• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
25,959
Pikët
113
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

jo jo jo, je komplet gabim more djale, nuk kemi ca te vertetojme, zoti per ne eshte nje nul, eshte asgje, eshte nje fjale e tepert ne fjalor, kur ti je duke thene fjalen zot une direkt mendoj ca dreqin domethene kjo fjale, s'kam asnje lloj koncepti per cfar behet fjale.
ti pohon ekzistencen e ketij zoti, i jep dhe karakteristika, qe te gjitha kontradiktore me njera tjetren.(shembull kot kshu sa per qejf. ky fare zoti eshte i mire por na paska krijuar gjithcka, pra dhe satanin, rrjedhimisht te keqen, nje zot i mire qe krijon te keqen eshte paradoks llogjik)
e pra vertetoje ekzistencen e ketij zoti.
PSE ALL-LLAHU KRIJOI
TË KEQEN?



Miku vazhdoi më tej:
Si mund të thoni se Zoti juaj është i përkryer, bujar, mëshirues,
fisnik, i butë, kurse i ka krijuar të gjitha këto të këqija në botë:
sëmundjen, pleqërinë, vdekjen, tërmetet, vullkanet, mikrobet infektuese, helmin, thatësirat, ftohtësinë, kancerin i cili nuk po i
kursen as fëmijët e as pleqtë? Nëse Zoti është dashuri, bukuri
dhe mirësi, si e krijoi atëherë urrejtjen, shëmtinë dhe të keqen?!
Problemi të cilin e inicoi pyetja e mikut është ndër problemet
fundamentale të filozofisë, shpjegimi i të cilit i ka ndarë shkollat
dhe mendimet.
Në këtë përgjigjemi: Zoti është i mëshirueshëm dhe i mirë. Ai
nuk ka urdhëruar të veprohet keq, por nga mençuria Ai nuk e pamundësoi atë.
“... Thuaj: All-llahu nuk urdhëron të bëni amoralitet. A po
flisni për All-llahun atë që nuk e dini? Thuaj: Zoti im
urdhëron drejtësi...” (El-’Arâf, 28-29).
All-llahu urdhëron vetëm drejtësi, dashuri, mirësi, falje dhe atë
çka është e mirë dhe kënaqet vetëm me të mirën dhe të këndshmen. Por, pse atëherë e lëshoi kriminelin të bëjë krim, vrasësin
të vrajë, vjedhësin të vjedhë? Për arsye se ka dëshiruar të jemi të
lirë dhe të gjykojmë pa kurrfarë ndikimi. Ndërsa liria paraqet
mundësinë për të gabuar, përndryshe nuk do të quhej liri! Zgjedhja e lirë është ndërmjet mosdëgjimit dhe dëgjimit.

Ka qenë në mundësinë e All-llahut që të gjithëve të na bëjë të
mirë dhe të na detyrojë në dëgjueshmëri, që do të nënkuptonte të
marrurit e lirisë së të zgjedhurit.
Sipas dëshirës dhe urtësisë së Zotit, liria me dhembje është më
fisnike për njeriun se sa robëria me fat. Për këtë arsye edhe
është lënë mundësia e të gabuarit!
Shikimi korrekt dhe objektiv na zbulon se e mira në ekzistencën e
përgjithshme është parim, kurse e keqja përjashtim. Shëndeti
është bazë, kurse sëmundja përjashtim. Ne kohën më të madhe
të jetës e kalojmë në shëndet. Sëmundja rrallë na godet. Ashtu
është edhe me tërmetin i cili zgjat disa minuta në jetën e Tokës
me miliona vjet. Këtu është edhe me luftërat dhe katastrofat. Të
gjitha këto janë shtangime të shkurtra në jetën e popujve
ndërmjet periudhave të gjata të paqes.
Praktikisht, çdo gjë e ka anën e mirë të saj. Sëmundja nxit ruajtjen e shëndetit, dhembja është burim i qëndresës, këmbënguljes
dhe gatishmërisë për sakrificë. Tërmetet janë marrje frymë, lirim
i shtypjes së brendshme të rruzullit tokësor, të cilët e ruajnë
sipërfaqen e saj nga shpërthimi. Vullkanet nxjerrin pasuri të
fshehta xehesh dhe e mbulojnë sipërfaqen e Tokës me llavë të
plleshme. Luftërat i lidhin popujt. Nga kjo lidhje vargore u krijuan
edhe Kombet e Bashkuara edhe Këshilli i Sigurimit, si instanca
më të larta botërore, të cilat i zgjidhin kontestet ndërkombëtare.
Penicilini, atomi, aeroplanët raketorë, raketat janë zbuluar duke iu
falënderuar luftërave. Helmi i gjarprit e përmban kundërhelmin
më efikas. Nga mikrobet bëhen vaksinat. Pozitat të cilat i kemi
tash nuk do të na takonin sikur të ishin gjallë gjyshërit tanë. E
keqja në kozmos është sikur hija në fotografi; nëse i afrohesh të
duket se është gabimi dhe mungesa e fotografisë, por, nëse
fotografinë e vështron nga largësia e duhur, do të zbulosh se ajo
është e domosdoshme dhe se hija ka detyrë të dorës së parë në
formimin estetik të fotografisë.

A do të mund të dinim ç’është shëndeti sikur të mos ishte
sëmundja? Të mirën e njohim duke iu falënderuar të shëmtuarës,
pozitës natyrore duke iu falënderuar jonatyrores. Në këtë kuptim
janë edhe fjalët e Ebu Hamid El-Gazaliut të madh:
“Mospërkryerja e kozmosit është përkryerja e tij, sikur që është
edhe shtrembërimi i harkut drejtësia e tij, sepse, në të kundërtën,
nuk do të mund ta hedhte shtizën”.
Domethënia tjetër e vështirësive dhe dhembjeve është zbulimi i
natyrës së vërtetë të njerëzve. Sikur të mos ishte vështirësia, të
gjithë njerëzit do të ishin të njëjtë, bujaria do të varfërohej, kurse
lufta do ta humbte ëmbëlsinë e sulmit.
Ky është provim për çdonjërin prej nesh para vetes dhe para
Zotit të madhëruar.
Kjo botë nuk është gjë tjetër veçse një kaptinë romani, i cili ka
disa kaptina, kurse vdekja nuk është fundi i tregimit por fillimi i tij.
Nuk është korrekte të japim gjykimin për dramën në bazë të
vetëm një akti të saj, sikur që është jokorrekte ta hedhim poshtë
një vepër, sepse faqja e parë e saj nuk na kënaq. Gjykimi korrekt
bëhet tek në fund.
Dhe, më në fund, me çka e konpenson tërë këtë miku. A mos po
kërkon ai jetë pa vdekje, pa sëmundje, pa pleqëri, pa të meta, pa
ndihmë, pa kufizim, pa pikëllim dhe pa dhembje. A nuk po kërkon
përkryerjen absolute, ndonëse përkryerja absolute i përket vetëm
Zotit. I përkyer është vetëm Një dhe i Vetmi, do të thotë se miku
nuk do të jetë i kënaqur derisa ai personalisht të bëhej zot, e kjo
është përçmim i vetvetes. Ai dhe të pakënaqurit e ngjashëm me
të vetëm na bëjnë të qeshemi. Ata dëshirojnë që jeta të bëhet
parajsë, por, ç’kanë bërë që të bëhet ashtu? Me çka miku ynë
është i denjë të bëhet zot. Gjyshja ime ka qenë më e mençur se
doktori i doktoruar në Francë kur thjesht tha:
“E mira është nga Zoti, kurse e keqja nga vetë ne”.
Këto fjalë të pakta e përkufizojnë dhe e sqarojnë gjithë
problemin. Zoti e ka dhënë erën dhe lumin, por kapiteni i anijes e

ngarkon me njerëz dhe e ngarkon me mall, dhe kur anija fundoset
e shanë Zotin dhe e mallkon fatin. Çfarë mëkati ka Zoti në këtë!
Ai e dha ujin në të cilin anija do të lundrojë edhe era e cila anijen
do ta lëvizë, por nefsi dhe pangopësia njerëzore të mirën e
shndërruan në të keqe.
Sa urtësi dhe mençuri kanë fjalët:
“E mira është nga Zoti, kurse e keqja nga vetë ne!”
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
25,959
Pikët
113
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

A ËSHTË FEJA OPIUM?

