• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ndërtimi besëlashtë

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
1,080
Pikët
113
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Kush ishin NDËRTUESIT E RRUGËVE në Besën e Lashtë?
Ndërtuesit e rrugëve ishin një grup besëlashtësh të devotshëm të vendosur për të lidhur krahinat e ndryshme të vendit me "rrugë të madhe" apo "rrugë mbretnore". Ata ndërtojnë Rrugën Mbretnore fshat më fshat, duke kërkuar në fshatin ku punojnë prej secilës shtëpi nga një punëtor, nga 3 shujta ushqim si dhe lëndën e parë për ndërtim (gurë, dhe, drunj etj.). Kësisoj ata kanë punuar edhe në mungesë të shtetit në kushte të anarkisë. Ata punojnë sipas standardeve të caktuara: rrugët duhej të ishin të gjera sa dy qerre të lëviznin lirshëm (gjithsej 16 pëllambë: nga 6 pëllambë për qerre, dhe 4 pëllambë hapësirë e lirë), rrugët duhej të ishin të drejta dhe të rrafshta, në anët e pjerrëta ndërtoheshin mure për të mos u shembur dheu, gropat mbuloheshin me dhe e zhavorr, ndërsa mbi lumenj ndëroheshin ura me harqe (qemer) për ndërtimin e të cilave besëlashtët ishin në zë, rrugët shtroheshin ma disa shtresa gurësh dhe fare në fund një shtresë çimento që lidhte pllakat e rrafshta të gurëve. Anëve të rrugës ndërtoheshin shtyllat që tregonin gjatësinë e rrugës, cungjet për të hipur në kuaj, ndërsa në çdo ditë rrugë ishte nga një postë për ndërrimin e kuajve që shërbente edhe si bujtinë, vend ku hanin, pinin, flinin, pastroheshin në saunë dhe argëtoheshin.
Ndër këta ndërtues ishin edhe tre vëllezërit që ndërtuan Urën e Shejtit.
Ndërtuesit e rrugëve ndimuan shumë në forcimin e lidhjeve vëllazërore mbarëilire saqë erdhi çasti kur nga viset më të largëta veriore, vinin dhurata që përcilleshin fshat më fshat deri në Faltoren e Dodonës.
1640107007973.png
 
Top