• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ndahet nga jeta ish ministri dhe demokrati Hasan Halili.

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
65,991
Pikët
113
Ikja e një demokrati të vërtetë si Hasan Halili dhe boshllëku që ai la

Pas ndarjes nga jeta katër muaj më parë të Themie Thomait, një tjetër ish-ministër bujqësie është përcjellë dje për në banesën e fundit. Ky ishte Hasan Halili, ish ministër i Bujqësisë dhe ish-deputet i Partisë Demokratike.
Hasan Halili, u nda nga jeta nga jeta në moshën 77-vjeçare, duke lënë në pikëllim shumë miq e shokë dhe të afërmit e tij. Ai la një emër të respektuar dhe dinjitoz gjatë gjithë jetës së tij, duke spikatur për një karakter të fortë dhe me prirjen për të bërë më të mirën e mundshme për vendin dhe bashkatdhetarët e tij edhe në kohët më të vështira.
Unë e kam njohur nga afër Hasan Halilin si kur ishte ministër dhe deputet, ashtu dhe më pas dhe ruaj plot kujtime të këndshme nga ai. Hasan Halili ishte mbi të gjitha Njeri, i këndshëm në bisedë, me një humor tipik vlonjat, rrëfente lirshëm dhe fare thjesht si për kohën e regjimit komunist ashtu dhe më vonë kur u radhit në krahun e demokratëve. Them me bindje se ai ishte një demokrat i vërtetë dhe, nëse Partia Demokratike do të ishte mbështetur dhe përkrahur figura si Hasan Halili, do të ishte krejt ndryshe nga ajo parti e mjerueshme që është sot. Ai ishte i besueshëm në ato që thoshte e shkruante, pasi gjithçka përputhej me zhvillimet dramatike të ngjarjeve të kohëve që ai jetoi dhe punoi.
Ish-Kryeministri Aleksandër Meksi, më tha dje ekskluzivisht për DITA-n:
“Ishte një lajm i dhimbshëm dhe i trishtueshëm ikja e Hasan Halilit. E kam njohur në periudhën pas dhjetorit 1990, kur ai ishte në krye të demokratëve të Fierit nga ku doli deputet. Ka qenë aktiv që nga fillimi, si një figurë e shquar e PD-së, si deputet, si ministër, dhe një nga personat që ka mbuluar pushtetin vendor, të cilat i ka kryer mjaft mirë në kushtet dhe rrethanat e kohës. Më pas e njoha nga afër, pasi e pata ministër në kabinetin tim. Një njeri i mirë, korrekt dhe demokrat model. Një njeri shembullor në marrëdhëniet me kolegët, me vartësit dhe me të gjithë njerëzit që kishte të bënte. Pas lënies së detyrës si ministër, ai ka vazhduar të punojë si një demokrat, por nuk është vlerësuar aq sa e meritonte për kontributin që ka dhënë. Ikja e Hasan Halilit është një humbje për demokratët shqiptarë që jetojnë me dëshirën për demokratizim të Shqipërisë dhe përparim të saj”.
Ndërkaq, ja çfarë shkruanin dje disa nga miqtë e tij.
Lavdosh Ferruni:
Lajmi që z. Hasan Halili, ky bir i shquar i Dukatit, personalitet me profil të lartë shumë të respektuar të tranzicionit shqiptar u nda nga jeta ishte një lajm i hidhur jo vetëm për familjarët, jo vetëm për dukatasit, por për gjithë shqiptarët që ai takoi gjatë jetës së tij, gjatë dekadave të punës së tij. Hasan Halili ishte njeriu profesionist i talentuar, model i politikanit bashkëkohor e mbi të gjitha qytetari që respektonte cilndo në shoqëri dhe vlerësohej e do të vlerësohet gjatë nga shoqëria shqiptare. Pak ditë më parë isha fshatin Kutë në Mallakastër, ku Hasani ka punuar si agronom 5 dekada më parë. Miri një 40 vjeçar më tha: Kam dëgjuar për Hasan Halilin, është njeri i dashur për të gjithë këtu. Unë si bir i Dukatit u ndjeva krenar për bashkfshatarin tim, të paharruarin Hasan Halilin, i cili do mbetet njeriu personalitet i shquar në historinë shekullore të Dukatit.
Shkëlqim Agolli:
Lamtumirë i dashur shoku, miku dhe kolegu ynë Hasan Halili. Isha i nderuar qe pata mundësinë te te njihja gati 60 vjet me pare, ne Golem, ne Institut dhe veçanërisht qe punuam ne Ministrinë e Bujqësisë e ne fund ne Projektet e USAD-it. Një jetë e tërë.
Ndiej dhimbje e jam i pikëlluar që u ndave nga ne. Ishe një burrë i rrallë, me kode e parime. Do te mbetesh për jetë i paharruar. Të qofte dheu i lehte dhe të ndrittë shpirti!
***
Në gazetën DITA kemi botuar disa fragmente të kujtimeve të tij në vitin 2017, ku ai ka rrëfyer jetën e tij si specialist bujqësie në Mallakastër e Fier, marrëdhëniet me Dukatin e tij të shtrenjtë, se si u ngjit deri në postin e ministrit të Bujqësisë në qeverinë Meksi dhe largimin pa bujë nga jeta politike. Është interesant rrëfimi i tij për rënien e skemave piramidale të fajdeve dhe pranverën e përgjakshme të vitit 1997.
