• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Njëzetepesë kura ilaçesh për shërimin shpirtëror (Said Nursi)

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Njëzetepesë kura ilaçesh për shërimin shpirtëror (Said Nursi)

Kura e nëntëmbëdhjetë

Të gjithë Emrat e Bukur të të Madhërismit,tregojnë se cilësia më e mirë dhe më e bukur e qënieve është jeta dhe gjallëria.Pasqyra e të bukurit është e bukur. Njeriu,pasqyra e All-llahut,zbukurohet kur e tregon më pastër dhe më qartë Hijeshinë e Përsosmërisë së të Bukurës.Bukuria është dhuratë e Krijuesit dhe Ai çdo gjë e ka krijuar të bukur.Çdo gjë që vjen prej Krijuesit të Bukur,patjetër është e bukur.

Po qe se jeta do të vazhdonte pa një sëmundje apo shqetësim,nuk do të ishte gjë tjetër,veçse një pasqyrë e keqe.Kjo lloj jete do të shkonte drejt kotësisë dhe gjallëria e saj do të zhvlerësohej deri në maksimum.Në këtë rast njeriu do të shtypej brenda vetes. Duke rendur pas dëfrimeve,jeta do të shpërdorohej kot së koti.Kjo do të ishte e njëllojtë me jetën e një të burgosuri i cili mezi pret që të lirohet prej burgut,ngaqë është armiqësuar me vlerën reale të jetës.Jeta mund të marrë vlera reale të konsiderueshme, kur ajo rrotullohet e sillet nepër labirinthe të larmishme dhe rrugë të shumëllojshme.Duke vlerësuar jetën e tij në vështirësi,njeriu nuk do që ajo t’i soset para kohe.

Rrugaçët dhe të papunët janë të vetmit që pëshpërisin se dielli nuk perëndon kurrë,apo nata nuk kalon,duke pëshpëritur orë e çast "of,of".Po deshe pyet një padron që rri shtrirë në krevat: "Si po e shtyn jetën?" Ai do të përgjigjet: "Nuk po e kaloj dot kohën. Eja të luajmë një dorë letra ose domino,se u mërzita". Por edhe mund të ankohet: "Sikur të kisha bërë këtë punë" apo "sikur të kisha fituar aq e kaq" dhe përherë këto ankesa nuk shterrojnë.

Tani pyet një fatkeq dhe punëtor: "Si po e shtyn jetën?" Ai do të përgjigjet: "Lavdi Zotit, mirë jam!" dhe po qe i mençur të thotë: "Sikur të mos kishte perënduar dielli do ta kisha mbaruar edhe këtë punë që kam në dorë.Jeta po më kalon shpejt dhe do të më ndërpritet.Dihet se po kaloj një jetë të rëndë dhe të vështirë, por çdo gjë do të kalojë". Me këtë ai do të tregojë se jeta është e vlefshme.Hidhërimet dhe vështirësitë kalohen vetëm me punë.Vetëm nëpërmjet vështirësive dhe punës e kupton me të vërtetë shijen dhe rëndësinë e jetës.

Qetësia dhe shëndeti i mirë njeriut ia bën jetën monotone.Ai do që kjo jetë të kalojë sa më shpejt.O ti vëlla i sëmurë! Mos dysho për këtë që po të them,por beso! Edhe në libra të tjerë kam theksuar se fatkeqësitë,brengat dhe mëkatet e kanë burimin tek mosekzistenca.

Ato tërësisht janë një ligësi e madhe dhe një errësirë-pus i thellë për njeriun.Një jetë monotone, pa lëvizje,e qetë dhe statike është një mosekzistencë,që kushtëzon vetekzistencën e njeriut.Çdo ekzistencë është pastërtisht një dobi dhe një dritë për njeriun.Meqë kjo është e vërtetë që nuk tjetërsohet,sëmundja ta pastron jetën dhe ta bën atë të vlefshme Ajo të forcon dhe të shtyn të përparosh.

