• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ndihmë për figurën

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Pas vitesh përdorimi të laptopit, vendosa të kaloj në desktop. Dua ta ndërtoj vetë dhe po i blej pjesët një e nga një këto ditë. Bleva një tastierë, një ekran, tani dua të blej edhe kullën (trurin e kompjuterit domethënë).

Problemi është ky:
E lidha sot ekranin e ri që kam blerë me laptopin, për ta provuar, po nuk më pëlqen. Shkronjat dalin si të zbehta dhe me mjegull, kurse në laptop duken më mirë.

Të dhënat e ekraneve janë: ekrani i laptopit është 17 inç (1600 x 900), kurse ekrani që kam blerë është 21.5 inç (1920 x 1080). Unë s'marr vesh shumë nga kjo fushë, po besoj se për të pasur një cilësi të mirë të figurës, duhet një kartë e mirë grafike.

Pyetjet e mia janë këto: për këtë ekran që kam blerë, çfarë kulle më duhet? Nëse blej një kullë të lirë, a do të kem cilësi në figurë, apo do të jetë si kjo që si provova sot? Nëse më duhet një kartë e mirë grafike, cila më duhet?

A ka ndonjë që merr vesh nga këto punë, të më sqarojë?
 
ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,282
Pikët
0
Përgjigje e: Ndihmë për figurën

Piksepari me jep modelin e monitorit qe ke blere, dhe se dyti pasi te me kesh sjelle modelin apo marken e sakte do te them se cili rezolucion eshte me i pershtatshmi.
Paraprakisht po te them qe markat JVC, NEC, BELINEA jane plehra te verteta ne grafike, keto marka me teper perdoren per monitore video input.
 
zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,880
Pikët
63
Përgjigje e: Ndihmë për figurën

Karta grafike sbesoj se ka shume te bej me cilesin e monitorit.
Vec nqs do te perdoresh aplikacione te duhet nje karte grafike e mire. Ketu perfshi Adobe Photoshop apo AutoCAD etc.
Nqs do te shikosh filma nje integrated graphic card te ben pune, por nqs ke plane per ato me siper dedicated. Kjo me shume qe mos te kesh probleme.

Te ekranet shif sa eshte Panel Type (LED apo tjeter), Brightness, Contrast Ratio, Resolucioni, Response time, refresh time, po edhe ca portash ka qe ben lidhje. HDMI, DVI etc.

Per vete kam nje 27 inch Samsung S27C450 qe e lidh me laptopin edhe jam i kenaqur :D
 
Modeli është PHILIPS 223V5LSB/00

Të dhënat e monitorit janë këto: http://www.philips.co.uk/c-p/223V5LSB_00/lcd-monitor-with-smartcontrol-lite/specifications
 
Zirko, më duhet edhe për fotoshopin, se e përdor.

Samsungu 27 inç që ke ti më duket i madh.. mua edhe ky 21-shi po më duket i madh, po mbase ngaqë nuk jam mësuar.
 
ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,282
Pikët
0
Përgjigje e: Ndihmë për figurën

Modeli është PHILIPS 223V5LSB/00

Të dhënat e monitorit janë këto: http://www.philips.co.uk/c-p/223V5LSB_00/lcd-monitor-with-smartcontrol-lite/specifications
Bato njaqeta.

Piksepari perdor porten DVI dhe perdor rezoluzionin 1024x768, por mos harro qe driver e kartes grafike ta kesh instaluar korrekt.

Nese pamja te del tek germat me nje kontur te lehte si hije zakonisht ne text duket edhe e mjegullt, atehere hyr ne menune e monitorit dhe shko ne CLOCK FASE dhe nepermjet butonave +&- korrigjo Konvergjencen e RGB-se, RGB-ja eshte colori Standart qe formojne te gjithe ngjyrat e tjera, pra Red-Green-Blue.
Nese pamja edhe pas ketyre veprimeve nuk te rregullohet nderro DVI cable or VGA cable.
Gjithsesi mbajme kontakt per me teper dhe nese nuk e ben dot vete me jep Teamviewer te asistoj une vete ne problemin ne fjale.
 
zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,880
Pikët
63
Përgjigje e: Ndihmë për figurën

Zirko, më duhet edhe për fotoshopin, se e përdor.