Miku vazhdoi të shtrojë pyetje duke bërë me sy:
Ç’mendim keni ndaj atyre të cilët thonë se feja është opium, se i
bënë si të droguar të varfërit dhe të shkelurit që në heshtje ta
durojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe mjerimin në të cilin
jetojnë, duke ëndërruar vetëm për xhennetin dhe kënaqësitë e tij,
gjë që, në anën tjetër, të pasurve u siguron jetë të qetë dhe pa
brenga në bollëkun e tyre për të cilin ata thonë se është e drejtë
e tyre e plotë, sepse Zoti i ka krijuar njerëzit të ndryshëm sipas
pasurisë?
Ç’mendoni për ata të cilët pohojnë se feja nuk është e dhënë nga
Zoti, por se është rrjedhim i rrethanave dhe nevojave shoqërore,
në mënyrë që të jetë armë e një klase në luftë kundër klasës
tjetër?
Miku, shihet qartë, jep shenjë në mendimet e disa materialistëve
për fenë.
Në këtë iu përgjigjëm:
Është i papranueshëm pohimi se feja është opium. Përkundrazi,
feja në qenësinë e saj është detyrë, obligim dhe përgjegjësi. Ajo
nuk është shfrenueshmëri dhe braktisje, e as ikje nga
përgjegjësia, prandaj edhe nuk është opium. Feja është punë, jo
përtaci: “Thuaj: Punoni, All-llahu do ta shohë punën tuaj...”
(Et-Tevbe, 105). Ne e rekomandojmë tevvekkulin, por jo
pasivitetin. Tewekkuli (mbështetja në Zotin) kërkon vendosmëri,
shfrytëzimin e të gjitha mundësive, dhënien e të gjitha forcave

dhe shfrytëzimin e të gjitha shkathtësive, pas të cilave vjen
mbështetja në caktimin e Zotit dhe urdhëresën e Tij:
“... E kur të vendosish, atëherë mbështetu në All-llahun...”
(Âli Imrân, 59). Pra, së pari vendimi i fuqishëm.
Këtë e shohim edhe nga fjalët e Pejgamberit të Zotit një beduini i
cili deven e tij e la jo të lidhur duke thënë se është mjaft që është
mbështetur në Zotin: “Lidhe, e tek pastaj mbështetu!” d.m.th.
jepe tërë atë që mundesh nga vetvetja që të të lidhë, e vetëm
atëherë mbështetu në Zotin.
Feja, në të vërtetë është zgjuarsi e përhershme, përplot kujdes,
vetëkontroll dhe dhënie e llogarisë me vetveten në çdo punë,
gjatë çdo fjale dhe mendimi, që qartë nuk janë karakteristika të
konsumuesit të drogës.
Konsumues i vërtetë i drogës është ai i cili dëshiron të ikë nga
përgjegjësia për veprat e tij, i cili mashtrohet me iluzionin se çasti
i tij është mbretëria e tij, se për këtë askujt nuk i përgjigjet, se nuk
ka kontrollë as përgjegjësi, prandaj edhe është i lirë të veprojë
çka të dëshirojë. Çfarë dallimi ndërmjet njeriut të këtillë dhe atij i
cili veten e konsideron përgjegjës madje edhe për fqiun më të
largët, dhe i cili, nëse kushdo qoftë mbetet i uritur në popullin e tij
apo kafshës i është bërë padrejtësi, e qorton veten se nuk e ka
kryer obligimin e tij.
E dyta, nuk është i saktë pohimi se feja ka lindur në Tokë - nga
rrethanat dhe nevojat shoqërore, në mënyrë që të jetë armë e një
klase në luftën kundër tjetrës dhe në mënyrë që pasanikëve t’ua
mbrojë pasurinë e tyre, kurse të varfërve varfërinë e tyre. E
saktë është pikërisht e kundërta.
Islami është revolucion kundër të pasurve, grumbulluesve të
kapitalit, eksploatuesve dhe tiranëve. Haptas ka theksuar se
kapitali nuk guxon të jetë vetëm në duart e të pasurve të cilët me
të do të manipulojnë dhe spekulojnë, por duhet të bëhet pronë e
të gjithë njerëzve:

“Ata të cilët e ruajnë arin dhe argjendin e nuk e japin në
rrugën e All-llahut, lajmëroi ata me një dënim të
dhembshëm.” (Et-Tevbe, 34). Ky shpenzim fillon me zeqatin
prej 2,5 për qind i cili detyrimisht duhet të ndahet, kurse pastaj
ndarja vullnetarisht rritet deri aty sa vetes t’i lënë vetëm sa t’u
mjaftojë për ushqim, kurse tjetrën krejtësisht e ndajnë:
“Të pyesin ty se çka do të ndajnë? Thuaj: Tepricën!” (ElBekare, 219). Kjo kuptohet nga fjala “el-afwu” që d.m.th. çdo
gjë që tepron nga bollëku dhe nevoja.
Në këtë mënyrë Islami ka arritur t’i lidhë obligimet e
detyrueshme ligjore dhe dhëniet vullnetare të cilat mbështeten në
ndërgjegjen e çdo individi, që është shumë më fisnikëruese për
njeriun sesa nga ai ta marrë pasurinë e tij me dhunë dhe
konfiskim.
Islami nuk ka ardhur ta konfirmojë dhe vërtetojë dhunën e tiranëve, por, në të vërtetë ka qenë revolucion i pakompromis
kundër të gjithë tiranëve, shpatë dhe luftë kundër të gjithë
shtypësve dhe despotëve.
Sa i përket akuzës se feja është reaksionare dhe klasore, që disa
individë të papërudhur e shohin nga ajeti:
“All-llahu ngriti disa nga ju mbi disa të tjerë (kundruall
disave) në furnizim.” (En-Nahl, 71) dhe,
“Ne i kemi ngritur disa nga ju ndaj disa të tjerëve për disa
shkallë...” (Ez-Zuhruf, 32). Të tillëve u përgjigjemi se këto ajete
mund të aplikohen mbi ata në Londër, Paris, Berlin dhe Moskë
po aq sa edhe mbi ata në Kajro, Damask dhe Xhide. Nëse do të
shëtitnim nëpër rrugët e cilitdo nga këto qytete, do të bindeshim
se në to ka të atillë që ecin në këmbë, derisa të tjerët i ngasin
biçikletat apo voziten në veturat më luksoze. E ç’është kjo tjetër
veçse dallim i madh i bazuar në nevojat, shkallët dhe pozitat ekonomike të këtyre njerëzve.
Dallimi ndërmjet njerëzve është dëshmi e njëmendtë të cilën
askush nuk mund krejtësisht ta fshijë. Si të barazohet pabarazia!?

Njerëzit qysh nga çasti i lindjes së tyre janë të pabarabartë sipas
inteligjencës, fuqisë, bukurisë dhe talentit. Ata pra, lindin me aftësi të ndryshme dhe jo të barabarta. Synimi përfundimtar nga
sendërtimi i të cilit kanë synuar të gjitha lëvizjet ekonomike në
histori, ka qenë që të gjithë njerëzve t’u ofrohen mundësi të
njëjta, e jo të vijë deri te barazimi ndëmjet njerëzve. Këto lëvizje
kanë shkuar nga ajo që çdo njeriu t’i mundësohet shkollimi,
mjekimi dhe t’i sigurohet ajo që është e domosdoshme për
ekzistencën e tij jetësore. Kurse tërë këtë e ka urdhëruar dhe e
urdhëron feja. Sa u përket anulimeve totale të dallimeve dhe
heqjes së shkallëve, konsiderojmë se do të ishte një lloj dhune
dhe akt i cili do t’i kundërvihej vetë natyrës e cila është e
mbështetur dhe ekziston duke iu falënderuar dallimeve dhe
fryteve të shumëllojshme të tokës dhe duke iu falënderuar
dallimeve ndërmjet kafshëve dhe njerëzve. Dallimet, pra, janë
qartë të dukshme edhe në botën bimore dhe shtazore.
Ky është ligj i të ekzistuarit të tërësishëm, domethënia e të cilit
është krejtësisht e qartë. Sikur të gjithë njerëzit të lindeshin me
cilësi të njëjta dhe sipas një kallëpi dhe një modeli, atëherë aspak
s’do të kishte nevojë që të gjithë të linden. Do të mjaftonte që të
paraqitet një model sepse ai do të mund t’i plotësonte të gjithë të
tjerët. Rasti i ngjashëm është edhe me të gjitha krijesat tjera në
natyrën e gjerë. Kjo vetëm do të shpiente deri te varfërimi i natyrës dhe shkatërrimi i saj sepse pasuria e saj dhe bollëku i saj janë
rezultat i fryteve dhe farave të ndryshme.
Por edhe përveç kësaj, feja nuk e ka heshtur dallimin ndërmjet të
pasurve në një anë dhe të varfërve në anën tjetër, por ka urdhë-
ruar korrigjimin e gjendjes ekzistuese. Të varfërit i ka caktuar
pjesëmarrje në pasurinë e të pasurit, duke bërë të kuptojnë qartë
se ky dallim ndërmjet tyre, në të vërtetë, është sprovë dhe
provim:
“Ne bëmë që njëri-tjetrin ta vëni në sprovë; a do të jeni të
durueshëm?” (El-Furkân, 20).