Nepërmjet këtyre që thashë,e kupton pra se me çfarë qëllimesh të shenjta ta dërgon Zoti xh.sh. sëmundjen.Ajo vjen tek ti si një mysafire e Zotit,që pasi e kryen detyrën e saj, shkon.Inshaall-llah sëmundja i thotë shëndetit: "Ec në vendin tënd deri në përjetësi dhe vazhdo të kryesh detyrimet.Kjo shtëpi është e jotja dhe jeto në të me shëndet!"
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Njëzetepesë kura ilaçesh për shërimin shpirtëror (Said Nursi)

Kura e njëzet

O ti i sëmurë që përpiqesh për t’u shëruar!
Sëmundja ndahet në dy lloje: Njëra është e vërteta dhe tjetra iluzioniste.E vërteta kurohet me barnat me të cilat Zoti që është shërues i vërtetë),ka mbuluar sipërfaqen e tokës,që është një barnatore gjigande.Aty ndodhen të gjitha llojet e ilaçeve që i përshtaten çdo sëmundjeje.Çdo sëmundje ka ilaçin e vet.Çdo njeri ka të drejtë të vrapojë pas një lloj ilaçi,sipas nevojës që ka.Efektin e vërtetë të ilaçeve që ka përgatitur Zoti xh.sh.,për sëmundjen tënde,duhet ta kërkosh tek Shëruesi i Vërtetë.Siç i bën lehtësim çdo brenge,po ashtu Ai sjell edhe ndikimin e mjekimit Në mënyrë të rëndësishme është theksuar se sëmundjet në të shumtën e rasteve vijnë prej moszbatimit të këshillave të mjekut,mos mbajtja e dietës dhe nga abuzimet.Në të vërtetë,një mjek besimtar të sëmurëve të vet u jep këshilla të vlefshme. Ai i ndalon ato nga abuzimet dhe shpërdorimet e pakufishme dhe i ngushëllon shpirtërisht.I sëmuri këtij lloj mjeku duhet t’i besojë,që sëmundja t’i lehtësohet.Ai qetësohet dhe kalon në gjendje normale.

E dyta është sëmundje iluzionare.Ilaçi i kësaj sëmundjeje është që të mos i japësh shumë rëndësi.Sikur ta mblivlerësosh këtë lloj sëmundjeje,ajo rritet dhe shtohet artificialisht.Po e nënvleftësove,sëmundja tretet dhe shpërndahet.Është njëlloj sikur po t’i trembësh grerëzat,ata kthehen dhe të thumbojnë.Po si ngacmove,ata rrinë sa rrinë dhe shpërndahen po vetë prej vendit ku ishin grumbulluar. Po i dhe rëndësi një peri të hollë të varur në errësirë,para syve të tu ai do të duket i stërmadh, duke ta prishur mendjen,deri sa të vësh re se nuk është gjë tjetër,veçse një pe i zakonshëm.Pastaj fillon e qesh me budallallëkun tënd.Meraku i madh dhe iluzioni për sëmundjen mund t’i kthehet në një sëmundje të vërtetë.Tek njeriu me iluzione dhe stimulant shfaqen nervozizmi dhe sëmundjet nervore.Ato shumë lehtë mund të nguliten tek kjo kategori njerëzish.Kjo është njëlloj sikur një farë të vogël ta zmadhosh sa një kodër të lartë.Në këtë mënyrë morali shpirtëror dobësohet,sidomos kur vizitohesh tek një mjek çnjerëzor.Ky në vend që të largojë iluzionet,t’i shton ato.Duke ndjekur këshillat e vizitës së këtij mjeku,jo vetëm që bën shpenzime të kota, por edhe shëndeti të humbet.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Njëzetepesë kura ilaçesh për shërimin shpirtëror (Said Nursi)

Kura e njëzetenjëtë

O vëlla i sëmurë!
Në sëmundjen tënde ka dhimbje fizike,por për t’i lehtësuar ato,duhet të mos u japësh shumë rëndësi dhe të bësh durim.Morali dhe këshillat janë tepër të dobishme për këtë rast,meqenëse qetësia shpirtërore të ka ikur,nuk duhet abuzuar me vërejte pa vend dhe të pamenduara.

Së pari,ta zëmë se ke nënën,babain apo të afërmit e tjerë tek koka në kohën e sëmundjes,që të ngushëllojnë sikur të ishe fëmijë. Atëherë sëmundja jote lehtësohet.Po të mendosh edhe mysafirët,që akoma nuk të kanë ardhur dhe rrinë prapa perdes magjepëse, vetëm me ngushëllimin e tyre mund të lehtësohet sëmundja jote.

