• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nëse do të mbrohej peshku të rinjtë do ta harronin emigrimin

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Flet një nga peshkatarët më të vjetër shkodranë Hysen Hoxha: Para 16 vjetësh 1200 ton peshk në vit

SHKODER- Peshku në ujërat e liqenit më të madh të Ballkanit, liqenit të Shkodrës, ka ardhur çdo ditë duke u pakësuar. Historikisht, llojet e shumta dhe sasia e madhe e peshkut që ndodhej në ujërat e këtij liqeni ka qenë burim jetese për të gjithë banorët e rajonit. Duke iu referuar shifrave të Drejtorisë së Peshkimit të para viteve 90, sasia e peshkut të zënë ka variuar nga 900 deri ne 1200 ton në vit, sasi kjo e mjaftueshme për të furnizuar me peshk të freskët, jo vetëm të gjithë zonën veriore dhe verilindore të Shqipërisë, por edhe pjesë të tjera të vendit.
Por periudha e tejzgjatur e tranzicionit dhe sidomos pas vitit famëkeq 1997, duke sjellë uljen e nivelit ekonomik dhe pamundësinë, apo mosdashjen e zbatimit të ligjit, sollën edhe dyndjen e “peshkatarëve” të rinj në ujërat e liqenit. Këta tip gjuajtësish të peshkut, duke mos njohur asnjë ligj natyror për periudhat e shtimit të peshkut, apo duke mos dashur ti njohin ato, nisur nga interesi i ngushtë personal, filluan të përdorin mjete nga më të ndryshme për zënien e peshkut, jashtë çdo norme të peshkimit. Përdorimi i mjeteve të paligjshme, sollën si pasojë edhe rënien e ndjeshme të sasisë së peshkut. Lidhur me problemet e krijuar në fushën e peshkimit si dhe në uljen e ndjeshme të sasisë së peshkut e të faktorëve që shpunë në këto fenomene, njëri nga peshkatarët më të vjetër Hysen Hoxha është shprehur për gazetën “Metropol”...

Si paraqitet niveli sasior i peshkut në liqenin e Shkodrës?

Sasia e peshkut në liqenin tonë është zvogëluar tej mase. Kohët e fundit ka aq pak peshq, sa të merr malli ta mbushësh rrjetën. Kohërat kanë ndryshuar për keq. Dikur mezi e ngrinin rrjetën nga pesha e peshkut e madje një pjesë të peshkut e lëshonim përsëri në ujë. Duke qenë çdo ditë në kontakt me peshkimin, mund tju them se sasia e peshkut të zënë nga të gjithë peshkatarët nuk përbën as çerekun e sasisë së peshkut që zihej para 15-16 vitesh. Por përveç sasisë së peshkut, është për të ardhur keq, është zvogëluar edhe numri llojeve të peshkut, një pjesë e të cilëve nuk po vërehen aspak gjatë peshkimit.

Cilët janë faktorët që kanë shkaktuar zvogëlimin e sasisë dhe të llojeve të peshkut?

Pas viteve 93-94,dalja e shumë njerëzve pa punë, dhe shtimi i nevojave për të gjetur një mundësi për të mbajtur familjen, hodhi në liqenin e Shkodrës shumë burra “peshkatarë”. Fillimisht nuk pati probleme me dëmtimin e peshkut, pasi edhe kur peshkonin në sezonin e shumimit të peshkut, humbja nuk ndihej, pasi sasitë që zinin peshkatarët e rinj me grep apo me rrjeta fare të vogla nuk ndikonin në shfarosjen e peshkut të liqenit që në atë kohë ishte me shumicë. Por më pas duke parë fitimin që sillte shitja e peshkut, ata filluan që të mos ngopeshin me pak, por të gjenin dhe të përdornin mënyra nga më të ndryshmet për zënien e peshkut.
Katastrofa më e madhe i ndodhi peshkut, pas vitit 97, kohë kur “peshkatarët” e rinj, duke mos pasur asnjë lloj njohurie për shtimin dhe ruajtjen e peshkut, filluan të përdornin për peshkim, në vend të rrjetave, lëndët plasëse apo anergjinë elektrike në periudha dhe vende të ndaluara për peshkim. Ky faktor solli pasoja të pariparueshme në shumimin e peshkut, të cilat sollën rënien e ndjeshme të sasisë së tij. Aktualisht ndihet një farë kontrolli që po i bëhet liqenit të Shkodrës nga ana e shtetit, por përsëri njerëzit nisur nga interesi personale ruajnë atë prirjen që ti gjejnë mundësitë dhe hapësirat për të peshkuar në mënyra të padrejta dhe të dëmshme për peshkun. Sidoqoftë, dëmet e shkaktuara deri tani janë të pallogaritshme dhe duhet shumë kohë, investim dhe përkushtim, për ta sjellë peshkun në ato nivele të sasisë që ka qenë në liqen si dhe për të larguar frikën e peshqve mërgimtarë, që nuk po guxojnë të vijnë në ujërat e liqenit të Shkodrës.

