• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nazim Hikmet

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,220
Pikët
113
NAZIM HIKMET​
(Selanik, 1902 - Moskë, 1963)​

Nazim Hikmet u lind në Selanik. Eksponent kryesor i kulturës turke të ‘900, shumë nga poezitë e tij i shkruajti në burg. U rrit në një familje aristokrate turke, studioi në liceun Galatasarai në Stamboll dhe në Akademinë e Marinës. Transferohet në vitet ’20 në Rusi por kthehet më vonë në Turqi ku dënohet për opozitën e tij kundrejt regjimit dhe për propagandë komuniste. Lirohet më 1950, dhe stabilizohet në Moskë ku vdes më 1963.


përktheu Faslli HALITI


SHPIRTI IM

Shpirti im
mbylli sytё
dalё ngadalё
dhe siç zhytesh nё ujё
zhytu nё ёndёrr
lakuriq e veshur me tё bardha
nё ëndrrën mё tё bukur do tё tё pres.
Shpirti im
mbylli sytё
dalё ngadalё
hidhu nё harkun e krahëve tё mi
mos mё harro nё ёdrrёn tёnde
mblli sytё dalёngadalë
sytё e tu ngjyrё gёshtenjё
ku digjet njё flakё e blertё
Shpirti im.

MIRUPAFSHIM VËLLA DET

Dhe ja po shkojmë siç erdhëm
mirupafshim vëlla det
marr me vete pak nga zallishtja jote
pak nga kripa jote e kaltër
pak nga pafundësia jote
pak prej dritës sate
prej trishtimit tënd.
Ti det dite të na thuash shumë gjëra
për fatin tënd prej deti
ja ku jemi me pak më shumë shpresë
ja ku jemi me pak më shumë inteligjencë
dhe po ikim siç erdhëm
Mirupafshim vëlla det.

DO TË LINDIN NJERËZ MË TË MIRË

Do të lindin te ne
njerëz më të mirë.
Brezi
që do të vijë
do të jetë edhe më i mirë
nga cilido i lindur
nga toka,
nga hekuri, zjarri.
Pa frikë,
pa u menduar shumë,
nipat tanë
do t’i japin dorën njeri-tjetrit,
duke vështruar
yjet qiejve
dhe do të thonë:
“Sa e bukur është jeta !”
Dhe do t’ia marrin një kënge
krejt të re,
të thellë si sytë e njerëzve,
të freskët si një verige rrushi,
një kënge të lirë, të gëzuar.
Asnjë pemë
s’ka dhënë
fruta më të bukura.
As edhe nata më e bukur
nga netët e pranverës
nuk i ka njohur kurrë
këta tinguj
këto ngjyra.
Do të lindin te ne
njerëz më të mirë.
Brezi
që do të vijë
do të jetë më i mbarë
nga cilido i lindur
nga toka,
hekuri,
nga zjarri.

JETËS

Jeta nuk është shaka.
Merre seriozisht
si ketri,
që s’pret asgjëje
nga jashtë ose bota e përtejme.
Ti s’ke për të bërë tjetër veçse do jetosh.
Jeta nuk është shaka.
Merre seriozisht,
seriozisht gjer në atë pikë, kur duarlidhur
vënë pas murit apo brenda laboratorit
me bluzë të bardhë dhe syze të mëdha,
ti të vdesësh, që të jetojnë njerëzit,
njerëzit që ti s’ke për t’ua njohur fytyrat,
dhe do të vdesësh i vetëdijshëm se asgjë s’është më e bukur,
më e vërtetë se vetë jeta.
Merre seriozisht,
gjersa shtatëdhjetë vjeçar,
të fillosh
të mbjellësh ullinj,
jo për t’ua lënë fëmijëve,
por sepse ti, s’beson në vdekje
dhe duke e trembur vdekjen ,
jeta do të peshojë më shumë në peshore.