Ne do të shohim se ç’do të bëjë i fuqishmi me fuqinë e tij. A do
t’i ndihmojë të dobëtit apo do t’i rrahë, vrasë dhe a do të bëhet
tiran në tokë. Gjithashtu do të shohim se ç’do të bëjnë të pasurit
me pasurinë e tyre. A do të bëjnë padrejtësi e do të
shkapërderdhen apo do të jenë të mëshirshëm dhe bamirës. Do
të shohim se ç’do të bëjë me varfërinë e tij edhe i varfëri. Do të
xhelozojë, urrejë, vjedhë dhe shpërdorojë apo do të punojë,
angazhohet dhe përpiqet që ta përforcojë standardin e jetës së
vet në mënyrë të lejuar dhe të drejtë ligjore.
Feja urdhëron drejtësinë, korrektësinë dhe rregullimin e situatave
dhe që të gjithë t’i kenë mundësitë e njëjta. Kërcënohet me
dënim të dhembshëm në botën tjetër, për të cilën thotë se në të
do të jenë dallimet më të mëdha në mënyrë që të përmirësohet
ajo që ka qenë jokorrekte në jetën e njerëzve në këtë botë:
“Ahireti është, në të vërtetë, më i madh përnga pozita dhe
përnga vlerat.” (El-Isrâ, 21).
Atyre të cilët e akuzojnë Islamin duke thënë se është reaksionar,
u përgjigjemi se Islami ka miratuar ligje mjaft progresive në sistemin e pushtetit. Respektimi i personalitetit në Islam ka arritur
apogjenë. Ai është sprovuar para Kartës për të drejtat e njeriut
dhe në çdo gjë e ka tejshkuar, sepse individi në botëkuptimin
islam është i barabartë me mbarë njerëzinë:
“... Nëse dikush vret dikë i cili nuk ka vrarë askë, ose nuk
ka bërë në tokë rrëmujë, sikur ka vrarë tërë njerëzinë; por
kush bëhet shkaktar për të jetuar dikush - sikur tërë
njerëzisë ia ka ruajtur jetën...” (El-Mâide, 32).
Nuk vlejnë kurrfarë suksessesh, as përmirësimi i kushteve materiale jetësore, as ndërtimi, as pendat, as fabrikat, nëse me qëllim
të sendërtimit të tërë kësaj pa të drejtë vritet ose bëhet dhunë
kundër kujtdo qoftë sepse kjo vrasje është e barabartë me
vrasjen e tërë njerëzisë.
Islami personalitetit njerëzor i kushton rëndësi të madhe. Individi,
sipas mësimit islam, ka vlerën absolute, derisa mësimet tjera po-

litike i japin vlerë relative. Ai është i siguruar në shtëpinë e tij dhe
në jetën e tij vetjake: “Nuk ka spiunim as përgojim”, i mbrojtur
në pasurinë, furnizimin, pronësinë dhe lirinë e tij. Çdo gjë duke filluar nga selami (përshëndetja), bërja e vendit në shoqëri për tjetrin, deri te fjala e mirë, ka vendin e vet në Kur’an, i cili rreptë-
sisht dënon çdo lloj autokracie, dhune dhe absolutizmi.
All-llahu i madhëruar i thotë Pejgamberit (a.s.) në një ajet:
“Ti ata nuk mund t’i detyrosh...” (Kâf, 45);
“Ti këshillo - ti je vërtet vetëm këshillues. Ti ndaj atyre nuk
je detyrues.” (El-Gâshije, 21-22);
“Vërtet besimdrejtët janë vëllezër.” (El-Huxhurât, 10);
Kur’ani e ndalon kultin e personalitetit:
“Mos ta trajtojmë njëri-tjetrin si zota, përpos All-llahut.”
(Âli Imrân, 64);
“Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetërkë përpos
Atij.” (El-Isrâ, 23).
Gjithashtu ndalon britmën, karrierizmin, poshtërsinë dhe bindjen e
verbër (lajthitjen) ndaj të humburve dhe thotë:
“Shumica e njerëzve nuk dinë.” (Jûsuf, 21);
“Por, shumica e tyre nuk kuptojnë.” (El-Ankebût, 63);
“Shumica e njerëzve nuk besojnë.” (Gâfir, 59);
“Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër
vetëmse gënjeshtarë.” (El-En'âm, 116);
“Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshët, madje
janë edhe më të humbur.” (El-Furkân, 44).
Gjithashtu ndalon çdo diskriminim dhe racizëm:
“Më fisniku ndër ju tek All-llahu është ai i cili më së shumti i
ruhet Atij.” (El-Huxhurât, 13);
“Ai është i cili ju krijoi vetëm prej një vete.” (El-A'râf, 189).
Kuptuar shkencërisht, Islami është sintezë universale dialektike e
materializmit hebraik dhe e idealizmit të krishterë, sintezë e drejtësisë së vrazhdë e cila thotë: dhëmbi për dhëmb dhe syri për sy

dhe dashurinë dhe tolerancës skajore e cila mëson: kush të godet
nga faqja e djathtë, ktheja edhe të majtën.
Kur’ani ka ardhur të zë pozitë të ndërmjetme ndërmjet Teuratit i
cili i tërë i është kthyer kësaj bote, kënaqësisë materiale në jetën
e kësaj bote dhe Inxhilit i cili kërkon kthyerje të plotë të
asketizmit në këtë botë. Kur’ani thërret në mëshirë e cila e
përfshinë edhe drejtësinë edhe dashurinë. Urdhëron
vetëmbrojtjen, por i jep përparësi ndjesës, pajtimit dhe faljes:
“Por kush duron dhe fal, s’ka dyshim se ajo është ndër
punët më të larta.” (Esh-Shûrâ, 43).
Islami nuk zgjedh zgjidhje të mesme ndërmjet dhënies së lirisë së
plotë individit dhe ndalesës së saj:
“Burrave ju takon pjesa nga ajo që e fituan ata dhe grave
gjithashtu ju takon pjesa nga ajo që e fituan ato.” (EnNisâ,32). Individi është i lirë të fitojë, por ai nuk ka të drejtë ta marrë tërë
fitimin. Në fitim ai ka pjesën e tij. Edhe i varfëri ka pjesën e vet.
E merr zeqatin dhe shpenzimet prej 2,5 për qind e deri në 90 për
qind me forcë ose vullnetarisht. Kjo pjesë të cilën e merr (i varfëri) nuk është mëshirë as ndarje vullnetare por e drejtë e Zotit
(hakk-ull-llah) në fitim. Me këtë ndarje jashtëzakonisht të mirë,
Islami individit ia ka ruajtur lirinë, kurse të varfërit ia ka mbrojtur
të drejtën e tij.
Prandaj, Kur’ani ka plotësisht të drejtë kur u drejtohet pjesë-
tarëve të vet me fjalët:
“Dhe ashtu ju kemi bërë juve një popull të drejtë...” (ElBekare, 43).
Islami në çdo gjë e ka zgjedhur mjedisin e drejtë.
Ky nuk është mjedis matematikor por dialektik, është sintezë e
dy drejtimeve (të djathtë dhe të majtë) të cilët i tejshkon dhe
ngrihet mbi to. Për këtë në Islam nuk ka të djathtë as të majtë,
por ka vetëm “sirât”, d.m.th. mjedis i drejtë, të cilin ne e quajmë
Rrugë e drejtë.

Kur’ani nuk na ka penguar me kushtetutë të caktuar politike apo
me mënyrën e administrimit deri në hollësi të përpunuar sepse
kushtet dhe situatat ndryshojnë, gjë që kërkon gjetjen e zgjidhjeve
më të përshtatshme dhe më racionale për shpalljen e kushtetutës
e cila do të ndryshonte me ndryshimin e kushteve jetësore.
Kur’ani më tej ka dëshiruar që dyert të jenë gjithnjë të hapura
para muslimanëve për marrje dhe dhënie nga dituritë e
sendërtuara në çdo kohë, pa mbyllje në suazat e një kushtetute të
caktuar.
Për këtë, Kur’ani është kënaqur me porositë e përgjithshme si
karakteristika të pushtetit ideal. Nuk na ka pranguar me një teori
të caktuar. Kjo në të vërtetë është vetëm një nga fshehtësitë e
përkryerjes së tij absolute, ndërsa në asnjë mënyrë mangësi dhe e
metë.
Kjo, nga ana tjetër, është dëshmi e qartë e bashkëkohësisë së
Kur’anit.
Atyre të cilët thonë se feja do të thotë stagnim dhe prapambeturi,
do t’ju përgjigjemi se Islami kurrë s’ka qenë i tillë, por përkundrazi, është fe e të studiuarit, të menduarit, zhvillimit dhe ndryshimit që shihet nga këto ajete të qarta:
“Thuaj: Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni se si ka filluar krijimi.” (El-Ankebût, 20);
“Le të shikojë njeriu se prej çkafit është krijuar! Është
krijuar nga një ujë i hedhur që del nga meskryqet dhe
kraharori.” (Et-Târik, 5-7);
“A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar, edhe qiellin se si
është ngritur lart, edhe malet se si janë vendosur, edhe
tokën se si është shtrirë (zgjeruar)?” (El-Gâshije, 17-19).
Të gjitha këto janë urdhëresa të qarta për studimin e zanafillës së
njeriut, kafshëve, zanafillës së maleve, Tokës, shtresave të kozmosit dhe botëve të tij. Të gjitha këto janë qëndrime të cilat përfshijnë gjithë atë që ne sot e kuptojmë me ndihmën e shkencave