Çfarë duhet të bëjnë strukturat përkatëse shtetërore për të mënjanuar humbjet dhe rikuperuar peshkun në liqenin e Shkodrës?

Pa u hyrë problemeve të licencave të peshkimit, shteti duhet të ndërhyjë fuqishëm dhe të mos lejojë as më të voglën mundësi të abuzimit të zënies së peshkut sidomos gjatë periudhës së shtimit të tij. Strukturat përkatëse shtetërore duhet të neutralizojnë plotësisht zënien e peshkut me korrent e mjete të tjera të dëmshme për peshkun. Pas këtyre masave, atëherë shteti, ashtu si në pjesën malazeze, duhet ta ndihmojë liqenin duke i hedhur rasat peshku.
Ruajtja nga peshkimi me mjete të paligjshme dhe hedhja e rasatit të peshkut, do të ndihmonte që shumë shpejt sasia e peshkut në liqenin e Shkodrës t’i afrohej asaj që ka qenë në vitet e mëparshme.
Sa ndikon në rritjen ekonomike të Shkodrës investimi në burimet peshkore?
Në qoftë se peshkun do ta trajtojnë siç duhet, mund të them, nisur edhe nga përvoja ime personale, rritja ekonomike e familjeve apo edhe e individëve që merren me peshkimin dhe tregtimin e peshkut, e si rrjedhojë edhe e Shkodrës, do të ishte aq e madhe saqë, vetë unë i pari, do t’u bëja thirrje djemve që ndodhen jashtë vendit dhe emigrantëve të tjerë nga zona e Shkodrës që të ktheheshin në shtëpinë e tyre se nuk kanë për të pasur më nevojë për të punuar me të huajin.
Statistikat e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, flasin për një numër prej 100 peshkatarësh deri në fillimin e viteve 90, ndërsa sot në liqenin e Shkodrës, këtë profesion e ushtrojnë mbi 500 të tillë, mjaft prej të cilëve të palicencuar. Shoqatat mjedisore që veprojnë në Shkodër, në sajë edhe të bashkëpunimit të ofruar nga forcat e rendit, kanë luajtur një rol mjaft pozitiv në lidhje me frenimin e abuzimeve dhe shfrytëzimin pa kriter të peshkut në liqenin e Shkodrës.
Kohët e fundit, për ruajtjen e zhvillimin e peshkut, por edhe të resurseve të tjera të liqenit të Shkodrës, veprojnë dy projekte projekti i parë, i financuar nga Banka Botërore, ka për qëllim zhvillimin e sektorit të peshkimit artizanal dhe mbrojtjen mjedisore, ndërsa projekti tjetër, i financuar nga qeveria italiane synon mbështetjen për peshkimin artizanal. Në sajë të këtyre dy projekteve janë ndërtuar dy qendra peshkimi njëra në fshatin Shirokë dhe tjetra në fshatin Zogaj, në të cilat 60 peshkatarë janë trajnuar për tu bërë shfrytëzues të ligjshëm të peshkut dhe të resurseve të tjera të këtij liqeni.
 
J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Nëse do të mbrohej peshku të rinjtë do ta harronin emigrimin

Kush nga ju te forumit qe eshte i apasionuar ose qe e ka profesion peshkimin do ta braktiste emigrimin per te ardhur dhe per tu mar me gjuetin dhe tregtimin e peshkut ?

Sa mendoni qe do te ishin te ardhurat e juaja mujore duke peshkuar ne menyre profesionale , duke blere nje anije ose nje gomone peshkimi.

Ose duke peshkuar ne menyre amatoreske me nje kallam apo me nje rrjete ne dore si fillestar

Sa mendoni qe do te fitoni ? A i keni bere ndonjehere llogarite se sa kilogram peshk mund te zini ne dite ? Po se ku ta shisni a e keni menduar ?
 
lenci

::
Anëtar
Feb 4, 2012
Postime
2,567
Pikët
63

Pershendetje Eurostar

une peshkimin e kam pasion,edhe pse perdor menyra te tjera qe skane te bejne me rrjeta ose kallam
me nje gomone varet nga sasia,fiton deri 8-10 mije leke te reja,e me 4-5 mije euro gjen nje gomone te mire
po varet perher nga peshku qe kap,se ka dite qe nuk nxjerr me shume se dy tre kg

2 persona me gomone,qe hedhin rrjetat ne darke dhe i nxjerrin ne mengjes nuk dalin pa 8-10 kile peshk,karkaleca,ngjala etj
karkalecat nuk i blen me pak se 2mije leke kg,ne dore te pare,kurse peshkun e eger me pak se 1 mij leke nuk e gjen

nese ke vullnet,4-5 mije euro ti investosh,e mbi te gjitha te kete peshk,kap edhe 1 milion leke ne muaj
 
Pershendetje i dashur Lenci !

