• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pèrditshmĕri

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,045
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Dikur kishim 4 stinë, tash 2 dhe me zor. Dikur punonim 8 orë, tash kemi harru numërimin.
Dikur kishim kohë për një kafe me shoqërinë, tash e pimë në facebook dhe Skype. Dikur kishim kohë me pa ngjyrat e ylberit, tash i shohim në TV.
Dikur luanim futboll në lëma, tash luajmë play station. Dikur shikonim tjetrin në sy dhe i thonim me fal, tash dërgojmë SMS. Dikur blinim pantallona çdo 2 vjet, tash për 2 muaj dalin jashtë mode. Dikur kishim guximin të themi bëra gabim, tash themi ti ke faj. Dikur shikonim në sy, tash shikojmë xhepat. Dikur punonim për të jetuar, tash jetojmë për të punuar. Dikur kishim kohë për veten tonë, tash nuk kemi kohë për askënd.
Dikur.... Tash...
XXXX
 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,581
Pikët
113
.............
Kapitali qe vret ( nè dialekt.)

Ke linë lakuriq o njieri ,pa kmishë pa kpucë
i shejt, line tuj kja që dole n’jetë
edhe sa s'pate njoft ket dynja, ishe i pa mëkat
tuju rritë e tuju çoroditë, fillove ta hapsh synin
për pasuni ,e s’u knaqe me pak...!
#
ma shumë pate ,ma shumë deshte
e ma shumë e ngushtove zemrën
e rrulle dorën, harrove fukaran,nevojtarin
ata që s'e kanë as buken, u njeve mirë festave
me mish e venë, tjert si menove
që unshem flejnë ...!
#
e harrove vllan ,motrën, nanën, babën
besa edhe u vrave per nji copë tokë,
e per nji dhomë
e bane gjakun n’familje,vllazni t’nji barkut
i shtine n'dhe, denoncove,robin tand,i korite
mos o njiri, mos se shpirti don vetëm
dashni, e mirsi ...!
#
s'ka xhepa mren, as syza, as thas as portofol
asht nji organ ,që as nuk shihet
as nuk preket
as nuk shitet, as nuk blehet, lene t’shejt
se prej Zotit peshohet ,e kur t'jish
en t'fundmen frym...!
#
ke me kuptua që ke gabua, se me vedi
s'merr gja
veç i copë tokë ,mishin me kalb
ke meu penua
për t'tan çka ke lanë, e nuk ke dhanë ..!
#
ishte e shejt njierzija , ner do kohë
kur t’nepte gjiellen e ropve n’zjarm
kur vesheshin teshat e njana
tjitres granija
kur e date duhanin per gjysë
burrnija...!
#
kur ta bjieshin gjysen e dashit te dera
s'u hate gja, pa njani tjitrin
kur kjime te tan si vllazën ,me besë
e me nimen e njani tjitrit, n’dasem
e n’mort
u kujtote plaku ej ligu,i debuli
e jetimi...!
#
tash ,kta besa u harruen,i çarti
interesi
inadi e xhelozia, s'ka ma besë
as shpirt sot
sa hini kapitali e parja u shit njieri
u shit burrnija ...!
#
shpirti s'ka ma vler, vetem
fitimi
harrojn ,se njisoj kena me deke
po shyqyr qi jeten s'mun
ta blejne
para Zotit jena te tan njisoj....

STERKAJ
🇦🇱
.........
 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,581
Pikët
113
..........
"Në botë ka shumë urrejtje, shumë luftëra. Nuk do t'ia dalim dotë t'i mposhtim urrejtjen dhe luftërat me pushkë, as me bomba, as me ndonjë tjetër armë që shkakton plagë. Do t'ia dalim mbanë vetëm me vepra dashurie, gëzimi, paqeje dhe vëllazërimi." — Nënë Tereza

FB_IMG_1611131898361.jpg
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,045
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
E DASHUR JETE ! NESE DOJE TE NA JEPJE NJE MESIM TE MIRE, PER TE GJITHA ANKESAT TONA TE VAZHDUESHME DHE PER KOHEN QE NUK NA DILTE KURRE ,DIJE SE JA KE ARRITUR QELLIMIT ....
CFAR TE THEM PERVEQ........???
 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,581
Pikët
113
.................