siç janë: gjeologjia, astronomia, anatomia, fiziologjia dhe embriologjia.
Të gjitha ajetet e theksuara lart, në të vërtetë janë urdhra të
qarta që të udhëtohet nëpër Tokë dhe të mblidhen faktet, pastaj
të merren konkludimet, të zbulohen rregullat dhe ligjet për njohjen
e zanafillës së çdo gjëje që ekziston. Në mbarë këtë nuk duhet
frikësuar gabimisht. Islami e shpërblen me një shpërblim edhe
atë i cili nga dëshira të njohë (mësojë) gabon, ndërsa atë i cili
studion dhe e qëllon të vërtetën, e shpërblen dyfish.
I paarsyeshëm është pohimi se ne kemi mbetur mbrapa për
shkak të fesë, ndërsa Perëndimi ka përparur për arsye se e ka
refuzuar fenë. E vërteta është se ne kemi filluar të mbetemi
mbrapa atë moment kur i kemi braktisur urdhrat e fesë sonë.
Derisa muslimanët fuqishëm u përmbaheshin udhëzimeve
kur’anore, kanë përparuar dhe kanë arritur ta krijojnë shtetin e
tyre i cili shtrihej prej Atlantiku deri në Gjirin Arabik, në të cilin
lulëzonte shkenca dhe në të cilin kanë jetuar dhe punuar dijetarë
të mëdhenj sikur që janë Ibn Sina në mjekësi, Ibni Ruzhdi në
filozofi, Ibn Hejthemi në matematikë, Ibën Nefisi në anatomi dhe
Xhabir ibn Hajami në kimi.
Bota tjetër e atëhershme nga ne mori të arriturat tona shkencore.
Edhe sot e kësaj dite fjalorët astronomikë përmbajnë terma arabë
të yjeve dhe hyllësive (konstelacioneve). Kështu ende aparati për
destilim në frëngjishte quhet imbique, kurse nga kjo është marrë
edhe folja imbiquer, nga fjala arabishte imbiik.
Perëndimi nuk e ka sendërtuar përparimin me ateizëm, por me
shkencë. Mosmarrëveshjet rreth konfliktit të fesë dhe shkencës
kanë lindur nga njëmendësia e Kishës së Mesjetës, kur ajo pamëshirshëm ka qëruar hesapet me dijetarët nëpërmjet inkuizicionit. Kështu, dijetari i madh Galileu ka qenë i burgosur, ndërsa
Xhordano Bruno është djegur në turrën e drunjve.
Nuk themi se kjo nuk ka qenë keqpërdorim i fesë. Por, nuk mundemi kurrsesi ta pranojmë mendimin që për këtë duhet fajësuar

edhe Islamin dhe ta mohojmë si fe. Islami në gjithë këtë është
më së paku fajtor, sepse ai kurrë nuk është shndërruar në
hierarki të priftërisë, sepse kurrfarë hierarkie priftërore as
klerikale nuk e pranon mësimi i tij. Në Islam Zoti nuk ka
vendosur ndërmjetës ndërmjet Tij dhe njeriut.
Nga historia qartë mund të shihet se kur sundonte Islami, në të
vërtetë, ishte faktori më i fuqishëm i përparimit dhe i çdo progresi. Kur’ani gjithnjë nxit në kërkimin e diturisë; urdhëron të
studiuarit dhe me vendosmëri hedh poshtë çdo konflikt ndërmjet
shkencës dhe fesë:
“Thuaj: Zoti im, shtoma diturinë!” (Tâhâ, 114);
“A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (EzZumer, 9);
“All-llahu ka dëshmuar se nuk ka zot tjetër përveç Tij, (këtë
e dëshmojnë) edhe ëngjëjt dhe të diturit...” (Âli Imrân, 18);
Siç shihet nga ajeti i fundit, All-llahu menjëherë pranë vetes i
vendosi ëngjëjt dhe të diturit.
Fjalët e para të cilat i janë shpallur Muhammedit (a.s.) kanë qenë
“ikre” (d.m.th. lexo, mëso, studio, hulumto...). Kur’ani dijetarëve ua premtoi gradat më të larta:
“All-llahu, ata nga mesi i juaj që besojnë dhe ata të cilëve u
është dhënë dijenia, do t’i ngritë në shkallë të lartë.” (ElMuxhâdele, 11).
Termi “el’ilmu” (dituria, shkenca) dhe sinonimet e tij përsëriten
850 herë në Kur’an.
E si mundet dikush që pas të gjitha këtyre të flasë për konfliktin e
fesë dhe shkencës ose për atë se feja e ndalon shkencën!!!
Të studiohet feja dhe të përcillet zhvillimi i saj është obligim. Tërë
historia islame paraqet lëvizje të ringjalljes dhe përparim të jetës
në tërësi. Prandaj, Kur’ani është krejtësisht i pastër nga akuzat
se e ndalon shkencën: Ai e pranon dhe e rekomandon zhvillimin.
Ai, në të vërtetë, mban qëndrimin se besimi dhe sheriati janë të
pandryshueshëm, duke e bazuar këtë në parimin themelor: All-llahu është Një dhe i Vetmi dhe nuk shtohet në dy apo tre. Ky
është një parim absolut. Gjithashtu e mira është gjithnjë e mirë,
kurse e keqja e keqe. Kurrë vrasja nuk do të bëhet vlerë, as
vjedhja vepër e mirë, sikur që as gënjeshtra nuk mund të jetë
virtyt i njerëzve të mirë e të ndershëm. Në të gjitha sferat tjera
feja i lë dyert e hapura për idetë, ixhtihadin në të plotësuarit dhe
përparuarit.
Thelbi i Islamit është racional dhe logjik, pranon diskutimin dhe
dialogun, duke nxitur në përdorimin e arsyes dhe logjikës. Në
shumë vende dhe në shumë faqe të Kur’anit hasim në pyetjen:
“A nuk kuptojnë, a nuk marrin vesh”. Islami kërkon që
ithtarët e tij të jenë “dijetarë”:
“Krijesat më të këqija te All-llahu janë shurdhmemecët, të
cilët nuk duan të kuptojnë.” (El-Enfâl, 22);
“Përse ata nëpër botë nuk udhëtojnë me qëllim që zemrat e
tyre ta kuptojnë atë që duhet ta kuptojnë, veshët e tyre ta
dëgjojnë atë që duhet ta dëgjojnë...” (El-Haxhxh, 46).
Nga ajetet e theksuara shihet se sa e respektojnë muslimani dhe
feja e tij arsyen. Pozitiviteti dhe revolucionariteti janë nervat, respektivisht shpirti i Islamit, i cili kurrë nuk mund të jetë i prapambetur (reaksionar) dhe negativ:
“Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju
luftojnë juve.” (El-Bekare, 190).
“All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij në radhë si të
jenë mure të fortifikuara.” (Es-Sâff, 4).
Islami kërkon luftën me jetë, pasuri dhe pasardhës (fëmijë); kërkon qëndrueshmëri dhe vendosshmëri; ballafaqim të guximshëm
dhe durim në fatkeqësi. Por mbi të gjitha kërkon qëndrueshmëri
të vazhdueshme. Të gjitha këto janë thelb i Islamit.
Si është e mundur atëherë që feja me këtë elasticitet, racionalitet,
me këtë shtytje për shkencë dhe të studiuarit e natyrës (së
“gjallë” dhe “të vdekur”), me këtë pozitivitet dhe revolucionaritet,
të akuzohet për stagnim (të jetës) dhe prapambeturi?! Akuza e tillë mund të bëhet vetëm nga njeriu i cili nuk i njeh as gjërat
elementare të fesë së tij dhe i cili nuk ka lexuar asnjë shkronjë
nga Kur’ani.
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
25,959
Pikët
113
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

QËNDRIMI ISLAM
NDAJ EVOLUCIONIT


Miku im tha:
- Sot do të kesh punë të vështirë. Të duhet patjetër ta dëshmosh
krijimin e njeriut në mënyrën gala-gala: e mori Zoti një copë dhe,
e përziu me dorën e Vet, e frymëzoi në atë shpirtin dhe kështu u
krijua Ademi, ndërsa krijimin e njeriut në këtë mënyrë e
refuzojnë dituritë për evolucionin, të cilat nga ana e tyre pohojnë
se njeriu i parë, Ademi, ka ardhur në botë si rezultat i një procesi
të tërë të zhvillimit të jetës në tokë dhe si i tillë është i lidhur
ngusht me anëtarët e familjes së tij - botën shtazore, se ka
paraardhës të përbashkët me majmunët, se ekziston ngjashmëri e
madhe në ndërtimin e trupit të tyre që, krejtë së bashku, flet
qartë se të gjithë i takojnë një familjeje.
I gatshëm për hir të të vërtetës dhe shkencës në diskutim të pakursyer, mikut tim iu përgjigja:
- Së pari më lejo t’i përmirësoj disa pikëpamje tua në lidhje me
krijimin e njeriut. Zoti nuk e ka krijuar Ademin në mënyrë galagala si mendon ti: Ja, këtu është një copë dhe, i fryejmë asaj dhe
do të bëhet Ademi. Kur’ani flet për një mënyrë krejtësisht tjetër
të krijimit të Ademit, flet për krijimin i cili ka fazat e veta, zhvillohet nëpër periudha dhe kalon në kohën e Zotit. Kur’ani
krejtësisht qartë thekson se njeriu nuk ka dalë drejtpërsëdrejti
nga dheu por nga pasardhësit të cilët kanë lindur nga dheu: “Ne,
me të vërtetë e kemi krijuar njeriun nga palca e tokës.” (El-Mu’minûn, 12). Pastaj, se njeriu në fillim s’ka qenë aspak i
rëndësishëm:
“Vallë, a nuk ka kaluar njeriu një kohë, atëherë kur nuk ka
qenë i denjë të përmendet.” (Dehr - Insân, 1). Dhe se krjimi i
tij ka qenë në mënyrë evolutive: “Ç’është me ju, pse nuk i
frikësoheni fuqisë së All-llahut. Ai ju ka krijuar në etapa
(shkallërisht).” (Nûh, 13-14).
“Ne ju krijuam, pastaj ua dhamë formën dhe atëherë u
thamë engjëjve: Bini në sexhde para Ademi., Ata ranë në
sexhde, ndërsa Iblisi refuzoi...” (El-A’râf, 11);
“Dhe kur Zoti yt u tha ëngjëjve: Unë do ta krijoj njeriun
nga balta, e kur ta përkryej dhe ta frymëzoj nga fryma ime,
atëherë ju përuljuni.” (Sâd, 71-72).
Nga ajetet e theksuara bukur mund të shihet se krijimi ka kaluar
nëpër faza: të krijuarit, të formuarit, të përkryerit, e pastaj të frymëzuarit e frymës. Është karakteristike që këto faza në ajete
janë të lidhura me lidhësen “thumme” (pastaj), e cila në kohën e
Zotit shënon miliona vjet: “Dhe vetëm një ditë te Zoti yt është
sa një mijë vjet sipas llogaritjes suaj.” (El-Haxhxh, 47).
T’i shikojmë këto faza kohore të krijimit në kaptinën Sexhde në
të cilën All-llahu xhel-le-shanuhu thotë:“E ka filluar krijimin e
njeriut nga balta, pastaj e ka bërë që pasardhësit e tij të
bëhen nga gjaku i pikësuar dhe nga uji i dobët i njeriut,
pastaj e ka unjësuar dhe qenien e tij e ka përkryer dhe e ka
frymëzuar nga fryma e Vet dhe i ka dhënë veshë, sy dhe
zemër..” Në fillim ka qenë dhé, pastaj gjak i pikësuar nga uji i dobët. Këto (Es-Sexhde, 7-9).
janë nismat e krijimit të njeriut i cili si i tillë “nuk ka qenë i denjë
të përmendet”. Pastaj kanë pasuar unjësimi, formimi dhe frymë-
zimi me të cilin njeriu është bërë qenie e përkryer me shqisa: të
të dëgjuarit, të të pamurit, si dhe me zemër... është bërë Ademi i
cili pra është etapa e fundit e një zhvillimi kauzal e të gjatë, e
kurrsesi fillim absolut i një krijimi momental (mënyrë - gala-gala):