A mund te ma pershkruash me hollsisht se si e ke organizuar peshkimin tend fitimprures ? Une kam nje kushuri qe eshte shume i dhene pas peshkimit ( me shume se sa une ) pasi ai e ka menyre jetese. Ai peshkon ne det dhe peshkun qe ze e ka te shitur ne lokalet qe gatuajn peshk.

Mirpo nuk eshte edhe aq i kenaqur !

Ai thote qe jo shpesh ke fat ne gjueti. Ka pasur raste qe nuk kam zen peshk me dit te tera, por ka pasur raste qe kam zen edhe 5 kg peshk cdo dite me thote. Ai e ka filluar qe i vogel gjuetine dhe gjuan akoma edhe sot " me kallam " pra eshte vetpunsuar. Po sikur "une" te dua te mbaj familjen time me gjuetin e peshkimit a do t'ja dilja ... dhe si ? ..dhe a ka shance qe te kursej nga kjo pune per ta rritur biznesin gradualisht ...pse jo ... duke bler dhe anije peshkime ...POR... me te ardhurat qe fitohen nga puna si peshkatar me Kallam..! Kushuriri im nuk e ka arritur nje gje te tille edhe pse peshkon edhe kur bie shi. Ama shtepis se tije nuk i mungon asgje nga puna e tije si peshkatar
 
une e kam hoby,me mjafton te kap ate qe me duhet per vete e per miq
une zhytem,edhe ne dimer,por ne kete periudhe e bej me radhe
ne te shumten e rasteve zhytem naten me elektrik e gjuaj me pushke
ne kete periudhe nuk rrij me shume se nje ore,kurse ne vere filloj nga ora 12 e nates deri nga ora 5-6 e mengjesit
kap mire,sepse me drite peshku nuk leviz e ngrin,por duhet te zhytesh thelle deri ne 10 metra.
nuk jam kthyer ndonjeher pa peshk,2 kg eshte normale,po ka pasur raste edhe me 4-5 kg
dhe oktapod kap shpesh.

kur gjuan me kallam je me i limituar e duhet te kesh shume durim
nese e shet ne ndonje lokal fiton,imagjino qe bejne me shume leke ata qe e blejne tek peshkataret dhe e shesin ne lokale,se sa vete peshkataret.
sot te te fitosh 4-5 mije leke ne dite duke peshkuar eshte shume mire,duke ditur sa jane rogat ne Shqiperi,e po flasim per me shume se 1 milion leke te vjetra.
pre nese je i zoti e ke durim mund te mbash familjen tende duke peshkuar me kallam
lokale peshku ne Shqiperi ka pa fund,por ata qe perdorin peshk te eger jane shum pak

te fillosh te mendosh per anije,per nje biznes me taksa e shpenzime per mendimin tim aktualisht eshte e rrezikshme.
nese nuk ke te ardhura duhet ti drejtohesh bankes per nje kredi me te gjitha pasojat e ketij rasti.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,278
Pikët
113
Përgjigje e: Nëse do të mbrohej peshku të rinjtë do ta harronin emigrimin

Kush nga ju te forumit qe eshte i apasionuar ose qe e ka profesion peshkimin do ta braktiste emigrimin per te ardhur dhe per tu mar me gjuetin dhe tregtimin e peshkut ?

Sa mendoni qe do te ishin te ardhurat e juaja mujore duke peshkuar ne menyre profesionale , duke blere nje anije ose nje gomone peshkimi.

Ose duke peshkuar ne menyre amatoreske me nje kallam apo me nje rrjete ne dore si fillestar

Sa mendoni qe do te fitoni ? A i keni bere ndonjehere llogarite se sa kilogram peshk mund te zini ne dite ? Po se ku ta shisni a e keni menduar ?
Tashti nuk jane te gjithe trupeshq!
 
doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
26,283
Pikët
113
Përgjigje e: Nëse do të mbrohej peshku të rinjtë do ta harronin emigrimin

Ska nevoje te gjuash,

Ka plot rezervate, me kimikate.
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
12,918
Pikët
113
Përgjigje e: Nëse do të mbrohej peshku të rinjtë do ta harronin emigrimin

...
ne kete periudhe nuk rrij me shume se nje ore,kurse ne vere filloj nga ora 12 e nates deri nga ora 5-6 e mengjesit
kap mire,sepse me drite peshku nuk leviz e ngrin,por duhet te zhytesh thelle deri ne 10 metra.
nuk jam kthyer ndonjeher pa peshk,2 kg eshte normale,po ka pasur raste edhe me 4-5 kg
dhe oktapod kap shpesh.

...
S'ka ardhur Edwini i 83-shit ketu ne kete teme, pa ta shikoni c'ju ben ai juve! :p

Mishngrenes! - Turp te keni! -jo-
 
Top