JE SKLLAVËRIA IME

Je skllavëria ime, je liria ime,
je mishi im qё të djegë
si mishi lakuriq i netёve tё verёs,
je atdheu im
me reflekset e blerta tё syve tё tu
ti je e lartë, fitimtare,
je përmallimi im.
Tё di
tё paafrueshme
ndërsa unë tё pushtoj ty.

PËLQEJ TEK TY

Pëlqej tek ti
aventurën e varkës që shkon drejt polit
pëlqej tek ty
guximin e njerëzve të zbulimeve të mëdha
pëlqej tek ty gjërat e largëta
pëlqej tek ty të pamundshmen
futem në sytë e tu si në një pyll
plot dritë
dhe i djersitur i uritur i furishëm
kam pasionin e gjuetarit
pëlqej tek ty të pamundurën
por jo dëshpërimin.

MË I BUKURI I DETEVE

Më i bukuri i deteve
Është deti, ku s’kemi lundruar.
Më i bukuri i fëmijëve tanë
S’është rritur ende.
Më të bukurat e ditëve tona
Ende s’i kemi jetuar.
Dhe
gjënë më të bukur që dua të të them
ende s’ta kam thënë.

SHEKULLI IM S’MË FRIKËSON

Shekulli im s’më frikëson,
shekulli im gjithë mjerim e mizori
Shekulli im i guximshëm dhe heroik
S’do të them kurrë se jetova shumë herët,
ose jetova shumë vonë
Jam krenar që jam me ju këtu.
E dua shekullin tim që vdes e rilind
një shekull, ditët në mbarim të të cilit do jenë të bukura:
Shekulli im do të shkëlqejë një ditë
siç të shkëlqejnë
ty sytë

GJETHE TË VDEKURA

Shoh gjethet që bien e brenda meje copëtohet zemra
sidomos gjethet e rrugëve
sidomos po të jenë gështenja të egra
sidomos po të kalojnë fëmijët
sidomos nëse qielli është i kulluar
sidomos nëse atë ditë kam pasur një lajm të mirë
sidomos nëse zemra atë ditë nuk më dhemb,
sidomos po të besoj se atë ditë, ajo që dua, më do,
sidomos nëse atë ditë e ndiej veten në harmoni me njerëzit e me veten,
po të shoh që bienë gjethet, mua më copëtohet shpirti brënda qenies sime
sidomos po të shoh gjethet e rrugëve, sidomos të rrugëve me gështenja të egra.

SHOH TOKËN NË GJUNJË

Shoh tokën në gjunjë
shoh barin
shoh insektet
shoh çastin e lulëzuar e të kaltër.
Je si toka e pranverës, e dashur.
unë të shoh.
I shtrirë përmbys shoh qiellin
shoh degët e pemëve
shoh lejlekët që flutururojnë.
Je si qielli i pranverës, e dashur,
unëtë shoh.
Kam ndezur një zjarr sonte në fshat
prek zjarrin
prek ujin
prek stofin dhe argjendin.
Je si zjarr fushimi në qiell të hapur,
unë të prek.
Jam mes njerëzve, i dua njerëzit
Dua veprimin
Dua mendimin
Dua luftën time.
Je një qenie njerëzore në luftën time
Unë të dua

NË KËTË NATË VJESHTE


Në këtë natë vjeshte
jam plot me fjalët e tua
fjalë të përjetshme si koha
si materja
fjalë të rënda si dora
xixëlluese si yjet.
Nga koka jote nga mishi yt
nga zemra jote
me t’arritur fjalët e tua
fjalët e tua të ngarkuara me ty
fjalët e tua, nënë
Fjalët e tua, dashuri
fjalët tuaja, mike
Ishin të trishtuara, të dashura
ishin të gjalla, plot shpresë
ishin të guximshme, heroike
fjalët e tua
ishin njerëzim.

