• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nikolaj Nekrasov

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
NIKOLAJ NEKRASOV
(1821-1878)


Nikolaj Alekseevic Nekrasov u lind më 1821 në Ukrainë. Librin e parë poetik e boton më 1840, “Ëndrra dhe Tinguj”, me një recension rigoroz nga Bjelinski. Braktis universitetin për të ndërmarr një numër biznesesh botuese: Almanakët “Tregime nga Petërburgu” 1846, “Prilli i parë” 1846 dhe revistat” “Sovremennik” (Bashkëkohësi, 1847-1866) dhe "Kronikë e Atdheut" (1868-1878). Më 1854 shkruan “Vlas”. Më 1863 shkruan “Ngricë, hundë e kuqe”. Puna e fundit e Nekrasovit që mbahet dhe kryevepra e tij është: “Cili është i lumtur në Rusi” (1866 - 1877). Historia e shtatë udhëtarët fermerëve që shëtisin gjithë Rusinë për të zbuluar arsyet e moslumturisë së tyre. Vdes në Petërburg më 1878.


Përktheu: Sejfulla Malëshova


FALLTARJA

Del e bredh fshat më fshat kësaj ane,
Një fallxheshë fustan-laragane:

Plumbin shkrin, pëshpërit në mashan,
Fryn e ysht, të hedh fall në filxhan.

Nuk ndjell shtriga të mira, gëzime,
Veç të liga, lot, vaj e mjerime.

Po miletit ky avaz s’i pëlqen,
Ky më tepër këndon e kërcen.

I tha shtriga një djali, Andreut:
“Do t’të hanë djalo, qent’ e beut!”

Dhe vërtet pas një muaji, - shiko!-
Në pyll djali bërtet: “O!O!O!”

Xha Stefanit i tha: “Derëziu:
Shiko mirë! Të iku doriu!”

Dhe vërtet vet’ e vjen një xhandar:
Xha Stefanin e thirkan ushtar!

Dhe e dha xha Stefani, më s’priti,
Për bedel nxori kalin e shiti.

Kur e dëgjuan se dhe kali u shit,
Me fallxheshën bota gjith’u çudit.

Tha xha Pandi: “si duket kjo punë,
Te fallxhesha do shkoj edhe unë;

Të bësh kryq, çudi qenka me të,
Ç’do që thotë i del një më një.

Veçse vetëm për keq, për të liga;
Mos ka djallin në bark ajo shtriga?”

Ngrihet shkon te fallxhesha. Atje
Rri e pret; ja një vashëz’ e re

Po hedh fall; pranë saj rri një djalë-
Ky si dem, vet e hollë si ngjalë.

Merr fallxhesha i thotë: “shiko!
Me bandillin këtu ti mos shko!

Fati yt, fat i rrallë, moj lule
Me liri pa kufi, me pekule.”

Dridhet djali dhe shtriga këtij:
“E ke kot, për ty s’ka lumturi!

Që të gjitha t’i them?” - Fol, tha,
“do të vinë sejmenët me kuaj,

I palar’ i parruar do shkosh,
------------

Nëpër rrugë i dehur do biesh,
Shkarrëzyer në baltë do shtrihesh,

Djaj e xhinde do hidhen si top,
Do kërcejnë mbi ty hop e hop,

Osh e bran: do të shkosh në skëterrë...
Ngrihet hopa, me vrap e në derë

Shkon xha Pandi. Fallxhesha: Hidh fall!
Falli yt nuk më duhet! Shko tall

Ndonjë vajzë të vogël, pa mua
S’m’i shet dot ato profkat e tua!

Ti, moj shtrig’ e mallkuar, dëgjo!
Eja fatin këtu ma trego

Kur të shporret këtej zgjedh’ e beut,
Kur të shfrejë lirisht rob’ i dheut!”
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Nikolaj Nekrasov - poezi

NIKOLAJ NEKRASOV
(1821-1878)

Përktheu: Dhori Qiriazi

GAZMORJA

- Ha përshesh me ujë,
Jasha, qumësht s’ka!
- Ç’u bë lopa murgë?
- Iku dhe na la!

E mori ta shtojë
Zotriu në shpi.
Oh, sa mirë jetojnë
Njerëzit në Rusi!

-Pulat, - thirrën vajzat, -
ç’u bënë, u ra zjarri!?
- Heshtni, budallaçka,
I hëngri gjyqtari.
Merr ryshfet për djemtë
Që venë në ushtri...
Oh, sa mirë jetojnë
Njerëzit në Rusi!

