• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lajme/ngjarje nga "Kosova"

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
8,655
Pikët
113
Kompania austriake ka pergjegjesi(sipas meje) se shqiptaret jane.........LOPE.
Un ështorva pyetjen, se edhe kjo çështja e "vatikanit serb në Kosovë" është aktuale në lidhje me bisedimet. Dhe duke e marr parasysh faktin e padrejtësive që na bëhen në raste të shumta, në bisedime të tilla, dhe duke e marrë parasysh faktin se serbët e dijnë fare mirë se mund t'a humbin atë të drejtë që ata kërkojnë për atë vend, mund të ndodhë çdo gjë vetëm e vetëm për t'i manipuluar ato fakte ..apo nxit deri te ndonjë marrveshje në favor të tyre ...
Nejse unë kështu siç thash më lart kot si pyetje e si ide, nëse ky ujësjellës ka gjë të bëj me atë manastirin... aty...
 
Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
8,655
Pikët
113
Decani e paska ujin me renie te lire qe vjen nga disa burime te ndryshme. Disa puseta i paskan gjete te hapura jo larg prej kishes.. por prap nuk isha ngut me spekulu dicka. Besoj se shpejt perfundojne hetimet e merret vesh kjo pune.
Nejse, i thash Benit më lart pse e shtrova pyetjen...por qëllimin e kisha vetëm për informacion...
Faleminderit.
 
  • Like
Reactions: Rex

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,300
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Eshte me e lehte se diteve tjera. Ka renie te numrit te atyre te kerkojne ndihme. Ujesjellesi eshte jashte funksionit dhe po ofrohen zgjidhje alternative te furnizimit me uje.
More, dy net më parë, një banor sikur tha: familja jonë nuk përdorim uji të ujësjellësit?! ( megjithatë janë sëmurë )
 
Rex

ne fronin tim
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
16,221

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe NISTA protiv KINA.
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,065
Pikët
113
Decani e paska ujin me renie te lire qe vjen nga disa burime te ndryshme. Disa puseta i paskan gjete te hapura jo larg prej kishes.. por prap nuk isha ngut me spekulu dicka. Besoj se shpejt perfundojne hetimet e merret vesh kjo pune.
Identifikohen dy serbët që dyshohet të kenë lidhje me helmimin në Deçan.

.......është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit.

https://alsat.mk/identifikohen-dy-serbet-qe-dyshohet-te-kene-lidhje-me-helmimin-ne-decan/

E vertete kjo Rex????
 
Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
8,655
Pikët
113
Identifikohen dy serbët që dyshohet të kenë lidhje me helmimin në Deçan.

.......është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit.

https://alsat.mk/identifikohen-dy-serbet-qe-dyshohet-te-kene-lidhje-me-helmimin-ne-decan/

E vertete kjo Rex?????
E vërtet Beni, se e paske pyt Rex-in e ndoshta po përgjigjem pa rend...t'më falni nëse po...
Madje për këta dy serbë ka reagu edhe vet kryeministri vuçiq duke kundërshtuar e mohuar se ata dy serbë kanë gjë të bëjnë me rastin...
Po pse të reagoj ai? Në çfarë roli e funksioni e bënë reagimin? Janë institucionet përkatëse të Kosovës për hetimin e rastit. Kaq... njëherë-përnjëherë...
Unë për këtë arsye edhe e pyeta Rex-in më herët nëse këto burime apo ujësjellës kanë ndonjë lidhshmëri me "vatikanin e Deçanit"...n'çfardo forme...
Në marrveshjen a ardhshme Kosovë-serbi përfshihet edhe Manastiri i Deçanit...

P.s. Akte apo dosje sekrete të cilat mbase, pas 50 vitesh do hapen...nejse...
 
  • Like
Reactions: Rex

Rex

ne fronin tim
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
16,221
Pikët
113
Identifikohen dy serbët që dyshohet të kenë lidhje me helmimin në Deçan.

.......është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit.

https://alsat.mk/identifikohen-dy-serbet-qe-dyshohet-te-kene-lidhje-me-helmimin-ne-decan/

E vertete kjo Rex????
Nuk kam info me shume se keto te portaleve por aty ku ka tym ka edhe zjarr thone.