“Dhe All-llahu ju ka bërë që të rriteni nga toka sikur
bimët...” (Nûh, 17).
Me rritjen e cila është përmendur në këtë ajet, mendohet në
rritjen e cila i ka fazat e veta. Mirëpo, fshehtësia e vërtetë është
në atë se çfarë kanë qenë ato faza në esencën e tyre, ç’kanë
qenë në të vërtetë ato periudha të zhvillimit.
A është trungu i jetës i tërë nga një baba?
Duke e marrë parasysh përbërjen kimike, çdo gjë është nga
dheu. Çdo gjë me vdekjen e cila është e pashmangshme, i
kthehet tokës dhe zbërthehet në përbërjet e veta themelore. Ky
është fakt i gjithënjohur. Por, fjalën “baba” ne këtu e kuptojmë
shumë më gjerë se përbërja themelore e njeriut. Pyetja vetëm
është se a është lindur qeliza e parë nga toka e cila me të
shumëzuarit i ka prodhuar të gjitha llojet dhe gjinitë e shtazëve
dhe të bimëve e me këtë edhe vetë njeriun, apo kanë ekzistuar
nisma të shumënumërta dhe të nduarnduarta: një nismë nga e
cila janë zhvilluar bimët, një tjetër nga e cila lindi një lloj i caktuar
i shtazëve si psh. sfungjerët, nisma nga e cila u zhvilluan peshqit,
pastaj nisma nga e cila lindën zvarranikët, nisma e shpendëve,
nisma e sisorëve dhe nisma nga e cila është zhvilluar njeriu, që
do të thotë se edhe njeriu ka nismën e vet... plotësisht të pavarur
sikur edhe çdo lloj tjetër.
Ngjashmëria anatomike e gjinive, llojeve dhe familjeve nuk e mohon lindjen e çdo lloji nga nisma e veçantë. Kjo përputhshmëri
anatomike krejtësisht qartë tregon në atë se është një Krijues i të
gjitha llojeve, gjinive dhe familjeve, i cili të gjithë i ka krijuar nga
materiali i përbashkët, sipas një stili dhe plani të njëjtë. Kjo është
konsekuenca e tyre logjike dhe e domosdoshme. Mirëpo, kjo që
kanë një baba, nuk është rezultat i domosdoshëm i ngjashmërisë
anatomike dhe përputhshmërisë së llojeve, gjinive dhe familjeve.
Mjetet e komunikacionit janë të ngjashme ndërmjet veti si qerret,
trenat, tramvajët, etj. Kjo ngjashmëri e tyre flet se ato mjete të
komunikacionit janë prodhim i trurit njerëzor. Por kjo në asnjë

mënyrë nuk e mohon ekzistimin e projektuesit dhe origjinalitetin e
tyre. Sikur që është e padrejtë të themi se qerrja e dorës është
“zhvilluar” sipas ndonjë ligji të vet të brendshëm të pavarur, së
pari në qerre të cilën e tërheqin kuajt, pastaj në ford, tren dhe
dizel, sepse është e vërtetë që ky “kalim” do të ishte krejtësisht
ndryshe dhe do të vijonte me zhvillimin e mendjes së konstruktuesit dhe aftësive të tij shpikëse. Po ashtu është e padrejtë të
thuhet se një lloj ka dalë nga tjetri, edhe pse ky pohim, duke
marrë parasysh renditjen e përmendur kohore, duket i saktë.
Mirëpo është e vërtetë se çdonjëri prej tyre ka ardhur me
“kërcimin shpikës” të konstruktuesit të vet dhe ashtu ka filluar
pavarësisht.
A kanë ekzistuar paranisma të pavarura të gjinive apo disa gjini
kanë nismë të njëjtë?
Zhvillimi është përmendur krejtësisht qartë në Kur’an sikur që
janë përmendur edhe fazat e tij: faza e krijimit, faza e formimit,
faza e përkryerjes dhe faza e gjallërimit... Mirëpo, shkenca ende
nuk ka mbërritur që në tërësi ta shpjegojë cilëndo qoftë nga këto
faza dhe ta japë fjalën e fundit për to.
Nëse kthehemi në ajetin e kaptinës Sexhde i cili në përkthim është:
“... E filloi krijimin e njeriut nga balta, pastaj e bëri që pasardhësit e tij të bëhen nga gjaku i pikësuar dhe nga uji i
dobët i njeriut, pastaj e unjësoi dhe qenien e tij e bëri të
përkryer dhe e frymëzoi nga fryma e vet, dhe i dha veshë, sy
dhe zemër...” (Es-Sexhde, 7-9), do të shohim se nismat e para
të njeriut, prej të cilave më vonë është bërë njeriu i parë-Ademi,
e ato janë mbi të cilat flitet sikur mbi ujin e njeriut, nuk i kanë
pasur të formuara shqisat: e të pamurit, të dëgjuarit, as
zemrën.Këto kanë ardhur më vonë pas “frymëzimit të frymës” e
kjo ka qenë faza e fundit e krijimit të Ademit. Do të thotë, këto
nisma janë të ngjashme me jetën paranismore (primodiale) të
shtazëve: “Vallë, a nuk ka kaluar njeriu një kohë kur nuk
ka qenë i denjë të përmendet.”(Insân, 1). Nuk mendoj se e

gjithë kjo dallohet nga qëndrimet e shkencës për të cilat flet ti.
Mirëpo, e vërteta e zhvillimit ende është fshehtësi. Dhe askush i
mençur nuk do të pohojë se këtë të vërtetë e ka zbuluar.
Ndoshta ajo që me të vërtetë ka ndodhur, as për së largu nuk
është kjo për të cilën flasim ne dhe për të cilën flasin shkencëtarët. Çështja është ende e hapur për hulumtime dhe çdo gjë
që shkenca e servon është vetëm supozim.
 

Borix

Seek truth from facts
Anëtar
Sep 2, 2012
Postime
77
Pikët
0
Vendndodhja
Vancouver
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

Tani ti Lum po hap debatin tjeter - cili nga 1001 zotrat eshte ai/ajo, ekzistenca e te cilit/se ciles duhet te vertetosh.

A eshte kaq e veshtire te lexosh per ty? Ketu propaganda nuk ka vend, arsyeto pa demagogjira islamike.
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
25,959
Pikët
113
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

Tani ti Lum po hap debatin tjeter - cili nga 1001 zotrat eshte ai/ajo, ekzistenca e te cilit/se ciles duhet te vertetosh.

A eshte kaq e veshtire te lexosh per ty? Ketu propaganda nuk ka vend, arsyeto pa demagogjira islamike.
Borix, une nuk po beje propagand une i takoj keti besimi, une sipas ketij besimi po gjeje pergjigje, ti lexo pastaj thuaj se e ka keq, ja aty lart qe i postova shkrimet e atij personi, e ki cdo pergjigje, urdhero lexoji pastaj debatojm.

Edhe ai miku qe ka pyet ka qene si ti ateist dhe nuk ka besu, ndoshta akoma nuk beson.

Besimi eshte sikur dashuria nuk mundesh leht ta hapesh zemren e te dashurosh dikend apo ta besosh.
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,489
Pikët
113
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

PSE ALL-LLAHU KRIJOI
TË KEQEN?