Samsungu 27 inç që ke ti më duket i madh.. mua edhe ky 21-shi po më duket i madh, po mbase ngaqë nuk jam mësuar.
Pasi te mesohesh me kete ste hyjne ne sy te tjeret. -gezuar-
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Ndihmë për figurën

Pasi te mesohesh me kete ste hyjne ne sy te tjeret. -gezuar-
Nuk dyshoj që do të jetë kështu.
E kam pasur në plan me kohë të marr një desktop me ekran të madh, po tani m'u mbush mendja.
Nuk krahasohet laptopi me desktopin.
Është si puna e makinave. Merr një makinë me naftë turbo, merr edhe një makinë nga ato të voglat me bateri, që i përdorin vajzat për të lëvizur brenda qytetit. A mund të krahasohen këto të dyja?
.
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Ndihmë për figurën

Bato njaqeta.

Piksepari perdor porten DVI dhe perdor rezoluzionin 1024x768, por mos harro qe driver e kartes grafike ta kesh instaluar korrekt.

Nese pamja te del tek germat me nje kontur te lehte si hije zakonisht ne text duket edhe e mjegullt, atehere hyr ne menune e monitorit dhe shko ne CLOCK FASE dhe nepermjet butonave +&- korrigjo Konvergjencen e RGB-se, RGB-ja eshte colori Standart qe formojne te gjithe ngjyrat e tjera, pra Red-Green-Blue.
Nese pamja edhe pas ketyre veprimeve nuk te rregullohet nderro DVI cable or VGA cable.
Gjithsesi mbajme kontakt per me teper dhe nese nuk e ben dot vete me jep Teamviewer te asistoj une vete ne problemin ne fjale.
Faleminderit Gest! Do të shkruaj në PM që të sqarohemi më hollësisht.
Falenderoj gjithashtu edhe Zirkon, për mundimin! -gezuar-
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Ndihmë për figurën

Pas vitesh përdorimi të laptopit, vendosa të kaloj në desktop. Dua ta ndërtoj vetë dhe po i blej pjesët një e nga një këto ditë. Bleva një tastierë, një ekran, tani dua të blej edhe kullën (trurin e kompjuterit domethënë).

Problemi është ky:
E lidha sot ekranin e ri që kam blerë me laptopin, për ta provuar, po nuk më pëlqen. Shkronjat dalin si të zbehta dhe me mjegull, kurse në laptop duken më mirë.

Të dhënat e ekraneve janë: ekrani i laptopit është 17 inç (1600 x 900), kurse ekrani që kam blerë është 21.5 inç (1920 x 1080). Unë s'marr vesh shumë nga kjo fushë, po besoj se për të pasur një cilësi të mirë të figurës, duhet një kartë e mirë grafike.

Pyetjet e mia janë këto: për këtë ekran që kam blerë, çfarë kulle më duhet? Nëse blej një kullë të lirë, a do të kem cilësi në figurë, apo do të jetë si kjo që si provova sot? Nëse më duhet një kartë e mirë grafike, cila më duhet?

A ka ndonjë që merr vesh nga këto punë, të më sqarojë?
Ne varesi te llojit te kartes grafike dhe 'driver version' instaluar per te ne sistemin operativ, ekzistojne menyra te ndryshme se si realizohet ndryshimi, kalimi, upscale/downscale, nga nje rezolucion ne nje tjeter, psh 1600x900 -> 1920x1080, apo e kunderta. Keto menyra varen ne menyre ekskluzive prej hardware+driver.

Gjithashtu, diferenca te tilla shfaqen edhe nga se si eshte konfiguruar ekrani i dyte, 'external screen'.

Nese eshte konfiguruar te sillet si ekran shtese (ne rastin kur nje dritare e caktuar merret nga ekrani primar 'local screen' dhe merret me drag+drop te cohet ne ekranin e dyte 'external screen'), ne kete rast te dy ekranet njihen nga sistemi me rezolucionin e sakte te secilit dhe pamjet jane tek te dy ekranet te qarta (ne rastin konkret, dritarja e levizur nga 'local' tek 'external' do te beje qe kjo dritare te shfaqet me e vogel ne ekranin 'external').

