• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lutja “Parzmorja e madhe”

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

54. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zot i profetëve dhe i njerëzve të plotësuar;o Zot i të drejtëve dhe i të mirëve;o Zot i Xhennetit dhe i Zjarrit o Zot i të vegjëlve dhe i të mëdhenjve;o Zot i farërave dhe i frutave; o Zot i lumenjve dhe i pemëve;o Zot i shkretëtirave dhe i vendeve të thata;o Zot i stepave dhe i detrave;o Zot i natës dhe ditës,o Zot i veprimeve të dukshme dhe i sekreteve,- Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë,ndihmë, ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

55. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëmadhit: O Ti që çon urdhërin Tënd në çdo send;O Ti që dituria Jote është në çdo send;O Ti që fuqia Jote ka arritur në çdo send;O Ti që njerëzit nuk i numërojnë dot mirësitë e Tua;O Ti që krijesat nuk arrijnë të të falenderojnë Ty;O Ti që mendjet nuk e kuptojnë dot madhështinë Tënde;O Ti që iluzionet nuk arrijnë të perceptojnë qënien Tënde;O Ti që madhështia dhe krenaria është rroba Jote;O Ti që robët nuk e sprapsin dot vendimin Tënd;O Ti që nuk ka sundim tjetër veç sundimit Tënd;O Ti që nuk ka dhënie tjetër veç dhënies Tënde - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë,ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

56. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëmadhit: O Ti që për Ty është shembulli më i lartë;O Ti që për Ty janë cilësitë më të larta;O Ti që për Ty është e fundit dhe e para;O Ti që ke Xhennetin e qetësisë;O Ti që për Ty janë argumentet më të mëdha;O Ti që për Ty janë emrat më të bukur;O Ti që për Ty është gjykimi e vendimi;O Ti që për Ty është ajri e hapësira;O Ti që për Ty janë Arshi e toka;O Ti që për Ty janë qiejt e lartë - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

57. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti im,unë të lutem Ty me emrin Tënd,o Mëkatfalës;o Gjithëfalës;o Durues;o Falenderues;o i Dhembshur;o i Mëshirues; o i Përgjegjshëm;o i Dashur;o i Dëlirë nga të metat; o i Pastër - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë,ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit, o Zot!

58. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëmadhit: O Ti që në qiell është madhështia Jote;O Ti që në tokë janë argumentet e Tua;O Ti që në të gjitha sendet janë faktet e Tua;O Ti që në detrat janë gjërat e Tua të habitshme;O Ti që në malet janë thesaret e Tua;O Ti që e fillon krijimin dhe pastaj e kthen;O Ti që tek Ty kthehet e gjitha çështja;O Ti butësia që Jote është e dukshme në të gjitha sendet;O Ti që e përsose krijimin e çdo sendi;O Ti që fuqia Jote vepron mbi të gjitha krijesat - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë,ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

59. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëmadhit: O i Dashur i atij që nuk ka të dashur;o Mjek i atij që nuk ka mjek;o Përgjigjës i nevojave të atij që nuk ka përgjigjës nevojash;o Dhembshur me atë që nuk gjen dhembshuri;o Dashamirës i atij që nuk ka dashamirës;o Ndihmues i atij që nuk ka ndihmues; o Orientues i atij që nuk ka orientues;o Mik i atij që nuk ka mik;o i Mëshirues i atij që nuk gjen mëshirues;o Shoqërues i atij që nuk gjen shoqërues - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

60. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O i Mjaftueshëm për atë që kërkon mbështetjen Tënde;o Udhëzues i atij që kërkon udhëzimin Tënd;o Ushqyes i atij që kërkon ushqimin Tënd;o Ruajtës i atij që kërkon ruajtjen Tënde;o Shërues i atij që kërkon shërimin prej Teje;o Gjykues i atij që mjaftohet me gjykimin Tënd;o Pasuridhënës i atij që kërkon pasuri prej Teje;o Besëmbajtës i atij që kërkon besën Tënde;o Fortësues i atij që kërkon fuqinë prej Teje;o Mik i dashur i atij që kërkon miqësinë Tënde - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë, ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

61. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti im unë të lutem ty me emrin Tënd o Krijues;o Furnizues;o Folës;o i Drejtë;o Çarës (i farës);o Ndarës (i së drejtës nga e gabuara);o Sintetizues (i sendeve);o Ngjitës (i sendeve);o i Lartë;o i Lartësuar - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë, ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

62. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që përmbys natën e ditën;O Ti që ke bërë errësirat dhe dritat;O Ti që ke krijuar hijet dhe vapën;O Ti që ke nënshtruar diellin e hënën;O Ti që ke caktuar të mirën e të keqen;O Ti që ke krijuar vdekjen dhe jetën;O Ti që në dorën Tënde janë krijimi dhe urdhëri;O Ti që nuk ke as grua e as fëmijë;O Ti që nuk ke ortak në sundim; O Ti që nuk ke kujdestar që të Të ulë (nënshtrojë) - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë, ndihmë, ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

63. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëmadhit: O Ti që di qëllimin e dashamirëve;O Ti që di ç’mbajnë brenda të heshturit;O Ti që dëgjon rënkimin e të pafuqishmëve; O Ti që sheh të qarat e të frikësuarve;O Ti që ke në dorë nevojat e kërkuesve; O Ti që pranon justifikimin e të penduarve;O Ti që nuk e përmirëson punën e ngatërrestarëve; O Ti që nuk e humb shpërblimin e bamirësve; O Ti që nuk largohesh prej zemrës së dijetarëve; o më Bujari i bujarëve - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë, ndihmë,ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

64. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O i Gjithmonshëm në qëndrueshmëri;o Dëgjues i lutjes; i Madhi dhënës; o Falës i gabimeve; o Krijues i qiejve; o Përmirësues i vuajtjeve;o Zbukurues i lavdrimit; o i Kahershmi dritëdhënës; o i Shumti besë-mbajtës; o i Ndershmi shpërblyes - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë, ndihmë, ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

65. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti im,unë ty të lutem me emrin Tënd o Mbulues;o Falës;o Mposhtës;o i Gjithëfuqishëm;o Durues; o Mirëbërës;o Zgjedhës; o Hapës;o Dhënës;o Qetësues - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë, ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

66. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që mua më krijove e më përsose;O Ti që mua më furnizove e më edukove;O Ti që mua më jep të ha e të pi;O Ti që mua më afrove e më mbajte pranë;O Ti që mua më mbron e më mjafton;O Ti që mua më ruan e më mbështet;O Ti që mua më jep fuqi e pasuri;O Ti që mua ma bëre mbarë e më udhëzove në rrugën e drejtë; O Ti që mua më bën shoqëri e më jep strehë; O Ti që mua më vdes e më ngjall - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë,ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

67. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që vërtetohet e drejta me fjalët e Tua;O Ti që pranon pendimin e robëve të Tu;O Ti që hyn në mes njeriut e zemrës së tij;O Ti që nuk sjell dobi ndërmjetësimi pa lejën Tënde; O Ti që e di më mirë se kush ka shkarë nga rruga Jote;O Ti që nuk ka pasveprim për gjykimin Tënd;O Ti që nuk ka sprapsës për vendimin Tënd;O Ti që të gjitha sendet veprojnë sipas urdhërit Tënd;O Ti që çka në qiej janë të palosura nga fuqia Jote; O Ti që i lëshon erërat përgëzuese prej mëshirës Tënd - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë, ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

68. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që e bëre tokën shtroje; O Ti që i bëre malet kolona;O Ti që e bëre diellin ndriçues;O Ti që e bëre hënën dritë;O Ti që e bëre natën mbulesë;O Ti që e bëre ditën sigurim jetese;O Ti që e bëre gjumin pushim; O Ti që e bëre qiellin ndërtesë;O Ti që i bëre sendet çift;O Ti që e bëre Zjarrin pritë - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë, ndihmë, ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

69. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti im,unë të lutem ty me emrin Tënd o Dëgjues;o Zotërues i ndërmjetësimit;o i Lartë;o Gjithëprivues; o i Shpejtë; o Shpikës;o i Madh;o i Gjithë-fuqishëm;o i Gjithinformuar; o Sprapsës (i së keqes) -Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë, ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

70. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O i Gjallë para çdo të gjalli; o i Gjallë pas çdo të gjalli;o i Gjallë që për Ty nuk ka shembull;o i Gjallë që nuk të bëhet shok i gjalli;o i Gjallë që nuk ke nevojë për të gjallin;o i Gjallë që vdes çdo të gjallë;o i Gjallë që furnizon çdo të gjallë;o i Gjallë që nuk e trashëgon jetën prej të gjallit;o i Gjallë që do të ngjallësh të vdekurit;o i Gjallë i përjetshëm që as kotesh e as të merr gjumi - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë, ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

71. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që përmendja Jote nuk harrohet;O Ti që drita Jote nuk shuhet;O Ti që mirësitë e Tua nuk numërohen;O Ti që sundimi Yt nuk zhduket;O Ti që për Ty thuren lavde të panumërta;O Ti që madhështia Jote nuk përshkruhet;O Ti që plotësia Jote nuk perceptohet;O Ti që vendimi Yt nuk sprapset;O Ti që cilësitë e Tua nuk ndryshohen;O Ti që vetitë e Tua nuk tjetërsohen - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë, ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

72. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti i botëve,o Sundues i Ditës së Gjykimit;o Qëllimi më i lartë i kërkuesve;o Mbajtësi i të strehuarve;o Arritësi i të përndjekurve;O Ti që i do të durueshmit;O Ti që i do të penduarit; O Ti që i do të pastruarit;O Ti që i do bamirësit;O Ti që di më mirë kush janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që s’ ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

73. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti im,unë të lutem Ty me emrin Tënd o i Butë;o Dashamirës;o Ruajtës;o Rrethues; o Fuqidhënës;o Shpëtues;o Ngritës; o Nënshtrues;o Fillues;o Rikrijues - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë, ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit, o Zot!

75. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që përmendja Jote është nderim për përmendësit;O Ti që falenderimi Yt është fitore për falenderuesit;O Ti që lavdërimi Yt është madhështi për lavdëruesit;O Ti që bindja ndaj Teje është shpëtim për të bindurit;O Ti që porta Jote është e hapur për kërkuesit;O Ti që rruga Jote është e qartë për ata që priren drejt Teje;O Ti që shenjat e Tua janë argumente për vështruesit; O Ti që libri Yt është kujtesë për të devotshmit;O Ti që furnizimi Yt është i përgjithshëm për të bindurit e për mëkatarët;O Ti që mëshira Jote është e afërt për bamirësit - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë, ndihmë, ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

76. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që i bekuar është emri Yt; O Ti që e lartë është dhënia Jote;O Ti që nuk ka zot tjetër përveç Teje;O Ti që i lartësuar është lavdrimi Yt;O Ti që të lartësuar janë emrat e Tu; O Ti që vazhdon qëndrueshmëria Jote;O Ti që madhështia është bukuria Jote;O Ti që madhëria është rroba Jote;O Ti që nuk njihen sa janë argumentet e Tua;O Ti që nuk numërohen mirësitë e Tua - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

77. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti im,unë të lutem ty me emrin Tënd o Ndihmës;o Besnik;o i Qartë;o i Madhëruar;o Drejtues;o Falenderues;o i Lavdishëm;o i Fortë;o Dëshmues - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

78. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zotërues i fronit të lavdishëm;o Zotërues i fjalës së drejtë;o Zotërues i veprimit të orientuar;o Zotërues i dënimit të ashpër;o Zotërues i premtimit dhe i përbetimit;O Ti që je mik i dashur i falenderuar;O Ti që je veprues sipas dëshirës;O Ti që je i afërm jo i largët;O Ti që për çdo send je dëshmues;O Ti që nuk je tiran për robët - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

79. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që për Ty nuk ka shok e as ndihmës;O Ti që për Ty nuk ka shembull e as të ngjashëm;o Krijues i diellit e i hënës ndriçuese;o Pasurues i të mjerit e i të varfërit;o Furnizues i fëmijës së vogël;o Mëshirues i plakut të moshuar;o Fashues i kockës së thyer;o Mbrojtës i të frikësuarit që kërkon ruajtje;O Ti për që robët e Tu je i gjithinformuar dhe vështrues;O Ti që mbi çdo send je i gjithëfuqishëm - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë,ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!


80. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zotërues i bujarisë dhe i mirësisë;o Zotërues i virtytit dhe i respektit;o Krijues i “Tabelës së ruajtur” (Leuhit Mahfudh) e i Lapsit;o Filluesi i krijimit të bimës dhe njeriut;o Zotërues i frikës dhe i dënimit;o Inspirues i arabëve dhe i jo arabëve;o Largues i dëmit dhe i dhimbjes;o i Dituri i sekretit dhe i vullneteve;o Zot i “Shtëpisë së Shenjtë”;o Krijues i sendeve nga asgjëja - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë, ndihmë,ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

81. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti im,unë të lutem Ty me emrin Tënd,o Veprues;o Bërës;o Pranues;o Plotësues; o Ndarës;o Vijues;o i Drejtë; o Mposhtës;o Kërkues;o Dhurues - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

82. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që jep mirësi me dhënien Tënde; O Ti që respekton me bujarinë Tënde; O Ti që shfaq bujari me butësinë Tënde; O Ti që je madhëruar me fuqinë Tënde; O Ti që ke caktuar me urtësinë Tënde; O Ti që sundon me sistemin Tënd; O Ti që rregullon me diturinë Tënde; O Ti që shlyen mëkatet me butësinë Tënde; O Ti që afrohesh megjithë lartësinë Tënde; O Ti që lartësohesh megjithë afrimin Tënd - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

83. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që që krijon çka dëshiron; O Ti që vepron siç dëshiron; O Ti që e udhëzon në rrugën e drejtë atë që e do; O Ti që çon në rrugën e humbjes atë që dëshiron; O Ti që dënon atë që do; O Ti që fal mëkatet e atij që dëshiron; O Ti që lartëson cilin të dëshirosh; O Ti që poshtëron atë që do; O Ti që formon në mitra çka dëshiron; O Ti që përveçon me mëshirën Tënde cilin të dëshirosh - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë, ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

84. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që nuk ke as grua e as fëmi;O Ti që për çdo send ke bërë caktim;O Ti që nuk ke shok në sundimin Tënd;O Ti që engjëjt i ke bërë mesazhierë;O Ti që ke bërë në qiell pozicione për trupat qiellorë;O Ti që e bëre tokën të qëndrueshme;O Ti që prej ujit krijove njeriun;O Ti që për çdo send bëre kohë të caktuar;O Ti që ke rrethuar çdo send me dituri;O Ti që çdo send e ke numëruar një për një - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

85. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti im,unë të lutem Ty me emrin Tënd o i Pari,o i Fundit;o i Dukshëm;o i Padukshëm; o Mirëbërës; o i Vërtetë; o i Vetëm; o Tek;o i Domosdoshëm;o i Përhershëm pa ndërprerje - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë, ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

86. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O më i miri i Njohur që është njohur;o më i miri i Adhuruar që është adhuruar;o më i shtrejti i Falenderuar që është falenderuar;o më i madhi i Përmendur që është përmendur;o më i larti i Lavdëruar që është lavdëruar;o më e përparshmja Qënie që është kërkuar;o më i larti i Cilësuar që është cilësuar;o më i madhi Qëllim që është synuar;o më i respektuari Përgjigjës që është lutur;o më i nderuari i Dashur që është njohur - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që s’ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

87. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O i Dashuri i atyre që qajnë; o Zotëria i atyre që kërkojnë mbështetje;o Udhëzuesi i rrugë-humburve; o Miku i besimtarëve;o Shoqëruesi i dhikër-bërësve (përkujtuesve); o Frikësues për të dëshpëruarit;o Shpëtues i të sinqertëve; o më i Fuqishmi i të fuqishmëve;o më i Dituri i të diturve;o Zoti i gjithë njerëzve - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

88. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që u lartësuve dhe mposhte;O Ti që sundove dhe caktove,O Ti që për të padukshmen u njoftove;O Ti që u adhurove dhe falenderove;O Ti që u kundërshtove dhe fale;O Ti që nuk të kap mendimi; O Ti që nuk të percepton syri;O Ti që për Ty nuk mbetet e panjohur asnjë shenjë;o Furnizues me ushqim i njerëzve;o i Gjithëmundshmi për çdo caktim - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë, ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

89. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti im,unë të lutem ty me emrin Tënd o Ruajtës;o Fillues i çdo krijese;o Krijues i njerëzve;o i Lartë;o i Çelës i sendeve;o Hapës;o Zbulues;o Garantues;o Urdhërues për punë të mirë,o Ndalues për punë të këqia - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë,ndihmë,ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

90. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që nuk e di të fshehtën askush veç Teje;O Ti që nuk e largon të keqen askush veç Teje;O Ti që nuk e krijon njeriun askush veç Teje;O Ti që nuk e fal fajin askush veç Teje;O Ti që nuk e plotëson mirësinë askush veç Teje;O Ti që nuk i përmbys zemrat askush veç Teje;O Ti që nuk i sistemon punët askush veç Teje;O Ti që nuk e lëshon shiun askush veç Teje; O Ti që nuk e shpërndan furnizimin me ushqim askush veç Teje; O Ti që nuk i ngjall të vdekurit askush veç Teje - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë, ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

91. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ndihmues i të pafuqishmëve;o Bashkudhtar i të mërguarve;o Ndihmues i të afërmve;o Mposhtës i armiqve;o Ngritës i qiellit;o Shoqërues i të pastërve;o i Dashur i të ruajturve nga mëkatet;o Thesar i të varfërve;o Zot i të pasurve;o më i Respektuari i të nderuarve - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

92. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Mjaftueshëm prej çdo sendi;o Mbikqyrës mbi çdo send;O Ti që nuk të ngjason asnjë send;O Ti që sundimin Tënd nuk e shton asnjë send;O Ti që për Ty nuk mbetet e fshehur asnjë send;O Ti që në thesaret e Tua nuk mungon asnjë send;O Ti që asnjë send nuk është si Ty;O Ti që asnjë send nuk i fshihet diturisë Tënde;O Ti që je i gjithinformuar për çdo send;O Ti që mëshira Jote ka përfshirë çdo send - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë,ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

93. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti im,unë të lutem Ty me emrin Tënd o Respektues;o Mirësidhënës;o Dhënës;o Pasurues;o Asgjësues;o Tubues; o Jetëdhënës;o Kënaqësidhënës;o Shpëtues - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë, ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

94. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim i çdo sendi;o Zoti e Sunduesi i çdo sendi;o Edukuesi dhe Bërësi i çdo sendi;o Filluesi dhe Krijuesi i çdo sendi;o Shtrënguesi dhe Dhënësi i çdo sendi;o Nismëtari dhe Kthyesi i çdo sendi;o Bërësi dhe Caktuesi i çdo sendi;o Formuesi dhe Transformuesi i çdo sendi;o Jetëdhënësi dhe Vdekësi i çdo sendi;o Krijuesi dhe Trashëguesi i çdo sendi - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë, ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

95. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O më i miri Përmendës dhe i Përmendur;o më i miri Falenderues dhe i Falenderuar;o më i miri Lavdërues dhe i Lavdëruar;o më i miri Dëshmues dhe i Dëshmuar;o më i miri Thirrës dhe i Thirrur;o më i miri Pranues dhe i Pranuar;o më i miri Qetësues dhe i Qetësuar;o më i miri Shoqërues dhe Kuvendues;o më i miri Qëllim dhe i Kërkuar;o më i miri i Dashur dhe i Dashuruar - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë, ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

--------------------------------------------------------------------------------

96. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që i përgjigjesh atij që të thërret;O Ti që je i dashur për atë që të bindet;O Ti që je i afërt për atë që e do;O Ti që je mbikqyrës për atë që kërkon ruajtjen Tënde;O Ti që je bujar ndaj atij që të lutet Ty; O Ti që je i butë ndaj atij që të kundërshton Ty;O Ti që je mëshirëmadh në madhështinë Tënde;O Ti që je madhështor në urtësinë Tënde;O Ti që je i kahershëm në bamirësinë Tënde;O Ti që je i gjithëditur për cilindo që të synon - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë, o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë,ndihmë, ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

97. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Zoti im,unë të lutem Ty me emrin Tënd o Shkakbërës;o i Dëshiruar;o Drejtësidhënës,o Sistemues;o Frikësues;o Paralajmërues;o Kujtues;o Nënshtrues;o Shndërrues - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje,ndihmë, ndihmë,ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

98. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që dituria Jote është e përparshme; O Ti që premtimi Yt është i vërtetë;O Ti që butësia Jote është e dukshme; O Ti që urdhëri Yt është zotërues;O Ti që libri Yt është i përsosur;O Ti që vendimi Yt është i pranishëm;O Ti që Kur’àni Yt është i lavdishëm;O Ti që sundimi Yt është i gjithëhershëm;O Ti që mirësia Jote është gjithëpërfshirëse;O Ti që froni Yt është madhështor - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë, ndihmë,na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Lutja “Parzmorja e madhe”

99. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O Ti që një zë nuk të ndalon të dëgjosh zë tjetër;O Ti që nuk të pengon një punë nga një punë tjetër;O Ti që nuk të shpërqendron një fjalë nga një fjalë tjetër;O Ti që nuk të gabon një pyetje nga një pyetje tjetër;O Ti që nuk ta fsheh një send sendin tjetër;O Ti që nuk të lodh zhurma e të këqinjve;O Ti që je qëllimi më i lartë i dashamirëve;O Ti që je synimi i fundit i vendosmërisë së dijetarëve;O Ti që je synimi i fundit i kërkesës së kërkuesve;O Ti që nuk mbetet e fshehur ndaj Teje asnjë grimcë në të gjitha botët - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë,ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!

100. Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëmadhit: O i Butë që nuk shpejton;o Bujar që nuk mbledh dorën;o i Vërtetë që nuk ndryshon;o Dhurues që nuk vonon;o Mposhtës që nuk mundesh;o Madhështor që nuk përshkruhesh;o Drejtësi që nuk bën padrejtësi;o i Pasur që nuk varfërohesh;o i Madh që nuk zvogëlohesho Ruajtës që nuk të zë shkujdesja - Ty nuk të mungon asgjë e nuk ke nevojë për asgjë,o Ti që nuk ka zot tjetër veç Teje, ndihmë,ndihmë,ndihmë, na shpëto ne prej Zjarrit,o Zot!
 
Top