• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pèrditshmĕri

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
7,967
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Kurrë nuk u gjet shtëpi për mua!

Kur isha e vogël mendoja që shtëpia e babait ishte edhe shtëpia ime, për më tepër kur më pyeste dikush se ku e kam shtëpinë, ia bëja me gisht nga shtëpia e babait.

Por kur u rrita më treguan se kjo nuk është shtëpia ime, shtëpia jote është te burri yt.
"Bijë, vajza është e derës huaj", më ngushëllonte nëna ime!
Por unë nuk e besoja, thoja se e ka vetëm për të më qetësuar se shtëpia e babit do të jetë gjithmonë edhe e imja dhe ia plasja vajit!

Kur shkova te burri, jetonim të gjithë bashkë dhe për disa vite ende zemra më qëndronte te shtëpia e babait por kur u "ndamë" dhe secili kunat shkoi në shtëpinë e tij, burri më puthi në ballë dhe më tha: "Grua e dashur, kjo është shtëpia e jonë dhe e bijëve tanë, e gëzofshim!"
I besova buzëve të tij dhe sinqeritetit të tij, sepse asnjëherë nuk më kishte gënjyer, për këtë e shkriva tërë trupin tim duke e mirëmbajtë shtëpinë time.

Kaloi një kohë dhe më vdiq burri e fëmijët u rritën e u bën për martesë. "Shtëpia ime" e vogël, por që e ngroha me shpirtin tim gjithë këto vite, nuk e donte më askush dhe një ditë bijtë e mi vendosën ta prishin "shtëpinë time" dhe më premtuan se do të ma ndërojnë një shtëpi më të re, më të bukur dhe më të madhe! Më rrodhën lotët nga zemra ashtu si dikur kur u ndava nga shtëpia e babait!

U ndërtua "shtëpia ime" e re, ma caktuan dhomën më të voglë, aty ku më shumë loznin nipërit e mbesat se sa që rrija unë!
Por në shtëpinë time të re tani më nuk guxoja të flisja, nuk kisha të drejtë të këshilloja e as të propozoja! Më dukej vetja si një "cung i vjetër" në shtëpi të re, dhe ashtu isha. Çdo gjë në këtë shtëpi ishte e re, edhe gozhdat ishin më të reja se unë!

Derisa një ditë djali më tha: "Nënë, do të dërgoj sot në një shtëpi të re!"
Sapo e dëgjova këtë fjali, e kuptova se as kjo shtëpi nuk qenka e imja!

Dhe më solli këtu në "shtëpi të pleqëve" në shtëpi të atyre që kurrë n'jetën e tyre s'kanë pasur shtëpi!

Por nipi kur më vizitoi për herë të fundit më bëri me lot kur më tha në vesh: "Gjyshe, kur të rritem unë, do ta ndërtoj një shtëpi, ajo do të jetë shtëpia ime dhe shtëpia jote"

E përqafova fort atë dhe i thash:"Biri im, të pastë gjyshja ty, se gjyshja në këtë dynja kurrë s'ka pas shtëpi, por do Zoti më jep një shtëpi në botën tjetër, e do ta lus Zotin që të na bashkojë aty ku asnjëherë nuk do t'ketë ndarje e lot."

