore, kur themi se «jemi gjini bashkë», kuptojmë lidhjet gjinore nga ana e nënës, kur thuhet se «jemi të një gjaku», kuptohet afria gjinore nga ana e babës. Në Veri të Shqipërisë thuhet për lidhje të tilla gjinore dhe «lisi i tamlit» dhe «lisi i gjakut», për të treguar respektivisht lidhjet nga ana e nënës dhe ajo e babës.
Thënie për shqiptarët
_________
Titulli: Etnografia shqiptare, Volumi 10
Autori: Mark Tirta
Botues: Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Sektori i Etnografisë, 1979

1608950251240.png
1608950267346.png
 

Rex

ne fronin tim
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
16,246
Pikët
113
Nuk po e verej gjarprin ne dy fotot e fundit.

Me shume duken si cica.
 

Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
2,942
Pikët
113
GJINJTË E GRUAS.
KULTI SHUMË I LASHTË SHQIPTAR I «GJIRIT TË NËNËS».
«LISI I TAMLIT» DHE «LISI I GJAKUT»

Kulti e derës shihet më tepër si një kult i shoqërisë patriarkale dhe kjo shprehet ndër të tjera dhe në faktin se me kultin e derës është i lidhur kulti i metaleve e kulti i forcës së burrit, në përgjithësi i shtesës e fuqizimit të shtëpisë në meshkuj. Këtë e vërejmë në disa figura burrash që bëheshin në derë e që i ndeshim në Malësi të Madhe, Berat etj., për mbarësi e fat në shtëpi, në ekzistencën e dorës së plakut të shtëpisë të bërë në derë, e që ka të bëjë me kultin e plakut si i parë i shtëpisë, shenjë kjo që simbolizon pozitën e tij zotëruese në familjen patriarkale e që kishte të bënte me mbeturina të forta të këtij sundimi patriarkal. Nuk do të ndalemi në analizën e këtyre që radhita më sipër, por në një element tjetër që e ka origjinën te kulti i nënës si e parë e gjinisë.

Për disa gjurmë të matriarkatit në disa zakone të popullit tonë, si në fenomenin e mërkoshit, lehonisë së burrave, për virgjinat, për kthimin në gjini dhe disa shfaqje të ovunkulatit ka bërë fjalë etnografja A. Gjergji në një punim të saj të veçantë e në analizën e këtyre çështjeve nuk do të ndalem. Në këtë rast do të përqëndrohem vetëm në ato kulte, rite, besime, mite që kanë të bëjnë me gjinjtë, gjëndrat e qumështit të gruas. S'ka dyshim se kulti i gjinjve të gruas, si burim i qumështit të parë me të cilin është ushqyer dhe njeriu më primitiv, me të cilin ushqehet edhe njeriu modern në përgjithësi në disa muaj apo në vitin e parë të jetës së tij, ka arsyet e veta që të jetojë si mbeturinë deri në këta shekujt e fundit, kjo, natyrisht, në mjedise me mbeturina patriarkale.
_________
Titulli: Etnografia shqiptare, Volumi 10
Autori: Mark Tirta
Botues: Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Sektori i Etnografisë, 1979
Per kultin e pragut, kjo po qe ka qene me shume rendesi tek ne.
Edhe ne popujt e tjere eshte ose ka qene me shume rendesi pikerisht kulti i pragut.
Mos harrojme Siciline apo Korsiken qe e kane pas dhe e kane respektu me shume fanatizem kultin e pragut.
Ka patur raste qe babai ka vrare femijen e tij sepse i turperoi pragun...apo pragu i tij pati marre sharjen apo fyerjen si - prag tradhetaresh, nga nje padrejtesi bere nga femija.
Ka shume per te folur per pragun.

Ajo qe une e kam pikepyetje eshte ''matriarkati''.
Me lart flitet per betimin ne ''gjijte e nenes'' etj. por kjo nuk shpreh konceptin e matriarkatit i cili eshte shume me i gjere.
Edhe sot njerzit betohen per nenen, gjithashtu dhe ketu nuk kemi matriarkatin.
Pyetja ime eshte; a ka egzistuar matriarkati?
Personalisht une e shikoj si shpikje matriarkatin dhe ne shkrimin me lart shikoj nje shprehje apsurde - lehonise se burrave (!)
Matriarkatin e cilesojne si epoke.
Qe te linde nje epoke, kjo nuk behet me tekat e dikujt, madje as dhe me ''tekat'' e vete shoqerise.
Nje epoke lind pa pyetur njerzit, aq me teper individin.
Nje epoke lind nga kushtet specifike qe realizojne shtratin e saj tek i cili shtrihet kjo epoke.
Cili qe shtrati i epokes se matriarkatit ?
Shume teori bertasin per matriarkatin (marksizmi po ashtu) por asnjera nuk parashtron kushtet e lindjes se matriarkatit se.
Ne qoftese ka patur matriarkat...pse ka patur?
Perse nevojitej matriarkati ?
Kujt i sherbente?
Pra, ne cfar kushtesh lindi ky matriarkat ?
Per mua matriarkati eshte literature akademike pa piken e domethenies.
Matriarkati eshte nje fallsitet akademik.
E kane servirur ne pjate dhe...hajeni tani.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,991
Pikët
113
Vendndodhja
KULTI I LASHTË ILIR I DIELLIT, MBIJETOI DERI SOT, TE SHQIPTARËT

Zbukurimi i bordurave të vatrave me svastika, meandra, kryqe elikë, i dëshmon ato altarë të kultit të lashtë ilir të diellit, zjarrit dhe ngrohtësisë së vatrës familjare.
Foto: Vatra e shtëpisë së Fazli Bllatës, që gjendet në fshatin Rashan, të komunës së Mitrovicës.
Thënie për shqiptarët
_________________
Titulli: “Vështrim mbi banesën prehistorike dhe qytetare në Iliri dhe Epir”, (5-49), Monumentet, Volumi 37
Autori: Apollon Baçe, Vera Bushati
Botues: Ministria e Arësimit dhe Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Tiranë, 1989
Burimi i fotos: Dr. Qazim Namani & Mr.sc Emin Sallahu, “Oxhaku me simbole mijëra vjeçare në shtëpinë e fortifikuar të Fazli Bllatës”, RTK Live (7.4.2020)

1627675617534.png
 

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
863
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Ka qenë zakon edhe të mos shkelet në prag, p.sh. nëpër oda të burrave, ai që ka shkelur në prag është konsideruar burrë i keq. Është dashur të kapërcehet pragu me kujdes, pa e prekur.

Një traditë e tillë përmendet në Dhjatën e Vjetër për Filistinët, ku ata kur kanë hyrë në faltoren e Dagonit është dashur të kapërcejnë pragun e jo ta shkelin. Filistinët kanë lidhje me ilirët.
 
Top