Dashamirësia dhe mëshira ta largon sëmundjen.Duke të lavdëruar dhe çmuar për shërbimet që më parë i ke bërë dikujt,për të fituar dashamirësinë e tyre ndaj vetes,sëmundja jote ka bërë që të vlerësohet ky kontribut i mëparshëm. Mëshira është kthyer nga ti.Ke fituar vështrimin e pikëlluar dhe ndjeshmërinë e ndjenjave të holla të njerëzve.

Duke mos pasur shok,me anën e sëmundjes ke mundur të fitosh dashamirësinë dhe miqësinë e vërtetë dhe të drejtën e çlirimit nga punët e vështira.Tani po pushon. Patjetër që sëmundja jote është shkak për të falenderuar.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Njëzetepesë kura ilaçesh për shërimin shpirtëror (Said Nursi)

Kura e njëzetedytë

O vëlla që të ka rënë kjo sëmundje paralizuese!
Më parë po të jap një sihariq (lajm) se paraliza është një sëmundje e rëndë e bekuar dhe e shenjtë.Këtë të vërtetë e kam dëgjuar para shumë kohësh nga njerëz të shenjtë.Ajo e mban një fshehtësi të tillë,siç ma kanë treguar.Të adhuruarit e Zotit xh.sh.,për të arritur tek Ai,që të shpëtojnë nga ligësitë, vështirësitë e kësaj bote dhe për të garantuar miqësinë e përjetshme kanë marrë parasysh dy gjëra:
Së pari, duke i mbajtur kontaktet me vdekjen kanë kuptuar se kjo jetë është e përkohshme dhe se njeriu këtu është si një mysafir,prandaj duhet punuar që të fitohet Jeta e Përjetshme.
Së dyti, për t’iu bërë ballë veseve dhe për t’iu shmangur paturpësive të nefsit kanë zgjedhur mundimet,vështirësitë, urrejtjen ndaj fëlliqësive. Për këtë duhet të vësh në dispozicion të gjitha dijet dhe zgjuarsinë tënde.Pra o vëlla që ke humbur shëndetin,të janë dhënë dy rrugë për të fituar kënaqësinë e Zotit xh.sh...


Të tërhiqet vëmendja,që gjendja jote po shkon pandërprerë nga jeta e përkohshme e trupit,në një vend të përjetësisë së lumtur të shpirtit.Tani pakujdesia nuk ta mbyll dot syrin.Në moshën mesatare që ke tani,në të vërtetë,veset e turpshme dhe ligësitë më s’mund të të mashtrojnë.Kjo moshë së shpejti do të të shpëtojë nga veset e nefsit dhe nga kjo betejë ti do të fitosh. Me fshehtësinë e besimit, me besimin tek Zoti xh.sh.,nga kjo sëmundje e rëndë së shpejti do të garantosh Hirësinë e Zotit xh.sh..

Njerëzit e mëdhenj kanë preferuar rrugët e vështira,dhe kanë arritur të garantojnë Hirën (e Zotit) Në këtë mënyrë sëmundja e keqe për ty mund të bëhet e lehtë.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Njëzetepesë kura ilaçesh për shërimin shpirtëror (Said Nursi)

Kura e njëzetetretë

O ti i sëmurë i vetmuar dhe i pashpresë!
Kjo sëmundje,vetmia dhe kurbeti të janë sjellë për të të shërbyer vetëm me zemër të fortë.O vëlla,ty askush nuk mund të të ndihmojë më shumë se sa Ai, Zoti i Madhëruar që në çdo sure (kaptinë) të Kur’anit na paraqitet i Gjithmëshirshëm e Mëshirëplotë.

Prej Mëshirës së Tij një shkëlqim u ka ardhur nënave,të cilat me atë mëshirë edukojnë dhe rrisin fëmijët e tyre.Vetëm me një rreze të kësaj Mëshire në çdo stinë të pranverës, e shtron me Mirësi sipërfaqen e tokës.Me një rreze të kësaj Mëshire besimtarëve jetën e paskajshme (xhennetin) me Mirësi ua siguron.