- Nga jeta e një nëne, ku dallgët e jetës e hodhën prej një vuajtje në një vuajtje tjetër!😪E Huazuar
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
7,967
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
FB_IMG_1608310198144.jpgGjyshja ime thoshte... Mos lejoni që tigani juaj të shkëlqejë më shumë se ju!
Mos e merrni pastrimin e shtepisë kaq seriozisht!
Kur u bëra grua, i kalova 24 orët e ditës duke parë nëse gjithçka ishte e pastër në rast se "dikush vinte të më shihte", por më pas zbulova që të gjithë janë shumë të zënë, duke shëtitur, duke u argëtuar, duke punuar dhe duke shijuar jetën!
Dhe nëse dikush papritmas shfaqet?
Nuk keni arsye pse t’ja shpjegoni askujt situatën e shtëpisë suaj. Njerëzit nuk janë të interesuar për ato që ju bëni gjatë gjithë ditës, njerëzit përreth argëtohen dhe shijojnë jetën.
Jeta është e shkurtër, argëtohu!
Nuk do të thotë që të mos merreni me punë në shtëpi, por gjeni kohë të pikturoni diçka ose të shkruani një poezi, të shëtisni ose vizitoni një mik, gatuani atë që ju pëlqen, ujisni bimët tuaja ... Jepini vetes kohë për të pirë një birrë, të notoni në plazh (ose pishinë), të ngjiteni në mal, te luani me fëmijët tuaj, të dëgjoni muzikë, të lexoni libra, të shoqëroheni me miqtë tuaj dhe të shijoni jetën.
Pastroni nëse është e nevojshme, por mos harroni se jeta vazhdon jashtë. Mendoni se kjo ditë nuk do të kthehet më!
Mos harroni se do të plakeni dhe se shumë gjëra që mund të bëni tani nuk do të jenë aq të lehta për t'u bërë në pleqërinë tuaj. Dhe kur të largoheni...pasi të gjithë do të largohemi një ditë dhe do të bëhemi pluhur.... askush nuk do të kujtojë sa fatura keni paguar, as shtëpinë tuaj të pastër, por ata do të kujtojnë miqësinë tuaj, gëzimin tuaj dhe atë që ju ia keni mësuar.
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
7,967
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Mesuesi po merte mungesat ne klase..
Merzitja - Ketu.
Interesi - Ketu.
Vjedhja - Ketu.
Xhelozia - Ketu.
Respekti - Mungon.
Sinqeriteti - Mungon.
Lumturia - Mungon.
Dashuria - Mungon.
Genjeshtra - Ketu.
Miqesia - Mungon.
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
7,967
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
TY S'TË SHOF..
Në jetë , njeriu gabon , ndoshta pa deshirë , por dhe aj që gabon , ndodh të keqkupton , çdo njeri mësohet në gabimet e tija ..
Mos mendo një përgjegjëje të duhur e cila ka vdekur.!
Të ti thuash dikujt Zemër që sja njef ndoshta gabon ?
Dashuria dhe miqësija kan dallime ?
Por dhe humbëje..
Po të kthehej koha mbrapa ndoshta do isha njeriu më e lumtur , kuptoj as dielli perendimin e tij smund ta kthej , perendon fillon lindja , pas tij vije hëna nese është qielli i hapur ajo dot ndriqoj ..
Çdo dit shof lindjen , Perendimin e diellit , dhe në errësirë Hënën , shiqoj por ty stë shof ..
XXXX...
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
7,967
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Si na vodhe bukurinë
e lezetin familjarë
sa rrallë shihemi eh sa rrallë
gjith në dorë me celularë.

Si na vodhe fëmijërinë
lojrat e shpisë e të sokakut
rrallë sheh fëmijë që dinë të lozin
faqekuq në qosh t'konakut.

Si na vodhe muhabetin
fjalët e plakut plotë urtësi
sa rrallë dëgjon një fjalë të mençur
sytë në celulare të mëdhenjë e fëmijë.

Si na humbe mysafirin
që na vinte plot bereqet
sikur të jetojmë dhe në pallate
nuk kthehet kurrë më ai lezet.

Pas virusit të celularit
e vulosi pandemia
gjith të strukur në vetvete
sa shumë që ndryshoi njerëzia!

XXXX
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
7,967
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
2020 është në gargaranë e fundit, po jep shpirt sikurse dhanë shumë prej të afërmëve, shokëve, miqve, komshinjve tane kete vit.
Ishte vit që nuk i përngjante viteve të tjera.

A na mësoi 2020?
Po, shumë ...ndoshta më shumë se çdo vit tjetër.

Ç'na mësoi viti me dy njëzeta?

Këtë vit mësuam të shikojmë e te vleresojme mirësite qe kemi dhe të mos shikojmë se çfarë humbasim ...
Mesuam për detajet që ne kemi humbur në kohën e shpejtësisë dhe gjetëm disa prej tyre midis mureve të shtëpisë ...
Mësuam se familja është nje thesar ,
se shëndeti është një kurorë dhe se jetesa, paraja, që ne ndjekim me vrap, nga pas, (pse jo dhe duke na u marre fryma) është në dorë të Zotit.
Mësuam se lumturia gjendet në gjërat e thjeshta,
mesuam se jemi endur shumë dhe fort, e kemi humbur nga ditët tona pafund, kemi humbur shume nga jetët tona, andaj duhet te ndalemi dhe të rishikojmë veten ...
Ky vit ishte mësim i hidhur që na detyroi të uleshim, deshem apo s'deshem me veten dhe familjet tona ...
Viti me dy njëzeta na detyroi të rivlerësojmë marrëdhëniet tona dhe sjelljen tonë.
Ai na mësoi se gjithçka mund të përmbyset me një çast, sa hap e mbyll sytë dhe se ne nuk kemi asnjë lloj potence, fuqie ndryshimi përveçse me vullnetin e Zotit ...
E me ty, në fillim e në fund, mbeten vetëm të afërmit e ngushte, familja.

Ky vit na mësoi se sa e shtrenjtë dhe sa i bukur është thesari që mban emrin " Jetë."

Lamtumirë një viti që nuk do të fshihet nga kujtesa dhe ditët e tij nuk do të harrohen, me të gjitha detajet e tyre, për sa të jemi gjallë.