SECILI NË KOHËN E VET

T'i shohësh prindërit e tu kah plaken, kah i lëshon forca fizike, e besa edhe ajo psiqike, kah treten, qenka njëri ndër proceset më të vështira dhe të dhimbshme të jetës.
I sheh duke u largu çdo ditë e më shumë nga ti, duke të rrëshqitë nga duart (po jo nga zemra e shpirti) edhe pse mundohesh me çdo forcë t'i mbashë e të mos i lëshosh. N'anën tjetër, ti nuk mund të bësh asgjë kundër kësaj rrjedhe
😔


I sheh ato duar që kanë filluar të dridhen ngapak dhe më nuk e mbajnë mirë filxhanin e kafesë pa u derdhë paksa.

E sheh atë shikim, në cilin ti e lexon krejt dhimbjen, vuajtjen e peshën e një shekulli gati, e që vazhdimisht ta bën me dije që tani më ka nevojë për ndihmë, dhe jo vetëm per atë fizike. Ka nevojë për nje fjalë t’ëmbël, t’butë e sjellje të ngrohtë. Ai shikim i dhimbshëm që ty ta zbehë disi buzeqëshjen në mes, gëzimin, lumturinë...

E sheh luftën e tyre mëngjes për mëngjes për të filluar e mbarur edhe një ditë, ndonëse me dhimbje e me ankesa. E, fillimi i ditës zgjatë përherë e më shumë. Duhet më shumë kohë e më shumë mund.

- A ke mujtë me fjetë hiç, nanë?
- Po, po mirë prej Zotit. A ke mujtë me pushu ti?- ma kthen ajo duke u bërë gati për "rregullat" e zakonshme të mengjesit: matjen e sheqerit, të tensionit...
- Mirë e paske sheqerin sot. Qysh pe ninë veten?- e pyes duke dashtë me marre vesh gjendjen e saj më shumë nga shprehja e fytyrës, se sa edhe nga ajo që ajo thotë.
- Paj vallahin nuk ka vend n‘trup që nuk po m‘dhem, si me m‘pas rreh dikush. Menxi jam dalë n‘sabah. Nashta e kam edhe prej moti se sot paska ndryshu po m‘doket.
- Po, sot edhe po bika shi e edhe po fryka era. Ta jepi gjysë "ibuprufeni" masi t‘hajsh diçka e me siguri t‘kalon pak.
- Hajde Zojë ungju - i thot baba, - me çka po ki qef me ta ly bukën sot? A po don këso sene t‘omla a po don këso djathna e keso tjerash? - e pyet ai duke e pritë me plot durim deri sa nana më në fund te vendosë se çka po don me hangër...

Në televizor degjohen lajmet dhe e tëra sillet rreth zgjedhjeve atje.
- Çka po bohet n‘Kosovë, a po din kush gja? - pyet ajo e brengosur që "n'atë ven nuk asht puna mirë“
- Hajt mos u merr ti me dertin e Kosovës, ti kqyre veç pleqninë tane, - ia kthen baba tuj e pi kafen.

E vërej që tashmë janë merzitë këtu.
- Veni i huj, oj bijë - thot ajo - nryshe ashte me dalë n‘oborr tanin, n‘ven tanin.
- E di bre nanë, po si t‘i merrni vaksinat kunder virusit e t‘del syni i pranverës, iu çojmë edhe n‘Kosovë.

I degjoj bisedat e tyre të përditshme qe m‘bajnë edhe me qeshë e edhe m‘i mbushin sytë me lotë.
Është mbrëmja e jetës së tyre që me shpejtësi levizë në drejtim të natës. Dhe, ti nuk do me ditë, as nuk do e as nuk mund ta paramendosh ditën pas asaj nate.
E, të jesh aty për ta, qenka një ndër veprat më njerëzore e më fisnike që mund të bësh në jetë.

Po. Kjo është jeta, ky është rrethi i saj.

Secili në kohën e vet!

142484705_10219260772219049_2172350839465002211_n.jpg
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,045
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Në spital qëndronte i shtrirë një njeri i moshuar i palëvizshëm. Çdo ditë, atë e vizitonte një djalosh i ri – ulej afër tij, e ushqente, e pastronte, e shëtiste në kopshtin e spitalit, e pastaj i ndihmonte sërish të shtrihej, dhe shkonte vetëm atëherë kur plakut më nuk i duhej asgjë ...