Nese konfigurimi eshte i llojit qe te dy ekranet shfaqin te njejten pamje njekohesisht, nese ekranet jane me rezolucion te ndryshem (si ne kete rast) atehere ndodh upscale/downscale i pamjes origjinale ne 'local' qe te perseritet dhe replikohet ne 'external'. Por i njejti objekt nuk mund te kete permasa te ndryshme ne dy ekrane te ndryshem kur pamja ne ekranin 'external' eshte nje replika, nje kopje, e pamjes ne ekranin 'local'. Ndryshimi i permasave me ane te upscale/downscale behet me futjen e nje koeficienti shumezues - me i madh se "1" kur rezolucioni i 'external' eshte me i larte se i 'local' dhe me i vogel se "1" kur ky rezolucion eshte me i vogel (Ky koeficient eshte "1" kur ekranet jane me te njejtin rezolucion). Me keto rezolucione konkrete, koeficienti i upscale per gjeresine e ekranve eshte 1920/1600=1.2 Dmth qe cdo objekt ne ekranin 'local' do te shumezohet me 1.2 per t'u shfaqur ne ekranin 'external'. Dhe ka shume raste kur ky shumezim do te rezultoje ne nje shifer me presje dhjetore, psh nje objekt 81 piksel do te duhet te transformohet ne 97.2 piksel. Pikerisht kjo ndarje e pikselave individuale ne 'copa' me te vogla sesa nje piksel i vetem - dicka qe nuk mund te ndodhe - con ne shformimin dhe humbjen e qartesise se figures. Dhe per me teper, ky shformim dhe humbje qartesie eshte me i dallueshem per objekte te vogla. Psh shkronjat ne nje tekst.

Ne teresi, nuk mendoj se ekrani ka ndonje problem. Nje anomali te tille e kam pare shume shpesh te ndodhe ne shume e shume raste.
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Ndihmë për figurën

Guraks, problemin e ekranit që lidha me laptopin e zgjidha, duke e çaktivizuar ekranin e laptopit dhe duke lënë vetëm njërin, ekranin e jashtëm si ekran parësor. Cilësia u rregullua. Por halli im ishte më shumë te kulla që duhet të blija, se ekranin nuk e mora për ta përdorur me laptop. Bëra edhe vetë ca kërkime në internet për të parë se çfarë më duhej. Unë doja të ishte e shpejtë në internet dhe të përdorja pa probleme Adobe Fotoshop/Adobe Premier. Pashë që më duhej një kullë me proçesor Intel i5 (i7 ishte më e shtrenjtë). Kishte edhe me proçesor AMD, por e doja Intel.

Përfundimisht mora një Lenovo H530, me proçesor Intel i5-4460 Quad Core, CPU 3.2 Ghz, 4GB RAM dhe kartë grafike AMD Radeon 1GB. Me shpejtësinë dhe cilësinë e figurës jam shumë i kënaqur, në internet dhe në Fotoshop fluturon, aq sa laptopi tani më duket si lodër para këtij. E vetmja e keqe (se çdo gjë e ka një çmim) është se në krahasim me laptopin ky bën një çikë zhurmë, por them t'i blej dhe ta fut në një kuti, për ta ulur pak zhurmën. Ka disa kuti të posaçme për këtë punë. Të falënderoj edhe ty për informacionin.
.
 
Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,274
Pikët
113

Nese instalon Windows 8.1 64 bits, ia dyfishon 4GB RAM + 4GB RAM = 8GB RAM.

Zhurmen e shkakton frizeri i CPU 3.2 Ghz ( duhet te jete 2 here me i shpejt se laptopi)!
E gezofsh ! Shume konfigurim i mire qenka.
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
12,236
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Ndihmë për figurën

kam vene re kto 10-12 ditet e fundit qe me eshte zhdukur opsioni TRANSLATE nga comentet e you tube dhe me ka ngelur vetem opsioni pergjigjuni qe cfaqet poshte cdo komenti ne you tube! C,fare dreqin ka ndodhur se nuk po i jap dum kerkund, dhe nuk mendoj qe eshte dicka e platformes you tube sepse ne smartphone psh ky opsion cfaqet normalisht, pra egsiston por une ne PC nuk arrij ta cfaq! Nuk kam levizur asgje ne settings te PC, as me dashje dhe as pa dashje sepse i permbahem gjithnje parimit: nese dicka punon mire- leje ahtu sic eshte dhe mos e nga! Ka dikush ndonje ide si i behet per ta patur perseri kte opsion?
 
Top