• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mario Luzi

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Mario Luzi


Lindi në Firence në 1914. Shkollën e mesme dhe studimet universitare i kreu në qytetin e lindjes. I diplomuar në letërsi franceze fillon punë si mësues gjimnazi. Në 1955 bëhet shef i katedrës së letërsisë franceze pranë fakultetit të shkencave politike të universitetit të Firences. Konsiderohet si një ndër themeluesit e rrymës "Hermetizëm" dhe një ndër shkrimtarët kontemporanë më të njohur të panoramës letrare italiane. Boton vëllimin e parë me poezi "Varka" më 1935. Shkrimtari i tij i preferuar është Mallarmé. Ka shkruar gjithashtu dhe disa drama dhe është marrë gjithnjë edhe me përkthime. Ndërroi jetë më 28 shkurt 2005.



Përktheu nga italishtja
Ben Meçe, Bolonjë



KJO LUMTURI


Kjo lumturi e premtuar a e dhënë
më është dhimbje, dhimbje pa shkak
apo shkaku, në egziston është kjo rrëngjethje
që trondet të tërën tek e vetmja
si lëngu i çqetë në sferën
e qelqtë kur interpreton fakiri.
E megjithatë them: shpëtoi edhe sot.
Rrotull rrotull i hapin luftë gjëra
apo pamje ku ulet e ngrihet
o nata o bora
teshat e kujtimit.

VARGJE TETORI


Këtu ku duke jetuar prodhohet hije, mister
për ne, për të tjerë që po vijnë dhe që tashmë
po e hedh farën pas shpatullave, këtu
jo në vend tjetër duhet bërë dritë.
Shkoi, kanë mbetur vetëm gjurmët,
e moshës jomodeste dhe të lehtë
kur pritet që të tjerë,
kushdo qoftë, të rrallojë këto rè.
Ajo që do vijë, do vijë nga kjo penë.
I ulur pranë zjarrit tim të trishtë, pres
deri sa të lindë flaka ime e plotë apo ngjalëzimi
i këtij sharëtimi të lagur të kësaj flake.

Ti që pret nga jashtë shtëpisë,
nga drita shtëpiake e dites?
Sot, sot që era
përplaset, vrapon në algerinë e maleve
dhe ati paralajmërimi prej vere e të ftohti
mençuria e pleqve bën shkëndia nëpër rrudha?
Ajo që do vijë, do vijë nga kjo penë.
Fat tjetër nuk shpresoj, as
nën këtë qiell të këtij muaji misterioz
ku ngjyra e rrushit përhapet
dhe vjeshta na shtyn me forca të reja
deri ne Cessati Spiriti apo Domine quo vadis

NË BREG


Molet e shkretuar kapërcejnë dallgët
edhe ujku i detit bëhet i errët.
Ç’bën? I hedh vaj kandilit,
mbaj gjallë dhomën ku ndodhem
larg teje dhe të dashurve të tu.

Skuadra e shpërndarë mblidhet,
numërohen njerëzit pas këtyre stuhive.
Ti ku je vallë? Shpresoj në ndonjë port …
Roja i farit i hipën varkës,
vëzhgon, kontrollon, shtyhet drejt thellësisë.
Moti dhe deti bëjnë pauza të tilla.

GJYQTARI


"Kujton se jotja është dashuri e vërtetë?
Ekzamino thellë të kaluarën tënde" insiston ai
duke hedhur në brendësi
shikimin e tij prej plaku ndërmjet ironikut dhe të çuditshmit.
Pret. Ndërsa unë shikoj larg
e tjetër nuk më vjen në mend
veç detit vaj poshtë fluturimit te një pulëbardhe
i grisur pakëz nga shkëmbinjtë e ishullit,
ku një tokë lakuriqe i bën hije vetes
me gungat e saj apo një tjetër e përgatitur për mbjellje
bën hije me plisat dhe me te paktit kërcelle.
"Po mund të kem bërë shumë mëkate "