E di se mjafton te hedhet nje qen apo cfaredo kafshe e ngordhur ne burim dhe te ndodhe kjo qe ndodhi. Dihet se kapaket e pusetave jane gjetur te hapura e kamerat e malit te ndalura.. pra cdo gje eshte e mundur.
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe NISTA protiv KINA.
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,065
Pikët
113

Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,543
Pikët
113
Policia identifikon 22 shtetas të Shqipërisë me qëndrim të parregullt në Kosovë

Policia.jpg

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, ka realizuar sot një operacion në lagjen Velania në Prishtinë, me ç ‘rast janë identifikuar 22 shtetas nga Republika e Shqipërisë të cilët kanë qenë me qëndrim të pa rregullt në Kosovë.

Policia njofton se “shtetasit e potencuar lart kanë qenë të ndarë në tri familje disa prej tyre të mitur të shoqëruar nga prindërit e tyre”.
“Trajtimi i tyre është bërë sipas dispozitave të Ligjit për të Huajt me ç ‘rast janë zbatuar dispozitat ndëshkimore si dhe janë ndërmarrë masat e depërtimi të disa prej tyre përmes vendimeve për largim vullnetar si dhe disa të tjerëve përmes vendimeve për largim me forcë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Policia më tej thotë se “shkeljet që janë konstatuar nga Ligji për të huaj kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre si lëmosh-kërkues dhe muzikant rruge, mos paraqitja e adresave të banimit të tyre, tejkalimi i qëndrimit brenda periodës kohore si dhe mos posedimi i mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë në Republikën e Kosovës”. /Telegrafi/
----

Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,543
Pikët
113
Kurti : Vetëm kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar
Albin Kurti.jpg

Shkelqësia e tij,Kryeministri i Republikes pavarur e sovrane te Kosoves, z.Albin Kurti

12.08.2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “100 vjetorit – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”, në Shkup përcolli mesazhin për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, pasi siç tha ai vetëm kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

“Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon.

“Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik”, tha Kurti.

Mesazhi i plotë i kryeministrit Albin Kurti:

Miq të dashur, shkupjanë, shqiptarë nga të gjitha anët e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar përfaqësues të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup,

Ju falënderoj për ftesën që më keni bërë, si organizatorë të tribunës me temën “Kauzat shqiptare para dhe pas Hasan Prishtinës”.

Në të njëjtën kohë ju kërkoj falje që nuk munda të marr pjesë sot fizikisht në këtë aktivitet që mbahet me rastin e Vitit të Hasan Prishtinës, në nderim të 100 vjetorit, prej kur kjo figurë markante e historisë sonë, ishte kryeministër i Shqipërisë. Nuk munda të vij për shkak të angazhimeve të shumta e diskutimeve të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, por me zemër do të doja të isha pranë jush. Pas pak ditësh do të jem sigurisht aty, si pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Bulevardit “Hasan Prishtina” në Shkup.

Po të isha aty, sigurisht do të kishim diskutuar gjatë mbi kontributin e Shkupit e të shqiptarëve të Maqedonisë në çështjen kombëtare. Nga gratë tona nder i Kombit, Sevasti e Parashqevi Qiriazi dhe Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë, nga kryengritjet e hershme të Dervish Carës qysh në 1844, e deri te çlirimi i Shkupit nga Hasan Prishtina, Bajram Daklani, Bajram Curri, Isa Boletini, Mehmet Deralla, Idriz Seferi etj. Do të flisnim edhe për zhvillimet e thellimet e mendimit strategjik shqiptar, nga Ukshin Hoti e deri te Arbën Xhaferri. Por këto të gjitha do t’i diskutojmë në raste të tjera.

Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin. Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik.

Ju përshëndes të gjithëve dhe uroj punime të mbara në sesionet e tribunës, me respekt të thellë për organizatorët, bashkëpunëtorët shkencorë e gjithë pjesëmarrësit. /Telegrafi/
-------------
 
luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
16,397
Pikët
113
Kurti : Vetëm kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar
View attachment 103907

ncncncncnnccncncncncnc ce ka gjet at vend me ket pleren :devilish::devilish:, nejse sipas kokes dhe qesta tha.
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe NISTA protiv KINA.
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,065
Pikët
113
Suspendohen 4 policët e Stacionit “Mitrovicë Veri” pasi u fotografuan në bastore.