Miku vazhdoi më tej:
Si mund të thoni se Zoti juaj është i përkryer, bujar, mëshirues,
fisnik, i butë, kurse i ka krijuar të gjitha këto të këqija në botë:
sëmundjen, pleqërinë, vdekjen, tërmetet, vullkanet, mikrobet infektuese, helmin, thatësirat, ftohtësinë, kancerin i cili nuk po i
kursen as fëmijët e as pleqtë? Nëse Zoti është dashuri, bukuri
dhe mirësi, si e krijoi atëherë urrejtjen, shëmtinë dhe të keqen?!
Problemi të cilin e inicoi pyetja e mikut është ndër problemet
fundamentale të filozofisë, shpjegimi i të cilit i ka ndarë shkollat
dhe mendimet.
Në këtë përgjigjemi: Zoti është i mëshirueshëm dhe i mirë. Ai
nuk ka urdhëruar të veprohet keq, por nga mençuria Ai nuk e pamundësoi atë.
“... Thuaj: All-llahu nuk urdhëron të bëni amoralitet. A po
flisni për All-llahun atë që nuk e dini? Thuaj: Zoti im
urdhëron drejtësi...” (El-’Arâf, 28-29).
All-llahu urdhëron vetëm drejtësi, dashuri, mirësi, falje dhe atë
çka është e mirë dhe kënaqet vetëm me të mirën dhe të këndshmen. Por, pse atëherë e lëshoi kriminelin të bëjë krim, vrasësin
të vrajë, vjedhësin të vjedhë? Për arsye se ka dëshiruar të jemi të
lirë dhe të gjykojmë pa kurrfarë ndikimi. Ndërsa liria paraqet
mundësinë për të gabuar, përndryshe nuk do të quhej liri! Zgjedhja e lirë është ndërmjet mosdëgjimit dhe dëgjimit.

Ka qenë në mundësinë e All-llahut që të gjithëve të na bëjë të
mirë dhe të na detyrojë në dëgjueshmëri, që do të nënkuptonte të
marrurit e lirisë së të zgjedhurit.
Sipas dëshirës dhe urtësisë së Zotit, liria me dhembje është më
fisnike për njeriun se sa robëria me fat. Për këtë arsye edhe
është lënë mundësia e të gabuarit!
Shikimi korrekt dhe objektiv na zbulon se e mira në ekzistencën e
përgjithshme është parim, kurse e keqja përjashtim. Shëndeti
është bazë, kurse sëmundja përjashtim. Ne kohën më të madhe
të jetës e kalojmë në shëndet. Sëmundja rrallë na godet. Ashtu
është edhe me tërmetin i cili zgjat disa minuta në jetën e Tokës
me miliona vjet. Këtu është edhe me luftërat dhe katastrofat. Të
gjitha këto janë shtangime të shkurtra në jetën e popujve
ndërmjet periudhave të gjata të paqes.
Praktikisht, çdo gjë e ka anën e mirë të saj. Sëmundja nxit ruajtjen e shëndetit, dhembja është burim i qëndresës, këmbënguljes
dhe gatishmërisë për sakrificë. Tërmetet janë marrje frymë, lirim
i shtypjes së brendshme të rruzullit tokësor, të cilët e ruajnë
sipërfaqen e saj nga shpërthimi. Vullkanet nxjerrin pasuri të
fshehta xehesh dhe e mbulojnë sipërfaqen e Tokës me llavë të
plleshme. Luftërat i lidhin popujt. Nga kjo lidhje vargore u krijuan
edhe Kombet e Bashkuara edhe Këshilli i Sigurimit, si instanca
më të larta botërore, të cilat i zgjidhin kontestet ndërkombëtare.
Penicilini, atomi, aeroplanët raketorë, raketat janë zbuluar duke iu
falënderuar luftërave. Helmi i gjarprit e përmban kundërhelmin
më efikas. Nga mikrobet bëhen vaksinat. Pozitat të cilat i kemi
tash nuk do të na takonin sikur të ishin gjallë gjyshërit tanë. E
keqja në kozmos është sikur hija në fotografi; nëse i afrohesh të
duket se është gabimi dhe mungesa e fotografisë, por, nëse
fotografinë e vështron nga largësia e duhur, do të zbulosh se ajo
është e domosdoshme dhe se hija ka detyrë të dorës së parë në
formimin estetik të fotografisë.

A do të mund të dinim ç’është shëndeti sikur të mos ishte
sëmundja? Të mirën e njohim duke iu falënderuar të shëmtuarës,
pozitës natyrore duke iu falënderuar jonatyrores. Në këtë kuptim
janë edhe fjalët e Ebu Hamid El-Gazaliut të madh:
“Mospërkryerja e kozmosit është përkryerja e tij, sikur që është
edhe shtrembërimi i harkut drejtësia e tij, sepse, në të kundërtën,
nuk do të mund ta hedhte shtizën”.
Domethënia tjetër e vështirësive dhe dhembjeve është zbulimi i
natyrës së vërtetë të njerëzve. Sikur të mos ishte vështirësia, të
gjithë njerëzit do të ishin të njëjtë, bujaria do të varfërohej, kurse
lufta do ta humbte ëmbëlsinë e sulmit.
Ky është provim për çdonjërin prej nesh para vetes dhe para
Zotit të madhëruar.
Kjo botë nuk është gjë tjetër veçse një kaptinë romani, i cili ka
disa kaptina, kurse vdekja nuk është fundi i tregimit por fillimi i tij.
Nuk është korrekte të japim gjykimin për dramën në bazë të
vetëm një akti të saj, sikur që është jokorrekte ta hedhim poshtë
një vepër, sepse faqja e parë e saj nuk na kënaq. Gjykimi korrekt
bëhet tek në fund.
Dhe, më në fund, me çka e konpenson tërë këtë miku. A mos po
kërkon ai jetë pa vdekje, pa sëmundje, pa pleqëri, pa të meta, pa
ndihmë, pa kufizim, pa pikëllim dhe pa dhembje. A nuk po kërkon
përkryerjen absolute, ndonëse përkryerja absolute i përket vetëm
Zotit. I përkyer është vetëm Një dhe i Vetmi, do të thotë se miku
nuk do të jetë i kënaqur derisa ai personalisht të bëhej zot, e kjo
është përçmim i vetvetes. Ai dhe të pakënaqurit e ngjashëm me
të vetëm na bëjnë të qeshemi. Ata dëshirojnë që jeta të bëhet
parajsë, por, ç’kanë bërë që të bëhet ashtu? Me çka miku ynë
është i denjë të bëhet zot. Gjyshja ime ka qenë më e mençur se
doktori i doktoruar në Francë kur thjesht tha:
“E mira është nga Zoti, kurse e keqja nga vetë ne”.
Këto fjalë të pakta e përkufizojnë dhe e sqarojnë gjithë
problemin. Zoti e ka dhënë erën dhe lumin, por kapiteni i anijes e

ngarkon me njerëz dhe e ngarkon me mall, dhe kur anija fundoset
e shanë Zotin dhe e mallkon fatin. Çfarë mëkati ka Zoti në këtë!
Ai e dha ujin në të cilin anija do të lundrojë edhe era e cila anijen
do ta lëvizë, por nefsi dhe pangopësia njerëzore të mirën e
shndërruan në të keqe.
Sa urtësi dhe mençuri kanë fjalët:
“E mira është nga Zoti, kurse e keqja nga vetë ne!”
keto carcafe nuk vlejne asgje nese nuk verteton ekzistencen e ketij "allahu" qe pretendon, se c'beson ti mua s'me intereson.
 

Scion

Enraged
Anëtar
May 11, 2011
Postime
239
Pikët
0
Vendndodhja
Tiranë
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

Ky eshte nje perkethim personal i imi dhe me mirekuptoni nese nuk eshte shume i rrjedhshem, gjithsesi ne link keni dhe shkrimin origjinal dhe mund ta lexoni ne Anglisht per ata qe e njohin kete gjuhe.

Ne vazhdim te shkrimit eshte nje satire e botuar nga Filozofi i madh i koherave moderne, Bertrand Russell. Nje nga titanet e mendimit te lire, paqedashesit dhe armikun me te madh te shpifjes dhe trillimit.
Bertrand Russell- (1872-1970)

View attachment 8005
Shkrimi origjinal ne Anglisht e gjeni ketu

Makthi I Teologut
Nga Fakti dhe Trillimi, 1961
Bertrand Russell

Teologu eminent Dr. Thaddeus perjetoi nje enderr sikur vdiq dhe nisi pelegrinazhin e tij drejt parrajses. Studimet e tij e kishin pergaditur dhe pajisur me nje bagazh me te cilin ai s’do e kishte problem per te gjetur rrugen e drejte te amshimit. Ai troket ne deren e “Qiellit” dhe papritmas perballet me nje shqyrtim me te kujdesshem sesa priste. “Kerkoj pranimin” tha ai, “sepse une kam qene nje njeri I mire, dhe I kushtova tere jeten time madheshtise se zotit”. “Njeri?” pyeti Roja, “c’eshte kjo gje? Dhe si ka mundesi qe nje qenie kaq qesharake si ti mund te beje dicka per te promovuar madheshtine e Zotit?”
Dr. Thadeus mbeti I shtangur. “Ju me siguri nuk mund te jeni te painformuar rreth qenies se quajtur njeri. Ju patjeteter duhet te jeni ne dijeni qe njeriu eshte vepra supreme e Krijuesit.” “Ne lidhje me kete” pergjigjet Roja, “Me vjen keq qe te lendoj ndjenjat, por kete qe po thoni eshte lajm I ri per mua, dyshoj qe ndonjeri atje lart te dije apo kete ndegjuar per kete gje te quajtur ‘Njeri’”. Gjithsesi, meqense ti dukesh I shqetesuar, do keshe nje shans tek Konsultori i te Bibliotekes tone.

