• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ligji per Sigurimin e detyrueshem te ndertimeve ,

NAMES_ANNA

Say as you think and speak it from your souls!
Anëtar
Oct 1, 2015
Postime
27
Pikët
13
Bazuar ne VKM NR 650 DT 2.10.2019, Per ligjin e sigurimeve te ndertimeve kam nje paqartesi .

Pike se pari, kur kemi nje pallat te regjistruar me Leje Ndertimi, dhe shkembehet apartamentet e shoqerise ndertuese me pronarin e truallit, vetem permes Kontrates se Kembimit , a duhet mbajtur Kontrata e Sigurimit ???

Rasti tjeter eshte : Kur nje pallat eshte regjistruar ne ASHK , me Leje Legalizimi ne thyerje te Lejes se ndertimit, dhe pasuria del ne emer te burrit X dhe gruas Y , ne bashkepronesi si perfona fizik, ku nderkoh Leja e ndertimit eshte ne emer te shoqerise te X-it. E gjithe qeshtja qendron, nese per shitjen e ketyre apartamenteve do mbahet Kontrata e Sigurimit ?????



VENDIM

Nr. 650, datë 2.10.2019

PËR SIGURIMIN E NDËRTIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe

të nenit 42, të ligjit nr. 107/2014, “Për planifikimin

dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, me

propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe

Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ndërtuesi/ zhvilluesi/ investitori i dorëzon

blerësit, njëkohësisht me lidhjen e kontratës për

kalimin e pronësisë së ndërtesës, një kontratë

sigurimi me afat 10- (dhjetë-) vjeçar me përfitues

blerësin/ blerësit dhe me efekt nga data e

përfundimit të punimeve, në zbatim të pikës 9, të

nenit 42, të ligjit nr. 107/2014, “Për planifikimin

dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.

2. Kjo kontratë sigurimi mbulon dëmet e

ndërtesës, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së

kalimit të pronësisë, përfshirë dëmet ndaj të tretëve,

që rrjedhin kur, për shkak të tokës ose për defekt të

ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht,

ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose

defekte të tjera të rënda.

3. Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit

nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit

të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të

pronësisë së pasurisë paluajtshme.

4. Tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund

të jetë më e ulët se 0.1 (zero pikë një) për qind e

shumës së sigurimit/limit të përgjegjësisë së

përcaktuar në kontratën e sigurimit.

5. Noterët lidhin kontratën për kalimin e

pronësisë së ndërtesës nga ndërtuesi/ zhvilluesi/

investitori tek blerësi, shoqëruar me kontratën e

sigurimit 10- (dhjetë-) vjeçar në favor të blerësit/

blerësve të kryer nga shitësi, në përputhje me pikën

9, të nenit 42, të ligjit nr. 107/2014, “Për

planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të

ndryshuar, si dhe me ligjin nr. 11

0/2018, “Për

noterinë”.

6. Kërkesa për regjistrim në regjistrin e pasurive

të paluajtshme të kontratave të kalimit të pronësisë

së ndërtesës nga ndërtuesi/zhvilluesi/investitori te

blerësi, shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit

10- (dhjetë-) vjeçar në favor të blerësit/blerësve, të

kryer nga ndërtuesi/ zhvilluesi/ investitori. Në rast

mungese të kontratës së sigurimit, kërkesa për

regjistrim të kontratës së kalimit të pronësisë nuk

administrohet nga sporteli i shërbimeve kadastrale.

7. Elementet dhe kushtet e përgjithshme të

kontratës së sigurimit të detyrueshëm për t’u

zbatuar nga shoqëritë e sigurimit miratohen nga

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pas marrjes së

mendimit

nga

ministria

përgjegjëse

për

infrastrukturën dhe ministria përgjegjëse për

financat.

8. Ngarkohen Ministria e Financave dhe

Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe

Energjisë, Ministria e Drejtësisë, Autoriteti i

Mbikëqyrjes Financiare dhe Agjencia Shtetërore e

Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren

Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

VENDIM 207 DT 22.11.2019 , PER SIGURIMIN E NDERTIMEVE
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
4,638
Pikët
113
kam pershtypjen, se keto rregullat e reja, (pavarsisht krizes) , do ta rrisin çmimin per m2 te apartamenteve,
 

NAMES_ANNA

Say as you think and speak it from your souls!
Anëtar
Oct 1, 2015
Postime
27
Pikët
13
kam pershtypjen, se keto rregullat e reja, (pavarsisht krizes) , do ta rrisin çmimin per m2 te apartamenteve,
Me sa e kam te degjuar bleresit po e paguajne kontraten e sigurimit, qe nderkohe eshte detyre e shitesit,pales se pare.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
4,638
Pikët
113
Me sa e kam te degjuar bleresit po e paguajne kontraten e sigurimit, qe nderkohe eshte detyre e shitesit,pales se pare.
çfar nuk bo vaki ne shqipri, por ne fakt specialistet e siguracioneve te medhaja, si INSIG, SIGAL, SIGMA, etj, i dijne me mire keto pune,
 

NAMES_ANNA

Say as you think and speak it from your souls!
Anëtar
Oct 1, 2015
Postime
27
Pikët
13
kam pershtypjen, se keto rregullat e reja, (pavarsisht krizes) , do ta rrisin çmimin per m2 te apartamenteve,
Jo nuk eshte rritur cmimi, por kjo eshte ne favor te qytetarit, por ajo qqe me vjen me keq me sa e kam te degjuar eshte qe rendomte o ndodh ta paguaje qyetari ne vend te shoqerise ndertuese
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
4,638
Pikët
113
Jo nuk eshte rritur cmimi, por kjo eshte ne favor te qytetarit, por ajo qqe me vjen me keq me sa e kam te degjuar eshte qe rendomte o ndodh ta paguaje qyetari ne vend te shoqerise ndertuese
çdo shpenzim i tepert nga ana e ndertuesit, i shkon kuletes se qytetarit,
konsumatori, gjithmon e ka ngren dhe do ta haje, fatkeqesisht,
dikur ndertuesi apo ai qe mirrte lejen e ndertimit, duhet te paguante ne 4% te vleres se objektit,
ndersa tani (u bo 2-3 vjet) duhet te paguaje 8% te vleres, pa te filloje, oficiel,
kush do e pagoj kete, natyrisht blersi,
 
Top