MEHMET

Nga njëra anë tiranët, na ndan si një mur.
Nga ana tjetër kjo zemër fatzezë më bëri një shaka të shëmtuar,
i vogli im,
Mehmeti im,
mbase fati do të më pengojë të të shoh përsëri.
E di, ti do të jesh një djalë
i ngjashëm me një kalli gruri:
biond, i hollë e me trup të gjatë.
kështu kam qenë edhe unë kur isha i ri.
Sytë e tu do të jenë të mëdhenj si ato të nënës sate,
ndonjëherë me një rrjedhojë të hidhur trishtimi.
Do të kesh një zë të bukur,
zëri im ishte i egër.
Balli yt do të jetë i bardhë.
Këngët që do të këndosh do të thyejnë zemra.
Ti do të jesh i shkëlqyer nëpër bisedime.
Dhe unë kam qenë mjeshtër në biseda,
kur njerëzit s’më ngacmonin nervat.
Nga buzët e tua do të rrjedhë mjaltë.
Ah, Mehmet,
sa zemra do copëtosh !
Mos e mundo nënën tënde.
Nëna është fortë dhe e butë, mëndafsh,
edhe në moshën e gjysheve ao do të jetë e bukur,
si atë ditën, kur e pashë për herë të parë.
brigjeve të Bosforit
Ishte 17 vjeçe,.
Ishte dritë hëne,
ishte drita e ditës,
ishte si një kumbull e artë.
Jeto në këtë tokë si të ishte shtëpia e babait tënd.
Turqia,
Toka jonë,
një vend i bukur midis vendeve,
dhe njerëzit e saj,
të një bashkimi të mirë,
punëtorë të urtë e të guximshëm
tmerrësisht të mjerë.
Ti, të ardhmen,
do ta shohësh me sytë e tu,
do ta prekësh me duart e tua.
Mbase unë do vdes larg gjuhës sime,
larg këngëve të mia,
kripës ime, bukës sime,
duke ndier mall për nënën tënde dhe për ty.
Mehmeti im i vogël
po iki.
Jam i qetë.
Për një kohë të gjatë.
Jeta që tretet tek unë, do të gjendet tek ty.



NAZIM HIKMET



Përktheu Besnik Mustafaj



***
Ta puth e ta puth dorën tënde
Oh sa kam dëshirë ta dish
E pran teje të bie pak më pas
Dhe vdekjen ta pres me aq ëndje.

Ç`më duhen ditët që vinë?
Asgjë s`më hyn më në sy
Dielli prapë botën do ndrijë
Por i verbër do jem un` pa ty.

Sa vite u bënë, sa vite
U deshëm e askush s`e mori vesh
Pra çohu tani, ty të lutem
Një fjalë ma thuaj, a më qesh.

Mes jetës time kalove
Si yllin që terrin e ndrit!...
Pra çohu tani ti e vdekur
Me dorën e ftohtë më vrit.

Se jeta pa ty do më jetë
Një natë e mbetur pa yll
Më vrit pra me dorën e ftohtë
Që sytë pranë teje t’i mbyll.

3.

Do të them diçka
me rëndësi thelbësore.
Natyra e njeriut ndërron
kur ai ndërron vend.
Këtu unë e dua tmerrësisht
gjumin që vjen si një dorë mike
të hapë drynat e portës sime
dhe të përmbysë muret që më rrethojnë.
Si në atë krahasimin e rëndomtë
unë i jepem gjumit.
Si drita që rrëshqet në ujërat e qeta.
Shoh ëndrra të mrekullueshme.
Jam gjithnjë jashtë,
bota është e kthjellët, bota është e bukur.
Dhe asnjëherë s’e pashë veten
aty të burgosur.
Dhe asnjëherë nëpër ëndrra
s’u rrëzova nga majëmali i humnerave.
Po zgjimet i paske të tmerrshme, do të thuash ti.
Jo, e shtrenjta ime,
jam aq trim sa ëndrrën ta shoh gjithnjë si ëndërr…

NINULLA

I
Fli, bukuroshja ime, fli!
Do ta sjell tani gjumin nga kopshtet për ty
Ah, për sytë e tu gështenjë me pjergulla të blerta!
Fli, bukuroshja ime, fli
Fli buzagaz për ëngjëjt,
nani - nani!

