• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mevlana Halid Bagdadi k.s

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Tё kёshilloj ty,tё mbështetesh nё bindjen dhe devotshmёrine ndaj “Zotit,të mos u shkaktosh mundime e vuajtje njerëzve kudo që të ndodhesh,” “veçanërisht, të sillesh më me kujdes në Qabe dhe në Xhaminë e” Profetit!
Edhe nё qoftё se tё pёrgojojnё, ti mos pёrgojo askёnd! Mos merr asgjё “nga pasuria materiale e ndonjë personi! Merr atë që e ka bërë sheriati hallall” “për ta marrë dhe përdore në rrugë hallall (legjitime, të lejuara e të bekuara)!” “Mos u kёnaq duke shpenzuar pёr epshin ndërsa vëllezërit e tu të fesë janë” “të varfër e të uritur! Në asnjë mënyrë mos gënje! Askënd mos e nënvleftëso!” “Mos mendo se je mbi tё tjerёt! Në adhurimet ndjesore dhe trupore shpenzoje” “tërë fuqinë që ke! Krahas kësaj, bëje nefsin (egon) tënd që ta pranojë” “mendimin se “asnjëherë s’ka bërë ndonjë punë të mirë të pranueshme”!” “Sepse nijeti (qëllimi) është fryma e adhurimeve! Dhe nijeti është i mundur” “me ihlas (principialitet dhe sinqeritet). Kur principialiteti dhe sinqeriteti u” “duhen atyre që janë më të mëdhenj se ti, si të mos të duhet ty?
Betohem në” “Zotin e Lartë se, qysh më ka lindur nëna e gjer më sot nuk besoj të kem bërë” “qoftë edhe një të mirë të vetme e cila të jetë me vlerë dhe e pranueshme në” “lartësinë e Zotit dhe për të të mos jepet llogari!
Po qe se nuk e sheh nefsin tënd të falimentuar në të gjitha punët e dobishme,” “kjo është pika e fundit e injorancës! Po qe se e di si të falimentuar,” “mos e humb shpresën te mëshira e Zotit!

Hazreti Mevlana Halid Bagdadi k.s dhe disa shokë të tij kishin marrë rrugën për të vizituar Hazretin Abdullah Dehleviun. Pas një udhëtimi që me muaj, së fundi arritën në Dehli (Xhihanabad). Transmetohet se ky udhëtim ka zgjatur një vit. Mevlana Halid i cili po priste me padurim të takohej me Hazretin Abdullah Dehleviun, shkoi bashkë me shokët në teqen e shejhut. Ata që ndodheshin pranë tij i thanë dervishit që u hapi derën:
“Haxhi Mevlana Halid Zijaduddin i cili është nga dijetarët e Sulejmanijes, Shamit dhe Bagdadit, bashkë me shokët e tij ka ardhur për të vizituar Hazretin e moshuar.”
Hazreti Abdullah Dehlevi i cili këtë vizitë në fakt e dinte shpirtërisht,tha:
“Halidi le të qëndrojë! Të tjerët le të shkojnë në vendet e tyre, pasi të rrinë si miq për një farë kohe!..”
Urdhëri u zbatua. Pastaj erdhi urdhëri i dytë:“Halidi le të fillojë të pastroje vendin e abdestit në teqe!”
Por Mevlana Halid, edhe pse u trajtua si nxënës në këtë lloj mënyrë,në një kohë kur ende s’qe takuar fare me Hazretin Shejh, edhe pse kishte një dije të gjërë sa deti, edhe pse ishte i famshëm në të gjithë botën Islame, nuk bëri asnjë kundërshtim. Mori kovën dhe fshesën në dorë dhe filloi të shërbejë.
Ujin që nevojitej për pastrimin e merrte nga një pus që ishte larg teqes. E mbushte ujin, e lidhte në majë të një shkopi dhe e mbarte mbi sup. Kësisoj, shkonte dhe vinte disa herë në ditë nga teqeja te pusi.
Pastronte teqen dhe përgatiste ujin e abdestit. Kështu, ai ishte në një përpjekje dhe mundim të madh në rrugën për edukimin e vetes. Nëse vetja nuk kënaqej dhe turpërohej për shkak të shërbimit që bënte, menjëherë pendohej dhe kërkonte falje. Në këtë mënyrë kaluan muaj.
