• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Llojet e peshkut dhe menyra e gjuejtjes se tije

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0


Krapi eshte nje peshk qe gjindet ne te gjithe boten eshte sjellur nga Azia .Ky peshk i perket ujrave te embla te lumejve ku eshte me i perhapur, por ka edhe ne Liqene, rezervuare te peshkut . Ne lumenjte tane gjindet ne Lumin Drini i Bardh, Sitnice, Drenice, Morave etj.
Shumzimi i Krapit fillon nga Maji deri ne Korrik pra ne vendet ku jane te ceketa dhe te ngrohta pjesen e perhersheme te ujeit me vegjetacion , veçanerisht ne zonat bottomland . Shumzimi i femrave qe ato mbajen eshte rrethe nje milion ikra qe ato te percaktuara ne dy ose tri cikle gjate shumzimit .mbarsimi i krapit shfaqet ne gjatesi prej rreth tridhjete centimetra ndryshe, sikurse ne masen e peshkimit.

Ushqimi i Preferuar

Krapi i vogel ne fillim ushqehet me planktona, dhe me pas, me bime neneujore, ikren e peshkut dhe kafsheve te tjera ujore ne uje.Me se shumti pjesen e jetes se tij Krapi e kalone ne pjesen e poshtme te ujit .Mundet me u rrit deri ne pesedhjete kilogram, me gjatesi prej 120 cm por keto jane shume te rralla raste. Konsideruar vleren e vertete ekonomike kapitale .Por eshte ne listen e peshkut, si per ekonomi nje ashtu per peshkim sportive. Deri tani Krapi me i madhe rredhe 100 kg eshte zene ne vitin 2008 ne nje vend te Azise nga peshkataret okulare.

Gjujtja e Krapit dhe Karremi

Peshkataret sportive duke perdorur metodat moderne per zenjen e krapit, parabolik shkopij , nailoni trashėsia 0,40-0,50, grepat me madhsi 4-1/0.krapi kryesisht zihet ne thellesi te ujit ,me sisteme te ndryshme , si me tape levizese sistem Anglez por ka edhe shum e shum metoda te tjera .me se shumti perdoret gjuetia me miser te ri apo te vjeter te ziher patate polubareni, gruri i ziher, bizele te fresketa, buke e bardhe skranja te zeza apo te kuqe .
Krapistat e gjuaj krapin me bojlia te posaçme ,pothuajse me te gjitha aromamat . krapi eshte peshk shum I fort , shume i ashper dhe fiksohet shume keshtuqe nuk shkohet ne peshkim pa meredov.Per peshkim te sukseseshm duhet qe vendi ku peshkohet te ushqehet sa me gjate dy tre dite perpara.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Llojet e peshkut dhe menyra e gjuejtjes se tije

Disa gabime deri tek mossuksesi ne peshkimin e krapit


Qëndroni duke peshkuar dy tri netë dhe kurrsesi të peshkoni ndonjë peshk.Edhe fati është një ndër faktorë por do të mundohem të përshkruaj një listë të shkurtë të arsyeve përse nuk po mundemi me nxanë peshk të madh,kjo është nga përvoja ime e cila më ka ndodhë dhe secilit prej nesh mund t’i ndodhë.

1.Montimi (peri i zgjatur) se tepërmi, që mund të mundësoj që krapi e merr karremin në gojë e teston para se ta hudhë,apo montimi shumë i shkurtë dhe gjatë testimit – futjes në gojë, krapi heton pengesat apo dyshon dhe nuk e merr karremin.

2.Krapi nuk gjendet ne vendin tuaj të peshkimit, apo nuk e ka marshutën e tij në atë vend ku ju peshkoni.

3.Krapi nuk e merrë karrëmin tonë-ushqimin të cilin ne ja servojmë,nga arsyeja se ka ushqim të mjaftueshëm natyral, e cila mund të ndodhë në liqene, në kohë të caktuar të çdo viti.

4.Montimi mbështjellet gjatë gjuajtes, apo duke rënë teposhtë në thellësi, apo edhe krapi kur ta pshtynë nga goja mund të mbështillet, dhe bie në pozitë të keqe e qe krapi nuk mundet ta merr

5.Grepi i vogël në raport me karremin.Nëse doni të përdorni grepa më të vegjël atëherë duhet zgjatur penin i cili mundëson grepit mjaft hapsirë të kryejë punën e vet, dmth grepi ti ngulet krapit

6.Shumë ushqim në raport me numrin e krapave të cilët qarkullojnë në pozicionin tuaj.Kjo zakonisht ndodhë në pranverë e hershme.Më mirë më pak të ushqet pozicioni i juaj dhe sistemet te vendosen ne drejtime te ndryshme