Vendim SHUME i DREJTE.
Ndonji pyetje apo perse?
 
Petrit Kola

PERANDOR
Anëtar
Jun 24, 2021
Postime
4,683

E pavarur nuk eshte Amerika e tash na doli Kosova e till !!!
 
Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,543
Pikët
113
Madhështore! Kjo vajzë nga Kosova shpallet më inteligjentja në Gjermani

Gerta.jpg

Gerta Miftari

Kjo është Gerta Miftari nga Kosova që jeton në Gjermani. 16-vjeçarja u shpall me intelegjencë më të lartë nga Ministria e Arsimit në Gjermani.

Që në moshë shumë të vogël, kur ajo kishte 12-vjet, filloi të ligjëronte në lëminë e gjermanishtes, anglishtes dhe gjuhën frënge. Por, ky është vetëm fillimi i karrierës së saj. Ajo synon edhe më shumë në jetë.
Në të ardhmen, Gerta e sheh veten si një juriste. Kjo nuk është e tëra për të. Për Portalb ajo zbuloi më shumë për veten e saj dhe rrugëtimin deri më tani.

“Prindërit e mi janë nga Kosova dhe unë e ndjej veten kosovare edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Ata e kanë vërejtur që unë gjithmonë kam patur një dëshirë të madhe që e vogël për librat. Jam shumë falënderuese për familjen time dhe për përkrahjen që kam marrë nga ata.” tha Gerta Miftari.
Mësuesit e Gertës që në shkollë fillore e kanë vërejtur talentin dhe intelegjencën që ajo posedon. Ata menjëherë janë angazhuar dhe kanë biseduar me drejtorin e shkollës së mesme për ta sugjeruar Gertën si një profesoreshë për gjuhën gjermane, angleze dhe frënge. Që nga mosha 12-vjeçe, Gerta ka filluar punën në shkollë, ku u ka ligjëruar nxënësve në moshë shumë më të madhe se vet ajo.

Por, këtë fenomen jo të zakonshëm e kanë pritur shumë mirë të gjithë nxënësit. për arsye se Gerta është treguar shumë e afërt me ta. Në një konkurs me 40 garues, Gerta e fitoi titullin si vajza me intelegjencën më të lartë në Gjermani. E gjithë kjo u bë si rezultat i punës së palodhshme që ajo ka bërë që në moshë të vogël. Fakti që ajo tani ligjëron disa lëndë si dhe ka botuar librin e saj të parë, ka ardhur deri te përzgjedhja si vajza më intelegjente atje.
________________
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
5,992
Pikët
113
Kurti : Vetëm kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar
...
Fshatunar, nji pyetje do te keshnjam une per "shkelqesine lektor" A. Kurti: A ka qeveria/partia/shteti i Kosoves ndonji plan ne rast te nji zhvendosje/(larg qofte) largimi te bondstiil-it?
 
Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,300
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Fshatunar, nji pyetje do te keshnjam une per "shkelqesine lektor" A. Kurti: A ka qeveria/partia/shteti i Kosoves ndonji plan ne rast te nji zhvendosje/(larg qofte) largimi te bondstiil-it?
sus... s'ështëpyetje për t'u bërë kjo.
shkel¨qesia krm. po merret me LECIPLOCITETIN!
 
Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,543
Pikët
113
Prekëse, vajza viziton varrin e babait dëshmor në ditën e martesës

MË: 20 GUSHT 2021

Donika.jpg

Vajza e dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi, Donika Bujupi, ditën e martesës e ka vendosur të bëjë një veprim sa emocionues aq krenar.
Donika, në ditën më të lumtur të saj nuk e ka harruar babain e vdekur që ka rënë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.
Ajo me vellon e veshur dhe së bashku me burrin e saj kanë vizituar varrin e babait të saj dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi.
Donika ka theksuar se do ta mbajë në zemër gjithmonë babain e saj.
“Do të doja të kisha në diten më të rendësishme e të marrë urime nga ti, Afër të gjallë nuk të kisha por në zemer gjithmonë je afër meje. Gjithmonë krenare me ty por do të bëjë të pamunduren që ti të jesh krenare me mua Babi! ”, shkroi Donika.

Donika1.jpg
____
 
Top