Një ditë ishte lodhur shumë duke pastruar gurët e banjos. Në ato çaste vetja e gjeti të dobët Mevlana Halidin dhe filloi ti shkaktonte zemrës disa druajtje:
“O det i dijes së pashoq i vendeve të Bagdadit dhe Shamit! O Mevlana Halid i klimës së pasur! Je nisur me fjalën e dikujt që nuk dihet nëse është i çmendur apo mik i Zotit dhe duke kaluar shumë rrugë, ke ardhur deri këtu. A e gjete atë që kërkoje? Shiko, këtu nuk ka as shejh dhe as tarikat! Ka muaj që kanë kaluar dhe çfarë të kanë dhënë,përveçse të pastrosh banjon natë e ditë? A kjo ishte dija hyjnore që kërkoje?..”
Hazreti Halid Bagdadi, i cili u befasua me frikë kundrejt këtij devijimi,e copëtoi menjëherë me rrufenë e sinqeritetit këtë perde që donte t’ia vendoste në sy vetja, kështu që e qortoi:
“O vetja ime! Nëse nuk e pranon si mirësi këtë detyrë të ndershme që më ka dhënë hoxha im i bekuar dhe nëse dëshiron të largohesh një çast, do të të bëj ta fshish vendin jo me fshesë por me mjekrrën time!..”
Hazreti Abdullah Dehleni po e vështronte nga larg duke buzëqeshur.Tashmë ai pa se kovën dhe fshesën e Mevlana Halidit, i cili zhduku edhe sulmet e fundit të vetes, kishin filluar t’i mbrartnin ëngjëjt.
Veçanërisht kishte filluar të shkëlqente një dritë që zgjatej drejt për në qiell nga supet që ishin vrarë duke mbartur ujë deri atë çast. Hazreti i moshuar, i cili u kënaq shumë me këtë, e thirri këtë nxënës të veçantë të tij që të shkonte te ai dhe i tha:
“O biri im Halid! Në dije ke arritur një gradë të pashoqe, por ishte e nevojshme ta zbukuroje me ndjenja shpirtërore.Për këtë arsye e kishe të domosdoshme edukimin e vetes dhe pastrimin e zemrës.
Përndryshe, vetja do të të shkatërronte duke të tërhequr zvarrë drejt kënetës së mburrjes dhe të mendjemadhësisë. Elhamdulillah që tani je ngritur në kulmin e përsosmërisë duke e vënë veten nën këmbë.
Tashmë punën tënde e bëjnë ëngjëjt.” Dhe shtoi:“O biri im! Të nderuarit tanë që ne ndjekim, janë njerëz që kanë pasur sheriatin, tarikatin, hakikatin dhe marifetin. Tani ti je bërë një hallkë e tyre si një muxheddid. Tashmë udhëzimi i të gjitha klimave të pret ty! Allahu ta lartësoftë nijetin!”
Sado që të ketë dije, një vete jobindëse dhe e papastruar dhe një zemër e papastër, e padlirë, nuk është e mundur t’i udhëzojë njerëzit, por pasi t’i kryejë këto dy kushte të rëndësishme, njeriu vjen në një gjendje të gatshme që të përfitojë shpirtërisht e të përfitohet prej tij shpirtërisht.

Hazreti Abdulkadir Gejlani, i cili ishte nga miqtë e mëdhenj të Allahut, pasi arriti përsosmërinë ne dijet dhahiri (e qarta), për të fituar “gjendjen asgjë”, pra për t’u mbrojtur nga egoizmi e nga mashtrimet e vetes dhe për ta mbrojtur zemrën nga çdo gjë që e largonte nga Zoti, për një farë kohe shkoi në rrethinat e vjetra të Bagdadit.
Shah Nakshibend kuddise sirruhu, në vitet e para të hyrjes në tarikat, për të edukuar veten dhe për të arritur “gjendjen asgjë”, që është e kundërta e mburrjes dhe e mendjemadhësisë, u shërbeu njerëzve të sëmurë, të vuajturve, të vetmuarve, të plagosurve. Madje duke pastruar rrugën ku do të kalonin njerëzit, për plot shtatë vjet ai jetoi një jetë shërbimi të pashoq.
Ja vështirësia e pastrimit të vetes dhe shpërblimi i madh që jepet në kundërvlerë të saj...