7.Zhurma e tepruar- vendet me zhavor apo gurishte përcjellin edhe zhurmën në ujë kur ju të lëvizni.Zhurma natyrale në të cilën është adoptuar krapi nuk e pengon

8.Jeni duke e përdorur karremin i cili krapit i asocijon ne rrezik, shkak mundet të jetë ngjyra e karremit,aroma apo pamja.Mund të ndodhë që karremin e njejtë e ka përbi ndonjë krap më heret,ka ikur dhe më nuk i afrohet atij lloj karremi (edhe pse thuhet se peshku mban mend vetëm 10 minuta)

9.Krapi nuk mund ta gjej karremin tuaj nga arsyeja se vendi ku peshkoni është i papërshtatshëm për depërtimin e krapit deri te karremi

10.Karremi thjesht është i padukshëm- kur peshkoni me plumb teper te rende dhe dyshemeja është me balte, dhe montimin tuaj e vendos ne baltë e bënë të padukshëm

Lokalizimi i krapit

Njëra ndër parakushtet themelore dhe kryesore në peshkimin e krapit definitivisht është lokalizimi i peshkut-krapit,mirëpo është vështirë të gjindet krapi dhe të lokalizohet.Në vijim do ti paraqes disa varijante.

Lokalizimi i krapit të jeni të sigurtë se më së shumti ndikon në suksesin tuaj në peshkimin e krapit, i cili lokalizim merr një kohë bukur të gjatë dhe një pjesë e peshkatarëve pothuajse nuk i kushtojnë rëndësi këtij faktori. Eshtë fakt se ky element e shpërblen secilin krapist me rezultat të kënaqshëm gjatë peshkimit. Ma merr mendja se rrallë ndonjë krapist (po e quaj krapist peshkatarin i cili gjuan krap) del nga vetura e tij dhe vëzhgon shenjat elementare të aktivitetit të krapit në sipërfaqen e ujit.Gjithashtu duhet patur parasysh kushtet klimatrike, dhe nga të gjitha këto së bashku secili prej nesh duhet të nxjerr përfundime.


Paraprakisht, duhet ne liqenin që do të peshkosh hapi i parë duhet të jetë mbledhja e informatave rreth atij vendi liqeni.

Hapi në vazhdim është informatat mbi lëvizjen ditore dhe kohore në intervale të ndryshme gjatë ditës si dhe me çka më së shumti ushqehet krapi në atë liqe.Poashtu ndikimi i kohës si ndikon në marrjen e ushqimit tek krapi. Egzistojnë mënyra të ndryshme të lokalizimit të krapit. Me shikim të lëvizjeve të tija në ujë dhe me logjikë( përdorimi i logjikës së shëndoshë)

Siq dihet krapi bënë kërcime mbi ujë, lëviz në sipërfaqe dhe shenjat e lëvizjjes janë të dukshme. Shenjat vizuele janë të sigurta, mirëpo nuk do të thotë se aty ku kërcen, lëviz, aty edhe do të merr ushqim.Nga përvoja ime personale kam patur raste që aty ku kërcen aty edhe e merr ushqimin dhe me sukses kam peshkuar aty, mirëpo kjo nuk ndodh gjithnjë. Krapi nuk ushqehet gjatë tërë ditës edhe pse mund të populoj një hapsirë bukur të madhe të liqenit.Ai në intervale të caktuara kohore ushqehet e jo tërë ditën, edhe pse është aty aktiv.Rol të madh në këtë drejtim luan edhe drejtimi i erës i cili ndikon sepse gjatë erërave të forta shpesh ata gjenden në cekëtina sepse nga valët turbullohet një pjesë e ujit dhe ata i nxit në kërkim të ndonjë lloj ushqimi dhe i stimulon ata në kërkim të ushqimit, njëkohsisht ndjehen më të sigurtë.

Vlen të ceket se këto cekëtina është thellësia minimum 4 m e tutje .(sepse thellësia ime e preferuar e pëshkimit është 6 deri 10 metra varësisht prej liqenit)

Stimulim tjetër i kësa që përshkrova pak më lartë,është edhe niveli i oksigjenit në ujë i cili krijohet me rastin e këtyre valëve.Eshtë fakt se në rast të valëve, rrymimi i ujit nën sipërfaqe shkon në drejtim të kundërt dhe nga kjo me këto rrymime mund të lëviz edhe lymi i fundit të liqenit, dhe krapi mund të kërkoj nëse është zbuluar ndonjë ushqim që ai zakonisht e kërkon në lym. Tek koha e mirë është më ndryshe dhe krapisti duhet të ketë parasyh shenjat vizuele, apo edhe shenjat e ushqimit të krapit mbi sipërfaqe të ujit, apo nën sipërfaqe, e që mbi sipërfaqe të ujit lajmërohen fluska të ajrit i cili lirohet me atë rast

