• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Një e ardhme ndryshe për hekurudhat, vjen treni luksoz prej xhami

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,345
Pikët
113
Vendndodhja
Një e ardhme krejt ndryshe po afron, ndoshta, për industrinë hekurudhore. Trenat janë trajtuar gjithmonë si një mjet përgjithësish më i lirë për të udhëtuar, veçanërisht për distancat më të gjata, ose si një mjet i rëndësishëm për transportin e mallrave.

Por së shpejti ai mund të jetë edhe një mjet transporti luksoz, madje edhe privat. Trena luksozë kanë ekzistuar edhe më parë. Nuk mund të harrohet Orient Express, Transiberiana, karrocat luksoze që duken si pallate mbretërore në Indi.

Por inxhinieri francez Thierry Gaugain ka projektuar një tren të mirëfilltë totalisht të ri, dhe teknologjikisht të avancuar.

Me një kosto rreth 350 milionë dollarë, mjeti i quajtur “G Train” parashikohet me 14 karroca të konceptuara në një xham special, inteligjent, i cili ndryshon ngjyrë në vartësi të dritës së jashtme, që të jep ndjesinë e një fluturimi në natyrë.

Mjeti parashikohet të ketë sallone ku argëtimi teknologjik të jetë në maksimum, por edhe një kopsht të vërtetë botanik, plot pemë frutore, ku çdonjëri të relaksohet dhe të harrojë stresin e përditshëm.

Pronari i trenit do të mund të mirëpriste miqtë tij në sallone praktikisht të tejdukshme, ku përjetimi i lirisë në një mjet lëvizës do të arrinte vërtet dimensione të reja.

“Udhëtimi nuk ka të bëj me arritjen nga një pikë A tek një pikë B. Udhëtimi nuk ka të bëj me shpejtësinë, por me kohën, që është pasuria e vetme që kemi”, thotë Gaugain.

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
51,202
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Shume gje e bukur dhe ide fantastike.
 
Llaqi

🃏
Anëtar
Jun 25, 2020
Postime
7,049
Pikët
113
Vendndodhja
Pishkavec

per nji moment mando mendova se ky trreni ishte prodhu per ne shqiperi ... thash ku do e vendosin se shinat i kan prish dhe hekurudha nuk funksionon :p
 
Enisa

First
Staff member
Anëtar
May 8, 2020
Postime
9,880
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
Unë ,udhëtimin me tren e kam provuar vetëm jashtë. Këtu aha,ske shanse. Vetëm treni Tr-Dr funksiononte,ama është si trenat western😁
 
Top