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Mevlana Halid Bagdadi k.s

Hirësia Mevlana Halit Bagdati k.s,vjen në krye të prijësve shpirtërorë të përkryer që morën detyra duke përgatitur qindra pasues dhe duke e përhapur dhe përgjithësuar edhe më shumë rrugën e tij në kuadrin e perandorisë,zhvilloi një shërbim shumë të madh e të çmuar për shumëfishimin e numrit të muslimanëve të formuar.Ndoshta,në krye të faktorëve frenues në masë të madhe të krizave të historisë sonë islame vjen kjo përhapje dhe zgjerim shpirtëror,gjë që është bërë një faktor i madh në mbrojtjen e konstitucionit moraloshpirtëror të popullit.Feja është mbrojtur nga bid’atet.Hirësia Halit Bagdati i cili është një sovran në dituri dhe mistikë,gëzon një dinjitet të posaçëm edhe në fushën e poezisë.Dyvargshet poetike të thëna prej tij janë një det enigme dhe urtësie mbushur me melodizimin e thellësisë shpirtërore të tij. Eshtë një “Divan persisht” i tij ku është mbledhur ky det i madh,divan i cili i mahnit mendjet.
Me një zemër të djegur nga dashuria pasionante dhe afërsia ndaj Profetit (s.a.s.),ai shprehet kështu:
“O strehë e të pamerituarve! Të erdha në derë që të më marrësh në mbrojtje së bashku me të metat e mia të panumërta! Eh,sikur ta puthja sa të ngopesha çdo herë pragun ku pate vënë këmbën e bekuar!
A vetëm mua më pruri në këtë gjendje sevdaja e zemrës?Arifët e dinë se pasioni dhe dëshira për të ta puthur këmbën e bekuar,i ka turbulluar edhe qiejt! Tani qiejt, të dehura siç janë,rrotullohen pa u ndalur me dashurinë për ty!
O diell bukurie!Bukuria jote e asgjëson edhe artin e të shprehurit të figurshëm! Sepse cilësitë e tua s’i nxënë as shkrimi,as poezia!
Mendja ra në vështirësi që të mund të të lavdërojë ty, sepse mundësia e saj është e pamjaftueshme të të njohë ty ashtu denjësisht...O i dashuri i Allahut! Është e mundur të futen botët në një molekulë,por është e pamundur të të fusësh ty në fjalë!
Çdo vit,haxhilerët vrapojnë ta bëjnë Qaben tavaf,kurse Qabes i digjet zemra për tavaf rreth varrit tënd të lulëzuar!
Nga respekti për ty,nga uji del perlë, ga guri del margaritar,nga gjembi del trëndafil!
O i Dërguari i Allahut! Të erdha në derë duke u mbështetur në mëshirën tënde të pafundme!Falmë mua një pikë nga deti i mëshirës tënde!Mëkatet i kam aq të shumta sa s’numërohen dot,fytyrën e kam të zezë si katran.O i dashuri im më i shtrenjtë se jeta ime! Erdha t’i pastroj këto papastërti që s’i pastron uji, duke e fërkuar fytyrën në dheun që i ke dhënë nder ti!”Kurse një vjershë në turqisht e sajuar me pjesë nga poezitë e Halit Bagdatit që shprehin përulësinë sublime të zemrës së tij dhe asgjësinë e tij para Zotit,është kështu:
Jeta më shkoi me gjëra boshe; ah,sa keq!
Koha fluturoi si një zog; ah,sa keq!
Kudo që të kem zënë e ngritur ndërtesë,
Një dorë erdhi e i hodhi sipër dhé; sa keq!
Thashë Zoti fal,me shkujdesje shëtita,
Harrova ndëshkimin e Tij,më të madh u mbajta,
E lashë të mirën,për vete mëkate shkrojta,
Pastaj më thanë: Karvani të iku!Ah, sa keq!
Për pasuri,post e pozitë shumë u përpoqa,
E lashë parajsën,në zjarr u dogja,
Ajme,sa keq,nga rruga e Zotit si u ndoqa?
Kevtherin kjo botë ma piu: ah,sa keq!
Nesër do të më duhet të jap llogari!
Ah,si ka për të shpëtuar Halidi tani?
Ja,dita e llogarisë,ja,një engjëll erdhi
Dhe librin e punëve ma hapi: ah,sa keq!