Konsultori, nje qenie globulare me mijera sy dhe nje goje, perkuli disa sy duke veshtruar me kujdes Dr. Thaddeus. “C’eshte kjo?” pyet Rojen. “Kjo, pergjigjet Roja,
Eshte nje qenie e cila pretendon se eshte antar I species se quajtur ‘njeri’ , I cili jeton ne vendin e quajtur “Toke”. Ka nje nocion te cuditshem se Krijuesi ushqen nje interes te vacante per kete vend dhe speciet qe jetojne aty. Mendova se ju mund ta ftillonit sadopak. “Hmmm, Pra” iu drejtua me miresi teologut, Konsultori I Bibliotekes. “Ndoshta mund te me tregoni se ku ndodhet ky vend I quajtur ‘Toke’”. “Oh, eshte pjese e sistemit diellor” u pergjigj pa hezitim Dr. Thadeus. “… dhe c’fare eshte Sistemi Diellor?” pyeti Konsultori. “Oh”, u pergjigj teologu, ne dukje pak I shqetesuar “’Dituria shentje’, eshte sfera ime, por pyetja qe sapo me bete I takon ‘dijes profane’. Gjithsesi, une kam mesuar teper nga miqte e mije astronome te tregoj se Sistemi Diellor eshte pjese e ‘Rruges se Qumshtit’.” “… Dhe c’fare eshte “Rruga e Qumshtit” pyeti Konsultori? “Rruga e qumshtit eshte nje nga galaktikat per te cilat me eshte thene se jane qindra milione te tilla. “Shih, Shih” iu pergjigj Konsultori “Ti pret qe une te mbaj mend njeren nga shume te tjerat. Por une mbaj mend te kem ndegjuar termin “Galaktike” me pare. Ne fakt, besoj nje nen-Konsultor Biblioteke yni specializon per Galaktikat. Le te te cojme atje, dhe shohim se mos ndoshta te ndihmon ai.”

Pas nje kohe jo fort te gjate, del nen-Konsultori I bibliotekes se Galaktikave. Ne pamje dhe forme ai ishte nje Dodekahedron. Lehtesisht kuptohej qe nje kohe e me pare, siperfaqet e tija qene te pastra dhe te ndicuara por puna e gjate neper rafte e kishte bere ate Opake. Konsultori I sqaron nepunesit te vet se Dr. Thaddeus, ka ndermarre ne llogarine e vete te gjeje origjinen e tij, dhe ka permendur galaktikat, dhe shpresohet se informacioni mund te merret prej seksionit te galaktikave ne kete biblioteke.

“Mire, … “ tha nen-konsultori, “mendoj qe eshte e mundur ne kohe, por duke pas parasysh qe eksistojne qindra miliona galaktika, dhe sejcila ka nje volum te vecante, do kerkoje kohe per te gjetur nje volum specific. Cila eshte ajo qe kjo molekule e cuditshme deshiron?” “Eshte njera qe quhet ‘Rruga e Qumshtit’” Iu pergjigj Dr. Thadeus me ligeshti. “Mire pra,” tha nen-Konsultori, “Do e gjej nese mundem”.

Tre jave me vone, ai u kethye, duke sqaruar se nje indeks I jashtezakonsht efficient I seksionit te galaksive ia mundesoi atij percaktimin e galaksise me numer QX 321,762. “Ne futem ne pune te gjith 5000 nepunesit qe kishim ne dispozicion ne ate seksion” tha ai. “Ndoshta, ti je I interesuar te takosh nepunesin I cili specifikisht eshte I interesuar per Galaktiken ne fjale?” U thirr nepunesi I cili doli te jete nje Okta-hedron me nje sy dhe goje ne cdo ane. Ai u surprizua jashtemase qe tashme ishte present ne nje regjion kaq te ndritur, larg nga raftet e errta te pjeses ku punon ai.
Duke ardhur ne vete, ai pyet me sinqeritet dhe pak turp. “C’deshironi te dini rreth galaktikes time”? Dr. Thaddeus foli: “Ajo c’dua te dij eshte Sistemi Diellor, nje koleksion trupash qiellor qe rrotullohen rreth nje ylli ne galaktiken tuaj. Ylli rreth te cilit ato rrotullohen quhet “Diell”. “Hmmmm…” Iu pergjigj nepunesi, “Eshte veshtire te gjesh galaksine e sakte, por te kerkosh yllin e duhur eshte akoma me shume e veshtire. Une di qe ka rreth 300 miliarde yje ne kete galaktike, dhe une nuk kam dijeni, qe nje liste e ketyre 300 miliarde yjeve eshte kerkuar nga Administrata per tu arshivuar ne magazine.
Nese ti mendon se ia vlen, une do kerkoj punetore apostafat nga ‘Vendi tjeter’ te kerkojne per kete yll specifik.

U ra dakord se, meqenese pyetja e shtruar ishte nga Dr. Thaddeus I cili po pesonte nje ankth te tmerrshem, se kjo do ishte drejtimi me I mencur. Disa vite me vone, paraqitet nje Tetra-Hedron goxha I lodhur dhe I rraskapitur perpara nenpunesit. “Une kam,” tha ai “Perfundimisht zbuluar yllin specifik, per te cilin u ngrit pretendimi, por jam ne dileme te imagjinoj perse te zgjoje interes kaq special. Ai I ngjan nje numri shume te madh yjesh te tjere ne te njejten galaktike. Eshte I nje permase te zakonshme madhesie dhe temperature, dhe e rrethuar nga planete tjere me te vegjel te quajtur planete. Pas disa minutash studimi dhe investigimi, zbulova se disa, te pakten, nga keto planete permbajne ‘Parazite’ dhe mendoj se kjo gjeja e cila ngriti kete kerkese patjeter duhet te jete nje nga ata”.

Ne kete pike, Dr. Thaddeus nuk u permbajte me por shpertheu ne nje lament zemerimi pasionant: “Perse, ore perse, krijuesi mcefi nga neve qeniet e gjora te tokes se nuk ishim ne qe e shtytem te krijoje qiejt? Gjate gjith jetes time, une I kam sherbyer atij ne menyre diligjente, duke besuar se AI do vereje sherbesen time dhe do me shperblente me lumturine e perjetshme. Dhe tani del qe ai nuk ishte I vetedijshem se une ekzistoja.
Ju po me thoni qe une jam nje parazit pafundesisht I vogel, ne nje trup te imet I cili rrotullohet rreth nje trupi insinjifikativ, pjese e nje koleksioni 300 miliardesh yjor, e cila eshte vetem nje nga qindra milione te tilla? Une nuk mund ta mbaj me kete, dhe nuk mund ta adhuroj me krijuesin.” “Shume mire,” tha Roja, “Mund te shkosh ne Vendin tjeter”

Ketu, u zgjua Teologu! “Fuqia e Satanait mbi imagjinaten tone gjate fjetjes eshte e tmerrshme” Tha ai.

Bertrand Russell
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

Keta nuk i dallojne dot kontradiktat intrinsike. Nuk duhet te habitemi Scion, nese kujtojme qe tere legjenda e shkretetires ne te cilet bazojne botekuptimin, eshte e mbushur me pallavra qe anullojne me dekret hyjnor nje dekret hyjnor.

A eshte cdo njeri i lire te besoje cfare te doje?
(Po)Nuk ka detyrime ne fe. [2:256]
(Po)Per mua feja ime, per ty feja jote [109:6]
(Jo)Allahu nuk i do ata qe nuk besojne. [3:32]
(Jo)Ai nuk i do ata qe nuk besojne. [30:45]
(Jo)Mos zgjidhni qafiret si shoket tuaj. A do i jepnit Allahut lejen e paster per te qene kunder jush? [4:144]
(Jo)Ata duan qe dhe ju te mos besoni sic edhe vete ata nuk besojne... merrini dhe vritini kudo qe do i gjeni. [4:89]

Kush i nxjerr qafiret nga rruga e drejte?
(Allahu)Per qafiret, edhe po i lajmeruat por edhe po nuk i lajmeruat, eshte e njejta gje per ta; ata nuk besojne. Dhe Allahu e ka mbyllur degjimin dhe zemren e tyre, dhe syte i kane te mbuluar. [2:6-7]
(Iblisi)Dhe meqe ti Allah me nxorre mua (Iblisin) nga rruga e drejte, une do i ndjek perhere dhe do i nxjerr nga kjo rruga jote e drejte! Dhe allahu tha: Largohu qe ketu, i degraduar, i perzene. Dhe per ata qe te ndekin, une do te mbush Ferrin me te gjithe ju. [7:16-18]
(Allahu)Ne zemren e tyre kemi vene perde, dhe ata kete nuk e kuptojne, ne veshet e tyre shurdhim. [6:25]
(Iblisi)A nuk e sheh se kemi derguar djajte tek qafiret qe t'i ngaterrojne me konfuzion? [19:83]


Nese arsyeja buron nga zoti, ky lloj zoti i plotfuqishem por konfuz dhe me inatet e nje femije 5 vjec, qe luan si macja me miun me njerezit qe i beri vete, me nje dell narcizist duke ju drejtuar vetes ne plurali maestatis se ka nevoje per reverencen e deleve... nese arsyeja buron nga zoti, njeriu nuk ka per te qene ndonje here i mire. Modeli i te mires sipas ketij zoti duket i kalbur, nje zot pa burrerine te shohe dike ne sy dhe te mos hedhe gurin e pastaj te fshehe doren 'te keqen ta beri ai tjetri, jo une.' Ik ere, kurve langaraqe lulishtesh.