-E kjo Katerina
thërret e bërtet:
seç m’u thye shpina,
gjë e mirë s’më pret,
kaq vjet shërbëtore,
vajzë... pa njeri...
Oh, sa mirë jetojnë
Njerëzit në Rusi!

Nuk e di as vetë
Ç’më shkreton shtëpinë:
Cari mori djemtë,
Zotëria çupërinë,
Si të jenë lubi
Që ha njerëzinë...
Oh, sa mirë jetojnë
Njerëzit në Rusi!

KËNGA E URISË

Më këmbë
Muzhiku tundet, gulçon
E shfryn nga hundët!

Të tillë e bëri goja,
Mjerimi
Dhe nevoja.

Si ec,
Gulçon më tepër,
Afrohet
Në një thekër.

Si dordolec
Më këmbë,
Këndon aty
Një këngë:

“pa piqu,
thekër xhani,
jam bujku yt,
Pankarti.

Të ha
Një mal pa gajle,
Kuleç
E karavele.

Të gjitha
T’i ha vetë, të ngopem
Pa ç’të jetë!”

KËNGA E USHTARIT

Bota është e ligë,
S’paska drejtësi,
Jeta është shtrigë,
Sëmundje e mërzi!

Plumbat janë të turkut,
Janë nga gjermanët,
Janë nga francezët,
Po shkopinjtë nga tanët!

Bukë s’ka
Në dynja;
Strehë s’ka,
Vdekje s’ka!

KËNGA E KRIPËS

Ka disa ditë
Nuk ha, nuk pi;
Im bir i vogël
Po vdes, pa shih!

Dhe që të hajë
I jap diçka.
“Ma bëj me kripë!”-
ai më tha!

Po krip s’kam
As sa një lot.
“I hidh pak miell!” –
më tha imzot.

Kafshoi dy herë
Si me pahir
“Më shtjer dhe ca!” –
më tha im bir.

Unë prap’ hedh miell,
Po s’mbahem dot,
Mbi të më rrjedh
Një rrëke lot.

Qetësoi djalin,
I tha: mos qaj!
Ah, kripë iu bë
Ky lot i saj!
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Përgjigje e: Nikolaj Nekrasov

NIKOLAJ NEKRASOV
(1821-1878)​

Përktheu: Agim Shehu

PARA SHIUT

Erë e zymtë e rrëmbyer
Një tufë re në qiell merr.
Rënkon bredhi degëthyer,
Pylli shushurin mister.

Mbi përrenjtë laroshë, zhubrosur,
Fletët ikin fluturim,
Dhe si rrymë e ciknosur
Vjen me vrull një erë thëllim.

Si muzg mbulohet bota,
Duke ardhur që nga larg,
Tufa galash, grumbuj korbash
Klithin n’ajër rreth e qark.

Sharabajka - karro tmerri,
Mbyllur lidhur, pret të ikë;
E xhandari karrocierit
I klith “Nisu!” me kamzhik...

***

Te sheshi Sena plot publik,
kalova dje në orën gjashtë.
Atje po rrihnin me kamxhik
Një nusezezën, një fshatarkë.

Si s’nxori një pikë zë ajo,
Veç lart kamxhiku fshikullonte...
Dhe muzës unë i thashë: “Vështro
Se si po heq një motra jote!”

***

Qejfe jete, gazet e rinisë
Unë nën peshë të punës i kam vrarë;
Si poet i dashur i lirisë,
Mik me dembelinë kurrë s’jam marrë.

Vuajtjet pa fund që kam duruar,
Le ta prekin zemrën, thikë t’i vënë,
Unë veç shkruaj: tingujt e rimuar
Për grimasa boshe kohë s’më lënë.

Tingujt-vargje s’janë si proz’ e ngrirë,
Gjersa prekin zemrat që kanë gjak,
Siç prek, befas, lot i shkreptirë.
Që buron prej sysh me flakë.

Unë s’shes mend se populli në mendje
Do më mbajë qoftë dhe një varg...
Poezi e lirë te ti nuk gjendet,
O i ashpri vargu im idhnak!

Ti s’ke art krijues, finesë ariesh...
Por te ti i gjallë gjaku vlon,
Si triumf skuq prushi i hakmarrjes,
Dashuria rron e përvëlon...

Dashuria që këndon njerëzorët,
Që damkos mizor e budalla
Dhe me gjemba ia thur kurorën
Poetit që njeri s’ka...
 
Top