Siç vihet re edhe nga poezitë e tij,Hirësia Halit Bagdati tregohet jashtëzakonisht modest dhe i përvuajtur.Ai det i stërmadh diturie dhe kulture është kredhur me të gjithë qenien e vet në horizontet e pafundme të cen timetrit katror të asgjësë dhe,në lartësinë e Zotit,ka arritur në një pasuri moralo-shpirtërore që shtohet gjithnjë e më shumë,dhe në nivele të paarritshme.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Mevlana Halid Bagdadi k.s

Në një letër të shkruar për Halit Bagdatin,Hirësia Shah Abdullah Dehlevi e deklaron në këtë mënyrë vlerën dhe gradën moralo-shpirtërore që zotëron ai:
“Po e nis letrën time me emrin e nderuar të Allahut të lartë mëshirues dhe Shpërblyes.
Paqja,mëshira dhe begatia e Allahut qofshin për ty!
O robi i dashur i Allahut të Lartë,i bekuari Mevlana Halid!
Eshtë e pamundur ta nxënë fjalët falenderimin dhe lavdërimin e denjë për dhuntitë e Zotit të Madh,të shfaqura tek ky i varfër me të meta nga koka në majë të thoit!
Biri im! Begatitë e kësaj rruge të madhe e të begatë dhurojuani nxënësve! Zoti të ka bërë ty ndërmjetës dhe kulm begatie të atij vendi.Njerëzit qëllimkëqinj nuk mund të të bëjnë keq ty! Disa shpife të tyre janë të papranueshme për ne. Në krye e në fund,përballë çdo çështjeje,lavdi i qoftë Zotit të Lartë dhe mëshirë e paqe Hz.Muhammedit (s.a.s.)!
Biri im! Ndihmoji ata që dëshirojnë të përfitojnë! Edhe ata t’i plotësojnë dhikret dhe detyrat e tjera dhe lumturinë ta dinë si rrjedhojë të këtyre.Të mos bisedojnë me mohuesit për rrugën e të mëdhenjve! Eshtë e njohur fjala që thotë: “Po u bëre i mirë me atë që i bën keq mësuesit tënd,je më i keq se qeni!”
Prandaj,rrini larg veçanërisht nga ata që e kundërshtojnë Hirësinë Imam Rabbani.Sepse një person si Imam Rabbaniu e duan besimtarët dhe të devotshmit!
Kurse ata që e përbuzin,janë vetëm hipokritët dhe mëkatarët!
Nga ana tjetër,dijetarët, parësia dhe qeveritarët e vendit ku ndodhesh ti,duke u treguar të zgjuar,e njohin për dhunti qenien tënde të bekuar dhe përfitojnë prej teje!Kurrë të mos e lënë mangët respektin ndaj teje! T’u bëhen pengesë atyre që të bëhen ty kundërshtarë,që kanë synime të këqija kundër teje,që s’të honepsin dot ty! Unë i varfëri i shkruajta këto si këshillë,se i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë “feja është këshillë!”
Zoti të ka bërë ty zëvendës dhe pasues të Shah Nakshibendit,të Muxhedidit të Mijëvjeçarit të Dytë Hixhri,të Mirza Sahibit. Askush nuk mund ta zërë vendin tënd! Dora jote është dora ime dhe kush të sheh ty,do të thotë se më ka parë mua!
Biri im! Mos u ngrit për të ardhur nga ai vend i largët gjer këtu! Mjaftohu duke e kthyer fytyrën e nevojëtarisë nga kjo anë dhe duke më kujtuar me zemër! Allahu i Lartë na e mundësoftë të gjithëve të ndjekim pëlqimin e tij dhe të Dashurin e Tij! Amin!” Në ditët kur Mevlana Halit Bagdati filloi veprimtarinë udhëzuese,i shkoi për vizitë valiu i Bagdatit,Said Pasha.Ai vuri re se shumë dijetarë,madje,prisnin në heshtje,me kryet përkulur para,tërë drojtje dhe edukatë si të ishin shërbyes! Por edhe vetë,kur e pa pamjen impresionuese të Mevlana Halidit që hyri brenda,ra në gjunjë dhe nisi të dridhej.Me një zë të prerë, i kërkoi lutje Halit Bagdatit.Hirësia Mevlana Halit Bagdati bëri një lutje për të dhe i dha këtë këshillë:
“Në kiamet,secili do të merret në pyetje për veten e vet.Kurse ti do të merresh në pyetje edhe për veten tënde,edhe për të gjithë ata që ke nën vete! Prandaj frikësohu me të tepërt nga Zoti! Sepse para ke një ditë të tillë që,nga frika e asaj dite,nënat kanë për t’i harruar fëmijët e gjirit,shtatzënat kanë për të lindur para kohe.Atë ditë ke për t’i parë njerëzit të dehur.Ata s’do të jenë të dehur, por do të duken ashtu ngaqë ndëshkimi i Allahut të Lartë është shumë i rëndë!”