Një ditë, gjatë kontrollit të përditshëm, infermierja e pyeti plakun: "Mashallah, a është ky djali juaj?"
Ai e shikoi dhe tha në vete: "Eh, sikur të ishte një nga bijtë e mi", e pastaj tha: "Jo, jo.. nuk është djali im. Ky është një jetim nga lagjja në të cilën jetonim dikur. Një ditë e pashë se si qante pranë derës së xhamisë kur babai i tij vdiq, unë e mora, e ngushëllova dhe i bleva atij një karamele. Që atëherë, nuk është larguar nga unë – nuk ka kaluar asnjë ditë e vetme që ai të mos më vizitonte mua dhe gruan time. Kur unë u sëmura, ai e mori gruan time në shtëpinë e tij, ndërsa mua më solli në spital për trajtim. Kur e pyeta: "Pse, biri im, po e përjeton gjithë këtë barrë me ne", Ai qeshi dhe më tha: "Ende e ndiej shijen e ëmbël të asaj karamele në gojën time."
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,045
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
E tërhoqa shpirtin tim zvarrë
Për qindra e mijëra arsye
Nuk lashë fjalë pa e sharë
Përdora më të poshtërat fyerje
Tinzar u tregua sërish
Më detyroj që të shkruaj
A thua vallë qëllimisht
Po tallej e qeshte me mua
E dinte që do tregoja
Dhe krimin perfekt të menduar
Mallkuar qofshin shkronjat
Që unë sot po shkruaj
Ndaj dora më dridhet pa ndalur
Dhe fjalët s'jam unë që i shkruaj
Frymëzimin se di nga ka ardhuar
Vetë shpirti po tallet me mua !!!!!!!!!!!!!
XXXX
 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,581
Pikët
113
.............
Si te ruajme pasurine me te madhe Shendetin?!

Shume njerez stermundohen me aktivitete te panevojshme dhe te kota duke i marre shume seriozisht disa gjera per te mbledhur pasuri ne disa miliona para si “garanci” per jeten por pa e kuptuar se po humbin shumefishin e pasurise me te madhe sic eshte Shendeti.

Aty ku perqendrohet mendja aty shkon energjia dhe frekuanca e vibrimeve rritet.
Qendrojme te shendeti!!!
Njeriu eshte ndertuar si trup fizik mbi bazen e nje formulari kuantik. Pra eshte qenie perfekte e ndertuar nga ZOTI.

Por cfare e prish kete koherence?!
- Mendimet munduese( vet mendimi eshte mundim)
- Lakmia e babezitur
- Ndarja si pasoje e injorances dhe luftes per dominim ne rrafshin materialist (gjinore, fetare, politike, gjuhesore, nacionale, mentaliteti fodull, etj etj)
- Ndjenja inferioritet
- Raportet negative me ambientin qe na rrethon ( ambientin natyror dhe shoqeror)

Keto dhe shume te tjera prishin ekulibrin dhe koherencen e ndersjellte mes pjeses fizike dhe energjike te organizmit dhe ky konflikt sjell semundjen dhe per pasoje vdekjen.

Ne duam te jemi te perjetshem por nuk te ben te perjetshem materia ( psh. Pasuria).

Materia eshte shume fish me e vogel ne mase dhe sasi se ajo qe eshte e padukshme Ndergjegja ( nderdija, subkoshienca). Ne jemi mikrokozmos brenda se teres kozmike qe punojme me dijen ( dyshimin, koshiencen)ne “liri” zgjedhjeje.

Materia noton ne ate qe quhet lenda fluide e padukshme Eter lende e cila mbart gjithe ndergjedjen e Universit.

Dhe kjo lende eshte edhe ne cdo atom te trupave tane sic eshte edhe ne cdo atom te planetit dhe universit. Pra nuk guxon te dalesh jashte rregullit me mendjen e voooogel.

Dhe kjo ndergjegje universale eshte e perjetshme dhe mban gjithe kete pafundesi planetesh ne koherence te plote.

5% shi i gjithesise eshte Materie, pjesa tjeter eshte Fryme, inteligjence, Ndergjegje, Shpirt, eshte ajo lenda fluide Eter ne te cilen “noton” gjithcka. Ky 95% shi eshte gjithcka qe komandon, eshte ajo qe sado te ngaterrosh materien ajo e rregullon sepse nuk pranon diktat nga mendja jone e vogel.

Prandaj puna me e medhe eshte te punojme per Shpirtin, pastertine e Frymes dhe Ndergjegjes dhe kjo behet vec me nje rregull te thjeshte Dashuri dhe Harmoni me cdo qenie qe frymon ne kete Univers.
Trupi i njeriut eshte i ndertuar sic e cituam lart mbi bazen e nje formulari kuantik dhe cdo atom i trupit fizik rigjenerohet pra nderrrohet tatalisht brenda 11 muajve qe do te thote qe ne jemi praktikisht ne aspektin material jo me te vjeter se 11 muajsh.