Por njerezit une nuk i shoh te jene ne nivele te tilla ligesie neper bote. Sepse shumica e tyre dine te arsyetojne jashte kesaj mendesie zagareske dhe i anashkalojne pjeset e felliqura te urdheresave nga siper. Ka dhe nga ata qe i ndjekin te tera pike per pike, por ata ne menyre delikate i kemi quajtur 'fanatike', ndonese po ta shohesh holle-holle ata thjesht ndjekin pike per pike mesimet hyjnore, arsyetimin e linjes hyjnore. Dhe keta perfundojne te jene me gomeret nga te tere.

Kjo eshte nje piste plauzibel si mund te vazhdohet fjalia: "Nese arsyeja buron nga zoti..."
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
30,980
Pikët
113
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

buron ,buron por nuk shteron
e kemi realizuar planin me like chopen
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,680
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

Besimtaret thone se, nder atributet me te spikatura, apo me te vecanta, qe zoti i ka dhene njeriut eshte arsyeja, aftesia per te qene nje qenie racionale. Dhene kjo aftesi teper e vecante, deri me sot ka qene e pamundur qe, me ane te kesaj arme, mendja njerezore te arrije te pranoje (racionalisht) zotin dhe ekzistencen e tij. Pra, eshte e pamundur logjikisht (si rezultat i perdorimit te arsyes) qe te arrihet tek nje qenie e mbinatyrshme, burim i asaj arsyeje. Nese arsyeja buron nga zoti, dhe eshte e pamundur njohja e burimit (zotit) me ane te arsyes, a nuk ju duket ekzistenca e tij nje dukuri kontradiktore me mendjen racionale, dhene pohimi kontradiktor se zoti dhuron arsyen? (Tema nuk ka burime cinicizmi dhe as nuk eshte per ciniket.)
Mendoj se ka lidhje me zgjedhjen e lire dhe me deshiren njerezore e cila buron nga zemra per te zgjedhur ate qe i pelqen me teper.

Nje djale ra ne dashuri me nje vajze, farefisi i tij i tha:- me c'fare syri e pe? C'eshte kjo qe na ke sjelle?

Ai tha:- Duhet te shikoni me syte e mi, jo me syte tuaj, sepse kjo eshte ajo qe pelqej dhe kjo eshte zgjedhja ime dhe ky eshte vendimi qe kam marre me vullnetin tim te lire.
 

ciarli

subzero
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
1,599
Pikët
113
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

..zoti eshte truri i gjithesise dhe ka nje gjuhe qe i ngjan gjuhes se bletes, asaj se instinktit, intelektit apo intuites pa arsye! njerezit, apo engjejt, thone se zoti eshte natyra poa nje i cmendur dhe na ka dhene prej marrezise se tij, intelektin apo instinktin!
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,594
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

Besimtaret thone se, nder atributet me te spikatura, apo me te vecanta, qe zoti i ka dhene njeriut eshte arsyeja, aftesia per te qene nje qenie racionale. Dhene kjo aftesi teper e vecante, deri me sot ka qene e pamundur qe, me ane te kesaj arme, mendja njerezore te arrije te pranoje (racionalisht) zotin dhe ekzistencen e tij. Pra, eshte e pamundur logjikisht (si rezultat i perdorimit te arsyes) qe te arrihet tek nje qenie e mbinatyrshme, burim i asaj arsyeje. Nese arsyeja buron nga zoti, dhe eshte e pamundur njohja e burimit (zotit) me ane te arsyes, a nuk ju duket ekzistenca e tij nje dukuri kontradiktore me mendjen racionale, dhene pohimi kontradiktor se zoti dhuron arsyen? (Tema nuk ka burime cinicizmi dhe as nuk eshte per ciniket.)
Ne jemi cfare hame, pasi qe te mundemi te shnderrohemi në Të, Zoti u be i ngrenshem. Zoti eshte materialist, djalli (e keqja) eshte shpirterore. Kur ben dashuri e ben nepermjet trupave (material) apo kur hame, degjojme, menderosim etj perdorim organet e trupit. Ndersa mekati eshte shpirteror si mekati i krenarise, egoizmit, inatit dhe keto helme shpirterore mund te djegin brenda pa ndihmen e fjales apo gjesteve. Pra duhet te vleresojme trupin si vend takimi me Zotin. Etj, etj.


p.s. nuk di ne egziston akoma ky anetar....
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
18,503
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

keto carcafe nuk vlejne asgje nese nuk verteton ekzistencen e ketij "allahu" qe pretendon, se c'beson ti mua s'me intereson.
A mendon se syt e tu do mund te shikonin nje gje kaq madheshtore???
Ti
shkreptimen e rrufes shikon dhe heq syt edhe pse ajo eshte aq larg e bubullima vjen me vone per veshin tend se po te ndodhte mu aty do e kishe humb sy e veshe.

A eksiston Era edhe pse nuk e sheh po faqen ta perkedhel?
A ekziston Uji edhe pse ska shije por per ty kaq i domosdoshem eshte?
A ekziston Ajri edhe pse pa te as minuta nuk mund te jetosh?

Me thuaj pra kush te furnizon ty me kto e mijera te tjera?
 

Darli

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 22, 2019
Postime
37
Pikët
0
Nese zoti e krijoi arsyen atehere cila arsye mund ta njohe zotin!
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,910
Pikët
113
Kam degjuar qe Zoti e shperndau mendjen me garuzhde dhe kur kjo mbaroi linden budallenjte. Mos vrisni shume mendje ne ju ka dhene Zoti mendje a jo.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,119
Pikët
113
Re: Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

Kjo shprehja "zoti gjithsesi ekziston, per kete nuk ka dyshim fare" eshte nje lloj arrogance e cila ka cuar ne djegie ne turrra drush, varrosje per se gjalli, vdekje duke u goditur me gure.
"Per kete nuk ka dyshim fare". Nderkohe qe ne kete zone futen e lexojne njerez te cilet me nje fjali te vetme gjendjen e perifrazojne si: "Me trego nje rast te vetem ku te shoh ndonje element hyjnor ne univers". Deri tashti keta njerez jane drejtuar perhere te kerkojne 'brenda sferes personale, ne shpirtin e gjithsecilit', dhe atje do e gjejne. Po ore po, dhe une jam Macinga Zeta, ndersa ne sferen personale dhe brenda shpirtit jam Dalai Lama!

Hyj - NOR!

Keto i sqarova te gjitha sot.

Ka mundesi te te kene vrare (jo per mendte e bukur por per para) dhe nese je me shpirt "atje siper" n'a jep disa shpjegime ne lidhje me trurin dhe shpirtin.

Me e pakta qe mund te besh prej andej eshte te nxjerresh gjuhen dhe te zgerdhihesh si idiot.


Adea
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,119
Pikët
113
Re: Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

Nese arsyeja buron nga zoti, ky lloj zoti i plotfuqishem por konfuz dhe me inatet e nje femije 5 vjec, qe luan si macja me miun me njerezit qe i beri vete, me nje dell narcizist duke ju drejtuar vetes ne plurali maestatis se ka nevoje per reverencen e deleve... nese arsyeja buron nga zoti, njeriu nuk ka per te qene ndonje here i mire. Modeli i te mires sipas ketij zoti duket i kalbur, nje zot pa burrerine te shohe dike ne sy dhe te mos hedhe gurin e pastaj te fshehe doren 'te keqen ta beri ai tjetri, jo une.' Ik ere, kurve langaraqe lulishtesh.

Been there done that!

Heren tjeter mos me quaj kurve, turi majmun!


Tani me thuaj si e do formen e tokes?


Adea
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,489
Pikët
113
Re: Përgjigje e: Nëse arsyeja buron nga zoti, ...?

A mendon se syt e tu do mund te shikonin nje gje kaq madheshtore???
Ti
shkreptimen e rrufes shikon dhe heq syt edhe pse ajo eshte aq larg e bubullima vjen me vone per veshin tend se po te ndodhte mu aty do e kishe humb sy e veshe.

A eksiston Era edhe pse nuk e sheh po faqen ta perkedhel?
A ekziston Uji edhe pse ska shije por per ty kaq i domosdoshem eshte?
A ekziston Ajri edhe pse pa te as minuta nuk mund te jetosh?

Me thuaj pra kush te furnizon ty me kto e mijera te tjera?
Me keto pallavra, mendon se ke vertetuar "allahun" tend?

Nuk i sheh 72 virgjereshat por i ndjen:p dhe kto virgjeresha pasi i fuck, "allahu" i ben fringo te reja, te virgjera perseri.

Me keto idiotlleqe ju cojne hoxhallaret ne siri, dhe pastaj qurraviteni tju ktheje shteti perseri ne atdhe nga burgjet e kurdeve. Jeni neper burgje pasi keni therrur te pafajshem atje ne emer te ketij "allahu" shkerdhat jo ekzistent.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,659
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
.... Atehere kalon ne bindje , ku pasojat pastaj varen .
 
Top