Pas këtyre fjalëve,Said Pasha nisi të dridhet më shumë dhe të qajë me zë të lartë!
Hirësia Mevlana Halit Bagdati ka përgatitur nxënës të panumërt.Katër mijë prej tyre kanë arritur nivele shumë të larta në dituritë fetare dhe në mistikë dhe kanë marrë dëftesat përkatëse.Ndërkaq,meriton të vihet në dukje nënshtrimi dhe besnikëria e nxënësve për mësuesin e tyre Halit Bagdatin.Myftiu i Bagdatit, Hirësia Sheh Sadruddin e ka shprehur kështu nënshtrimin e tij ndaj Hirësisë Halit Bagdati: “Sikur mësuesi im,Hirësia Mevlana Halit Bagdati të më urdhërojë të vë mbi krye një enë me qumësht dhe të dal nëpër pazar për ta shitur,ia zbatoj urdhrin pa asnjë lëkundje!”
Në kuvendet shkencore,Sheh Ali Suvejdiu thoshte: “Hirësia Mevlana Halit Bagdati është një det i pafund në shkencat materiale e shpirtërore,kurse ne jemi një pikë!”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Mevlana Halid Bagdadi k.s

Vështrimet e Hirësisë Mevlana Halit Bagdati k.s.,kishin forcë të madhe ndikuese. Një ditë, ndërsa po ecte në rrugë,me anë të favorit hyjnor dhe frymëzimit të zemrës që ia fali Zoti, ia hodhi vështrimin dhe konsideratën një krishteri. Atë çast, krishteri u rrëmbye nga një tërheqje shpirtërore dhe shkoi pas Mevlana Halit Bagdatit duke qarë. Hyri në shtëpinë e Prijësit të Madh me frymëmarrjen e atmosferës së besimit që e përfshiu dhe nga ajo portë e bekuar doli si musliman. Gëzimi dhe drita që i derdhej prej zemre, i reflektohej nga sytë!
Ishte një dijetar i quajtur Jahja. Duke u mashtruar nga provokimet e disa indiferentëve dhe të paditurve,shkoi tek Prijësi i Madh,duke marrë me vete edhe disa nga nxënësit e vet, me qëllimin e vetëm për ta vënë në provë dhe diskredituar Mevlana Halid Bagdatin.Hirësia Mevlana Halit Bagdati i priti te dera dhe, pasi u tokën, i mori brenda dhe i uli pranë vetes.
Një sërë çështjesh të holla e të vështira të zemrës së vizitorit i zgjidhi një e nga një pa e lënë atë të hapte gojën fare: “Në dituritë fetare ka shumë probleme të vështira. Ja, njëra nga këto,
është kjo dhe përgjigjja për të është kështu...”
I mahnitur jashtëzakonisht,Sheh Jahja e kuptoi se ç’prijës shpirtëror i lartë e i çmuar ishte personi që i kishin shkuar për vizitë, u pendua për ç’kishte bërë dhe meritoi nderin të bëhej një nga nxënësit e mëdhenj të Mevlana Halit Bagdatit! Në Damask ishte shfaqur epidemia e rëndë e murtajës. Për këtë arsye, Hirësia Mevlana Halid Bagdati nuk deshi të dilte nga qyteti. Popullit i këndoi hadithe, porosi profetike, sipas të cilave, të vdekurit nga murtaja do të konsideroheshin dëshmorë. Në këtë mes, i shkoi dikush dhe iu lut: “Imzot, lutuni për mua që të mos më ngjitet murtaja!”
Prijësi i Madh u lut për të dhe ai person nuk u sëmur nga murtaja.
Kurse për vete tha kështu: “Më vjen turp të mos dua të bashkohem me Zotin tim!”
Nga fëmijët e tij, më parë Bahauddini, pastaj Abdurrahmani, u kapën nga murtaja dhe vdiqën.