Asnje lloj ilaci, vaxine apo ushqimi nuk qendron me shume se 11 muaj ne trupat njerezor sepse eshte i tille procesi fiziologjik ( kjo ka mekanizamat e vet shpjegues por per ta kuptuar e permbledh ne terminologji te thjeshte dhe te kuptueshme per te gjithe).
Probabiliteti po marrim si shembull vetem ujin eshte i tille qe shumica e njerezimit te kalojme te njejtat atome te pakten nje her ne jete ne organizmat e tyre. Pra nje pike uje qe mund te pij nje njeri ne nje cep te planetit mund ta kalojne ne trupat e tyre disa njerez dhe keshtu me rradhe. Uji mbart dhe transmeton memorie ( kjo eshte teme e bukur dhe interesante me vertetesi shkencore).

Vetem ruajtja e memories se formularit kuantik ben te mundur shendetin, jetgjatesine dhe perjetsine.
Mos e genjeni veten se mund tju sherojne ilacet apo vaxinat!!!

Ilacet apo vaxinat kane apo mund te kene efekt te perkohshem vetem per njerez qe nuk dijne te vetorganizohen dhe as e kane idene se si eshte organizuar materia e trupit fizik sepse nuk permendet kurre ne shkolle as per kulture te pergjithshme.

Cdo lloj ilaci ka efekt te perkohshem ( maksimumi jo me shume 11 muaj) por krijon varesi psikologjike per perdorim te perhershem. Nderkohe te largon edhe nga aftesia per te kuptuar energjine qe mbart brenda vetes per riprogramim dhe sherim te vetvetes.

Deri sa te mesohet se cfare fuqie mbartim ne si qenie njerezore do jetojme ne nje Fushe Morfike te semure me varesi nga ilacet dhe vaksinat.

Cfare na sjell kjo padije?!
Stres, konkurence, ligje ( ligesi) , semundje, varesi nga ilacet - vdekje..........!

Gjyshi im i cili me diplomoj me dijet e Univeristetit te jetes dhe nderroj jete te pakten 98 vjec dhe kurre ne jeten e Tij nuk ka perdorur asnje ilac per trupin e vet.
Jetoj thjesh me ndershmeri dhe natyrshem dhe keshtu na mesoj te gjitheve.

Me rrespekt dr. M. Drici
 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,581
Pikët
113
.................
BUZËQESHJA E MIRËNJOHJES NJERËZORE.

Tregim

Ishte vitit 1997, ora po shkonte 20.oo dhe nënë Suzana po rrinte ne ballkon. Qielli i Vlorës, ndriste nga fishekët e armëve të rrëmbyer nëpër depot e armatimit. Nënës i dridhej zemra, djali nuk po i kthehej. Po ky shejtan, pse po vonohet, njëqind herë e porosita të vinte sa më shpejtë.

Ajo fliste me veten e vet dhe zemra i rrihte me shumë rrëmbim. Ajo atë djalë kishte, sepse zoti nuk i dha fëmijë tjetër. Burri kishte pesë vjet qe i kishte vdekur nga një sëmundje e rëndë. Në këto momente, ajo dëgjoi një trokitje të lehtë tek porta e oborrit. Vrapoi për ta hapur, duke menduar se mos ishte i biri. Hoqi llozin dhe nga jashtë dëgjoi një rënkim.

Nënë sa nuk i ra te fiket dhe ishte gati te ulërinte. Po kur hapi portën, pa një person të shtrirë në tokë. Ai ishte rrethe 40- tave, dhe i mbuluar me gjak.Nënë Suzana i foli. Por ai vetëm e shikonte dhe nuk fliste dot. Ajo tentoi ta merrte për ta futur brenda, por ai ishte fare i pafuqishëm për të ecur dhe ishte i rëndë. Ajo i thirri komshiut, por nuk i përgjigjej askush. Mori një gur dhe e hodhi ne dritare, u dëgjua një kërcitje xhami.

