• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pèrditshmĕri

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,581
Pikët
113
.............
JETO TANI, JETO

Ajo ishte nje plakë tejet simpatike.
E pastërt dhe elegante.
Sa herë që kaloja andej gjatë një kursi të punës, ajo ishte aty, jashtë, e ulur në një karrike,pranë rrugës,
në oborrin e shtëpisë së pleqve.

E shihja se ajo ishte larg me mendime,shumë larg, por më vinte keq të mos e përshëndesja.
Por më vinte keq edhe kur e përshëndetja, sepse e largoja nga ajo bota e saj e largët dhe më duket sikur e lëndoja, sikur e vrisja.

Një ditë u ula pranë saj, e pyeta : bën të pushoj pak këtu se jam lodhur dhe më iku autobusi?
Po po, më tha ajo, ulu, duke u shtyer, për të më lënë më shumë vend, në stolin e gjatë të drurit.
U ula dhe ia thash këto fjalë që u tregova më lart, se me vinte keq kur e pershendetja por edhe kur se pershendetja ...
Ajo qeshi, ma mori dorën time në duart e saja, dhe më tha:
"qenke e re jeto,...
Para 33 vitesh kam qenë rëndë e semurë, më tha, e më së shumti vuaja se: nuk ka kush tu pregadiste ushqimin fëmijëve në rast se do të vdisja.
Jam lutur ditë e natë që të jetoja derisa të rriteshin e të bëheshin të zotët e punës e të vehtes.
Ata u bënë, por ata tani u bënë edhe më të "zotët" se sa e kisha menduar. Ata nuk po kanë kohë për të më vizituar. Ata më harruan 😞 "

Unë për ta ngushëlluar i thash " ka edhe më keq moj Zonjë, ka njerëz që i kan humbur fëmijët në luftë, ...tani jeta është e tillë që vështirë të mbetet koha e lirë ...
"Po,po , tha ..po jeta qenka e tillë...dhe tretej nga mendimi në mendim.."
Unë u ngrita e mërzitur për te, i thash ditën e mirë ...e ajo më përqafoi sërish e më tha : "faleminderit shumë e mos harro: JETO, TANI JETO .."

H.K.K
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,045
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Me thane, e thash DURO!!!

I them vetes duro, te duroj? Deri kur?!? Deri kur te pelcase dhe vete durimi! Ok, po pranoj, po duroj, po ca te duroj, ke te duroj, mua sme duruan vetem pse un duroja e rija ne heshtje duke u munduar qe te mos thoja dicka te gabuar, duke u. munduar te mos lendoja njeri, cfar te duroj!?! Te pres te me shkaterojne shpirtin deri aty ku nuk rimekembem me??? Ok, po duroj, kan thene do shohesh nje drite ne fund te tunelit... Ne tunel qenkam une? Ne cilen ane eshte drita? Dhe ne cilen esht terri? Kam. humbur sensin e kohes, , kahjet... sdi as ku jam.
Me thane duro, po deri kur? A ska gjithcka nje fund? Ku te mbeshtetem? Ku te perlplasem, ne cilen shpatull te mbeshtetem qe te derdh dy pika lot, dhe ajo shpatull te mos me gjykoje pse clirova zemren, por te me thot:qaj, qajj sa te duash, shfry gjith dhembjen brenda vetes, shtrydhe ate dhimbje si ate qelbin qe ke brenda ne lekuren e infektuar, cila shpatull do e bente kete. Me besoni se ska nje shpatull te tille, Te mbeshtetesh tek nena, se ben dot, jo qe sdo, por ai lot qe do derdhesh do e lendoj ate me shum se ty, andaj vendos ta mbash brenda... te hiqesh i buzeqeshur, dhe pse brenda je i thyer ne nje milion pjese.
Lexoj ne disa shkrime se shtepia esht vendi ku pushon trupi e shpirti, po mua pse me. lodh aq shum, pse ik nga ai vend, sjam un ne rregull apo seshte e gjith bota te cilet hiqen kinse ajo qe shkruajn eshte e vertete dhe aktrojn lumturin per inat te tjereve.
Perfundumisht vjen ne nje pik qe sduron me, nuk. mundesh, nuukkkk mundeeesh... sa qe dhe vete durimi ste duron me.

G. Sh
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,045
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Bijat e mija, jini egoiste të ndyra!
Merrni atë çfarë është e juaja!
Mëmësia nuk është mision.
As martesa, jo.
Ekzistenca juaj, po.

Jini egoiste kur ju kërkojnë të hiqni dorë në emër të familjes.
Mos u ngrini nga tavolina nëse një burrë nuk e ka bërë përpara jush.
Ndani hapësirat e nevojshme për ato që ju pëlqejnë: kinema, teatër, pasionet tuaja.
Jini egoiste kur ju kërkojnë të jeni “gjithçkaja” e tyre. Qofshin ata fëmijët, partnerët apo miqtë.

Mbani diçka për vete. Diçka sekrete. Të mbrojtur e të paarritshëm.
Jini egoiste. Mos ndani çdo gjë. Ka vende që duhet t’ju përkasin vetëm juve në mënyrë ekskluzive, që mund tu riktheheni kur gjërat nuk shkojnë mirë.
Jini aq egoiste sa të jeni të pavarura ekonomikisht.

Një llogari bankare vetëm tuajën, sepse të përziesh paratë me dashurinë bëhet lëmsh puna. Dhe nuk i dihet kurrë.

Jini egoiste kur tjetri ju ofendon sepse nuk jeni kthyer ende në shtëpi apo pse darka nuk është gati. Durim. Mos e lini pa bërë atë që po bënit. Nëse jeni aty, do të thotë që ajo hapësirë meriton kohën tuaj.

Jini egoiste kur puna, karriera janë të rëndësishme dhe vijnë përpara gjithçkaje. Për burrat kështu është, e dhënë e njohur dhe e pranuar kjo. E pse nuk duhet të jetë edhe për ju?

Jini egoiste. Mos bëni dashuri nëse nuk doni. Mos u shtirni. Jini të sinqerta.

Kini etje për kënaqësinë, jini egoiste siç është një burrë.Mendoni për vete. Përpara se gjithash, për vete. Bijat e mija.
Për trupin tuaj. Për dëshirat tuaja. Për shpirtin tuaj.
Mbrojtja e të drejtave tuaja është një nevojë deri sa të kemi të njëjtën peshë që kanë dhe burrat që keni përkrah.

Të drejta që shkojnë përtej familjes, një fëmijë apo një dashurie.
Ato janë kaq personale dhe ju përkasin vetëm juve dhe askujt tjetër.
E pamundur ti dhunoni, rreziku është mungesa e lumturisë e kamufluar nga lumturia. Sakrifica e kamufluar në dashuri.

Jini aq egoiste të ndyra sa që të shpëtoni.

Dhe s’ka rëndësi se sa do t’ju kritikojnë, do t’ju bëjnë të ndiheni në faj, do t’ju thërresin tek hapësira e rolit. Mbase tek ai i gruas. Mbase tek ai i nënës.
Por ju, mos dyshoni tek vetja.
Zgjidhni gjithnjë të jeni gruaja që ju dëshironi.

Jini egoiste të ndyra.
Kjo është trashëgimia ime si nënë, për ju /femër
 
Top