Gjatë varrimit të të bijve, Mevlana Halit Bagdati e parandjeu se edhe fundi i tij ishte i afërt. Ai u tha nxënësve t’ia hapnin varrin si dhe vendin ku do të varrosej. Por nxënësit u treguan pak të ngathët për shkak të dhimbjes që ua mbështolli zemrat. Hirësia Mevlana Halit Bagdati që e vuri re këtë, e thirri pranë Sheh Abdylkadirin dhe i tha:
“Varrin të ma hapni patjetër sot, sepse duke gërmuar do të hasni në një gur dhe, po ta lini thyerjen e gurit për ditën e vdekjes, ndoshta nuk do të ma përgatisni dot varrin në kohë!”
Urdhri i tij u zbatua.
Një ditë, Halit Bagdati i tha Sheh Ismail Gaziut:
“Të gjitha librat e mia i dhurova si vakëf!”
Atë ditë priti ngushëllimet për vdekjen e djalit të dytë, Abdurrahman.
Pasi u larguan vizitorët, i tha Sheh Ismail Efendiut:
“Sot qëndro pranë meje!”
Pastaj vazhdoi:
“Po të mos kisha frikë se njerëzit do të thoshin se “Mevlana Halidi tregon keramet”, sot do të ndahesha me të gjithë miqtë dhe të dashurit. Më duket se këtë natë të xhuma do të dal për në udhëtimin e madh!”
Duke i hedhur vështrim gjellës që i prunë para, tha kështu:“As nga kjo, as nga gjellët e tjera s’kam për të ngrënë! A keni parë kënd që edhe ta kërkojë vdekjen, edhe të hajë gjellë?”
Kishte kaluar një copë herë kur hyri brenda njëri nga nxënësit, Ibni Abidini dhe, i zhytur në mendime, tha: “Imzot! Mbrëmë pashë në ëndërr sikur kishte vdekur Hz. Osmani. U mblodhën shumë njerëz. Namazin e të vdekurit ia fala unë!”
Hirësia Mevlana Halid Bagdati i tha atij: “O Ibni Abidin! Ky i varfër është nga të bijtë e Hz. Osmanit. Ta dish se unë do të vdes dhe ti do të ma falësh namazin e të vdekurit me një xhemaat të madh!”
Ibni Abidinit iu mbushën sytë me lot dhe u kredh në një hidhërim të thellë.
Ashtu si i pari i tij dhe mbajtësi i të njëjtit atribut, Mevlana Xhelaleddin Rumiu (k.s.), Mevlana Halit Bagdati e priste vdekjen pothuajse si një “natë martese” dhe i këshillonte ata që kishte përreth, me këto fjalë: “Mos u shmangni nga rruga e drejtë! Tregoni durim dhe qëndresë ndaj vështirësive, vuajtjeve dhe provave që do të hasni në këtë rrugë! Kurrsesi të mos ma mundoni shpirtin duke më qarë me të bërtitura e duke më vajtuar me përshkrimin e portretit tim! Shkruani dhe dërgoni letra nga të gjitha anët që askush të mos dëshpërohet e të mos vajtojë për vdekjen time! Kush më do e kush më ndjen të afërt mua, le të presë kurban për pëlqim të Allahut dhe sevapet e kurbanit t’ia dërgojë shpirtit tim. Veçanërisht të më dhurojë këndime Kur’ani, Fatiha dhe lutje të thjeshta! Mos thoni si ata që s’kuptojnë: “Nuk kam nevojë për sevapin e sadakasë,
vetëm Fatihaja dhe Ihlasi mjaftojnë!” Kurrsesi të mos më shkruani gjë tjetër mbi varr përveç kësaj fjalie:“Ky është varri i Halidit të varfër!” Të nesërmen në të gdhirë, Hirësia Mevlana Halit Bagdati u drejtua nga kiblja me cepat e syrit dhe u shtri në anë të djathtë. Pastaj u kredh në vetëllogari dhe meditim. Nuk i dëgjoheshin rënkime për shkak të rëndimit të sëmundjes. Në çdo gjymtyrë të tij ishin shenjat e përmendjes së Allahut. Kur muezini nisi të këndojë ezanin e mëngjesit me një zë të ëmbël,
Mevlana Halit Bagdati nisi të këndojë ajetet e fundit të sures Fexhr:
“O ti, nefs i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt me pëlqim dhe i pëlqyer! Hyr mes robve të Mi, hyr në xhennetin Tim!”