Bashkimi komshiu i saj doli me të shpejtë.-Çfarë të gjeti, Zana?...-Mua asgjë, - i tha ajo, - por një person është i plagosur dhe nuk flet.Ata e morën, e futen brenda dhe u munduan te komunikonin. Por personi fliste ne gjuhën italiane dhe ata nuk e kuptonin.-Hiqja pantallonat!- i tha Suzana.E zhveshën dhe panë se ne këmbën e djathte kishte një plagë plumbi.-Duhet çuar në spital, - i tha Bashkimi.-Mirë është, po me çfarë ta çojmë, u vonua dhe ai shejtan djali, nuk po vjen... -Këtu tek lagjia jonë nuk ka askush makinë!- foli Bashkimi.-Ik, merr ca raki!- urdhëroi Zana,- t’ia dezinfektojmë dhe t’ia lidhim!Bashkimi doli me shpejtësi.

Te porta sa nuk u përplas me Fatjonin, djalin e Zanës.-Çfarë ka? - pyeti ai.-Futu shpejt brenda, ndihmo nënën!Fatjoni vrapoi dhe u fut rrëmbimthi në dhomën ku ishte nëna e tij me të plagosurin.-Kush është ky?- e pyeti nënën.-I plagosur, nuk e shikon?- E shoh, po nga erdhi?-Mos më bëj shumë pyetje, por vrapo deri ne farmaci dhe merr ca petadinë, fasho dhe qëtesus! Ose më mirë hidhu një vrap tek doktor Petro.-O nënë, ai mezi mbahet në këmbë për vete, ti thua shko merre!...-Të thashë shko merre dhe sille sa me shpejtë!...E shikon se po na vdes në dorë?Bashkimi u fut me shishen e rakisë në dore dhe ata filluan t’ia pastronin plagën.Doktor Petro erdhi mbas gjysmë ore bashkë me Fatjonin. Ata e morën dhe me një karrocë e çuan në spital. Por u vonuan shumë se i ranë gjatë, për tu mbrojtur nga turmat që protestonin...

* * *

Në vitin 1999 Fatjoni emigroi ne Itali. Ai u vendos në qytetin e Milanos.Për punë e ndihmuan disa kushërinj nga babai. Ai filloi të punonte si picier, por shpesh punonte dhe shpërndarës nëpër shtëpia.
Nënë Suzana, mbeti ne Vlore, për të kujdeseshin komshinjtë dhe një e afërme e saj. Shëndeti i saj po rëndohej çdo dite. Ajo qe shtruar disa herë në spital, se ishte me tumor ne gjoks dhe mjeket i kishin thënë se duhej operuar. Por operacioni ishte i rende dhe duhej bërë ne klinik jashtë shtetit.Bashkimi, komshiu i saj, kishte biseduar me Fatjonin në Itali, ia kishte treguar gjendjen e nënës së tij dhe këmbëngulte që i biri ta merrte ne Itali për operacion.
Por Fatjoni ishte në hall të madhe, ai pak muaj kishte që pat filluar pune dhe mezi siguronte jetesën e tij. Për ta marre nënën në Itali duhej vizë dhe për të duheshin shumë para.Ai pat biseduar dhe kushërinjtë qe e patën ndihmuar për punë, por dhe ata ishin në hall për vete, ishin me familje dhe kishin shumë vështirësi për të jetuar.

Bashkimi, komshiu i nënë Suzanës, pati biseduar me kunatin e vet, që punonte si skafist, që ta çonte në Itali.Kështu nënë Suzana kishte disa ditë qe kishte arritur tek djali, gjendja e saj ishte rënduar shumë. Fatjoni po përpiqej që të gjente mundësinë e parave për ta berë operacion.

Nëpërmjet ndihmës që i dha padroni i tij, ai arriti ta shtronte dhe të bënte të gjitha analizat.Mjeku që e mori përsipër operacionin, quhej Frederiko, ishte rreth moshës 43 vjeç, ishte pak zeshkan, por sytë i kishte shumë të qeshur.
Atë e mbanin për mjekun më të mirë të atij spitali. Ora po shkonte 11.oo, doktor Frederiko i afrua pacientes te koka e krevatit dhe po e vështronte me shumë vëmendje. Fytyra e saj i dukej e njohur.-Nga jini ju?- e pyeti ai në gjuhen e tij.-Nga Vlora, more bir, - iu përgjigj shqip nënë Suzana.Infermierja që ishte shqiptare e punësuar në atë spital ia përkthente.-Ju e kini shtëpinë në lagjen Çole!- bëri shaka ai.-Jo mor bir, e kam afër stadiumit Flamurtari, por mos më mundo më tepër se nuk kam fuqi të përgjigjem.