Fli, bukuroshja ime, fli!
Do ta sjell tani gjumin nga deti për ty
Një gjumë të thellë e të freskët, të lehtë si bletë.
Fli, bukuroshja ime, fli,
Nën velat e fryra prej erës,
nani - nani!

Fli, bukuroshja ime, fli!
Do ta sjell gjumin drejt e nga yjet për ty
Një gjumë të rruztë si prej kadifeje,
Fli, bukuroshja ime, fli
Te kryet e shtratit tënd zemra ime, rri zgjuar
nani - nani!

II
Shpirti im
Mbylli sytë ngadalë-ngadalë
Dhe, siç fundosesh në ujë
Zhytu në gjumë, zhveshur e me të bardha veshur
Më e bukura ëndërr të pret,
nani - nani!

Shpirti im
Mbylli sytë ngadalë-ngadalë,
Dhe braktise veten si në krahët e mi shtrënguar
nani - nani!

Mua as në gjumë mos më harro
nani - nani!

Mbylli sytë ngadalë-ngadalë
Sytë e tu jeshilë të thellë ku digjet një zjarr
nani-nani, shpirti im,
nani - nani!

EDHE NJE HERE PER TY

Dashuroj te ti
riskun e anijes që udhëton drejt polit
Dashuroj te ti
guximin e eksploratorëve të mëdhenj,
Dashuroj te ti të largëtën,
Dashuroj te ti të pamundurën.
Hyj në sytë e tu si në një pyll
ku veç dielli hyn,
Dhe unë, i mbytur në djersë, i uritur e zemërak,
Me zjarrminë e gjahtarit
kërkoj trupin tënd.

Dashuroj te ti të pamundurën,
Por aspak dëshpërimin.

Dhe!

Ti je skllavëria dhe liria ime,
Ti je trupi im që digjet
Si trupi i zhveshur i netëve të verës.
Ti je vendi im,
Ti, me hullitë e blerta të syve të zinj,
Ti, kaq e bukur, ngadhënjimtare,
Je malli im
Krejt e paarritshme në çastin kur të mbaj në krahë.

JE SKLLAVERIA IME, JE LIRIA IME

Je skllavëria ime, je liria ime,
je mishi im që digjet,
si mishi i zhveshët i netëve të verës,
je atdheu im,
ti, me reflekset jeshil të syve të tu,
ti, e lartësuar e fitimtare,
je nostalgjia ime,
kur të di të padepërtueshme,
në të njëjtin moment
në të cilin të rrëmbej.

POLEMIKE

Ti sheh veç horizontin që shndritet
unë dhe natën e shoh
ti nuk sheh gjë tjetër veç natës
unë dhe horizontin që shndritet

30 gusht 1958


I

Rri aty siç je në dritën e pajetë
Që dielli ta hedh mbi fustanin e blertë
Dhe ja si plaga ime u çel që këtë çast
Dhe shërbëtori yt i tëri kullon gjak.

II

Mendja ime nuk rresht e nuk rresht
Të rikrijoj ty me gjithë ç'ke
Dhe me duart që më dot nuk të prek
Ta mbuloj bardhësinë me një fustan të blertë

ANIJA

S'është zemra, medet, po një këpucë lëkurbualli
Që ecën pa pushim,
Ecën e s'griset kurrë;
Një këpucë që shkon para nëpër rrugët plot gurë
Para Varnës kalon një anije
"Oi, fijet e argjendta të Detit të Zi",
Një anije në udhë për në Bosfor,
Nazimi anijen e përkëdhel ëmbëlsisht
Dhe ndien t'i digjen duart
 
Top