përgjigjem në fund duke u mbështetur te diçka,
qoftë edhe te fajet e mia, në atë dritë prej kënete.
"Të qash, të qash duhet per dashurinë tënde të keqkuptuar"
vazhdon zëri më një fërshëllimë
breshëri mbi atë shkretëtirë duke i kaluar lart.
E dëgjoj dhe as që e pyes veten
pse të jetë ai dhe jo unë matanë kësaj banke
me detyrën për të gjykuar të këqiat e botës.
"Ka mundësi" replikoj ndërsa mendoj diçka tjetër,
ndërsa rruga ndriçohet copa - copa
e këtu në klub dita akoma e plotë
rreflektohet në pupilat e një vajze që heq përparsen
për orët e pushimit e një burrë që i merr turnin
vesh një futë të bardhë e vjen
drejt nesh me dy gota plot,
të freskëta, per t’i vënë një andej një këtej mbi tavolinën tonë.

PO KU


“Nuk është më këtu ” insinuon një zë papritur
“zemra e qytetit tënd ” dhe humbet
në labirinthin gati të errët
po të mos ishte për një dritë
shindiellëse pranvere në bar
e dukshme mbi çatitë e larta.
Unë nuk di të përgjigjem dhe vështroj
bletët e këtij kopshti antik,
argjendarët e ëngjëjve, mobilieve,
metalpunueset dhe ebanistët
që mbyllin një nga një qepenet e vjetër
e shpërndahen pak të kënaqur e pak të trembur nëpër
rrugicat rrotull.


“Nuk është më këtu, po ku?” pyes veten
ndërsa e rastësishmja dhe e nevojshmja
gënjejnë syrin e mëndjes
mendoj veten shokët e mi, reston
e diskutimeve me ata shpirtra të palumtur
të një jete që kombinonte pak, ne të humburit
e mizërive të mendimeve të tyre në kërkim të një poli.
Dikush tërhiqet, dikush reziston me besën e tij të
shtrënguar fort

JETË BESNIKE E JETES


Qyteti të dielën
vonë
kur është qetësi
por një radio ankohet
nga lartësitë e saj te verbërta
nga thellesitë e saj të brendëshme
dhe për kë po shkon drejt te çarës së një rruge
e prerë keq në mes të shkëmbinjve
dhe që arrin ëmbël deri te vuajtja njerëzore
e fshehur në puceta dhe në katet gjysëm përdhes,
armëpushim po, e megjithatë
dikush, me ballin mbi asfalt, vdes
në mes të pak njerëzve të çuditur
që ndalen dhe rrethojnë të aksidentuarin
dhe ne ndodhemi këtu o së është e shkruar ose për
rastësi bashkë
ti dhe unë, mikja ime e njohur s’ka pak
në këtë sferë të luajtur mendsh
posht shpatës me dy tehë
të gjykimit apo të faljes,
jetë besnike e jetës
gjithëçka që po ritet më pas
ku po shkon, pyes veten
zbret apo ngjitet duke u hedhur drejt zanafillës …
edhe pse s'ka rëndësi, edhe pse është jeta jonë dhe mjaft.

***


Në ç’faqe të historisë, në ç’limit të vuajtjes
pyes vehten ashpërsisht, pyes
për atë të tijën “edhe pak
dhe do më shikoni prap “e thënë epike, e thënë tmerrësisht
e ai ndoshta është atje, i palëvizur në nyjen e kohrave,
atje me ushtrinë e tij të të varfërve
i lagjëzuar në arroganten fushë
nën uniforma të ndryshme: një është e pallogaritshme
si numri i qelizave. I qelizave dhe i dallandysheve.

***


Lumi i ndalur nën lëkurën e tij të shndritshme
i tkurrur kundër erës, një e fundit
kokëfortësi e lumit pak para hidhërimeve
ja si më lë heshtja jote
në brendësinë e vazhdueshme të atij kujtimi
të një pushimi të kohrave të shkuara, e në të
shndrin qyteti i shkatërruar nën ujë,
digjet nga lumturia mëndia gati munden
një çast, vetëm një
ndodhi dhe pandodhi të shkrihen në njëra tjetrën,
deri sa solemnisht të mos ketë veç,
ky zjarr, ky ujë, këta elementë.
 
Top