-Ju keni një djalë me emrin Fatjon dhe një komshi me emrin Bashkim!- vazhdoi ai.-Po, mor bir po, -vazhdonte të përgjigjej ajo dhe me vete mendonte me habi se nga i dinte emrat ky doktor.

Frederiko buzëqeshi, nxori një foto dhe ia tregoi Suzanës.-Ky është djali juaj dhe ky është Bashkimi, komshi juaj, apo jo?!-Po, - i tha nënë Suzana dhe po e shikonte me sy shumë hetues nga e kish gjetur ai foton e djalit me Bashkimin.-Okej, -i tha ai, - mos u mërzit operacion ka për të dalë me sukses.-Eh, mor bir, nuk i dihet asaj, thikë i thonë...Nënë Suzana po bënte disa dit që kishte dal nga operacioni dhe gjendja e saj tani ishte shumë e mirë.

Për të kujdesej infermierja shqiptare. Por Frederiko nuk po dukej asnjëherë.-Moj bijë, - e pyeti nënë Suzana, - po ai mjeku ku është, si nuk po duket?-Mos u mërzit!- i tha infermierja, - do te vij t’ju takojë, por ka shkuar në Romë në një seminar.Kaluan disa dit të tjera dhe doktor Frederiko u fut befas në dhomën e pacientes.-Hee, mirë je? - fjalën “Mir je” e foli shqip.-Mirë, tu bëftë nëna, te lumshin duart dhe te shtoftë zoti jetën! - ajo e përqafoi dhe sytë i u përlotën.

Në këto momente u fut në dhomë dhe një grua shumë e bukur, me një vajzë dy vjeçe që ishte kopja më e mirë e së ëmës.-Kjo është gruaja ime!- e prezantoi ai..
- Kurse kjo është Suzana,vajza ime e shtrenjtë.-Suzana? Oooo, hajde tek nëna!- ajo e mori vajzën në krah dhe filloi ta puthte.-Kjo mban emrin tënd, e kam pagëzuar unë me këtë emër...Unë jam personi që ju më dhatë ndihmën dhe më shpëtuat jetën...

Nënë Suzanës për pak sa nuk i ra te fiket. Infermierja u alarmua.-Rri e qetë!- i tha asaj mjeku, - ajo është një nënë labe, është shqiponjë!Frederiko pa orën, e përqafoi fort nënë Suzanën dhe i pëshpëriti në vesh:-Mirë u pafshim në Vlorë!...Nënë Suzana u hutua pak, por foli me zë të lartë në shqip:-Mir ardhsh, o shpirti i nenës! Po mos më vjen vetëm, se sëmurem prapë! - ajo lëvizi dorën duke treguar Suzanën e vogël.

Frederiko qeshi dhe u largua, duke lenë pas buzëqeshjen e mirënjohjes njerëzore.

H.H
 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,581
Pikët
113
.............
BESNIKËRIA E USHTARIT

Në letërsinë angleze, rrëfehet një ndodhi e cila u mësohet fëmijëve në shkollë. Gjatë luftës së dytë botërore, ushtarët britanikë ndiheshin të rraskapitur, me moral të rënë dhe u mungonte vullneti për të vazhduar luftën.

Shumë prej tyre ndiheshin të pashpresë dhe ishin të gatshëm edhe të vdisnin, vetëm të mos luftonin më.
Njërit nga gjeneralët e luftës, duke menduar për një stimulim, i erdhi në mendje një ide interesante.

Ai mendoi që çdo ushtar ta lidhë me korrespondencë me një femër. Kështu, ai u kërkoi vajzave angleze që të lidhen me një nga ushtarët në frontin e luftës, t’iu shkruajnë dhe t’iu japin kurajë atyre. Si gjithë ushtarët e tjerë, edhe personazhi i kësaj ngjarjeje lidhet me një vajzë dhe kishte me të korrespondencë të rregulltë.

Edhe pse nuk ishin parë asnjëherë, lidhjet e tyre u forcuan, saqë tashmë filluan të lidhen edhe emocionalisht me njëri-tjetrin.
Ndërsa lufta po përfundonte, personazhi ynë i shkruan të dashurës së tij se do të kthehej së shpejti në Londër dhe se dëshironte të martohej me të. Vajza i kishte shkruar se akoma nuk ishin parë dhe se nuk ishin pëlqyer fizikisht.

Megjithatë, ushtari i shkruan gjithë mirënjohje dhe besnikëri se ajo e kishte shpëtuar nga vdekja e sigurtë, me inkurajimet dhe ngritjen e moralit. Duke parë vendosmërinë e tij, vajza i shkroi: ”Kam frikë se kur të më shohësh nuk do më pëlqesh.