Pas këndimit të këtyre ajeteve, mes një gëzimi të madh shpirtëror,Mevlana Halit Bagdati ia dorëzoi si dëshmor shpirtin e shenjtë Zotit të vet!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Mevlana Halid Bagdadi k.s

Në ceremoninë funebre të tij u mblodhën një mori e madhe njerëzish që s’ishte parë asnjëherë tjetër. Dhe namazin e xhenazes ia fali nxënësi Ibni Abidin, ashtu siç kishte kërkuar ai vetë.
Duke u zbritur në varr, nga kufoma e bekuar e Mevlana Halit Bagdatit u përhap përreth një aromë e këndshme. Çdokush që ndodhej aty, e ndjeu atë aromë të këndshme që përkëdhelte shpirtrat. Disa vizitorë shpirtërorë thonë se ajo aromë vazhdon ende të ndihet!
Më i dashuri i miqve të Zotit, mbreti i dijetarëve të diturisë dhe kulturës fetare, Mevlana Halit Bagdati k.s., e ka ende frymëzimin, në veprim, përpjekjen, të lartë. Përpjekja e tij përmendet si zemër nxënësi plot dritë. Disa pjesë nga letrat e tij:“Bëhuni të mençur! Po qe se dikush e mban veten më të lartë se dikush tjetër, ky veprim i tij do të thotë tentativë për pretendim hyjniteti, gjë që bëhet shkak që ai të përzihet përjetësisht nga mëshira hyjnore. Allahu i Lartë na mbrojftë të gjithëve nga kjo! Ja, si shembull mësimdhënës, gjendja e Iblisit!
I mallkuari, me një paturpësi dhe moskokëçarje të madhe përballë Zotit, tha: “Unë jam më i lartë se Ademi!”
Pastaj as pendesë nuk bëri. Atëherë, Zoti e përzuri përjetësisht nga mëshira e Tij!
Prandaj, personi i cili është udhëtar i udhës së Allahut, duhet ta mendojë veten një gradë më poshtë se çdokush tjetër. Sepse sa e sa mëkatarë ka pasur që, me një pendesë të sinqertë dhe me duar të dridhura janë drejtuar drejt selisë së lartë të Allahut dhe janë regjistruar si njerëz të orientuar në librin e të mirëve. Krahas kësaj, sa e sa të devotshëm ka pasur që, në fund, kanë shkarë në anë të mëkatarëve!
Dijeni se edhe nëse aktet e evlijave u përngjajnë në pamje akteve të njerëzve të tjerë, në të vërtetë janë tjetër gjë.
O udhëtarë të së Vërtetës! Në fenë e Hz. Muhammed Mustafasë (s.a.s.), kurrë të mos u jepni leje dhe mundësi mefshtësisë dhe dembelizmit, sepse orientimi dhe përpjekja në këtë rrugë janë më me vlerë se shumë zbulime dhe parashikime shpirtërore!Veç kësaj,duhet të dihet se po qe që zbulimet shpirtërore dhe kerametet s’bëhen pretekst për shtimin e respektit ndaj urdhrave të fesë, s’janë gjë tjetër veçse ngatërresa e kokëçarje! Me raste të ndryshme kam thënë dhe prapë them se të gjithë evlijatë bujarë janë të një mendimi se tarikatizmi i cili nuk respekton urdhrat dhe ndalimet e kësaj feje të vërtetë, është ateizëm dhe prapësi!
Megjithëkëtë, pa hyrë në rrugën e edukimit mistik, ecja e orientuar në udhëtimin e përjetësisë është mjaft e vështirë. Sepse nefsi urdhërues (nefsi emmare) ka lloj-lloj intriga dhe kokëçarje që e shkatërrojnë njeriun, ashtu që edhe sikur njeriu t’i mësojë përmendësh të gjitha dituritë, e ka të pamundur të shpëtojë nga dredhitë e nefsit! Këto dredhi mund të eliminohen vetëm me anë të edukimit dhe ndërhyrjes së një prijësi të përkryer. Përndryshe, robi nuk mundet të meritojë shfaqjet shpirtërore që do t’ia zbukuronin zemrën dhe nuk mundet të përparojë me sinqeritet në rrugën e fesë së vërtetë!
Prandaj duhet kuptuar se rruga e quajtur tasavvuf është një faktor moraloshpirtëror që siguron pasionin dhe vitalitetin e domosdoshëm për t’i zbatuar denjësisht urdhrat e fesë!Atëherë, dituria pa përmbajtje është mundim, kurse përmbajtja në kundër shtim me urdhrat dhe ndalimet e fesë sonë është prapësi! Mbështetemi te Allahu nga të dyja!..”
