• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nga ndryshojnë Kosova dhe Shqipëria?

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,161
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Mjafton kaq pak për t'a kuptuar.

Një lajm rutinë është ai që tregon diferencën e madhe në raport me përgjegjësinë ndaj qytetarëve dhe detyrës në Kosovë dhe Shqipëri.
Më poshtë ne të Albeu.com po ju paraqesim dy raste, të cilat tregojnë shumë.
Bëhet fjalë për rifutjen në qarkullim të rrugës Kaçanik-Hani i Elezit në grykën e Kaçanikut në Kosovë.
Më datë 9 maj, fiks 20 ditë më parë, ministria e Infrastrukturës së Kosovës ndaloi kalimin në këtë rrugë pasi në një pjesë të saj kishte shkarje të malit duke e bërë të rrezikshëm kalimin aty.
Në fakt, sipas standardeve që jemi mësuar të shohim në Shqipëri, në atë rrugë edhe mund të kalohej, por ministria vendosi pezullimin e kalimit deri në rregullimin e saj.
Vlen të theksohet fakti se Kosova është duke bërë një investim gjigant në një tjetër rrugë moderne që lidh Kosovën me Maqedoninë, e cila është vetëm disa metra më poshtë aksit të vjetër ku kishte shkarje dheu.
Por edhe pse në pak muaj ajo autostradë me urat më të larta në rajon do të vihet në përdorim, autoritetet e shtetit të ri të Kosovës vendosën të harxhojnë disa miliona euro për të rregulluar qoftë edhe provizorisht rrugën e vjetër.
Tani, le të vijmë në Shqipëri.
Prej më shumë se një viti e gjysmë, në aksin Elbasan-Tiranë kanë rënë masive shkëmbore dhe ministria e Infrastrukturës nuk e ka vërë fare ujin në zjarr për të ndërhyrë në këtë rrugë duke u mjaftuar vetëm me një devijim disa metra të saj, gjë e cila rrezikon seriozisht jetën e përdoruesve.
Autoriteteve të Kosovës iu deshën vetëm 20 ditë për të kthyer në gjendjen e mëparshme rrugën e rrezikshme, ndërsa ministria e Infrastrukturës së shtetit amë Shqipëri nuk i mjaftojnë as një vit e gjysmë për të hequr masivët shkëmborë nga autostrada Tiranë-Elbasan.
Për banorët e Kosovës mund të jetë një lajm rutinë ai i rikthimit në gjendjen e mëparshme të rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, por shqiptarëve të Shqipërisë u tregon se sa dramë është ky shtet të cilit 6 vite më parë i festuam 100 vjetorin.
Albeu.com
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,561
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Nga ndryshojnë Kosova dhe Shqipëria?

Halil Matoshi duhet ta kete shkruar kete
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,988
Pikët
113
@Fshatari

Shumica e viktimave të trafikimit seksual, të mitura.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjatë vitit 2020 ka trajtuar dhe i ka ofruar shërbime sociale 21 viktimave të trafikimit seksual, të gjitha të nacionalitetit shqiptar, thuhet në një përgjigje të kësaj ministrie dërguar Radios Evropa e Lirë.


Tetëmbëdhjetë nga viktimat kanë qenë fëmijë, tre të rritura, kurse një i gjinisë mashkullore, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas Policisë së Kosovës, për veprën penale të trafikimit me njerëz dhe veprave që ndërlidhen me trafikimin, në vitin 2020 janë arrestuar 104 persona të dyshuar, në mesin e të cilëve ishin 90 shtetas të Kosovës, dhjetë nga Shqipëria dhe tre nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

https://albeu.com/lajme/i-premtoi-se-do-e-takonte-me-familjen-por-e-takoi-me-shokun-e-reja-tregon-si-i-dashuri-e-shfytezoi-per-prstitucion/6092/

PS....drugi put....CUTI aPO.................CIU = KURAC.
HVALLA.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,309
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
- Dialekti
-Territori
-Flamuri

Ndersa vete artikulli le shume per te deshiruar ashtu sic edhe shume propaganda te tjera, qe kane pushtuar internetin . ( Nga njera ane po kapin Dullen si dikur ) . LoooL
 

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,442
Pikët
83
Vendndodhja
Shkodër
Deshe të thuash Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, sepse Republika e Kosovës është gjithashtu Shqipëri.
Zaniçja thotë dialekti, por gjuhëtarët pajtohen se në trojet shqiptare ka vetëm dy dialekte, e ca të tjerë thonë se janë thjesht variante të shqipes, ai verior e ai jugor, apo siç njihen në literaturë, gegë e toskë. Të folme ka shumë në trojet shqiptare, aq sa edhe nga një fshat në tjetrin ke të folme të ndryshme. Flamuri i shqiptarëve është një, por zanuçja ndërron flamurët nga të fryjë era apo ndonjë gjë tjetër.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
4,739
Pikët
113
qe shteti i kosoves/dardanise, punun me mire se ai i shqiperise, kjo gje nuk do as men e as kalem, kjo gje bie ne sy qindra kilometra larg,
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
12,334
Pikët
113
Ndryshojnë në faktin se ... Shqipëria pret t'i vijë Kosova dhe Kosova pret të shkojë në Shqipëri
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
5,753
Pikët
113
Eshte tjeter te shkruash per "Nga ndryshojnë Kosova dhe Shqipëria?", dhe tjeter ta trajtosh ndryshimin ne pikpamje qeverisje e menaxhim/administrimi.
 
Top