• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nikanor Pará

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,220
Pikët
113
NIKANOR PARÀ


Kilian, bashkatdhetar i nobelistit Neruda. U lind në 1914. Docent matematike në Universitetin e Santiagos në Kili. Vepra e tij është nga më të lexuarat dhe më të debatuarat e Amerikës Latine. Poezia e tij është sa konkrete, aq edhe e abstraguar. Ndjehet në të ironia, zhveshja nga kallëpet poetike, një këndvështrim origjinal poetik. Pikërisht e reja që sjell ai e bën aq shumë të lexueshëm, në kohën që poezia po i humbet përditë ata, megjithëse poetët po shtohen përditë. Vërtetë poetët po shtohen përditë?


Përktheu Ben Meçe,
Itali



POEZIA KA MBYLLUR LLOGARITË ME MUA

Nuk jam unë që i jap fund gjithshkaje
sa për këtë jam më se i sigurt
doja të vazhdoja të poezoja
por më shteroi gjithë frymëzimi.
Poezia është sjellë mirë
unë jam sjellë shumë keq.

Çfarë fitoj të them
se jam sjellur mirë
e poezia është sjellur keq
kur e dini që jam unë fajtori.

Mirë të më bëhet, jam treguar me gjithë mend budalla!

Poezia është sjellë mirë
unë jam sjellë shumë keq
poezia ka mbyllur llogaritë me mua.

KUJDES

Unë nuk lejoj asnjë të më thotë
se nuk kupton antipoezitë
duhet të qeshin të gjithë, të gajasen.

Prandaj shkatërroj trutë
për të arritur te zemra e lexuesit.

Mjaft me pyetje.
Në krevatin e vdekjes
secili kruhet me thonjtë e tij.

Por ka më akoma:
nuk ka perëndi që më mban
kur unë u futem gjërave të dëshpëruara.

AKT PAVARËSIE

Pavarësisht
nga projektet e Kishës Katolike
autodeklarohem shtet i pavarur.

Në të dyzetenëntin vit të moshës së tij
një qytetar ka plotësisht të drejtë
t’i rebelohet Kishës Katolike.

Më hëngërtë dheu po qe se gënjej!

Aty ndihem tamam i lumtur
nën hijen e këtyre akacieve në lule
të bëra tamam për trupin tim.

I lumtur aq sa më nuk mund të bëhet
nën dritën e këtyre fluturave fluoreshente
që duken të prera si me gërshërë
të prera tamam për shpirtin tim.

Dashtë të më falë Comite Centrale!

Në Santiago të Kilit
njëzetenëntë nëntor
i njëmijë e nëntëqintë e gjashtëdhjetë e tre-shit
plotësisht i bindur për aktet e mia.

FLUTUR

Në kopshtin që i ngjan një thellësie detare
është e madhe joshja e një fluture:
tërheq fluturimi i saj i thyer
ngjyrat e saj të shndritshme
dhe rrathët që zbukurojnë majat e krahëve.

Tërheq forma e trupit.

Kur rrotullohet në ajër
e ndriçuar nga një rreze jeshilëze
apo kur çlodhet nga efekti
i prodhuar prej vesës e pjalmit
komplet e maskuar në drejtim të një luleje
nuk e humbas nga sytë
e nëse zhduket tutje
matanë portës së oborrit
sepse kopshti është i vogël
apo shpejtësia e saj e madhe
e ndjek me mendje
për disa sekonda
derisa përqëndrimi më kthehet përsëri.

JETË QENSH

Profesor: një jetë qensh.
I kamzhikuar nga kati në kat.
Rrëngjethja nëpër dhëmbë
e gërvishtjes së shkumësit.

Profesori dhe gruaja preçize.
Profesori dhe gruaja tamam.
Ku ta gjesh sot një grua tamam!
Një grua që të jetë ashtu siç duhet
një grua që të mos i ngjajë një burri.

Vuajtja errëson shikimin,
fillojnë të shfaqen rrudhat.
Plakja edhe e vetë nxënësve,
të shumtat mungesa të respektit.
Mënyra e të ecurit nëpër korridore.

E shara mund të durohet akoma,
po jo e qeshura artificiale,
komentet që të bëjnë për të vjellë.

Liceu është tempulli i dijes.
Drejtori i të mbiquajturit tempull
me mustaqet e tij si aktor kinemaje.

Lakuriqësia e zonjës nuse
(shikimi shkon e përplaset te një buf
një xhufkë flokësh shumë të shtrirë)
Duhet eliminuar e puthura në faqe
(më e vështirë se nisja nga fillimi)
sheshi i zjarrit është një shesh lufte.

Gruaja arrin çdo gjë me shalë.

Problemet e pleqve
të jesh përfshirë në një antologji
të provokosh një kontraktim muskuli artificial.

Asgjë në vijë për profesorin:
profesori vëzhgon milingonat.

SA ËSHTË ORA

Kur një i sëmurë rëndë
bëhet mirë për disa sekonda
dhe pyet të afërmit për orën
- të mbledhur si me magji
rrotull krevatit të vdekjes-
me një prezencë të mugët
që të ngre qimet përpjetë

do të thotë se ka diçka që nuk shkon

do të thotë se nuk ka më shpresë

do të thotë se kemi humbur, pa shpëtim.

MIRUPAFSHIM

Erdhi ora e të tërhequrit
u a di për nder të gjithëve
sa miqve të mi të sjellshëm
aq edhe armiqve frenetikë
figura të pakaraktershme!
Unë mizerje
po qe se nuk do fitoja
antipatinë e tyre të gjithantë:
përshëndetje qenër të lumtur
gati për të lehur në rrugën time!
Jap dorëheqjen prej jush
me kënaqësinë më të madhe të botës.

Faleminderit edhe një herë, faleminderit
e di që po më zbresin lot
do të shihemi përsëri
në det, në tokë, ku të jetë.
Shkruani, silluni mirë
mbështilleni bukën
thurni papushim rrjeta merimangash
u bëj ç’do lloj urimi:
nga majat e mprehta
të pemëve të qiparisit
unë ju pres me dhëmbë e dhëmballë.

LETRA TË POETIT QË FLE MBI NJË KARRIGE

8.
Kur për një arsye, apo një tjetër,
kam zbritur poshtë
nga kulla ime e vogël prej aksesh
jam ringjitur duke u dredhur nga të ftohtët
nga vetmia
frika
dënimi.

12.
Unë nuk trishtohem aq kollaj
të jemi të sinqertë,
edhe kafkat më kanë bërë gjithnjë për të qeshur.
Ju përshëndet me lot prej gjaku
poeti që fle mbi një kryq.

TËRHEQ ÇDO GJË QË KAM THËNË DERI TANI

Përpara se të jap dorëheqjen
kam të drejtën e një dëshire ekstreme:
zemërgjeri lexues
digje librin,
nuk tregon atë që doja të thosha
megjithëse është shkruajtur me gjak
nuk tregon atë që doja të thosha.

Nuk mund të ketë më keq se sa kështu
ka qenë hija ime që më poshtërojë:
fjalët janë hakmarrur.

Më fal lexues
kërkoj ndjesë miku im lexues
që nuk mund të ndahem prej teje
me një përqafim besnik:
jap dorëheqjen prej teje
me një buzëqeshje të trishtë e të sforcuar.

Ndoshta s’jam gjë tjetër, veçse ky
ndaj dëgjoje fjalën time të fundit:
ç’do gjë ç’kam thënë e tërhoqa.
Me hidhërimin më të madh të botës
tërheq ç’do gjë që kam thënë deri këtu.
 
Top