• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nje KM rruge do na kushtoj 10000000 €.

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
7,969
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Përgjigje e: Nje KM rruge do na kushtoj 10000000 €.

A behet fjale per kete ?

Code:
http://www.arrsh.gov.al/projekte-me-finacim-te-huaj-donacione/sinjalistike-rrugore-2/bypas-i-fierit



Renderi ne fjale eshte bere ne gusht te 2013.
Code:
http://www.panorama.com.al/bypass-i-i-vlores-22-kompani-ne-gare-per-ndertimin/
Duhej te kishte mbaruar me kohe e vakt. Kete kompani une nuk di se si e kane lene pa mbyllur apo nuk e kane pezulluar me kohe.Punimet duhet te kishin mbaruar e shumta 18 ose 24 muaj qe nga fillimi i punimeve.

Keta ne 2016 lane dhe njerezit pa paguar.
Code:
http://alb365.com/protestojne-puntoret-bye-passit-levan-fier-6-muaj-pa-rroga-fotot/
Nuk e di kur e ka shpallur falimentimin kjo kompani. Mos tani vone ?
Code:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/06/09/by-pass-i-i-vlores-mbetet-pezull-serenissima-shpall-falimentin/
?

Rrenjet e problemit jane qe ne momentin qe e shpallen fituese.T'a thashe dhe ne postimin me siper. Nga 60 milion Euro vlere te preventivuar dhe t'a shpallesh fitues per oferte 39,7 Milion Euro?
33 perqind ulje? Beri buje atehere. Ose kjo Kompani nuk duhej ta marrte ose ai qe e kishte bere projektin dhe preventivin apo ata qe i dhan e tenderin duhej te shkonin ne burg.
Financimi ka qene nga BERZH (Banka e vetme qe nuk te fal asnje cent por duhet t'ja paguash nje me nje).
.
Dilema qenka ka vjedhje kur eshte projektuar apo kur u tenderua!?
Une di kete qe kompania zbatuese me pronare burrelas qe banojne Tirane por larguar drejt Nises kane marre te gjithe vleren e punimeve te kryera aty nga firma italiane; punonjesit perfshire te afermin tim I jane paguar edhe sigurimet.
Problemi I asaj ose thene ndryshe ishte kur pergjate punimeve u permbyt dhe askush nuk mori persiper demin.
Inxhinier tregoju ndonjehere burokrateve te pushtetit se po I del tymi abuzimeve tuaja.
Zgjidhjen do e hame ne taksapaguesit.
 
Last edited:

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,516
Pikët
113
Përgjigje e: Nje KM rruge do na kushtoj 10000000 €.

Dilema qenka ka vjedhje kur eshte projektuar apo kur u tenderua!?
Une di kete qe kompania zbatuese me pronare burrelas qe banojne Tirane por larguar drejt Nises kane marre te gjithe vleren e punimeve te kryera aty nga firma italiane; punonjesit perfshire te afermin tim I jane paguar edhe sigurimet.
Problemi I asaj ose thene ndryshe ishte kur pergjate punimeve u permbyt dhe askush nuk mori persiper demin.
Inxhinier tregoju ndonjehere burokrateve te pushtetit se po I del tymi abuzimeve tuaja.
Zgjidhjen do e hame ne taksapaguesit.
Ore par. Une nuk jam ne mendjen tende.Je ti. Fol qarte.Une te fola shqip.Nuk po t'a kuptoj llogjiken fare. Te rreshtova ca gjera qe t'i lexoje dhe te informoheshe.Te thashe shkoqur.Nuk ben vaki te merret tenderi me 20 milion Euro me pak, sepse i bije qe projektuesi ka abuzuar me volumet(ka vene me shume se cfare jane realisht),nderkohe qe ai eshte paguar per projektin.Por prape dhe per kete ka zgjidhje sepse kontrata bazohet ne FIDIC dhe do paguhesh me matje te volumeve.Nderkohe eshte dhe hilja tjeter, qe le si klauzole: kur volumet reale ndryshojne me mbi 10 apo 15% nga ato te projektit, te jep te drejte te rrishikosh cmimet.Por kjo pak rendesi ka qe t'a diskutojme sepse nuk je i fushes(sic me thua dhe vete). Une nuk merrem me kush iku ne Nise apo kush erdhi.Po te them qe Tenderi,ka pasur nje afat kohor.Ka pasur nje supervizor, ka pasur perfaqesuesit e Drejtorise se Rrugeve(ne mos gaboj ata e bene tenderin), ka pasur perfaqesues te bankes qe paguan leket mbasi shkon preventivi aty, ka pasur dhe instanca te tjera kontrolli. Pra e kupton se c'fare eshte bere ne kete mes? Eshte bere muti kala. Te gjithe per t'u plasur brenda ne burg per abuzim. Dhe kjo nuk hera e pare. Une di dhe raste te tjera qe ti mbase nuk i ke degjuar kurre.Ajo kontrate, sic dhe te thashe duhej te ishte zhvleftesuar me kohe. Kontraktori paguan penalitete, po qe se nuk e mbyll kontraten ne kohe. Me duket se ti nuk e di (sepse nuk me ke lexuar),qe Serenisima ishte fituese e tenderit dhe te Arenes Kombetare(Stadiumi Qemal Stafa)- tenderi i pare qe u anullua.