Shpesh filtet nga peshkatarët se sot nuk patëm fat, mirëpo fatit i paraprinë angazhimi direkt i juaji në gjetjen e parametrave të cekura më lartë. Mbi të gjitha duhet të mbizotroj durimi dhe suksesi dhe rezultatet vijnë.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Llojet e peshkut dhe menyra e gjuejtjes se tije



Mlyshi- I takon familjes se krapit (ciprinide). Mund te rritet ndonese ralle edhe deri ne 4-5 kilogram, mirepo llojet prej 2 kilogramesh gjenden me shpesh te varuura per grepin e peshkatarit dhe konsiderohen si nje gjah qe vlen te peshkohet. Eshte shume perhapur ne ujerat fushore mirepo gjendet edhe ne ujerat e lartesive. Edhe mlyshi,perderisa eshte me I ri,jeton ne grupe,te cilat udhehiqen nga peshqit me te medhenj.

Kur mlyshi te rritet nuk e duron shoqerine e vellezerve dhe te motrave te veta.Si egzamplar I peshkatarise sportive konsiderohet si shume atraktiv dhe interesant dhe peshkimi I tij konsiderohet si sport aktiv. Perveç ujerave rrjedhese,mund te gjendet edhe ujerat akumuluese.Shumohet ne maj dhe ne qershor femra e mlyshit eshte shembulli I plleshmerise.ne dy deri ne tre tendime hjedh nga trupi deri ne 100.000 ikra.

Me çfar ushqehet:

Mlyshi nuk e zgjedh ushqimin.Ushqehet me barnishta nenujore njelloj sikurse me fruta siq janë: malina,qershija,dredheza,rrush,kumbulla dhe duda.nuk ia fal jeten as peshqve me te vegjel,bretkosave te vogla dhe krrabave. Sa I perket insekteve,shumica e tyre,duke perfshire edhe mizzen shtepiake jane embelsira te verteta per mlyshin. Me endje kafshion edhe mbeturinat e kafsheve shtepiake gjaknxehte:zorret e kafsheve,gjakun e ngjizur,melçine e shtazeve bile edhe copezat e mishit dhe te sllanines,posaqerisht gjate periudhes se dimrit. Ponjashtu atakon edhe mizat artificiale dhe mashtrueset.Pasiqe eshte gjithçkangrenes në menynë e ushqimit të tij gjenden edhe gruri, misri buka ,krimba etj.etj.

Duhet te pranoni se ka nje numer te madhe te mjeteve dhe gjesendeve joshese dhe nese kesaj I shtoni edhe faktin se eshte jashtezakonisht kureshtar,I pa zene bese dhe luftarak kur zihet me grep atehere mund te konsiderohet peshk sportive ne kuptimin e plote te fjales.Mishin e ka te shijshem,por ka shume hala te vogla..

Menyra e peshkimit:

Sukses me te madh gjate peshkimit te mlyshit do te keni nese I perdorni karremet natyrore, me tape ne “vozitje”,mirepo ne ate menyre qe te mbeteni pa u vërejtur,ose ne thellësi në pritje. Mlyshi eshte kryesisht peshk i cili jeton në grup, prandaj eshte e mjaftueshme qe udheheqesi I grupit te signalizoje rrezikun dhe te gjithe peshqit do te largohen me shpejtesi. Ngjajshem ndodh edhe nese nga grupi(turma)e nxjerrni nje peshk pak me te madh.Atehere lirisht ndrroni vendin dhe kthehuni perseri pas nje-dy ore. Edhe te mlyshi mund te perdoren mashtruese te ndryshme, poashtu peshkohet me mize sikurse edhe trofta.Disa peshkatare perdorin miza mashtruese te cilat terhiqen mbi uji me topth të ujit (vaser kugell) dhe peshkimi i tille eshte mjaft i sukseshem.

Duhet ditur se mlyshi qendron ne ujerat e shpejta pas pengesave te cilat e shpejtojne ujin e qete,mirepo mund te qendron edhe ne ujerat e ceketa,posaqerisht gjate veres,ne vendet e fresketa,nen hije,afer bregut te ujit,nen ura,mirepo sidoqofte gjendet me se shpeshti te grykat e lumenjve ne vendin e derdhjes se perrenjeve dhe lumenjeve me te vegjel
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,229
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Llojet e peshkut dhe menyra e gjuejtjes se tije

Vazhdi me gjuajtjen e troftës, o J-W
 
Top