Myrvete Allmeta
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
7,967
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Një të njohurës time

Erdhe në jetë
Nga një dashuri e pastër
Nga një dashuri e pafat
E tillë ishte koha atëhere bija ime
Betohem me shpirt se nuk bëra mëkat

Biografia na ,krisi dashurinë
Se unë kisha një xhaxha të arratisur
Në mes mi preu ëndrrat më dogji rininë
Jetën e bukur që sapo kisha nisur

Dhe erdhe ti në jetë bija ime
Një ëngjëll i bukur i pafaj
Më vranë opinionet,paragjykimet
Dhe jetës së egër unë i ngela skllav

Të shkulën nga zëmra e nga duart e mia
Se ku të dërguan nuk di
Të.vriste opinioni njërzia
Më dënuan mua të dënuan dhe ty

Peng e jetës unë ngela
Familje.më.kurrë nuk krijova
Të kam kërkuar.kudo
Dhe më nuk të gjeta
Mbaj një peng e një dhimbje
Që atë ditë nga.duart kur të.lëshova

Ti se njohe nënën tënde
Dhe unë nuk të pashë duke u rritur
Kjo brenga e madhe më.mbyti
Vite e vite të kam pritur

Iku jeta. ,u sos
Nuk ti pashë më.kurrë sytë
Në rrugë të kërkojë në sy të.cdo të reje
Kjo breng e madhe cdo ditë po më.mbyt

Pengu i jetës je.bija ime
Pengu i jetës së vështirë
E tillë ishte koha bija ime
E ndante nënën nga fëmijët

Sot është.kohë tjetër
Po a do të shikoj të.paktën një herë
Ku stë.kam kërkuar.bija ime
Të gjithë ma mbyllnin atë derë

Ta dish se nëna të.ka dashur
Nga zëmra të shkëputën dhe të morën
E di që do iki zëmër plasur
Pa të përqafuar, pa të shtërnguar dorën

Më.fal bija ime më fal
Nuk doja kurrë të rrinim të ndarë
Të.kërkova dhe s' të gjeta më kurrë
Dhe rri tani e vuaj
Zëmra bërë gur
Më fal
Shpirti përvëluar
Që nuk të ka pranë

xxxx
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
7,967
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Jo gjithkush ka me të dashtë.
Jo gjithkush ka me pa brenda syve tu.
Jo gjithkush ka me t’i ndërpre përgjigjet e gabume me pyetjet e duhuna.
Jo gjithkush ka me t’i lexu heshtjet,jo gjithkush ka me t’i ngroh duart,jo gjithkush ka me të shtrëngu mbas vetes sikur të ishe e shenjtë dhe e shtrenjtë.
Jo gjithkush ka me luftu për ty siç luftohet për një andërr të pamëshirshme.
Jo gjithkush ka me i mbajt premtimet.
Jo gjithkush ka me të ba dritë në ditët e tua ma të errëta.
Jo gjithkush ka me t’i qetësu djajtë e shpirtit.
Jo gjithmonë në shtratin tand ke me ba dashni me fytyrën e dashnisë;jo gjithmonë e mira ka me të ardh mbrapsht;jo gjithkush ka me të pru paqe.
Jo gjithkush ka me të dashtë për mrekullinë që je e kanë me punu mbi ty si artisti mbi skulpturën e tij,derisa të shohin atë që duan,derisa të të shpërfytyrojnë pa të lanë asgja tanden si kujtim.

Jo gjithkush ka me u tregu njerëzor me ty.Dikush ka me të vra me fjalë,dikush me shikim,dikush tjetër me shpindë të kthyme e dikush me nostalgji.Jeta ka me t’i mbajt mend tana dhimbjet,një për një,e hera herës ka me t’i mbështet mbi komodinë,të dielën në mëngjes,si ilaçet kundër harresës.

Mos mendo se ka me kenë e thjeshtë mbijetesa,dështimi e ringritja.
Përgatitu me humb njerëz,dashni,miq,trena,kujtime,kapëse flokësh e çakmakë cigareje.Përgatitu me mbet vetëm,me u ndi vetëm,me përplas duart mbi mur vetëm,me qa tanë natën e në mëngjes me gënjy se s’din pse i ke sytë e enjtun.

Ke me u thy në miliona mendime e ke me u pa në miliona njerëz,para se me u mbledh me gishtat e tu,në një vend të sigurtë.

Jo gjithkush ka me të dashtë.
Mos i mallko!
Mos mbaj inat!
Pranoje mosdashninë me dinjitet.
Çoju prej tavolinës ku buka të mbet në fyt.
Lene të lirë,lirinë.Lene frikën me të pushtu.
Qëndro e ngulun në tokën që të përket.
Ktheju nga vetja.
Filloju prej aty ku këputesh.
Lidhu rreth forcës tande si rreth një guri në stuhi.