Mua par nuk me qethet hic per forca politike se i njoh mire personalisht shume politikane dhe ja u di kapacitetet.Aq me teper qe politika ne Shqiperi nuk eshte politike.Eshte pisllek dhe fyerje inteligjence. Keshtu qe kije parasysh se une nuk kam preferenca politike.Po do te dish.Une do preferoja me mire nje diktature se kete sistem qe kemi sot. Dhune te tipit: E vrave? Vraje.E vodhe.Preji doren. E demtove ? C'demtoje. Shkurt dhe qarte.
I sulen te gjithe Edi Rames sikur faji eshte vetem i tij. Faji ka 30 vjet ne kete Shqiperi te mjere.Jemi katandisur ketu jo me nje dite. Mekatet e Edit nuk fillojne sot. Jane me vite. Nuk di sa vjec ke qene ti kur Shqiperia u be lesh arapi ne 1997. Qe Saliu ai qe e coi Shqiperine ne kasaphane dhe PS dhe shume te tjere qe nxiten popullin apo perfituan nga ajo qe ndodhte.Dhe kjo pune ka 30 vjet qe vazhdon. Te dy forcat politike i kane bere gjemen ketij vendi.Edi eshte po aq fajtor sa Saliu.PS po aq fajtore sa PS. Po te qe e ndershme PD ose PS e kishin rasur fajtorin dhe hajdutin brenda ne burg. Perderisa ne Shqiperi gazetaret dhe njerezit vetem bejne bla bla... keshtu do jete per vite e vite. Di te jete denuar njeri keto 30 vite? Asnje.... keshtu qe... [email protected] e me [email protected] do veje.

Nuk ja vlen me replika. Uroj te kalosh mire.
 
Last edited:

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
7,969
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
13,956
Pikët
113
Vec me ardhe me hap nje qashtu kompanie qe shtron zhavor e asfalt edhe te mbaj njeriu matrapikun ne dore, masken ne fytyre dhe helmeten ne koke, demek po punoj edhe une 🤔

Qilja e asfaltit te kushtoje hamene sa 1 qile ari, vec ne narkoshtetin e Edvin Canabis Kristaq Droges e shef njeriu kete film 🎥
 

LOST

1- Get out before sunrise!
Staff member
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
3,186
Pikët
113
Keta artikuj jane totalisht jo profesional, politik-mediatik.
Ska asnje element te vertete, 2 shifra qe edhe ato nuk jane te sakta dhe keshtu behet qimja tra!

Ka nje tendence te shtremberohen gjerat...

“Gazetaret” qe shkruajne te tilla shkrime ja fusin kot, mire kjo, por as nuk pyesin nje specialist qe te argumentohet si duhet.

RRUGE- eshte fjale shume e pergjithshme, sigurisht perqindja me e madhe e vleres se nje rruge nuk eshte asfalt e binder, disa shtresa e ca tabela...

Jo jo, rruga ka vepra arti (quhen teknikisht), urra, tunele, germime e skarpada shkembore, devijime lumenjsetj,

keto jane ato qe rrisin vlere, nje vlere te konsiderueshme zene edhe punet administrative si shpronesimet.

Nuk behet llogaria vlere me tvsh / gjatesi, e na dilka nje vlere qe te le me goje hapur...

Ka projektim, shpronesime, konsulenc-supervizim, ndertim, garanci punimesh, mirembajtje, dhe taksa mbi gjithe keto.
Se dyti perpos tipologjive te kontratave qe perdoren ne investimet e medha, rol te rendesishem luajne cmimet e references, te cilat jane te miratuara dhe te detyrueshme per kedo projektues, nuk ka shans qe te dale dikush, te projektoje e te firmos duke ja veshur cmimeve si i do qejfi apo si i thot partia.

Merrni informacion te gabuar.

Ok, abuzime masive ka, por edhe me pak leke nuk behet asgje, jo vetem rruget. Ne gjith boten njesoj eshte.
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
44,009
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Shallvare damllaja dhe shpura e tij e kopukeve xhuxher paskan bere SALE...nga 20 meleone ne 10....kongrazhulacione o pipsat e qafiristanit
 
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
30,418
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Keta artikuj jane totalisht jo profesional, politik-mediatik.
Ska asnje element te vertete, 2 shifra qe edhe ato nuk jane te sakta dhe keshtu behet qimja tra!

Ka nje tendence te shtremberohen gjerat...

“Gazetaret” qe shkruajne te tilla shkrime ja fusin kot, mire kjo, por as nuk pyesin nje specialist qe te argumentohet si duhet.

RRUGE- eshte fjale shume e pergjithshme, sigurisht perqindja me e madhe e vleres se nje rruge nuk eshte asfalt e binder, disa shtresa e ca tabela...