Një ditë u tha kështu myridëve, nxënësve të vet:“Braktisini zakonet e injorancës dhe mbahuni pas sunnetit profetik! Mos bëni miqësi me ata njerëz që i japin rëndësi vetëm ushqimit të trupit! Veç kësaj, ju këshilloj t’i lini takimet me njerëzit me post dhe pozitë me qëllim për të pritur diçka prej tyre! Po të viheni përballë me dy punë të prishura që mbeteni të detyruar t’i bëni nën shtytjen e disa domosdoshmërive, zgjidhni atë më të lehtën! Personat që dua më shumë ndër ju, janë ata që kanë më pak interes dhe lidhje me njerëzit e kësaj bote, që nuk u bëhen barrë të tjerëve, që merren me fikhun dhe hadithet!
Ky i varfër ju thotë: Çdokush të kthehet te Zoti i vet me sa t’i vijë për dore!
Kjo botë s’janë paratë dhe rrobat! Bota e njeriut janë gjërat për të cilat ai përpiqet me të gjitha mundësitë, për të cilat tregon interes dhe i fiton! Kërkesa jonë për ata që duam, është të merren me punë të mira të cilat do t’ua zbardhnin faqen nesër para gjyqit të Zotit! Zoti na mbrojftë nga ajo ditë e tmerrshme që ta nxin fytyrën! Dijeni se si puna e mirë, ashtu dhe puna e keqe janë për ata që i bëjnë!”
Njërit prej nxënësve të vet i pati shkruar kështu:“Sa të jesh gjallë, mbahu fort pas urdhrave dhe ndalimeve të Allahut! Në të gjitha kushtet përmende shumë Allahun! Vetëm te Ai mbështetu dhe kapu fort pas tevekulit! Mos ia jep zemrën kësaj bote mashtruese e të përkohshme! Interesohu për atë që është e përjetshme! Mos e harro vdekjen, vetminë e varrit dhe ditën e llogarisë!
Bëj përgatitjen e duhur për to! Për këtë, mbahu fort pas Kur’anit të Shenjtë dhe Traditës Profetike! Ktheua shpinën sajimeve! Lutu për suksesin e muslimanëve dhe për disfatën e armiqve dhe murtedëve ose tradhtarëve të fesë!
Bëhu i devotshëm! Mos u shkakto mundim dhe shqetësim njerëzve! Këtë ta kesh kujdes veçanërisht kur të ndodhesh në Mekën e Shenjtë dhe në Medinën e Ndritshme! Edhe sikur të të përgojojnë ty, ti asnjë mos përgojo! Çdokënd dije mbi veten! Harroji punët e dobishme që ke bërë, në mënyrë që nefsi të mos marrë pjesë për vete! Me fjalë të tjera, pranoje sikur s’ke bërë asnjë të mirë! Krahas kësaj, edhe sikur në çdo bamirësi ta pranosh se ke dështuar, shpresën nga Allahu i Lartë mos e pre!
Mirësia e Allahut të Lartë për një njeri është më e dobishme për të edhe sikur puna e vetë atij të jetë sa shuma e punëve të njerëzve dhe xhindve bashkë! Vazhdo me dhikrin dhe vetëllogarinë e zemrës dhe mos u trego i mefshët në to! Dhe mbahu pas botës shpirtërore të njerëzve të mëdhenj të kësaj rruge! Trego konsideratë për njerëzit e dijes dhe Kur’anit! Këndo Kur’an sa të mundesh! Dhe merru shumë me diturinë e fikhut! Dhe të të mos pengojë nga kjo mendimi për ta ruajtur qetësinë e zemrës! Sepse pa fikh nuk bëhet adhurim!
Dhe vazhdoji namazet tehexhxhud, ishrak, duha dhe evvabin! Qëndro gjithmonë me abdest! Dhe fli pak! Kënaqu gjithmonë me atë që ke në dorë! Dhe shih të përpiqesh ditë e natë në rrugën e Zotit!..”
Zoti ynë! Na mundëso neve dhe të gjithë miqve të fesë pjesë nga klima e zemrës e Hirësisë Mevlana Halit Bagdati k.s., i cili, duke shërbyer ditë e natë në rrugën tënde të lartë, duke u përpjekur për ta përjetuar denjësisht fenë e vërtetë, pati arritur një pozitë të lartë në fitimin e pëlqimit tënd!

Amin, ashtu qoftë!
 
Top