• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Një llampë me kripë Himalaje në shtëpi mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj!

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
16,970
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Viteve të fundit njerëzit bëjnë një jetë shumë dinamike, hanë ushqime të përpunuara, punojnë shumë, flenë më pak dhe jetojnë me shumë stres. Prandaj secili prej nesh është në kërkim të zgjidhjeve më të mira për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien.
Një zgjidhje e jashtëzakonshme që do të transformojë tërësisht jetën tuaj është një llampë me kripë Himalaje në shtëpi.
Tashmë e dini që kjo kripë është e pazëvendësueshme. Kjo kripë besohet të jetë e përbërë nga mbetjet e thata të detit dhe daton nga krijimi i planetit Tokë.
Unik Portal ju njofton me llampën unike me kripë Himalaje.
Kjo llampë quhet “llampë kripe” sepse është e përberë nga kripa e trëndafiltë e himalajeve dhe është në gjendje të ndriçoj ambientin tuaj. Megjithatë arsyeja pse njerëzit e blejnë këtë llampë nuk është fakti që ajo ndriçon ambientin shtëpiak, por për efektet e jashtëzakonshme shëndetësore.
Përfitimet e llambës me kripë Himalaje përfshijnë efektin e zvogëlimit të ndotjes së ajrit, joneve negative dhe elektrosmogut të shkaktuar nga pajisjet elektronike. Përveç zvogëlimit të simptomave për njerëzit që vuajnë nga astma, ajo ndihmon edhe tek personat me alergji dhe sëmundje të tjera.
-Si mund të dini që një llampë e tillë është vërtetë nga kripa e himalajes?
Kripa e himalajes është e 100% origjinale nëse vjen nga minierat e thella nëntokësore të Khera-s, Pakistan, që ndodhen në skajin perëndimor të maleve Himalaje. Këto blloqe të gdhendura me dorë janë burimi i vetëm i kripës së vërtetë himalaje me ngjyrë rozë.
Ngjyra e llambave me kripë himalaje varion nga një rozë e lehtë në ngjyrë portokalli e lehtë. Ngjyra mund të ndryshojë si rezultat i përqendrimit të mineraleve.
Brenda qendrës së zbrazët të këtij blloku të kripës është një llambë që nxjerr dritë dhe ngrohje.
Një llambë kripë nuk është një llambë nëse nuk e ka burimin e dritës brenda. Pa dritë, ajo është vetëm një bllok kripe.
Kripja është higroskopike, që do të thotë se tërheq molekulat e ujit në vetvete. Duke qenë është copë e madhe, një llambë me kripë himalaje arrin të tërheqë molekulat e ujit.
Kështu kjo llampë arrin pastrojë ndotjen e arjit, bakteriet dhe alergenet.
Vetëm duke shikuar për disa çaste një llampë me kripë himalaje, ju vëreni ndryshimet në disponimin tuaj.
Kjo llampë e përberë nga kripa ka efekt qetësues, pra terapeutik.
Nuk ka studime që janë bërë për të vërtetuar efektet shëndetësore të kësaj llampe, por referuar efekteve shëndetësore të jashtëzakonshme të kripës së himalajes, atëherë mund të konsiderojmë se prezenca e një llampe të tillë në shtëpinë tuaj do të jetë shumë e dobishme për ju.
Sipas Institutit të mushkërive, kripa e himalajes ka veti të shumta shëndetësore. Ndër to janë:
-Antibakteriale;
-Anti-inflamatore;
-Pastron mukusin;
-Heq patogjenët (p.sh., polen në ajër);
-Redukton nivelin e IgE (mbindjeshmëria e sistemit imunitar);
Një llampë me kripë Himalaje në shtëpi mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj!
View attachment 127724
Nuk me duket e drejte te besh reklam per shitje produktesh ketu ne forum.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
6,431
Pikët
113
artikulli ishte interesant, thuajse reklam e bukur, por tmerrsisht artikull i cunguar, pa nje informacion teknik,
nga komentet e morrem vesh se brenda atij gurit paska nje llambe, qe do te thote se duhet te kete edhe nje kabell me prize,
nderkoh qe nga fotoja, na u paraqit nje sten/gur vetem,
 
Top