Jo jo, rruga ka vepra arti (quhen teknikisht), urra, tunele, germime e skarpada shkembore, devijime lumenjsetj,

keto jane ato qe rrisin vlere, nje vlere te konsiderueshme zene edhe punet administrative si shpronesimet.

Nuk behet llogaria vlere me tvsh / gjatesi, e na dilka nje vlere qe te le me goje hapur...

Ka projektim, shpronesime, konsulenc-supervizim, ndertim, garanci punimesh, mirembajtje, dhe taksa mbi gjithe keto.
Se dyti perpos tipologjive te kontratave qe perdoren ne investimet e medha, rol te rendesishem luajne cmimet e references, te cilat jane te miratuara dhe te detyrueshme per kedo projektues, nuk ka shans qe te dale dikush, te projektoje e te firmos duke ja veshur cmimeve si i do qejfi apo si i thot partia.

Merrni informacion te gabuar.

Ok, abuzime masive ka, por edhe me pak leke nuk behet asgje, jo vetem rruget. Ne gjith boten njesoj eshte.
Pse o enveri i bente pa leke,me krah pune vullnetare.Pastaj kjo eshte rruge fushore,nuk ka vepra arti.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
7,969
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Rruga Palasë – Dhërmi, fiton e preferuara e Samir Manes me 5 mln euro më shumë se oferta më e ulët!

Një rrugë, qe edhe në dokumentet e tenderit nuk ka të detajuar sa kilometra do bëhen. Por, do të ecet me parimin “të bejmë, sa të bëjmë”.



Ergys Verdho, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka goditur sërish! Me një të rënë të lapsit ai ka hequr nga buxheti i shtetit plot 5 milionë euro. Tenderi i majmë ku ka futur sërish duart Verdho është për ndërtimin e rrugës Palasë – Dhërmi. Një rrugë, qe edhe në dokumentet e tenderit nuk ka të detajuar sa kilometra do bëhen. Por, do të ecet me parimin “të bejmë, sa të bëjmë”.

Dokumentet fillestare flisnin për një paracaktim të fituesit. Të gjithë konkurentët e mëdhenj kishin dyshime të forta se fitues do të shpallej kompania që prej 5-6 vitesh po fiton të gjiyhë punët publike nga Palasa në Himarë. Bëhet fjalë për firmën “Gjikuria”, për të cilën kemi raportuar dhe investiguar dhjetëra tendera të dyshimtë në atë zonë. Dhe, pas saj qendron oligarku Samir Mane, pasi e njëjta firmë po ndërton edhe resortin “Green Coast”. Krahas Manes, kompania ka pas saj edhe njerës të politikës dhe medias.

Sipas dokumenteve të mësipërme, që i disponon “Boldnews”, disa kohë më parë u hap tenderi për ndërtimin e rrugës Palasë – Dhërmi. Nga hulumtimi, nuk rezulton sa rrugë do të ndërtohet nga Palasa në Dhërmi, apo ku është gjurma. Por, vetëm disa skica që nuk kanë metrat. Natyrisht që fituesi duhet t’i dijë dhe ndoshta janë sekret për të tjerët.



Por, po në të njëjta dokumente, fondi për këtë tender ka qenë plot 15 milionë euro. Në procedurën e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë marrë pjesë 7 kompani. Njëra më e fuqishme se tjetra. Me politikanë dhe media pas tyre. Nga ato kompani që kanë fituar shumicën e tenderëve në të gjithë Shqipërinë, ku më e vogla duhet ti ketë futur në xhep dhjetëra milionë euro punë publike.

Në garë morën pjesë që nga Fusha, Salillari, Gener 2, Alko Impex, etj, të cilat në këto vite janë sulmuar dhe akuzuar se kanë fituar tendera të paracaktuar. Megjithatë, pavarësisht emrit, nëse do të kishte një garë të mirëfilltë, pavarësisht emrit fitues, të paktën shteti do të kursente miliona euro dhe jo t’ia jepte fituesit të paracaktuar.

Po le të analizojmë kompaninë që ka ofruar më pak me atë që u shpall fituese. Sipas dokumenteve, ofertën më të ulët e ka pasur bashkimi i operatorëve Gener 2 dhe 4 A-M të cilat ofruan 976.511.526 lekë. Me TVSH, as 10 milionë euro! Ndërkohë, sipas procedurës, fitues në këtë tender u shpall firma Gjikuria me një vlerë 1.562.805.184 lekë. Pra, më shumë se 15 milionë euro.

Diferenca është vërtetë e frikshme, pasi bëhet fjalë për më shumë se 5 milionë euro që fare mirë mund të ishin përdorur në punë të tjera publike. Por, Verdho, vetëm pak muaj nga zgjedhjet, ka filluar të shpërblejë kompanitë e preferuara! Marrë nga Boldnews.al
 

anonn945

Super Anëtar
Anëtar
Mar 5, 2021
Postime
147
Pikët
28
Sa here shoh ndonje lajm per ekonomine ne shqipri ske nevoj me degju barsaleta. Sa thua i kam degjuar te gjitha degjeo edhe dicka tjeter qe te thuash I will take that back...
 
Top