Prandaj, unë do të pres tek stacioni i trenit dhe në xhepin tim të majtë do të mbaj një trëndafil të kuq. Nëse të pëlqen pamja ime, qëndro dhe më fol, në të kundërten largohu pa më folur, që të mos thyesh zemrën më shumë."
Sa më shumë që treni i afrohej stacionit ku do të zbriste, zemra e ushtarit shtonte ritmin e rrahjes.

Vallë si do të ishte ajo që i kishte dhënë zemër dhe inkurajuar? A do të ishte e bukur!?
Me të zbritur nga treni, ai u përballë me një vajzë që mbante një trëndafil në xhepin e majtë të xhaketës.

Ai mbeti i hutuar për një moment, pasi vajza që shihte ishte një e shëmtuar që nuk e kishte shoqen.

Vajza që kishte përballë, nuk kishte asgjë të përbashkët me atë që ai kishte imagjinuar gjatë gjithë atyre viteve. Kjo e bëri që ta injorojë atë dhe menjëherë u nis për në shtëpi.

Pasi kishte bërë disa hapa, u ndal dhe mendoi me vete: "Ku është besnikëria dhe mirënjohja për atë që i kishte qëndruar pranë, e kishte inkurajuar dhe i kishte dhënë zemër?

Vërtetë që qenka shumë e shëmtuar, por ajo më shpëtoi jetën." Në fund, ai vendos që të jetë besnik dhe mirënjohës me atë që e kishte shpëtuar nga vdekja e sigurtë.

Kështu që ai kthehet, qëndron para vajzës dhe i thotë:
"Unë jam personi të cilin po kërkon."

Vajza i buzëqeshi dhe ia ktheu:

"Por unë nuk jam ajo që kërkon ti.
Vajza që kërkon ti është ajo vajza e bukur atje. Është ajo që mua më dha trëndafilin ta mbaj në xhep, që të të testojë nëse je besnik dhe mirënjohës apo jo."
A.K

FB_IMG_1614247092359.jpg
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,045
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Si të dallojmë një person me dy fytyra.

Askush nuk mund të mbajë për një kohë të gjatë një fytyrë për veten e tij dhe një tjetër njerëzit e tjerë, pa u ngatërruar si përfundim se cila nga të dyja është e vërtetë.

Shumë herë kemi menduar se cila është arsyeja që shumë njerëz shtiren dhe nuk janë të vërtetë. Nuk thonë ato që nënkuptojnë, ndërsa mund të ishin më të sinqertë.

Shumë shoqërohen me njerëz që në realitet nuk u pëlqejnë dhe bëjnë gjëra që në realitet nuk duan t'i bëjnë. Marrëdhëniet njerëzore janë të prekura rëndë nga gënjeshtra dhe hipokrizia. Shumë përreth nesh janë me dy fytyra, të tjera thonë dhe në fund bëjnë gjëra të tjera. Pse të futet dikush në procesin e dhënies së një pamje tjetër të tjetrëve nga ajo që është në të vërtetë?

Mund të dëshirojë të shmangë grindjet dhe kokëçarjet ose mund të mos dëshirojë të prishë disa marrëdhënie ose mund të dëshirojë të pëlqehet nga të tjerët. Por, çfarëdo që është e vërtetë, e vetmja gjë e sigurt është që në fund e vërteta do të zbulohet. Në një moment do të zbulojmë nëse dikush është i vërtetë apo me dy fytyra.

Një ekspert shpjegon psikologjinë që qëndron pas miqësive toksike.

Pra, nëse doni të kuptoni një person me dy fytyra, vazhdoni të lexoni.

Xhelozia është një element kryesor i një personi me dy fytyra. Thith gjithë energjinë dhe gëzimin tuaj dhe ngadalë e bën jetën tuaj më të vështirë. Por kur dikush na bën të dyshojmë në vetvete dhe tradhton besimin tonë, nuk ka asnjë arsye të jetë pranë nesh, sado që na lëndon kjo gjë.

Dëshiron të tërheqë vëmendjen.

Personi me dy fytyra do të sigurohet që çdo veprim i tij të mësohet që të marrë lavdërime. Pasiguria e tij është aq e madhe sa që kënaqet vetëm nëse fiton njohje. Edhe nëse ndihet i dëshpëruar, do të paraqesë një imazh të zbukuruar, të denjë për admirim, që të ndihet mirë. Dëshiron vështrimet mbi të, sepse beson se në këtë mënyrë do të plotësojë të gjitha boshllëqet që ndien.