Në vijim po sjellim fragmente nga këto kujtime.
Nisja e revoltave
Në gjithë Shqipërinë në fund të muajit dhjetor plasën revoltat, të cilat kish filluar në Lushnjë, në Tiranë, kur komunikoi Sudja falimentimin, vazhdoi në Berat. Më 24 dhjetor në ndërtesën e firmës Gjallica, nga më të mëdhatë në vend, në darkë ishin rreth 40 milion dollarë, në një dhomë më vete. Në mëngjes, kur vajtën huadhënësit e gjetën të grabitur. Këtë ma ka pohuar kunati im, Qemal Mëhilli, i cili kishte djersën e fëmijëve të tij, që punonin në emigracion. Njoftimin ma bëri në telefon dhe unë e përcolla ku duhej, po nuk m’u dha asnjë përgjigje.
Filloi revolta në Vlorë. Një deklaratë dhënë radios “Zëri i Amerikës” se një skaf me para iku në drejtim të Italisë, revoltoi edhe ata që nuk kishin futur pare në firma. Shteti po çoroditej, ne vajtëm dy tre herë në Vlorë, me ata që bisedonim kuptoheshim, po kush bindte turmat e njerëzve të egërsuar ndaj qeverisë. Megjithëse zgjedhjet për qeverisjen vendore u bënë me rregull në tetor, opozita nuk harronte 26 majin dhe keqpërdorimin e votës atëherë. Kështu që, duke shfrytëzuar revoltën popullore për paratë në firmat piramidale, ajo filloi të manipulohen politikisht revoltat. Dua të shënoj këtu se, edhe shtypi i opozitës kishte që në muajin qershor, që njoftonte se sa e kishin % njëra firmë e sa e kishte tjetra, gjë që ishte ashiqare një nxitje, që bëhej për të futur para në këto firma.
Rreth datës 20 janar 1997, qeveria vendosi të ngrejë një grup për menaxhimin e firmave rentiere… Çuditërisht, kryetar të këtij ekipi, me ministra, prokuror, guvernator banke etj, më ngarkuan mua. I them kryeministrit se më duket pa vend emërimi im, kur ka ministër finance, ministër ekonomie etj dhe është e paarsyeshme të emërohem unë në këtë post. Në këtë kohë, nuk mungoi edhe humori shkodran. Një kolegu im i bujqësisë nga Shkodra të nesërmen e vendimit për të më caktuar mua në këtë post, vjen në Tiranë për të më takuar dhe më thotë: “A e di çfarë u tha dje në Shkodër kur u emërove ti në këtë pozicion? – Jo! – i them. Më thotë: “shkodranët thanë, që Berisha na e dha përgjigjen, që nuk kini për të marrë asnjë lekë, se unë aty caktova ministrin, që nuk ka portofol për vete jo për ju”.
***
Berisha më urdhëroi të vija në Vlorë, të bëj takim me disa humbës parash, në prezencë të bashkëpunuesit të Gjallicës me mbiemrin Gërxhaliu ku do të kishte edhe regjistrim televiziv, të cilën Gërxhaliu e kishte pranuar. I kërkova kryetarit të PD-së Vlorë, Adhurim Musarait, të më siguronte disa njerëz dhe një sallë për këtë qëllim. Më thotë nuk e marrë përsipër. Atëherë i them, thuaji Tritan Shehut në linjë partie, i cili ja tha. Kërkova Halit Shamatën dhe i thashë që më duhet Gërxhaliu në Vlorë. Më thotë, nuk e di ku është se unë nuk e kam person në kërkim që të ta gjej. I kërkoj ministrit të drejtësisë, se ç’raporte ka Gërxhaliu e Shemsie Kadrinë, si bashkëpunëtore me të.
– Ouu, -më thotë ministri, ata janë ndarë që në muajin shtator të vitit 1996. Kështu që nuk ke punë me të. Njoftova Berishën, si edhe i thashë, pozicion im nuk ka tagër për të thirrur autoritetet, që duhet t’i japin zgjidhje problemit, prandaj, vër njeri tjetër në këtë pozicion. Ai ashtu bëri dhe unë u lirova nga një barrë e pamerituar.
Në vitin 1997, tensionet ishin në kulmin e tyre dhe kjo më detyroi që të flas në kuvend, duke bërë një përmbledhje të situatës dhe duke u deklaruar shikuesve dhe dëgjuesve se nuk ka mendime të ndryshme ndërmjet deputetëve të Veriut e të Jugut, po mendimet janë të njëjta për shpëtimin e situatës. Ishte koha kur televizionet prestigjioze e jepnin Shqipërinë të ndarë nga Shkumbini e lartë me një ngjyrë dhe nga Shkumbini e poshtë me ngjyrë tjetër. Diskutimi u mirëprit nga të gjithë dëgjuesit dhe shikuesit.
FacebookWhatsAppViberTelegramTwitterEmailShare
 
Last edited:

Pablo

Pablito
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
5,542

Ishalla o zot esht rradha e kti tjetrit pas 4mujve ,se 1moshe paskan mduket🤔🤔
 
Top