Jo gjithmonë ke me ia dalë.
Ke me pasë ditë të paharrueshme lumturie e ditë që s’do doje të ishin ndal kurrë mbi ty.
S’ka gja.
Nuk ka fund nëse ka frymë.
Nuk ka dimën që zgjat gjithmonë.E një ditë,krejt papritmas,trupi jot ka me u ngroh nën një diell të ri e çdo dhimbje ka me dhimbt pak ma pak...çdo kujtim ka me u largu një pllambë ma larg...çdo plagë ka me u përzi me lëkurën tande,në harmoni të plotë.

S’ka gja.
Bota ka me u ba mirë.
Ti ke me u ba mirë.
Ka me kalu koha e ke me qesh lehtë për ç’ka dikur qaje fort.

XXXX
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
7,967
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
A keni qenë ndonjëherë në dashuri? E tëmerrshme apo jo? Të bën aq të ndjeshëm.. Të hap kraherorin tënd dhe të hap zemrën tende... Ajo domethënë se dikush mund të hyjë mbrenda dhe të të shkaterroj.
Ti i ndërton muret rreth zemërës tënde sepse nuk do që askush të të lëndojë... pastaj një idiot.. jo ndryshe nga idiotët tjerë.. shfaqet në jetën tënde idiote... Ti ia jep një pjesë të zemrës tende pa mos e kërkuar ato, ndoshta të buzëqeshen një herë dhe papritmas jeta jote nuk është më e jotja. Dashuria është e tëmerrëshme. Ajo hyn në brendësinë tënde dhe të shkatërron prej mbrenda pastaj të lë duke qarë në errësirë, të lën duke qarë për një gjë aq të thejsht si një fjali "Ndoshta duhet të jemi vetëm shokë."
Të shkatërron.. jo vetëm në imagjinatën tënde ose në mendjen tënde... ky shkatrrim bëhet në shpirtë. E urrej dashurinë......

-Ti ishe një luftëtare... cka u bë?
-Humba shumë lufta.....
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
7,967
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Ndalu grua pusho pak ... Asgjë nuk detyrohesh, asgjë nuk ki qare. .
Sikur mos te ishe nesër, çdo gjë pa ty do të ndodhe përsëri pa ty. Do ti mungosh me të dashurve tu një kohe por krejt ajo e jotja, detyrohem dhe skam qare, do te rrokulliset pa ty. Mos e impono veten më shumë sesa mund të tërheqësh. Sepse nuk je gomar. Ti je një grua. Është në rregull që nuk e gatuan drekën sot dhe s’ua bene sallatën dhe nuk i shkrin për dreke sarmet e janarit. Nuk do te ju avullohen gjithë vitaminat nga trupi për një ditë. Lëre at pluhur te shtëpisë. Dëgjova qe po i hekuros çorapet dhe peshqirët. Thjesht pyete veten, a qohet jeta tu hekuros? Duhet të ketë mënyra më të mira. Bëja vetes një kafe dhe në fund lexo librat që i ke blerë për ditët kur ke kohë.
Më lejo ta them një sekret ...
Kurrë nuk do të kesh kohë të mjaftueshme. Ne nuk kemi kohë, koha na ka neve.
Pra, liro minuta, orë dhe ditë për veten tënde. Pusho shpirtin dhe bëhu vetëm ti. Bile pak mos je një grua, nënë ose mbretëreshë. Do të je mirënjohëse për gjëndrën tende tiroide
A po pushon sa duhet?
Dhe kush do te gajlohet për ketë punë... për ty dhe për gjëndrën tënde tiroide... Askush ... Përgjigja e tyre do të jetë ... Kush te detyron ... Po ... Po ... bash ashtu !!!
Ndalu grua... Dhe mendohu pakë...A ka jeta dhe përpjekja jote një qëllim ... A e vlerëson dikush atë .... ??? - Po te pyes ... po ju pyes ????
Pra, ndalo ... Pusho ... Jeta vazhdon edhe pas teje. Nuk do të ndalon koha për ty, për mua... More për te gjitha gratë !!!
Unë shpesh i them vetes, por në asnjë mënyrë të bindem dhe kështu ditët kalojnë ....... vjen fundi ...
(e përkthyer nga autorja
M.P. – Ibrahim)
 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,576
Pikët
113
.............
"Në jetë ka ditë me stuhi të mbushura me zemërim, ka ditë me shi plotë dhimbje, ka edhe ditë plotë me lotë... Por ka edhe ditë që janë plotë dashuri që të japin kurajo për të gjitha ditët tjera që të shkosh përpara."

— Romano Battaglia
..........
 
Top