O ti që Mëshirëplotit i beson dhe me dobësinë e sëmundjes tënde Atij i lutesh, me këtë sëmundje dhe me kurbetin tënd ke tërhequr Mëshirën e Tij.Zoti është me ty dhe po të vështron Ai është në kurbet dhe në vetmi të plotë,kur nuk përulet përpara ligjeve dhe urdhërave të Zotit,si dhe nuk u jep rëndësi atyre, duke mbetur gjithmonë i vetmuar, i sëmurë dhe i syrgjynosur.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Njëzetepesë kura ilaçesh për shërimin shpirtëror (Said Nursi)

Kura e njëzetekatërt

O ti që u shërben fëmijëve të brishtë dhe pleqëve të sëmurë,që janë më të mjerë se fëmijët!Ty të është hapur një mirësi apo mirëqënie e madhe për në jetën e përtejme.Për të të mos dalë nga duart kjo Mirësi,ruaje fort.Shërbimi dhe kujdesi për fëmijët e sëmurë, përgatitja dhe arsimimi i tyre për t’iu bërë ballë vështirësive dhe brengave të jetës janë si ato vaksinat që mbrojnë jetën. Sëmundja pleqëve u pastron mëkatet dhe fëmijëve shpirtërisht u garanton rrugën drejt së ardhmes dhe përparimit.

Kujdestarët,edukatorët apo mbikqyrësit e fëmijëve të sëmurë grumbullojnë mirësi (sevape).Të gjitha këto mirësi "shkruhen" në librin e shërbimeve dhe veprimeve të nënës dhe babait.Këtë e kanë thënë ata dijetarë që kanë punuar dhe kanë studiuar në këtë fushë.Po t’u shërbesh pleqëve të sëmurë fiton mirësi të mëdha, bekimet dhe lutjet që bëhen për ty janë të rëndësishme për të dy jetët.Veçanërisht,shërbimi që u bëhet prindërve ka një rëndësi të madhe, sepse i shton më tepër kënaqësitë e të dy jetëve.

Një fëmijë fatbardhë që me bindje dhe me respekt dëgjon prindërit,kur të bëhet baba ose nënë,edhe fëmijët e tij do të bëhen të dashur dhe plot respekt për të.Në qoftë se ai u ka sjellë shqetësime prindërve të tij,kur të bëhet prind, mjerimet dhe fatkeqësitë do ta shoqërojnë gjithë jetën.Këto që ju treguam janë të vërteta realisht.Jo vetëm prindërve të plakur dhe të pamëkat t’iu shërbesh,por edhe atyre pleqëve që s’i njeh fare është mirë t’ua bësh një shërbim,sepse duke qenë mysliman,ata janë vëllezërit e tu të vërtetë. Besimi yt në fenë islame bën të nevojshme ndihmën dhe mëshirën për çdo njeri nevojtar.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Njëzetepesë kura ilaçesh për shërimin shpirtëror (Said Nursi)

Kura e njëzetepestë

O vëllezër (dhe motra) të sëmurë!
Në se doni të shëroheni me një ilaç efektprurës, për çdo brengë dhe fatkeqësi, duhet të përpiqeni që të zhvilloni besimin tuaj. Kjo do të thotë: Prano gabimet që ke bërë, fal namazin dhe bëj adhurime të tjera. Këto janë ilaçe të garantuara kundër fatkeqësive dhe shqetësimeve që i shtojnë këto fatkeqësi. Në këtë botë ta mbushësh zemrën me dashamirësi dhe mendjen me dituri,që të sigurojnë një përfitim të drejtë.

Pse ke ardhur në këtë jetë? Ku do të shkosh? A e di se kush kujdeset për ty? Këto duhet që t’i dish.Për të shkuar në botën e amshuar a e di se kura për trupin tënd të shkatërruar dhe të plagosur është Besimi Islam? Ky ilaç është i përsosur dhe i sigurtë, saqë është reklamuar në të gjithë faqet e Risale-i Nurit. Që të të mos dhëmbi koka,ndiq këto këshilla: Bëj mjekimin e imanit (besimit) dhe ndikimi i tij do të shihet shumë shpejt.

Dëfrimet dhe abuzimet e ndaluara janë shtytësit e nefsit,që e thyejnë ndikimin e këtij ilaçi,besimin.Sëmundja të largon nga pakujdesia që ta zbeh dashurinë ndaj kësaj bote. Ajo bëhet shkak për të braktisur ligësitë dhe mëkatet.I mënçuri gjithmonë përfiton prej këtyre sëmundjeve.Këtë ai e realizon duke përforcuar besimin dhe duke u penduar për veprimet e këqija që ka kryer.Duke iu lutur Zotit xh.sh.,mundohu të pastrosh shpirtin nga mëkatet e dëmshme. All-llahu i Madhëruar le të sjellë ilaçin dhe sëmundja juaj le të bëhet shkak për faljen e gabimeve.Amin!
 
Top