• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lira turke shënon rënie rekord

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,345
Pikët
113
Vendndodhja
Lira turke ka shënuar rënie rekorde të martën pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përforcoi mbështetjen e tij për uljen e normave të interesit, duke paralajmëruar se vendi ishte në një “luftë për pavarësi ekonomike”.


Monedha turke pësoi rënie drastike pasi aktualisht 13 lira shkëmbehen për një dollar, një rënie prej 15 për qind.


Turqia po përballet me krizën më të rëndë të monedhës së saj nga gushti i vitit 2018, kur vlera e lirës arriti në nivelet më të ulëta historike gjatë një mosmarrëveshjeje me presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.


Banka Qendrore Turke të enjten iu nënshtrua presionit të presidentit Erdogan dhe uli normën e saj nga 16 në 15 për qind, pavarësisht rritjes së inflacionit dhe devalvimit të shpejtë të monedhës.




Erdogan, një kundërshtar i hapur i normave të larta të interesit, e ka ndërtuar gjithmonë popullaritetin e tij mbi një reputacion të rritjes së fortë ekonomike dhe përmirësimit të të ardhurave të familjeve në të gjithë vendin.


Ai është i njohur për besimin e tij të fortë se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion në vend që të ndihmojnë në uljen e tij.
Udhëheqësi turk ishte i ashpër dhe mbrojti politikat aktuale në një fjalim drejtuar kombit pas një takimi të kabinetit të hënën.


“Ne shohim lojën lojën e atyre sa i takon monedhës, interesit dhe rritje së çmimeve… dhe ne tregojmë vullnetin tonë për të vazhduar me planin tonë të lojës”, tha ai.


“Ne do të dalim fitimtarë nga kjo luftë e pavarësisë ekonomike me ndihmën e Zotit dhe popullit tonë.”


Lira ka humbur më shumë se 40 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit dhe norma vjetore e inflacionit ka arritur gati 20 për qind – duke katërfishuar objektivin e qeverisë turke.

 

Llaqi

🃏
Anëtar
Jun 25, 2020
Postime
7,049
Pikët
113
Vendndodhja
Pishkavec
E shohhh
E ndjek

Industri ne shkall fuqi afer superfuqi,por thash mos ndikon ne renien e cmimeve te tyre.

Kan nje eksport te fuqishem me tregun rus. 🙂
jo mo mik ... nuk i ndikon aspak , maximumi e thash dhe me lart .... do i hudhin naj helm ke gjella :p
turku esht superfuqi nga te gjitha anet vlla , ndac ekonomike ndac ushtarake , esht e lidhur ngusht me vende ne te cilen ja kan nevojen , kshuqe asnje problem nuk do i shkaktoj ...
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
51,202
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
E ben gjithmone ndonje procke ky , para zgjedhjeve… plus many investors are not anymore confident 2invest in Turkey .
 
Top