Bën vazhdimisht thashetheme.

Hipokrizia ushqehet nga thashethemet. Për shkak se njerëzit me dy fytyra kanë ankth për imazhin e tyre, përcjellin thashetheme tek të tjerët për t'u ndierë superiorë. Janë dashakeqës dhe shpesh sjellja e tyre ndryshon në varësi të bashkëbiseduesit.

Kritikon të gjithë negativisht.

Siç u përmend më lart, personi me dy fytyra ndihet i pasigurt, si rezultat i së cilës përpiqet në çdo rast të degradojë ata përreth tij. Në vend që të komplimentojë dikë më të mirë se ai, do ta gjykojë negativisht që ta zvogëlojë dhe që të ndihet vetë superior.

Mund t’ju mashtrojë lehtë.

Eshtë mashtrues dhe mund t’ju mashtrojë lehtë se është diçka tjetër nga ajo që shfaq. Mund të ndikojë në mënyrën se si mendoni për të dhe t'ju bëjë të pajtoheni me kërkesat dhe dëshirat e tij.

💎Mësimi: Le të fillojmë sot të jemi më të ndershëm dhe më të sinqertë dhe të ecim përpara pa patur nevojë të kënaqim të gjithë. Për të mbrojtur atë që jemi dhe atë që besojmë, natyrisht duke pranuar kritika dashamirëse, por pa kërkuar me zjarr të pëlqehemi nga të gjithë ose ta kemi mirë me të gjithë. E vërteta do t'ju çlirojë...

XXXX
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,204
Pikët
113
@Pirati tregoje sipas tekstit me lart se kush i ka dy ftyra ketu :D
Demka ishte 😂 😂 😂 se ne forum e pati shkruajtur qe e ka votuar Vjosen, jo mbese from Drenica Kalanica, ama ne faqebuke e kish shkruajtur, une nuk e kam votuar, ndersa vota ime ka shkuar tjeterkund. I kam bere Screenshot postimet 😁

Mos me i ardhe njeriut turp edhe prej mustaqijave te veta te thote njehere qashtu, tani nje qashtu tjeter :unsure:``fumato``
 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,581
Pikët
113
.............

Me ilace je i perkohshem mes dhimbjesh,
Me Dashuri je i perjetshem ne lumturi !!

Te pranosh te kurdisesh si nje mekanizem pa shpirt dhe pa ndjenja nuk eshte faji i atij qe mundohet te te trajtoje si i tille por eshte faji jot qe pranon veten te jesh si qenie inferiore dhe si mall konsumi.
Te besosh verbalisht ne demagogji apo kulte si pjelle e mendjes njerezore, veten tende e ke futur ne kopene e qenieve pa inteligjence, pa ndjenja dhe pa Intuite.
Njeriu eshte mikrounivers brenda gjithesise dhe ZOTI gjithcka brenda qenies tone e ka programuar ne perfeksion.
Shkenca e deritanishne me grada apo pa grada deri me tani vetem 5% te ADN se njerezore pretendon se ka arritur te mbledhe dije ( dije- dy-dyshim- info dyshuese), pra nuk ka Njohje te plote dhe pretendon te modifikoje trupat tane per imunitet me lende inerte.

Do vazhdoj te kembengule qe me 5% dije nuk ka shendet dhe jete te shendetshme nqs nuk mesojme se cfare eshte Fryma, Shpirti, Energjia dhe ajo cfare e ben materien te qendrueshme Dashuria( Harmonia, me fizike kunatike lidhja me koeficient Fi)
Nje trup pa Energji eshte i destinuar te vetshkaterrohet.
Pa Motivim nuk ka Energji.
Pa Fryme ska memorje
Pa Shpirt ska ZOT dhe je thjesh nje qenie inerte.

Futi vetes cdo lloj ilaçi pa keto qe citova me lart nuk je asgje tjeter vecse nje epruvet laboratori ne te cilen ndodhin vetem reaksione kimiko- fizike ku ne baze te Ligjit te dyte te termodinamikes je i destinuar te vetshkaterrohesh, pra ne rrugen drejt vdekjes.

Me satanizem njerezimi eshte vetem pre e djallit dhe as me para e pushtet drejtesise se ZOTIT nuk i shpeton askush.
E.Driçi
..........
 
Top